Pėr letėrsinė dhe artin
Midis profecive tė shumta tepėr tė
zymta qė bėhen sot nė botėn borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorėt e klasave
sunduese, njė pjesė u pėrkasin letėrsisė dhe arteve.
Nga: Ismail Kadare
A do tė vazhdojnė tė ekzistojnė letėrsia dhe
artet nė tė ardhmen? Kjo pyetje, herė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, herė nė
mėnyrė tė tėrthortė, vėrtitet nė tė gjitha propagandat e tyre. Pėrgjegjėsia e
saj pėrbėhet nga njė radhė parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet
vdekja e romanit, vdekja e poezisė, vdekja e letėrsisė dhe e gjithė arteve nė
pėrgjithėsi.
Cili ėshtė shkaku i kėtij de profundis qė tellallėt e borgjezisė e pėrsėrisin
pa pushim prej kohėsh? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: ashtu si njė pjesė e
profecive edhe kjo nuk ėshtė tjetėr veēse njė dėshirė e vjetėr e klasave
sunduese, e trashėguar brez pas brezi prej tyre bashkė me etjen pėr pushtet dhe
shfrytėzim. Dihet se qysh nga kohėt mė tė lashta, strukturat e mėdha
burokratike e militariste, pra shtetet e mėdha agresive si psh; Perandoria
Romake, duke pėrkrahur letėrsinė zyrtare kanė rėnė shpesh herė nė konflikte tė
hapura me letėrsinė dhe artin pėrparimtar. Kjo ka qėnė e natyrshme, sepse ky
art nė pėrgjithėsi nuk mund tė pajtohej me frymėn agresive, me dėshirėn pėr
hegjemoni dhe sundim tė botės e cila ishte promotori i gjithė propagandave tė kėtyre
shteteve. E njėjta ndodh sot me superfuqitė e kohės sonė. Shtetet e Bashkuara
dhe Bashkimin Sovjetik.
Letėrsitė dhe artet e kėtyre vendeve prej
kohėsh janė pėrpara njė alternative; ose tė deformohen plotėsisht sipas
interesave antipopullore tė kėtyre regjimeve, ose tė zhduken. Pra profecitė pėr
vdekjen e tyre nė fund tė fundit, nuk janė tjetėr veēse kėrcėnime tė tėrthorta
qė u bėhen letėrsisė dhe artit nė qoftėse ato nuk konformohen plotėsisht me
qėllimet hegjemoniste agresive tė kėtyre superfuqive. Pėr sa u pėrket popujve
qė luftojnė pėr liri dhe pavarėsi, historia ka treguar dhe vazhdon tė tregojė
se tek letėrsia dhe artet ata kanė gjetur gjithmonė njė mbėshtetje tė sigurtė
nė luftėn dhe nė aspiratat e tyre. Historia e vendit tonė e rikonfirmon me forcė
tė veēantė kėtė. Shoku Enver ka thėnė se populli ynė nuk e ka ndarė kurrė
dyfekun me gjalmė, nga libri, shpatėn nga pena, trimėrinė nga dituria... Dhe
kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe. Populli ynė qė e ka pasur gjithmonė nė qendėr
tė kujtesės sė tij kombėtare Skėnderbeun, nuk e ka nxjerrė kurrė nė periferi tė
saj Naim Frashėrin. Popullin tonė i ėshtė dashur shumė herė tė ngrihet i vetėm
kundėr rrezikut tė zhdukjes nga faqja e dheut.
Por as agresioni, qė vdekjet, as uria, as
rrebeshet e historisė nuk ja kanė humbur atij asnjėherė bukurinė e fjalės, tė
gdhendjes tė titullit. Pėrkundrazi, ky fat i vėshtirė ja ka prefeksionuar ato
gjerė nė virtuozitet. Ēart i mrekullueshėm duhet tė jetė ai pėr tė cilin
populli ka nevojė nė ditė tė mira dhe tė kėqia. Ēprovė e madhe ėshtė pėr
letėrsinė dhe artet kjo dashuri e popullit pėr tė nė momentet kyēe tė historisė
dhe sa qesharakė duken ata estetė pozamėdhenjė qė me sofizma tė pafund nė
kabinetet e tyre belbėzojnė nėse duhet ose nuk duhet tė ekzistojnė letėrsia dhe
arti. Fakti i madh qė populli, midis varfėrisė sė tij tė thellė, i pa ngrėnė
dhe i paveshur, midis halleve, kėto male tė dyta tė vendit, e deshi gjithmonė
artin, tregon se ai ka pasur arsye tė thella pėr kėtė. Populli gjithmonė ka
arėsye tė mėdha pėr tė bėrė njė gjė. Arėsye tė mėdha pėr tė dashuruar, arėsye
tė mėdha pėr tė urryer. Ai e ka dashur poezinė shqipe, letėrsinė dhe artet e
tjera sepse ato kanė qėnė tė lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e
popullit dhe tė kombit ėshtė tipari kryesor me i rėndėsishmi dhe mė i
pavdekshmi i letėrisė dhe i arteve tona. Tė gjitha vlerat e tjera tė kėtij arti
shekullor do tė asgjesoheshin pa kėtė vlerė thelbėsore tė tij. Kjo lidhje ka
qėnė fati mė i madh i kėsaj letėrsie, ashtu si do tė ishte fatkeqėsia mė e madhe
e saj ndarja prej popullit. Letėrsia jonė e realizmit socialist e trashėgoi si
thesarin mė tė shtrenjtė kėtė lidhje, duke pasuruar e ngritur nė njė shkallė mė
tė lartė atė me idetė e revolucionit dhe tė komunizmit. Partishmėria proletare
e letėrsisė sonė tė realizmit socialist ėshtė shprehja mė e lartė e lidhjes sė
plotė tė saj, si asnjėherė tjetėr, me fatet e popullit.
Tė gjithė ne shkrimtarėt e realizmit socialist
kemi njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr ta ruajtur tė paprekur kėtė thesar shpirtėror
tė paēmuar. Nė tė tridhjetė vjetėt e moshės sė saj, letėrsia jonė e re e
realizmit socialist ka njohur suksese dhe gėzime tė mėdha. E vėnė pa asnjė
rezervė nė shėrbim tė revolucionit, komuniste dhe kombėtare njėkohėsisht, ajo i
ka larė njėherė e pėrgjithmonė llogaritė me gjithė ndryshkun shekullor tė artit
feudalborgjez, me misticizmin, irealizmin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me
historitė iluzive tė vajzave tė tė varfėrve me princėt e kaltėrt, me njė
fjalė gjithė trillimet e kuzhinave shekullore tė botės sė vjetėr. Ajo ka
vazhduar tė bėj njė luftė tė sukesshme kur kėto trillime, pasi i ka dėbuar nga
dera, janė pėrpjekur tė hynė nga dritarja tė veshura me petkun modern. Detyra e
ruajtjes sė pastėrtisė sė artit tonė ėshtė sa e vėshtirė aq edhe madhėshtore,
sidomos nė kohėn e sotme plot furtuna revolucionesh e kundėrrevolucionesh. E
vėrteta ėshtė se megjithė sukseset qė janė arritur, megjithse trungun kryesor
tė letėrsisė dhe tė arteve e kemi ruajtur tė pastėr, nuk mund tė themi se i
kemi mbrojtur siduhet tė gjitha degėt e tij. E pėrplasur mbi to, vala e
ndėrshkimeve ka bėrė dėme, disa herė thyerje, dhe pėr kėtė pėrgjegjėsia na
takon ne tė gjithėve. Por letėrisa dhe artet tona kanė njė lidhje tė tillė tė
thellė me revolucionin dhe me kombin, sa qė pėr njė kohė tė shkurtėr janė nė
gjendje tė rigjenerojnė plotėsisht degėt e dėmtuara. Por kjo nuk duhet tė na
verė nė gjumė.
Nė tė ardhmen nuk pritet asnjė dobėsi;
pėrkundrazi do tė ketė gjithmonė dėndėsime tė kėtyre valėve goditėse. Agresioni
ėshtė po aq i vjetėr sa edhe shoqėria me klasa
(Homeri, shkrimtari i parė i planetit tonė, nuk shkroi veēse pėr njė agresion).
Por nė asnjė shekull ai nuk ka qėnė aq global, tinzar dhe i shumėfytyrshėm sa
nė kohėn tonė. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme, pėrderisa kjo ėshtė epokė e pėrmbysjeve
tė mėdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcėn e agresorėve, por
pėrkundrazi, frikėn, panikun e tyre pėrpara historisė. Gjysma e dytė e
shekullit tonė po bėhet dėshmitare e njė intensifikimi tė pashembull tė
agresionit. Nuk ėshtė mė agresioni i vjetėr klasik, prania e tė cilit ndihej
vetėm kur shkelte ēizmja e tė huajt mbi tokėn tėnde.
Tani armikun mund ta kesh mijėra kilometra
larg, me tė mund tė mos shkėmbesh asnjė pushkė e, megjithatė, pa e kuptuar,
mund tė fillosh tė biesh viktimė e agresionit tė tij. Agresioni kultural,
agresioni i fjalės, i titullit, i ngjyrave nuk ėshtė mė pak i rrezikshėm se
agresioni i ēizmes sė ushtarit. Njė nga dėshirat e drejtuesve tė superfuqive
ėshtė qė bota tė jetė memece, nė mėnyrė qė ajo tė mos i gjykojė dot krimet e
tyre. Mirėpo njerėzit kanė lindur me gjuhė. Atėherė, arėsyetojnė, ata,
nėqoftėse njerėzit nuk i detyron dot tė mos flasin, pėrpiqen qė ata tė
belbėzojnė nė mėnyrė sa mė tė pakuptueshme, si tė marrėt. Dhe kėshtu vazhdon
gara e ethėshme pėr tė krijuar libra sa mė tė degraduara, poezi hermetike,
prozė tė ēoroditur, tinguj kafėshorė, kompozime abstrakte. I gjithė ky
belbėzim, qė shpesh u ngjan belbėzimeve tė tė sėmurėve psikik, ėshtė njė
shėrbim i madh qė i bėhet borgjezisė sė sotme, shėrbim tė cilin ajo e ēmon sė
tepėrmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithė artit, ėshtė
shekullore, por nė asnjė shekull ai nuk ka pasur njė shpėrthim tė tillė si sot.
Kjo ndodh sepse nė asnjė shekull klasat sunduese nuk janė gjendur ndonjėherė
kaq pranė humnerės si nė kėtė shekull. Nė njė gjendje tė dėshpėruar, ato
ndodhen vazhdimisht nė njė aktivitet tė ethshėm nė tė gjitha fushat
ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, nė mėnyrė qė ti
shmangen katastrofės. Nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve duke kuptuar se
lidhja e letėrsisė dhe e arteve me fatin e popullit ėshtė fatkeqėsia mė e madhe
pėr ta, shpejtojnė ta shkallmojnė me tė gjitha mėnyrat kėtė lidhja.
Nė qoftėse do tė kėrkonim tė gjenim dy fjalė
qė tė pėrmblidhnin sa mė qartė esencėn e gjithė asaj morie izmash tė asaj flore
tė sotme tė helmatisur borgjeze e revizioniste, kėto fjalė do tė ishin ndajra
nga populli. Kjo ngjarje ėshtė synimi i pėrbashkėt i gjithė propagandave tė
sotme reaksionare. Mirėpo borgjezia dhe revizionistėt, duke e kuptuar se
thirrja pėr ndarjen e artit nga populli, ka nė vetvete rrezikun e
diskreditimit, kėrkojnė rrugė mė tė stėrholluara e tė maskuara pėr tė realizuar
kėtė ndarje. Ata e fillojnė rrethimin shumė larg. Pėr tė humbur gjurmėt, ata
nuk bėjnė thirrje pėr ndarje nga populli, por pėr ndarje nga njeriu nė
pėrgjithėsi. Kėshtu shpjegohet ai pasion pėr dehumanizimin e artit, pėr
mėnjanimin e njeriut dhe pėr zėvendėsimin e tij me fetishe e maska.
Superioriteti im ėshtė se unė skam zemėr, ka thėnė njė poet dekadent. Kėshtu
shpjegohet pėr primitivizmin, pėr mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre,
ėshtė mė i thellė, sepse vjen qė nga larg, nga barbaria. Lidhur me kėto janė
pėrpjekjet pėr shthurjen e kohės nė veprėn letrare, pėr shkatėrrimin e ligjeve
tė kompozicionit, tė sintaksės dhe mė nė fund tė gjuhės.
(Njė nga kryedekadentėt, Xhojsi, ėshtė
pėrpjekur, pėr shembull, tė krijojė njė vepėr tė tij gjuhėn e ujit dhe tė
erės). Edhe nė rastet kur dekadentėt e pranojnė njeriun nė veprat e tyre, ky
nuk ėshtė njeri nė kuptimin normal tė kėsaj fjale. Mė tepėr se njė njeri, ai
ėshtė njė surrogate i tij, njė qėnie biologjike, jashtė kohės, hapėsirės dhe
shoqėrisė. Pikėrisht njė njeri tė tillė, dekadentizmi pėrpiqet ta bėjė hero
tipik tė kohės. Njeriu pa cilėsi, ėshtė titulli i romanit voluminoz tė
Myzilit, njė nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu qė nuk i
pėrket asnjė shoqėrie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kėshtu nė njė
maskė. Pėr tė tilla maska ka shumė nevojė sot reaksioni botėror. Kėshtu arti borgjez
pėrpiqet sot tė krijojė njė model tė ri antiheroi, njė autsajdėr (ai qė ėshtė
jashtė), siē e kanė pagėzuar nė Perėndim. Ky autsajdėr, i cili mbush librat,
skenat dhe filmat e botės borgjeze e revizioniste, mishėron ikjen nga bota
jonė, dezertimin e turpshėm nga koha. Ai nuk ėshtė ndonjė shpikje e re;
pėrkundrazi, rrėnjėt e tij duhet ti kėrkojmė thellė tek Bibla dhe Kurani, kėto
puse tė pashtershme idesh reaksionare. Sėshtė e rastit qė njė nga ideologėt e
sotėm borgjezė ka shkruar: individi e nis kėtė udhė tė gjatė si autsajdėr dhe
do ta mbarojė, ndoshta, si njė shenjt. Hipitė e sotėm, autsajderėt,
antiherojtė e Kamysit ose tė Beketit, nuk janė tjetėr veēse modifikime tė
shenjtorėve mjekėrgjatė qė bridhnin qysh para 2000 vjetėve e mė pas nėpėr shkretėtirat
e Sinait, heremitėt, pelegrinėt jezuitė dhe musulmanėt qė niseshin pėr
haxhillėk nė Mekė.
Gjithė ky arsenal errėsire dhe myku ėshtė
trashėguar nga arti i sotėm borgjez e revisionist. Duke e trashėguar atė, ky
art i degraduar, megjithse pretendon tė jetė i kohės e modern, nė tė vėrtetė
tregon se ėshtė i vjetėr e dogmatic sa ska ku tė vejė mė. Nė pleniumin e 4-tė
tė Komitetit Qendror tė Partisė shoku Enver, nė njė mėnyrė thellėsisht
marksiste, zbėrtheu esencėn e vėrtetė konservatore tė borgjezisė dhe tė
revizionistit tė sotėm. Karakter konservator thotė shoku Enver, - kanė jo
vetėm ideologjitė e vjetra qė vinė nga thellėsitė e shekujve, por edhe
ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithė
liberalizmi e modernizmi i tyre. Duke zbatuar tezėn e shokut Enver nė terrenin
e letėrsisė dhe tė arteve, nuk ėshtė vėshtirė tė dallojmė nė kohėn tonė
aleancėn e shenjtė tė konservatorizmit mė tė tėrbuar me modernizmin mė tė
shthurur. Le tė kujtojmė disa fakte nga historia e letėrsisė sonė. Cili ka qėnė
konservatori mė i madh i letrave shqipe dhe jo vetėm i letrave, por i gjithė
kulturės sonė? Pėrgjigja ėshtė e qartė pėr tė gjithė: ky konservator ka qėnė
Gjergj Fishta. Fanatik i tėrbuar, idealizues i ēdo gjėje patriarkale, apologjet
i fesė, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egėr i
ēdo pėrparimi ky ėshtė portreti i kėtij letrari prift. Mirėpo, nga ana tjetėr
po tė bėjmė pyetje se cili ka qėnė liberali mė i madh i letėrsisė sonė,
pėrgjigja ėshtė po ajo: pėrsėri Gjergj Fishta. Filoitalian i papėrmbajtshėm,
agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ēkombėtarizimit dhe
i romanizimit tė kulturės sonė. Pra, nga njė anė kryekonservator fanatik, nga
ana tjetėr kryeliberal. Shovinist i tėrbuar dhe njėkohėsisht kozmopolit i
tėrbuar. Kur ishte fjala pėr idetė e reja shoqėrore, pėrparimin, pėr
revolucionin, ai ishte konservatori mė fanatik. Kur ishte fjala pėr fatet e
atdheut, pėr lirinė, pėr kufijtė ai ishte liberali mė i madh. Tė njėjtin
shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i
tij ekstrem nuk e pengoi tė shfrytėzonte nė veprėn e tij reaksionare, njė teori
aq tė shtrenjtė pėr modernizmin e sotėm, frojdizmin. Kėshtu nė tregimet e tij,
ai herė na paraqitet si njė namuslli turkoshak, herė si njė gagarelė evropjan.
Dhe nė pėrgjithsi ėshtė vėshtirė tė gjendet
njė teori tjetėr qė tu ketė shėrbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe
liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore thirrje pėr kthim drejt
barbarisė, nuk e pengon aspak, pėrkundrazi i ndjell akoma mė shumė drejt tij
dekadentėt e tė gjitha ngjyrave. Kjo aleancė e shenjtė midis konservatorizmit
dhe liberalizmit ėshtė plotėsisht e shpjegueshme po ta shikojmė problemin nga
pikpamja marksiste. Nė fund tė fundit qėllimi i tė dy palėve, konservatore dhe
liberale ėshtė njė; kthimi nė botėn e pėrmbysur, rifitimi i parajsės sė
humbur. Ndėrsa sulen me tėrbim pėr tė shkallmuar spirancėn qė e lidh njeriun
dhe artin e tij me shoqėrinė dhe komunitetin njerzor, dekadentėt nuk harrojnė
pėr asnjė ēast tė sulmojnė spirancėn tjetėr, atė qė e mban njeriun dhe artin e
tij tė lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombėtar. Ata godasin
me tėrbim kėto dy spiranca, sepse e dinė qė me shkallmimin e tyre vlerat
shpirtėrore do tė mbeten nė mėshirėn e errėsirės dhe dallgėve tė tėrbuara tė
reaksionit botėror. Nuk ėshtė e rastit qė pseudoshkrimtari dhe armiku i partisė
Fadil Paērami i linte tė mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerėz.
Nuk ėshtė e rastit qė ai bashkė me Todi Lubonjėn ishin kundėrshtarė tė tėrbuar
tė karakterit kombėtar nė artet tona. Nė poezi, F. Paērami urrente figurėn e
baballarėve, nė skulpturė figurėn e nėnės, nė prozė pėrbuzte plakat shamizeza.
Ai tmerrohej nga figura e Skėndėrbeut me keq se njė pasha turk. Pra, ai nuk
duronte dot asgjė qė kishte lidhje me themelet e popullit dhe tė kombit. Nga
kjo pikpamje ai tė kujtonte ata pseudodijetarė tė Ishullit tė Laputėve, pėr tė
cilėt Suifti tregon se kėrkonin tė shpiknin njė metodė pėr tė filluar ndėrtimin
e shtėpive nga ēatia. Djathtizmi i T. Lubonjės e F. Paēramit, kozmopolitizmi,
urrejtja pėr folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe njė herė se
lufta e klasave nė terrenin e letėrsisė dhe tė arteve ėshtė e gjallė dhe do tė
jetė e tillė pėr njė kohė shumė tė gjatė. Si pjesė pėrbėrėse e mekanizmit tė
revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do tė ketė po ata armiq qė ka
revolucioni. Tėrbimi i tyre, rrufetė qė ata lėshojnė mbi tė, nuk tregojnė gjė
tjetėr veēse fuqinė dhe rrezikshmėrinė e tij pėr klasat sunduese. Akuzat pėr
gjoja ngushtėsinė e tij, pėr pamundėsitė e tij, pėr rregullat kufizuese qė i
shkurtojnė jetė, koha i ka hedhur do i hedhė poshtė njerėn pas tjetrės.
Realizmi socialist ėshtė art i sė ardhmes.
Asnjė art i gjertanishėm nuk mund tė jetė i
krahasueshėm mė tė pėr nga mundėsitė, epiciteti, thellėsia, dramaciteti dhe
niveli i lartė ideoartistik. Kėtė omnipotencė ja jep atij revolucioni komunist.
Liria qė zbėrthen revolucioni ėshtė mė e madhja liri qė ėshtė parė ndonjė herė
mbi kėtė rruzul, sepse ajo ėshtė liri e milionave. Pėrpara kėsaj lirie zbehen
si qirinj, liritė e tjera tė kėnduara apo tė pakėnduara nė odetet e poetėve.
Realizmi socialist si pjellė e revolucionit gėzon po atė liri tė revolucionit.
Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, siē pretendojnė armiqtė e tij
tė hapur, ose miqtė e tij tė rremė. Ai u bindet vetėm ligjeve tė revolucionit,
i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikėrisht nė kėtė qėndron jo dobėsia dhe
jetėshkurtėsia e tij, por pėrkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjėherė
vetė ne shkrimtarėt dhe artistėt e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i
pėrdorim dot mundėsitė e pakufishme tė kėtij arti. Marksizmi na mėson qė shpesh
herė qėllon qė shija e parė e klasės sė fitimtarėve mbart me vete elementė tė
shijes sė fundit tė klasės sė tė mundurve. Shkėputja nga kjo shije ėshtė njė
detyrė e vazhdueshme e tė gjithėve, dhe veēanėrisht e ne krijuesve. Duke hedhur
poshtė rrėnjėsisht toerinė e realizmit pa cak tė revizionistit frėng Rozhe
Garodi, i cili ka pėrqėllim integrimin e njė pjese tė dekadentizmit nė
realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundėr kufizimeve artificiale tė fushės
sė veprimit tė artit tė ri tė klasės punėtore.
Realizmi socialist ka njė forcė tė tillė tė
brendshme sa qė ėshtė nė gjendje tė shtjellojė nė gjirin e tij tė gjitha temat,
duke filluar nga revolucioni proletar e gjer nė legjendat mė tė thella tė
shekujve. Ai ėshtė nė gjendje ta rishikojė dhe ta rishpjegojė artistikisht
gjithė botėn, qė nga rrethimi i Trojės e gjer nė rrethimin imperialisto
revisionist. Kėtė aftėsi tė re ndriēuese ja jep atij vetė revolucioni. Dhe
pikėrisht kėtu qėndron esenca e novatorizmit tė tij tė madh. Kufizimi nė kohė
dhe nė hapėsirė i sferės vepruesme tė realizmit socialist, nuk bėn gjė tjetėr
veēse nga njėra anė, i shkėput rrėnjėt e kėtij arti nga themelet kombėtare dhe
nga ana tjetėr i njeh sundimin e plotė, mbi 5 mijė vjet tė historisė sė
popujve, tiranisė, kulturave tė tė gjitha superstrukturave tė vjetra. Epoka e
kapitalizmit ėshtė nė perėndim, dhe tonin e artit botėror, kulmet e tij po i
jep e do ti jap akoma mė shumė nė vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa
punėtore. Realizmi socialist ėshtė ende nė dekadat e tija tė para. Nė vitet e
ardhshme ai do tė ngushtojė gjithmonė e mė tepėr perandorinė kulturale
borgjezerevizioniste, gjersa mė nė fund ta rrethojė atė. Letėrsia jonė e re
shqipe, pėr vetė pozitėn pararojė tė partisė dhe tė vendit tonė nė luftė kundėr
botės sė vjetėr nė kuadrin e artit botėror komunist,
"Zeri i Popullit", 13 janar