A jemi nė gjendje apo kanosje pėr luftĖ

 

Shkruan: Ismet Hajrullahu

 

"Njerėzit, pa shtet, gjithnjė jetojnė nё gjendje lufte" ! Tomas Hobs

 

A jemi nė gjendje apo kanosje lufte ? Kjo pyetje, qė sė fundi, i ka mbėrthyer nė ankth qytetarėt e Kosovės, sigurisht qė do tė duhej tė ishte shqetėsuese pėr institucionet e vendit. Debatet e pėrditshme, madje edhe pakėnaqėsitė e subjekteve politike nė parlament dhe jashtė parlamentit, e kanė bėrė kėtė ēėshtje edhe mė tė ndjeshme. Mu pėr kėtė arsye edhe opozita e mirėfilltė e "Grupit tė Unitetit" kohėve tė fundit po i shpeshton dhe po i ashpėrson thirrjet pėr protesta kundėr institucioneve qė sipas saj, me naivitetin e tyre dhe me paaftėsinė politike kanė bėrė qė pavarėsia dhe sovraniteti i Kosovės tė vihet krejtėsisht nė mėdyshje.

 

 Me gjithė vullnetin dhe dėshirėn e mirė tė Kosovės, qė jo rrallė ėshtė vlerėsuar nga komuniteti ndėrkombėtar, pėr tė pasur njė fqinjėsi tė mirė me Serbinė, ajo sigurisht nuk varet krejtėsisht prej vullnetit tė saj, sepse agresioni kushtetues serb mbi Kosovėn, deklaratat luftėnxitėse e tė vazhdueshme jo vetėm drejtuar Kosovės por edhe Natos , tė presidentit serb Boris Tadiē, kryeministrit Vojsllav Koshtunica, ministrit tė jashtėm Vuk Drashkoviē si dhe deklarata e liderit tė Partisė Radikale tė Serbisė, Tomislav Nikoliē, paralajmėrojnė se forcat serbe, nė rast tė shkėputjes sė Kosovės, nė mėnyrė tė dhunshme do tė hyjnė atje.

 

Ky agresivitet i mundshėm aktual mbi territorin e Kosovės ėshtė evident nėse deklaratat e liderėve shtetėrorė serbė nga institucionet e tona do tė merreshin seriozisht. Deklaratat dhe agresiviteti kushtetues serb ėshtė e natyrshme qė do tė duhej t`i ndėrgjegjėsonin dhe t`i detyronin institucionet e Kosovės qė tė ndėrmerrnin masa krahas atyre qė po ndėrmarrin forcat e KFOR-it. Se Kosova mund tė gjendet para njė aktit tė ēmendur pushtues tė forcave serbe, flet edhe pėrforcimi i trupave tė KFOR-it.

 

Papėrgjegjėsia ndaj situatės sė krijuar nė vend, nėnvlerėsimi i njė agresioni kėrcėnues serb, pėrkundėr pranisė ndėrkombėtare qė ofrojnė sigurinė shumė lehtė mund ta sjellė Kosovėn para njė akti tė copėtimit apo tė ripushtimit. Par nga ky aspekt do tė ishte e udhės qė institucionet tona ta kujtonin Srebrenicėn, nė tė cilėn serbėt vranė e masakruan tetė mijė qytetarė, kryesisht djem dhe burra myslimanė. Forcat ndėrkombėtare, edhe pse e kishin shpallur Srebrenicėn zonė tė mbrojtur dhe tė sigurt, jo vetėm qė nuk mundėn ta parandalojnė njė masakėr e gjenocid tė tillė, por u turpėruan e u poshtėruan nga forcat kriminale serbe qė i lidhėn mbi gjashtėqind trupa ushtarake tė OKB-sė. Xhen Vilem Honig, pedagog nė Departamentin e Luftės tė Universitetit King’s College tė Londrės duke folur pėr masakrėn e Srebrenicės, thotė se pėrsėritja e njė akti tė tillė nė Evropė ėshtė ende e mundshme.

 

Heshtja para agresionit tė mundshėm apo para rrezikut tė shkėputjes sė Mitrovicės, qė nė tė vėrtetė nėnkupton pastrimin etnik tė Kosovės Veriore sė bashku me atė tė Kosovės Lindore bėn qė institucionet e Kosovės, jo rrallė tė jenė akuzuar, e veēanėrisht "Grupi i Unitetit" pėr paaftėsi pėr ta zgjidhur nyjėn qė e ka krijuar vetė pėr tė ardhmen e Kosovės. "Grupi Uniteti" vazhdon tė akuzohet edhe pėr mos transparencė dhe fshehje tė realitetit politik ndaj qytetarėve, sidomos pas shtyrjes sė afatit tė zgjidhjes sė statusit.

Politika serbe, qė karshi Kosovės, vazhdon tė udhėhiqet nga mentaliteti shovinist e ekspansionist,e sidomos lėvizja e forcave tė saja ushtarake nė veri tė Kosovės e sidomos nė luginėn e Preshevės bėn qė Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės, jo tė shpėrbėhen, siē po kėrkohet kohėve tė fundit nga disa zėra ndėrkombėtarė, por tė shndėrrohen nė njė forcė mbrojtėse tė mirėfilltė qė bashkė me Shėrbimin Policor tė Kosovės, dhe KFOR-in, tė jenė nė gjendje pėr mbrojtjen e sovranitetit tė vendit.