Kosova nė BE – Vetėm me sovranitet tė Plotė

 

Shkruan: Ismet Hajrullahu

 

 

Qytetarėt e Kosovės duhet ta dinė se duke iu mohuar e drejta e tyre pėr sovranitet tė plotė, e drejtė  qė e gėzon  ēdo popull pėr tė vendosur  nė mėnyrė tė lirė dhe tė pavarur, Kosovės i pamundėsohet praktikisht hyrja nė ēdo organizėm serioz euroatlantik.

 

 

Bashkimi Evropian ėshtė krijuar si njė organizėm qė synon t`i bashkojė tė  gjitha shtetet evropiane nė njė  bashkėsi te vetme, me qėllim qė njerėzit, idetė dhe mallrat e tyre tė qarkullojnė lirisht. Prandaj ėshtė plotėsisht normal dhe i pranueshėm interesimi i shteteve tė Evropės  Lindore e veēanėrisht i rajonit ton,  pėr t`u anėtarėsuar  nė kėtė organizėm perspektiv. Nisur nga ky kėndvėshtrim, pa dyshim qė edhe synimi i qytetarėve shqiptarė tė Kosovės ėshtė qė sa mė parė vendin e tyre  ta shohin tė integruar me dinjitet nė Bashkimin Evropian dhe nė tė gjitha strukturat e tjera euroatlantike. Por,  dėshirat zakonisht mbesin vetėm dėshira, nėse ato nuk jetėsohen.  Kosova, qė tė anėtarėsohet nė kėta organizma, duhet patjetėr t`i pėrmbushė disa kėrkesa dhe kritere tė BE-sė qė janė shumė tė hollėsishme dhe tė gjithanshme. Pėr rrjedhojė institucionet e vendit  do tė duhej ta vendosin rendin juridik duke i harmonizuar ligjet me ato tė Bashkimit Evropian, ta luftojnė pa kompromis korrupsionin, si dhe ta luftojnė me tė gjitha mjetet krimin e organizuar.

 

Kosova dhe Bashkimi Evropian

 

Filozofia e vjetėr dhe e re e “Grupit tė Unitetit” qė e ka katandisur vendin nė njė gjendje tė mjerė dhe pa perspektivė politike, ėshtė pengesė kryesore qė Kosova tė mund futet me tė drejta tė plota nė Bashkimin Evropian. Kusht thelbėsor pėr t`u anėtarėsuar nė BE ėshtė tė jesh shtet me sovranitet tė plotė. Nė kėtė aspekt, kur kemi parasysh se ēfarė afron “defteri” i Ahtisarit, Kosova as pėr sė afėrmi nuk i plotėson kėrkesat pėr njė shtet tė pavarur dhe sovran. Qytetarėt e Kosovės duhet ta dinė se duke iu mohuar e drejta e tyre pėr sovranitet tė plotė, e drejtė  qė e gėzon ēdo popull pėr tė vendosur nė mėnyrė tė lirė dhe tė pavarur, Kosovės i pamundėsohet praktikisht hyrja nė ēdo organizėm serioz euroatlantik.

 

Shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, qė pėr popullin deri dje do tė thoshte  pavarėsi, ka bėrė qė qytetarėt tė ndėrgjegjėsohen dhe tė zgjohen nga njė gjumė letargjik. Edhe pse thuhet se faji ėshtė jetim, nė kėtė rast ėshtė e kundėrta, sepse mashtrimi i popullit ėshtė bėrė nga njė klasė politike qė ka ndjekur shkollėn e Beogradit ....! Arsyetimi i tyre se Kosova mund ta fitojė pavarėsinė nga Serbia pėr ta fituar njė pavarėsi tė kushtėzuar nėn BE, sa ėshtė naiv aq ėshtė edhe i rrezikshėm. Anėtarėsimi i Kosovės nė strukturat e Bashkimit Evropian ka kuptim vetėm atėherė kur Kosova integrohet nė kėto struktura si subjekt sovran dhe i barabartė. Nė kėtė vėshtrim edhe lufta e shenjtė UĒK-sė, nuk u bė pėr t`i ndėrruar padronėt, por pėr pavarėsi dhe sovranitet tė plotė. Duke e shkelur kėtė parim, dėmet  qė i kanė sjellė popullit dhe vendit negociatat me Serbinė janė tė pallogaritshme.

 

Revolta e qytetarėve

 

Revolta e qytetarėve e drejtuar nga ithtarėt e Vetėvendosjes, nė Ditėn e Flamurit, tregon qė Institucionet dhe “Grupi i Unitetit “ duhet ta ndryshojė kursin pėr treqind e gjashtėdhjetė gradė ose duhet urgjentisht tė japin dorėheqje. Institucionet e vendit nuk duhet tė humbin kohė duke bėrė llogari pėr “dėmet” e shkaktuara nga kjo revoltė, tė cilat karshi dėmeve tė negociatave me Serbinė, qė i kanė sjellė Kosovės, janė tė papėrfillshme.

 

Kosova dhe populli janė para njė momenti historik dhe vendimtar. Nėse nuk  shfrytėzohėn  kėto rrethana, bashkė me kohėn do tė  ikė edhe treni i fundit historik. Dikur mund edhe tė reagohet, por atėherė do behet shumė vonė, tepėr vonė, pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj, sepse momentet e kėtilla historike nuk pėrsėriten nė ēdo vit dhe sa herė qė duan politikanėt tanė.

 

Pohimin e deputetit Emrush Xhemali, se protestat e 28 Nėntorit mund tė duken lodra para asaj qė mund tė ndodhė nė tė ardhmen, institucionet, veēanėrisht “Grupi i Unitetit”, duhet ta marrin me seriozitet. Qytetarėt e Kosovės janė lodhur nga pritja, mashtrimet dhe eksperimentet e vazhdueshme qė janė bėrė deri mė tani nė kurriz dhe nė dėm tė Kosovės.