A ka zot shtėpie kėtu?

 

Shkruan: Mehmet Bislimi

 

Njė kalimtar rasti po thėrret tek njė shtėpi; Oooo, i zoti i shtėpisė, Oooo i zoti shtėpisė!

Pas pak doli njė ēunak.

Kalimtari po i thotė: Thirrma tė zotin e shtėpisė or djalė!

Unė jam i zoti i shtėpisė- ia ktheu ai! Mė pas doli njė ēunak tjetėr ca mė i rritur dhe tha:

Jo, unė jam i zoti i shtėpisė! Mė vonė doli njė djalė ca mė i rritur se ata tė dy dhe i tha:

Jo, unė jam i zoti i shtėpisė, nuk janė kėta dy tė parėt! Se fundi, doli njė mysafir qė kishte qėlluar aty dhe po i thotė kalimtarit:

Lėri kėta or burrė se unė vet jam zot shtėpie kėtu!...

Kalimtari luajti kokėn dhe ua ktheu:

Mor djem, kėsaj shtėpia iu paska luajt e ėma me gjithė tė zotin e saj!...

 

Pėrderisa shtetin e Kosovės e kanė njohur shtetet mė tė fuqishme tė botės si SHBA- tė dhe shumica e atyre evropiane, ėshtė jo pak kontradiktor dhe absurd fakti qė misione tė caktuara dhe tė dėrguara nga vetė kėto shtete nė Kosovė, sikur ngurrojnė tė zbatojnė vullnetin e shteteve qė ata  pėrfaqėsojnė, duke denigruar kėshtu edhe misionin diplomatik dhe paqėsor tė tyre!

 

Rasti mė i freskėt ėshtė kur shefi i EULEX-it, Gjenerali Yves de Kermabon deklarohet pa ngurrim se: “ Jemi nė rrugė tė mirė nė bisedimet me Beogradin pėr vendosjen dhe shtrirjen e misionit tė EULEX-it nė territorin e Kosovės!”. Kermabon, mendon sė me kėtė mund tė rekuperojė diēka mė shumė se ē’kanė bėrė paraardhėsit e tij. Nė fakt, ai mė kėtė veprim dhe me deklaratėne e tij pasuese vetėm sa rrit segmentet e caktuara konsistence pėrballė problemeve tė shumta nė Kosovė.  Si duket gjenerali ka ngatėrruar fushat e lėmisė ushtarake me ato tė shėrbimeve civile, tė atyre qė nga njėra anė lojalitetin e nėnkuptojnė me bindje, nėnshtrim dhe zbatim tė urdhėrave, nga ana tjetėr ato relevanca nėnkuptojnė kooperavitetin e bashkėpunimin e ndėrsjellė. Kermabon me gjasė duhet qė tė reflektojė mė shumė pėr misionin e tij i cili ka tė bėjė me sferat dhe dimensionet mė fundamentale tė dialogut dhe organizimit tė komuniteteve tona pėr tė kapur realitetin e ri nė Kosovė, jetėn e re nė njė shtet demokratik. Roli i tij nuk ėshtė pėrcaktuar si tjetėr pos pėr angazhim mė tė madh konsultativ, politik e institucional, gjithnjė nė funksionin e vlerave etike, mbi parime tė shėndosha kėshillėdhėnėse dhe konsultative, rol monitorues e mentorues etj.

Kermabon, sikur harron se tė gjithė paraardhėsit e tij tė cilėt kanė luajtur politikėn e dyfytyrėsisė kanė dėshtuar nė Kosovė me akrobacionet e tyre politike. Qė nga vendosja e misionit tė UNMIK-ut dhe KFOR-it nė Kosovė, janė vėrejtur si bie fjala qėllimet enigmatike tė Xheksonit qė vendosi forcat ruse nė aeroportin e Prishtinės, pastaj tendencat e Hakerupit pėr tė devalvuar organet vendore, veprimet kundėr vullnetit tė popullit shumicė tė Kosovės nga Shtaineri, nga Galluqit, tė Rajnhardit, Huan Ortunjos,Kamerhoffit e tė tjerėve qė kaluan nė misonet e tyre nėpėr Kosovė duke pėrfunduar edhe me emrin e fundit tė quajtur Zanier, kanė dėshtuar dhe kanė pėr tė dėshtuar keq. Kosova ėshtė shtet i pavarur duhet ta dijė zoti Kermabon dhe pėr ēdo qė duhet biseduar dhe marrėveshur, duhet bėrė nė koordinim tė plotė me udhėheqėsit e kėtij vendi i cili ka mandatin e kėtij populli.

 

Nuk e di sa kuptim do tė kishte qė pėr tė vendosur diēka pėr Francėn tuaj, ju paraprakisht tė merrnit pėlqimin e Anglisė! Kėto janė dy shtete sovrane dhe nuk ka mė pėrtej se ku tė shkohet. Kosova dhe Serbia janė dy shtete - mėsojeni kėtė zotėri Kermabon dhe ju zoti Zanier, nėse nuk e keni mėsuar deri me tani nga vendet tuaja qė njohėn dhe ndihmuan aq shumė pėr pavarėsinė e kėtij vendi. Kėtė pavarėsi e njohėn madje edhe vetė shtetet fqinjė tė rajonit e mė gjerė si Mali i Zi dhe Maqedonia qė ndoshta shumėherė kemi llogaritur se do tė jenė nga fundi i listės sė njohjes pėr shkak politikave antishqiptare tė tyre tė derisotme!

Kur ishin nė pyetje shqiptarėt, ju zotėrinj tė misioneve paqėsore nė Kosovė, kurrė nuk u treguat kaq tė sjellshėm me ne dhe me tokat tona; i copėtuat ato dhe i dhuruat si plaēka tregu qė nga viti 1912 e kėtej, hoqėt zonėn mbrojtėse kokė me vete mes kufirit Serbi - Kosovė nė gjerėsi prej 5 Km. Ndryshuat kufirin mes Kosovės dhe Maqedonisė, dhe atė pas marrėveshjes sė Kumanovės, duke krijuar kėshtu konflikte tė reja, vratė mbi 11 shqiptarė tė parmatosur tek ura e Ibrit! Forcat “paqėsore” tė Rumanisė, vranė dy tė rijnė shqiptarė mu nė mes tė Prishtinės, as sot e atė ditė nuk e dha kush as mė tė voglėn pėrgjegjėsi!? Arrestuat dhe burgosėt me dhjetėra ish pjesėtarė tė UĒK-sė anėekėnd Kosovės, vendosėt forcat tuaja pėr tė ruajtur tokat qė ua grabitėt shqiptarėve pėr t’ua dhuruar mė pas ato kishave serbe pa pyetur njeri, keni ndarė Mitrovicėn pikėrisht nė qershor tė vitit 1999 dhe atė pikėrisht forcat franceze tė atėhershme, i imponuat kėtij populli kornizėn kushtetuese qė ishte nė kundėrshtim me luftėn ēlirimtare tė popullit dhe vullnetit tė tij, mbani hapur pėr sa vjet kufirin mes Kosovės e Serbisė duke mos penguar elmentet kriminale serbe qė infiltrohen pa asnjė vėshtirėsi nė tokėn e Kosovės, e shumė e shumė veprime tjera tė kėtilla. Tė gjitha kėto i bėtė pa treguar aspak modestinė pėr t'u konsultuar me tė zotėt e shtėpisė sė kėtij vendi, madje skajshmėrisht mospėrfillės ndaj ēdo vendimi qė shqiptarėt kanė e mund tė kenė marrė pėr fatin e vet!

Pikėrisht nė Mitrovicė nga komuniteti serb, ju keni pėsuar edhe me plagosje e vrasje tė ushtarėve tuaj paqeruajtės dhe po prapė sot, pa u skuqur fare deklaroheni se jemi nė rrugė tė mirė qė tė merreni vesh me Beogradin pėr tė shtrirė  misionin e EULEX-it nė Kosovė!

 

Kjo reflekton njė mesazh tepėr tė zymtė dhe anemik pėr politikėn dhe misionin paqėsor e ligjor qė pėrfaqėsoni ju, aq mė keq, populli i Kosovės po ndihet edhe mė i fyer nga pazotėsia e juaj pėr tė vurė nė vend detyrėn tė cilėn ju e keni marrė mbi supet tuaja si duket tė brishta pėr t’i dalė nė fund misionit tė EULEX-it!

 

Atakimi i fundit qė Rusia "Cariste" e Putinit bėri kundėr sovranitetit tė Gjeorgjisė dhe ējerrjet histerike e kėrcėnimet e Beogradit kundėr Malit tė Zi dhe Maqedonisė, treguan mė sė miri mentalitetin, njėmendėsinė dhe pozicionin e shteteve grabitēare, prandaj nuk e di sa ia vlen qė misionin e shteteve tė Evropės ta veni nė pozitė aq tė ulėt sa ėshtė niveli i vrasėsve siē ėshtė shteti serb qė me konsekuencė nuk pendohet pėr krimet e saja ndaj Kosovės. Me pėrulje ndaj Serbisė, ju po veni nė dyshim funksionalitetin misionit tuaj nė tėrė territorin sovran tė shtetit tė Kosovės. Tani sė fundi edhe Krahina Autonome e Vojvodinės me plotė tė drejtė (me shumicė votash) tregoi duke votuar statutin e ri qė hap dyert pėr pavarėsimin e vendit tė saj tė shpejtė. Uroj qė kjo tė ndodhi sa mė shpejt pźr hir tė lirisė dhe ēlirimit tė njė barre historike qė mban Serbia pėr gjenocidin e ushtruar mbi popujt e Ballkanit.

 

Evropa me lėpirjet dhe neglizhencėn e saj tradicionale karshi Serbisė, duke mbajtur qėndrim tepėr oportun e kundėrshtues, nuk e votoi rezolutėn nė KS e cila do tė vendoste misionin e saj nė Kosovė, duke abrogua administratėn e UNMIK-ut dhe rezolutėn 1244 e cila nė fakt vetėm sa ka zgjatur apatinė nė Kosovė, madje ka mbajtur po aq qėndrim apatik pėr rikonfigurimin e kėsaj administrate. Me kėtė qėndrim, sikur ėshtė ngatėrruar edhe mė lėmshi i misionit tė vet EULEX nė Kosovė. Pra, nuk ėshtė saktėsuar e sanksionuar se nė raport me funksionalitetin e disa misioneve pėrnjėherėsh si do tė veprohet, kush kujt do t’i japė llogari, kush pi e kush paguan?! Nė Kosovė nė tė njėjtėn kohė dhe hapėsirė tė veprimit tė organeve vendore, do tė veprojnė forcat e KFOR-it, administrata e UNMIK-ut dhe ajo e EULEX-it! Kėto misione nuk po i japin e nuk do t’i japin llogari njėra- tjetrės, kėshtu zoti Zainer po pėrpiqet pėr dialog tė ri mes Beogradit e Prishtinės dhe mė shumė qėndron nė Beograd se sa nė Prishtinė (anipse kjo vjen si kofini pas tė vjelave), ndėrkaq zoti Kermabon, nė njė rrafsh tjetėr, bisedon me Beogradin pėr shtrirje tė misionit tė tij nė tėrė territorin e Kosovės!

A ka nė fakt zot shtėpie nė Kosovė, dhe nėse ka, a po bisedon kush me ta?!

 

20. 10. 2008