Shpendi, ramboja shqiptar qė tmerroi serbėt
Heroi Skerdi LlagamiKa lindur nė Tiranė, me origjinė ėshtė nga Kosova, dhe ka
rėnė nė luftėn ēlirimtare tė shqiptarėve tė Maqedonisė. La nė shtėpi nėnėn, babanė
dhe motrėn pa ju treguar asgjė rreth misionit tė tij, qė e shkroi pėrjetėsisht
nė histori, luftėn pėr ēėshtjen kombėtare.
Shkruan: Luan Kondi
Ish-ramboja shqiptar i forcave speciale Brisku, la repartin pėr tė shkuar
atje ku e thėrriste detyra ndaj kombit. Skerdi Llagami, njė nga 28 luftėtarėt
vullnetarė nga Shqipėria qė ranė dėshmorė nė luftėn e Kosovės dhe shqiptarėve
tė Maqedonisė, sot ėshtė simboli i shqiptarisė, pasi dha jetėn pėr kombin e
kujtimi i tij do tė jetė i paharruar. Po mbushen gati dy vjet nga koha e rėnies
sė tij nė krye tė detyrės, pėr liritė e tė drejtat e mohuara tė shqiptarėve.
Skerdilaidi, ish-drejtuesi i njėsive speciale tė UĒK-sė, ku luftoi deri nė
pikėn e fundit tė gjakut, dha jetėn nė Maqedoni. Ai ka qenė gjithnjė atje ku vdekja
ishte e sigurtė nė drejtim tė batalionit tė dytė tė Br.134 tė UĒK-sė, nė
Koshare, (zonė e Dukagjinit), por edhe nė Preshevė e Maqedoni, tė thonė
bashkėluftėtarėt e Skerdit. Komandant Shpendi, siē e pagėzuan nė luftė, ishte
trimi nga Shqipėria, tashmė dėshmor i kombit, qė kujtohet me respekt nga tė
gjithė. E ndėrsa Bardhyli, e ka quajtur Skerdilaid, pasi e kishte tėrhequr
figura e mbretit ilir, legjendė e historisė sė lashtė shqiptare, nuk e dinte se
i biri do tė ishte legjenda e kohės sė sotme. Babai i dėshmorit, qė ėshtė rreth
tė 60-tave, tregon pėr gazetėn se si ra heroikisht i biri nė Bogovi tė
Maqedonisė. Edhe pse ka humbur djalin e vetėm, nuk derdh lotė dhe kur ndonjė
pikė loti i shpėton pa dashur, ai pėr t“u justifikuar tė thotė njė shprehje tė
Leon Tolstoit: S`po mė largohet kjo e shkretė rrufė.
Bardhyli: Ju tregoj se si e edukova tim bir
Ėshtė e ēuditshme - thotė Bardhyli - se si rodhi jeta e tim biri. Ai qė fėmijė
ishte njė djalė i dhembshur, i urtė, i ndrojtur dhe fjalėpak. Ky karakter
vazhdoi qė ta shoqėronte edhe mė vonė. Halli i tjetrit ishte preokupacion edhe
pėr Skerdin, i cili, mbas tė 14-ve, u muar me stėrvitje fizike dhe krijoi njė
trup tė jashtėzakonshėm. Duke u rritur, ai u bė edhe mė i heshtur dhe kishte
pėr zemėr historinė e Shqipėrisė, e nėpėrmjet saj njihte tė gjitha trevat
brenda dhe jashtė vendit. Gjatė gjithė kohės, qė Skerdi rritej, i kam treguar
ngjarje tė ndryshme, ku spikatnin figura tė shquara tė kombit shqiptar pėr
trimėri, besė e menēuri. Mbi tė gjitha, i kisha shpjeguar mirė se prejardhja
jonė e hershme ishte nga Gryka e Rugovės. Kėtė informacion mė duket se e
treti nė vete, duke e ruajtur si gjėnė mė tė shtrenjtė tė tė gjithė
veprimtarisė sė tij tė mėvonshme. Historia mė interesante, qė i mbeti nė mendje,
ishte ajo e stėrgjyshit tė tonė, Moē Llagami, i cili nė moshė tepėr tė re, kur
luftonte kundėr serbėve, vrau komandantin armik e dogji post-komandėn. Qė nga
ajo ditė, Moēi u largua pėr tė mos u kthyer pėrgjithmonė nė vendlindje. Kėshtu
u formua tre shekuj mė parė fisi Llagami, nė Tiranė, tregon Bardhyli, i ati i
Skerdi Llagamit. Skerdi ishte krenar qė ishte pasardhės i avokatit tė parė tė
Tiranės, patriotit tė trevave tė Shqipėrisė sė mesme, Myslim Llagami, gjyshi i
tė atit, qė e kaloi jetėn nė burgje e internime, nga turqit, serbėt dhe qė u
dėnua me vdekje nga Esat Pashė Toptani. I kisha treguar se si u dėnua me
vdekje im gjysh, por vendimi nuk u ekzekutua falė ndėrhyrjes sė gjyshit tė
Aleksandės Meksit, i cili mundi ta kthejė dėnimin e Myslimit nė internim.
Skerdi ndihej mirė kur i tregoja histori tė tilla, por, njėkohėsisht, u mbrujt
me urrejtjen kundėr serbėve, pėr shkak tė veprimtarisė sė tyre tė shėmtuar
antishqiptare. Kėto histori, ai nuk i harronte kurrė, rrėfen Bardhyl Llagami.
Mė vonė, ndjenja e burrėrisė, e pėrkushtimit ndaj atdheut tė stėrgjyshėve tė
tij, u bė tema kryesore e bisedės sė Skerdit me shkokėt, tė cilėt ishin
ēuditėrisht mė tė mėdhenj nė moshė se ai. Sipas Bardhylit, i biri, pasi mbaroi
shkollėn e mesme, pėr njė farė kohe, u mor me punė tė ndryshme si
elektromekanik. Ndėrsa nė vitin 1997, Skerdi u ingranua nė strukturat e
Ministrisė sė Rendit. Nė trazirat e marsit tė atij viti, 28-vjeēari me muaj tė
tėrė nuk ka fjetur nė shtėpi, por nė autoblindat e policisė, qė kanė
stabilizuar rendin nė kryeqytet. Mė pas, pėr njė kohė tė gjatė, ka punuar nė
repartin special Brisku, ku ka realizuar detyra tejet tė vėshtira pėr vėnien
nė pranga tė shumė personave nė kėrkim. Shokėt e Skerdit tregojnė se ai ishte
njeri qė nuk e njihte frikėn dhe kėtė ia kishin transmetuar edhe familjes sė
tij, e cila ishte e shqetėsuar.
Skerdi, nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare
Revoltat e shqiptarėve tė Kosovės e prekėn thellėsisht ndėrgjegjen e Skerdit.
Nė qershor tė vitit 1998, si rezultat i njė pjekurie tė arrirė plotėsisht,
lidhur me detyrėn qė ndjente ndaj kombit, Skerdi, pasi ka trajnuar rreth 400
persona shqiptarė, qė kishin ardhur nga e gjithė bota pėr tė luftuar kundėr
serbėve, duke ndjekur rrugėn Burrel-Tropojė, hyri nė Kosovė. Kishte kohė qė
bėnte biseda pėr ēėshtjen kosovare nė shtėpi. Madje, qė nga viti 1993, nga
persona tė afėrt, qė i kam kontaktuar mė vonė, mėsova mė tepėr rreth vizionit
dhe veprimtarisė sė tij tė mirėfilltė kombėtare. E them me sinqeritet se,
pėrveē kontributit qė unė kam dhėnė, duke i folur pėr origjinėn e fisit tonė,
nuk kam ndonjė meritė nė aktivizimin e Skerdit nė luftėn e Kosovės, vazhdon
Bardhyli. Skerdi merr kėshtu me ndėrgjegje tė plotė vendimin pėr tė qenė krah
vėllezėrve kosovarė nė luftėn e tyre tė drejtė pėr liri dhe pavarėsi. Nė shtėpi
kishte thėnė se do tė shkonte nė Itali pėr tė punuar, pasi ndjente keqardhje
pėr prindėrit qė po i linte vetėm. Nė fakt, ndodhi krejt e kundėrta, gjė e cila
nuk i kishte shkuar nė mendje as familjes sė tij, pasi Skerdi shkoi tė radhitej
nė formacionet e UĒK-sė, duke u vėnė nė krye tė shqiptarėve tė tjerė tė ardhur
nga tė katėr anėt e botės pėr tė njėjtin qėllim. Bashkėluftėtarėt e tij kanė
thėnė se Skerdi, i shndėrroi kėta atdhetarė tė flaktė nė luftėtarė tė zotė,
pasi ata nuk kishin prekur ndonjėherė armė me dorė e jo mė tė ishin pėrdorues
tė tyre.
Komandant Shpendi, ose tmerri i serbėve
Formacioni ku bėnte pjesė Skerdi Llagami vepronte nė Koshare, Junik, zona tė
Dukagjinit, por edhe nė zonėn e Pejės. Nė UĒK, ai do tė kryente detyrėn e komandantit
tė batalionit tė dytė tė Br.134, e mė pas po nė kėtė batalion, por qė tashmė i
pėrkiste Br.138 tė UĒK-sė. Nė luftė e pagėzuan me emrin komandant Shpendi,
kjo pėr arsyen e thjeshtė qė si shpend guximtar ai kishte fluturuar ngė Tirana
nė Kosovė. Njė bashkėluftėtar i Skerdi Llagamit, nga Kukėsi, kur tregon se si
ua punonte serbėve komandant Shpendi thotė: Serbėt e njihnin mirė pėr fytyrė
komandant Shpendin. Madje, ata arrinin tė dallonin edhe zėrin e tij sa herė ai
fliste me komandėn eprore, apo dhe me luftėtarėt nė radion marrėse-dhėnėse.
Komandant Shpendi ishte bėrė pėr ta njė tmerr i vėrtetė dhe pėr kėtė ishte njė
nga personat mė tė kėrkuar.. Serbėt donin tė
identifikonin vendndodhjen e tij me patjetėr pėr ta goditur e asgjesuar mė pas.
Komandant Shpendi i kishte parashikuar kėto gjėra dhe e kishte porositur
efektivin se vendndodhja e tij nė fushėn e betejės do tė ishte numri qė
komunikonte nė
Familja, asnjė dijeni pėr Skerdin
Gjatė gjithė periudhės sė largimit, familja e Skerdit nuk dinte asgjė pėr
vendndodhjen e tij nė Itali, ku kishte thėnė se do tė shkonte. Ata, madje,
ishin tė shqetėsuar. Njė herė, njė kushėrira jonė na tha gjithė gėzim se
kishte dėgjuar nė edicionin e lajmeve tė kanalit 5 italian se njė shqiptar
kishte fituar ēmimin e parė pėr trupin mė tė bukur. Ajo mendonte se ky ishte
Skerdi. Mbasi u interesuam, u sqaruam se nuk ishte ashtu. Dhe kjo do tė
vazhdonte deri kur pas mbarimit tė lutės nė Kosovė nė njė gazetė tė pėrditshme
u botua intervista me njė nga komandantėt e UĒK-sė, nga Shqipėria, qė quhej
Artan Dyrmishi. I intervistuari pyetjes sė gazetarit se a kishte tė tjerė
shqiptarė qė luftonin nė Kosovė iu pėrgjigj: Aty ku vdekja ishte mė e sigurtė
Skerdi Llagami ishte komandant batalioni. Nėpėrmjet kėtij lajmi ne mėsuam
vendndodhjen e djalit tonė, por ishte e pamundur tė kontaktonim me tė. Mė pas,
Skerdi na ka bėrė njė telefonatė tė shkurtėr, ku na tha se do tė shiheshim sė
shpejti. Vonė e mėsuam se telefonata na ishte bėrė nga Lugina e Preshevės,
vijon Bardhyli. Me mbarimin e luftės nė krahinėn e Preshevės, komandant Shpendi
u kthye nė Kosovė e vazhdoi veprimtarinė e tij fillimisht nė pėrbėrje tė
forcave tė TMK-sė, efektiva tė Ministrisė sė Rendit Publik tė Kosovės.
Skerdi vullnetar edhe nė luftėn e shqiptarėve tė Maqedonisė
Pas fillimit tė veprimeve luftarake nė territorin e Maqedonisė, komandant
Shpendi bashkė me 40-50 persona tė tjerė vullnetarė shkoi nė Prizėren, pėr t“u
pėrshėndetur me shokėt qė do tė qėndronin nė Kosovė, pasi do tė nisej pėr nė
Maqedoni. Valboni, zėvendėskomandanti i batalionit, qė drejtonte komandant
Shpendi, duke e ditur se sa i njohur dhe i kėrkuar ishte eprori i tij nga
armiku, i thotė me zė tė drithėruar nė mes tė burrave: Komandant Shpendi, unė
mendoj se ti ke luftuar boll. Ke qenė nė disa luftra dhe mos rreziko, pasi
armiqtė tė kanė nė shėnjestėr. Komandant Shpendi e pėrqafoi Valbonin nė shenjė
miratimi dhe tha: Edhe sikur shtatė luftra tė bėhen pėr Shqipėrinė, te tė
shtata do tė jem, dhe u nis pėr nė shtabin e Ali Ahmetit. Me tė mbėrritur
atje, organizoi njėsitet speciale pėr vendosjen e situatės dhe komandant u
emėrua ai vetė. Kishte pėrzgjedhur djem trima, tė
pėrkushtuar dhe tė pėrgatitur fizikisht. Komandant Shpendi drejtoi situata tė
rrezikshme luftarake dhe doli gjithnjė me sukses nė zgjidhjen e detyrave.
Si u vra komandant Shpendi
Ditėn e diel, mė datėn 1 korrik tė vitit 2001, nė orėn pesė pasdite, nė zbatim
tė njė urdhri, u vra nė krye tė detyrės komandant Shpendi. Kishte marrė
pėrsipėr tė spastronte nga elementėt armiq qytezėn e Bogovisė. Ai ishte nė krye
tė njėsitit dhe u godit me dy plumba, nė pritė, nga njė snajper. Plumbat e
mbėrthyen pėr vdekje, njėri nė zemėr dhe tjetri nė bark. Shokėt e njėsitit, tė
papėrmbajtur dhe nė shenjė hakmarrjeje, e shkretuan tė gjithė vendin, ku u vra
komandanti i tyre. Komandantin trim, tė njohur me emrin Shpend, e varrosėn nė
Malėsinė e Sharrit, nė fshatin Selcė e Keqe, pranė njė xhamije. Edhe pse
komandant Shpendi u vra, shokėt e tij vazhdonin tė raportonin te varri i tij
detyrat qė kryenin nė misionet e tyre tepėr tė vėshtira. Njesitit special qė
drejtonte iu dha emri Shpendi, nė kujtim tė tij. Tė gjithė specialėt veshėn
bluzat me simbolin UĒK, ku nė krahun e djathtė shėnohej Njėsia Speciale
Shpendi. Megjithėse po bėhen dy vjet qė nga rėnia e komandant Shpendit,
bashkėluftėtarėt e tij dhe tė gjithė njerėzit qė e kanė njohur, tė asaj zone,
vazhdojnė tė flasin pėr tė sikur tė ishte gjallė, e midis tyre.
Tubimet pėr ndėr tė tė rėnėve nė luftė
Mė 5 maj tė vitit 2003, Bardhyl Llagamin e ftuan nė Sllupēan, pranė Kumanovės,
sepse atje do tė organizohej njė tubim, nga Partia Demokratike pėr Integrim, me
rastin e njėsimit tė 5 majit si Ditė e Dėshmorėve dhe tė rėnėve tė Ushtrisė
Ēlirimtare nė Maqedoni. Atje, pas pėrshėndetjeve tė Ali Ahmetit, Faslli Veliut
(Daja), e tė tjerėve, figura tė shquara tė UĒK-sė,
foli edhe babai i dėshmorit Skerdilaid Llagami, Bardhyli. Tė gjithė tė
pranishmit u mrekulluan nga thėniet e tij tė matura, ku ndėr tė tjera citoi:
Ne edhe mund tė na vrasin, por nuk mund tė na zhdukin. Ne do tė vazhdojmė tė
jetojmė pėrjetėsisht nė trojet tona. Dy ditė mė vonė, nė njė tjetėr tubim nė
Bogovi, vendi ku ka rėnė edhe komandant Shpendi, me rastin e shkuarjes atje tė
profesor Bardhylit, babait tė tij, pas bashkėluftėtarėve fjalėn e mori poeti i
atyre anėve, Agimi, i cili u shpreh: Ne nuk do tė vendosim trandafila mbi
varrin e komandant Shpendit, sepse ai ishte mė i bukur se ēdo trėndafil. Ai ka
qenė komandanti mė i hijshėm qė kam njohur mbi dhe. Mbi varr do tė mbajmė
ngritur flamurin shqiptar qė na ka lėnė ai dhe nuk do tė harrojmė kurrė
porositė e tij. Bashkėluftėtari i komandant Shpendit, me emrin Bejdo, i
komunikoi babait tė tij, Bardhylit, se dy prej shokėve tė batalionit, qė kishte
drejtuar i biri, u kishin lindur djem, tė cilėt ishin pagėzuar njėri me emrin
Shpend, e tjetrin Skerdilaid. Ndėrkohė, edhe nė Tiranė shoqata me tė njėjtin
emėr, kėrkon tė vlerėsohet denjėsisht figura e Skerdilaid Llagamit, ose siē e
njohin atyre anėve, komandant Shpendi.
DĖSHMORĖT E SHQIPĖRISĖ PĖR KOSOVĖN E TROJET ETNIKE NĖ MAQEDONI
Kanė marrė pjesė nė luftėn e Kosovės, nė formacionet e UĒK-sė, mė shumė se 100
shqiptarė. Disa prej tyre kanė qenė edhe nė postet drejtuese nė Shtabin e
Pėrgjithshėm, apo dhe nė krye tė njėsive e reparteve. Nga lista e publikuar nga
UĒK, rezulton se 28 shqiptarė janė dėshmorė tė rėnė nė krye tė detyrės nė luftė
me serbėt. Dėshmorėt janė nga Tropoja, Hasi, Kukėsi, por edhe nga Tirana,
Pogradeci, Kavaja, Berati e Vlora.
1- Arjan Brahimi nga Shkodra. Rėnė mė 18 korrik 1998 nė Rahovec
2- Fatmir Doēi nga Tropoja. Rėnė mė gusht 1998
nė Smolnicė (Dreēan)
3- Hazir Malaj mjek nga Tropoja. Rėnė mė 8 maj
1998 nė Qafė Mali
4- Indrit Cara nga Kavaja. Rėnė mė 31 mars
1999 nė mal tė Gallushės, Pagarushė
5- Halil Coka nga Kukėsi, banues nė Bathore,
Tiranė. Rėnė mė 3 prill 1999 nė Ratishė, Dreēan
6- Artan Kovaēi nga Vlana, Krumė. Rėnė nė maj
1999 nė Pashtrik
7- Ramė Geca nga Kruma. Rėnė nė maj 1999 nė
Pashtrik
8- Astrit Suli nga Lumasi, Berat. Rėnė mė 27
maj 1999 nė Gorozhup
9- Xhem Bardhoshi nga Letaj, Krumė. Rėnė mė 15
maj 1999 nė Majėn e Zezė, Pashtik
10- B. Breēani nga Markaj, Tropojė. Rėnė mė 25
maj 1999 nė Shkozė, Koshare
11- Qazim Dautaj nga Tropoja. Rėnė nė maj 1999
nė Shkozė, Koshare
12- Arif Dautaj nga Tropoja. Rėnė nė qershor
1999 nė Koshare
13- Besnik Brati nga Golaj, Krumė. Rėnė mė 26
gusht 1998 nė afėrsi tė Godenit
14- Naim Cema nga Kruma. Rėnė mė 26 gusht 1998
nė afėrsi tė Godenit
15- Astrit Prushi nga Qarri, Krumė. Rėnė mė 26
gusht 1998 nė afėrsi tė Godenit
16- Dine Koleci nga Kishaj, Krumė. Rėnė mė 2
qershor 1998 nė afėrsi tė Godenit
17- Agim Muja nga Kruma
18- Hamdi Mula nga Dobruna e Hasit
19- Xheladin Dautaj nga Golaj, Krumė
20- Muharrem Dauti nga Zahrishta e Hasit
21- Adem Mazreku nga Vranishti i Hasit
22- Xhevat Lleshi nga Kishaj i Hasit
23- Isa Malaj nga Peraj i Hasit
24- Enver Vila (nuk dihet nga ėshtė). Rėnė nė
vitin 1999
25- Lefter Bica nga Berati. Rėnė nė qershor
2001 nė Shkup
26- Skerdilaid Llagami nga Tirana. Rėnė mė 1
korrik 2001 nė Bogovinė, Maqedoni
27- Ndriēim (mbiemri nuk dihet) nga Pogradeci.
Rėnė nė qershor 2001 nė Shkup
28- Gusel (mbiemri nuk dihet) nga Vlora. Rėnė
nė qershor 2001 nė Shkup