Hasan Prishtina (1873 - 1933)
Shkruan: Ferat
Koca
Patriot e demokrat
revolucionar i shquar qė luftoi pėr lirinė e pavarėsinė e Atdheut, pėr
demokratizimin e jetės sė vendit, pėr ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbomadhe
dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi nė Polac te Skenderajt nė njė
familje patriote. Studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr shkencat
politiko-juridike. Nė vitet 1908-1912 u zgjodh tri herė deputet nė parlamentin
osman, tė cilin e pėrdori si tribunė pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare tė
shqiptarėve.
Nė fillim tė vitit 1912
sė bashku me Ismail Qemalin ishte ndėr nismėtarėt pėr organizimin e
Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė Armatosur nė Shqipėri ku u shqua si udhėheqėsi
kryesor. Nė vitin 1913 u ngarkua me detyrėn e ministrit nė qeverinė kombėtare
tė Vlorės. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" u
zgjodh anėtar i tij, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919 komiteti e ngarkoi si
kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris ku do tė
kėrkonte bashkimin me shtetin kombėtar shqiptar tė Kosovės e tė viseve tė tjera
shqiptare nė Jugosllavi.
Mori pjesė aktive nė
pėrgatitjen dhe organizimin e Kongresit tė Lushnjės 1920 dhe nė prill tė vitit 1921
u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Nė dhjetor tė vitit 1921
kryesoi njė ndėr qeveritė mė demokratike tė vendit. Hasan Prishtina ishte njė
nga drejtuesit e organizatorėt kryesorė tė lėvizjes antizogiste tė
shkurt-marsit 1922. Gjatė viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundėrshtar i
vendosur i reaksionit tė brendshėm. Shquhet si luftėtar pėr mbrojtjen e
"Zonės neutrale" tė Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si
udhėheqės i lėvizjes nacionalēlirimtare dhe i ēetave kryengritėse nė Kosovė
kundėr sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesė aktive nė pėrgatitjen e
Revolucionit Demokratiko-borgjez tė Qershorit tė vitit 1924 , luftoi pėr vėnien
nė jetė tė programit tė qeverisė demokratike tė dalė nga ky revolucion. Nė
shtator tė vitit 1924 nė krye tė njė delegacioni nė emėr tė komitetit
"Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" shkoi nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė
ku protestoi kundėr barbarizmave mbi popullsinė shqiptare tė qarqeve shoviniste
serbe nė Kosovė.
Pas dėshtimit tė
revolucionit tė 1924-ės u largua jashtė Atdheut. Gjatė tėrė kohės nė mėrgim (1925-1933)
qėndroi nė krahun mė tė pėrparuar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. E vazhdoi
luftėn kundėr regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundėr tiranisė zogiste
nė Shqipėri dhe zgjedhės shoviniste serbomadhe nė Kosovė. Nėn drejtimin e tij,
u themelua "Komiteti i Ēlirimit tė Kosovės" i cili veproi jashtė
vendit krahas Komitetit tė Ēlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftėn ēlirimtare
nė Kosovė u pėrpoq ta lidhė e ta bashkėrendojė me luftėn e popujve tė shtypur
ballkanikė. Disa herė u bė nismėtar i bashkėpunimit me pėrfaqėsuesit dhe
organizatat nacionalēlirimtare tė Maqedonisė, tė Bosnjės, tė Kroacisė e tė tjerė
qė vuanin nėn zgjedhėn e regjimeve shoviniste tė huaja. Hasan Prishtina
kėrkonte respektimin e tė drejtave kombėtare tė tė gjithė popujve ballkanikė
gjė qė do tė arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombėtare nė bazė tė
parimit tė vetėvendosjes, duke pėrjashtuar ēdo formė tė hegjemonisė sė njėrit
ndaj tjetrit. Katėr herė armiqtė organizuan kundėr tij atentate me armė. Dy
herė e burgosėn pushtuesit serbė e bullgarė. Gjashtė herė e dėnuan me vdekje xhonturqit,
feudali e vegla e Serbisė Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri
herė qeveria e Ahmet Zogut. Mė 14 gusht 1933 u vra nė Selanik me atentat nga
agjentėt e Ahmet Zogut nė bashkėpunim me qeverinė jugosllave. Nė vitin 1977
eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri.