Dėnimi i Komunizmit Jugosllav

 

Shkruan: Ismet Hajrullahu

 

 

Dėnimi i krimeve tė komunizmit jugosllav ėshtė shumė i rėndėsishėm jo vetėm pėr t’u distancuar dhe pėr ta dėnuar sistemin e kaluar totalitar, por ėshtė gjithashtu obligim dhe respekt pėr tė gjithė tė rėnėt,  tė vrarėt prapa shpine, tė burgosurit politikė qė u dergjėn pa faj burgjeve te regjimit jugosllav, tė  internuarve, tė  gjithė tė keqtrajtuarve nga organet UDB-sė dhe KOS-it si dhe tė qindra e mijėra tė dėbuarve me dhunė nga trojet e tyre.

 

Nė tė gjitha vendet e lindjes ku sundonte komunizmi ishte i instaluar aparati i dhunės qė ndėshkoi, persekutoi, burgosi me mijėra qytetarė, por komunizmi jugosllav i maskuar deri nė pėrsosmėri mbas teorisė sė “famshme” tė vet administrimit socialist, ushtroi dhunė tė egėr e terror nė shkallė gjenocidi ndaj popujve jo serbė e veēanėrisht ndaj popullit shqiptar nė Kosovė dhe nė viset e tjera shqiptare nėn pushtimin jugosllav.

 

Me luftėn e lavdishme Nacional Ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare  tė Kosovės, me dėbimin e forcave okupatore  komuniste – fashiste, krahas lirisė kombėtare, nė Kosovė, u krijuan kushte edhe pėr vendosjen e pluralizmit tė vėrtetė politik e demokratik. Por, mjerisht edhe sot, simbolet e totalitarizmit komunist jugosllav qė ende rėndojnė mbi kokat qytetarėve, qėndrojnė nė kėmbė mu pėrpara institucionit ligjvėnės. Kėto simbole qė tė kujtojnė  tmerrin dhe mizorinė e sė kaluarės, nuk do tė shkulen qė aty derisa nė Parlamentin e Kosovės, nė Qeverinė e saj, nė Shėrbimin Civil, nė Polici, nė Gjyqėsi, nė Pushtetin Lokal  etj. qėndrojnė njerėz, qė duke i shėrbyer nė tė kaluarėn me pėrkushtim regjimit komunist-titist, ia kanė zgjatur jetėn regjimit mė gjakatar qė ka njohur historia e Kosovės. Kėta pinjollė tė regjimit titisto-rankoviēist, baballarėt e tė cilėve menjėherė pas instalimit tė regjimit diktatorial, vranė Haki Tahėn, vranė pas shpine  Xheladin Hanėn, Rifat Berishėn, Gjon Sereqin si dhe shumė antifashistė e antikomunistė tė tjerė, mjerisht edhe sot  vazhdojnė tė luajnė rol me rėndėsi nė jetėn politike tė Kosovės.

 

Sot edhe pas shtatė viteve, qė kur u dėbuan forcat pushtuese nga territori i Kosovės, ėshtė  krejtėsisht e pakuptimtė se si nė Parlamentin e Kosovės, as njė herė nuk ėshtė marrė iniciativa pėr ta dėnuar terrorin masiv qė komunizmi jugosllav pėr pesėdhjetė vjet e ka ushtruar mbi popullin shqiptar nėn Jugosllavi. Mos dėnimi publik i krimeve tė komunizmit jugosllav nga ana e Parlamentit tė Kosovės ėshtė njė shenjė e keqe, njė ogur i zi pėr tė ardhmen e Kosovės. Derisa nė tėrė botėn demokratike si dhe nė vendet e ish bllokut tė lindjes, ku ėshtė vendosur demokracia, janė dėnuar krimet e diktaturave tė komunizmit, tek ne ende i bėhet bisht kėsaj ēėshtjeje. Nomenklatura e sotme, pavarėsisht qė, para faktorit tė brendshėm dhe faktorit ndėrkombėtar, bėn be e rrėfe se ėshtė demokratike e mirėfilltė, duke i ikur dėnimit tė sė kaluarės sė errėt, e rendit Kosovėn pėrkrah shteteve mė diktatoriale, siē ėshtė Bjellorusia. Mos dėnimi i skllavėrisė moderne  mund tė kuptohet pėr dy arsye: e para, ngase institucionet e Kosovės janė tė mbushura plot me ish bashkėpunėtorė tė diktaturės komunist-jugosllave  dhe e dyta, nga se oportuniteti i disa liderėve partiakė, tė cilėt jo vetėm qė ia hapėn dyert e partive pėr  personat personifikues tė komunizmit titistė nė emėr tė masovizimit tė partisė, por edhe iu krijuan hapėsira tė mėdha qė tė futen dhe tė drejtojnė institucione dhe organizma me rėndėsi shoqėrore e kombėtare. Ky liberalizim i tepruar jo qė nuk i shėrben ndėrtimit tė njė sistemi demokratik nė Kosovė, por bėhet pengesė pėr t’u  shkėputur nga e kaluara dhe pėr t’i dėnuar krimet e komunizmit jugosllav tė cilat pėr qytetarėt e Kosovės janė ende varra tė freskėta.

           

Partitė politike, organizatat joqeveritare, tė cilat punojnė pėr tė drejtat e njeriut, nė veēanti Shoqata e tė Burgosurve Politikė si dhe qytetarėt e Kosovės,  nuk duhet tė qėndrojnė indiferent ndaj kėsaj ēėshtje, por duhet t’i bėjnė presion Parlamentit  pėr t’i dėnuar krimet e barbarizmit komunist-jugosllav, i cili ėshtė zbatuar me egėrsinė mė tė madhe gjatė spastrimit tė “reaksionit ballist” para dhe pas 1945-s, gjatė aksionit famėkeq te armėve nė vitin 1956,  gjatė dėbimeve masive pėr nė Turqi dhe nėpėr vendet e ndryshme tė botės si dhe gjatė terrorit dhe masave barbare tė vitit 1968, 1981 e mė vonė.

 

Prandaj nisur nga kėto fakte ėshtė domosdoshmėri qė Parlamenti i  Kosovės nė frymėn e rezolutės sė Bashkimit Evropian qė dėnon krimet e komunizmit, tė zbatojė rezolutėn e saj, duke  nxjerrė njė rezolutė pėr dėnimin e krimeve pesėdhjetėvjeēare tė komunizmit jugosllav nė Kosovė. Me kėtė rast, Parlamenti po ashtu duhet tė nxjerrė njė ligj pėr kompensimin material    burgosurve  politikė , pėr pjesėtarėt e familjeve tė dėshmorėve tė  gjitha periudhave, si dhe pėr ata qė u dėbuan me forcė nga vendi.