Njohja e Serbisė
Shkruan: Albin
Kurti
Pse Serbia nuk e
pranon pavarėsinė e Kosovės dhe ēka don ajo nė tė vėrtetė? Pyetjet
qė nuk bėhen mbesin tė panjohura. Pėrgjithėsisht, ka dy
lloj sosh. Pyetje qė nuk bėhen sepse thjesht slejohen tė bėhen;
dhe, pyetje qė nuk bėhen sepse pėrgjigjet e tyre do tė ishin aq tė qarta e tė
njohura. Nė secilin variant duhet ta konsiderojmė edhe
mundėsinė e vlerėsimit tė gabuar. Varianti i parė i
pyetjeve qė sbėhen, nėnkupton se ka pyetje qė nuk bėhen sepse besohet se janė
tė ndaluara kėtu kemi tė bėjmė me dukurinė e vetėcensurės. Kurse
varianti i dytė i pyetjeve qė sbėhen, nėnkupton edhe pėrshtypjen e gabuar se pėrgjigja
do tė ishte tepėr evidente dhe e gjithėpranuar kėtu kemi tė bėjmė me pyetje tė
cilat, edhe nėse na i sjell dikush tjetėr nė mendje,
na ngjajnė tėrėsisht tė panevojshme. Sado qė nė shikim tė parė
njėmend duket e panevojshme, pyetja pse Serbia nuk e njeh Kosovėn ėshtė e
domosdoshme. Kjo pyetje bėn pjesė nė variantin e dytė: jemi aq tė bindur
se e dimė pėrgjigjen saqė as qė e marrim mundin ta artikulojmė atė pėrgjigje
dhe rrjedhimisht ska pyetje fare. Nė vijim, nuk pretendoj se do tė jap pėrgjigje
tė saktė nė pyetjen pse Serbia nuk e njeh Kosovėn dhe ēka don ajo, por vetėm
disa pėrgjigje tė vėrteta, shuma e tė cilave i afrohet pėrgjigjes sė saktė. Identifikimi
sa mė i mirė i motiveve dhe qėllimeve tė Serbisė ėshtė
kusht i domosdoshėm (ndonėse jo i mjaftueshėm) qė Kosova tė zhvillojė stategji
tė suksesshme kundėr Serbisė dhe pėrfundimisht tė fillojė tė prosperojė.
Pėrgjigja
1: Serbia
nuk humbet asgjė duke mos e njohur Kosovėn
Serbia
realisht nuk ka trysni qė ta pranojė Kosovėn. Nė njėrėn anė, Qeveria
e Kosovės ia toleron asaj strukturat paralele nė Kosovė.
Nė anėn tjetėr, kurrfarė ndihme, kredie apo investimi nga
jashtė nuk i kushtėzohet Serbisė me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Procesi i integrimit tė Serbisė nė BE nuk lidhet me njohjen e pavarėsisė sė
Kosovės. Duke e njohur Kosovėn Serbisė nuk do ti shpejtohej integrimi nė BE.
Sepse njohja e Kosovės nuk do ta forconte Serbinė ekonomikisht dhe nuk do ta bėnte
atė mė tė rėndėsishme politikisht. Pėrkundrazi. Pra, Serbia
nuk na njeh sepse ajo nuk humbet asgjė nė arenėn ndėrkombėtare
dhe as nga pozicionet e saj nė Kosovė duke mos na njohur.
Pėrgjigja
2: Serbia
e rrit rolin e saj gjeostrategjik duke mos e njohur Kosovėn
Serbia e ka
hetuar se si BE-ja, e posaēėrisht disa shtete brenda
saj, koketojnė me Rusinė nė llogari tė interesave tė ShBA-sė. Madje, kjo po vazhdon edhe pas sulmit ushtarak tė Rusisė mbi
Gjeorgjinė anipse disi mė heshturazi e fshehurazi. Paradoksalisht,
Serbia po e kopjon formalisht modelin e BE-sė. Serbia po flirton me Rusinė nė llogari tė interesave tė BE-sė.
Ashtu sikurse qė BE-ja i shfaqet si sfidė ShBA-sė e cila duhet ti ndihmojė BE-sė
nė mėnyrė qė ajo tė qėndrojė sa mė larg Rusisė, ngjashėm
edhe Serbia
i paraqitet si sfidė BE-sė duke kėrkuar qė ajo ta tolerojė sepse pėrndryshe aty
ėshtė Rusia e gatshme pėr ta pėrfshirė Serbinė nė zonėn e saj tė interesit. BE-ja e di se Serbia
pėr Rusinė ėshtė sikur ajo figura shumė e rėndėsishme e shahut qė ndodhet nė
terrenin e kundėrshtarit. Rumania
dhe Bullgaria qė janė mė larg Brukselit janė nė BE, ndėrkaq Serbia qė ėshtė
mė afėr tij gjeografikisht i lėvyret Rusisė. Dhe, BE-ja gjithashtu e di se
Serbia po ia bėn njė shėrbim aq tė mirė Rusisė duke mos e njohur Kosovėn, sepse
rastin e Kosovės Rusia po e shfrytėzon pėr aspiratat e saj ekspansioniste. Po
Kosova, ku ėshtė ajo nė krejt kėtė situatė? Kosova nuk ėshtė
sfidė as pėr BE-nė e as pėr ShBA-nė. BE-ja nuk ka pushtet askund brenda vetes ashtu siē ka nė Kosovė. Ne
sjemi sfidė pėr tė. Ajo tashmė e ka pushtetin mbi
neve pėrmes fuqive ekzekutive tė ICO/EULEX-it. Pėr ShBA-nė dihet: njė
telefonatė gjashtėminutėshe qė Ambasadori amerikan mund tia bėjė njė ministri
tė Qeverisė sė Kosovės mund tia hedh poshtė atij gjashtė muaj punė.
Pėrgjigja
3: Serbia
pėrfiton shumė duke mos e njohur Kosovėn
Serbisė i leverdis
asimetria e marrėdhėnieve me Kosovėn e panjohur prej saj. Kosova
mbetet e sunduar nga misionet e organizmave ndėrkombėtarė (OKB, BE, NATO) qė
nuk e njohin Kosovėn por qė e njohin Serbinė. Po ashtu, kėto misione pėrveē
qė sundojnė me Qeverinė e Kosovės, ato edhe ndėrmjetėsojnė midis Prishtinės e
Beogradit, duke e vėnė kėsisoj Kosovėn nė njė pozitė shumė tė rėndė. Politikisht UNMIK-u bėn pazar me Serbinė nė llogari tė (policisė,
gjyqėsisė, pronave etj. tė) Kosovės. Ekonomikisht,
UNMIK-u i kontrollon doganat e Kosovės ku Serbia nuk paguan fare taksėn prej
10%. Pėr shkak tė Rezolutės 1244, kufiri ndėrmjet Kosovės e Serbisė pėr
UNMIK-un vazhdon tė mbetet kufi administrativ e jo ndėrkombėtar.
Serbia nuk i pranon dokumentet dhe as targat e Kosovės, ndėrkohė qė
Kosova i pranon ato tė Serbisė. Kjo gjė mundėson qė Serbia
praktikisht tė mos lejojė fare importe nga Kosova dhe tė eksportojė aq shumė
mallra nė Kosovė. Po ta njihte Kosovėn,
Serbisė do ti duhej ti kthente librat kadastralė dhe tė hiqte dorė nga fondi
i privatizimit tė Kosovės ku aktualisht ka shumė gjasė qė tė marrė hise tė
madhe. Serbia
investon nė strukturat paralele tė saj nė Kosovėn qė nuk e njeh sepse ky investim i kthehet asaj pėrmes ndėrmarrjeve publike e
shoqėrore e deri te minierat qė menaxhohen nga kėto struktura nė ēerekun e
territorit tė Kosovės qė e kontrollojnė ato. Kjo sdo tė
ishte e mundur pėr Serbinė sikur ajo ta njihte Kosovėn. Po tė ishte
Kosova njėmend e pavarur, pra pa tutelėn ndėrkombėtare qė toleron strukturat e Serbisė, Serbia
do tė na frikėsohej. Ajo do tė duhej tė vendoste marrėdhėnie
reciproke dhe simetrike me Kosovėn, me ērast do tė humbiste shumė krahasuar me
pėrfitimet qė i nxjerr sot nga Kosova e panjohur prej saj.
Pėrgjigja
4: Serbia
fiton simpati nga kundėrshtarėt e ShBA-ve duke mos e njohur Kosovėn
Shtetet qė e pėrkrahin
Serbinė nė mosnjohjen e Kosovės janė tri lloj: a) Shetet qė ngjashėm si Serbia
i shtypin e diskriminojnė popujt e tjerė brenda territorit tė tyre; b) Shtetet
qė duan tė ngrihen si superfuqi krahas ShBA-ve dhe pėr kėtė interes tė tyre e
interpretojnė Kosovėn si produkt amerikan; c) Shtetet qė konsiderojnė se janė
viktima tė imperializmit amerikan dhe besojnė gabueshėm se edhe Serbia ėshtė e
tillė. Sigurisht se ka shtete qė e plotėsojė edhe kriterin e parė edhe atė tė
dytė siē ėshtė puna e Rusisė dhe Kinės. Por, mė e dhimbshmja gjithsesi
konsiston nė shtetet e kėsaj kategorisė sė tretė qė besojnė se Serbia po e mbron ligjin dhe tė drejtėn ndėrkombėtare,
se Serbia
ėshtė nė anėn e parimeve universale kurse ShBA-tė nė atė tė interesave
partikulare. Pikėrisht kėtyre shteteve Kosova do tė duhej tua sqaronte vetėvendosjen
e mohuar pėr popullin e Kosovės, kryengritjet dhe rezistencėn e vazhdueshme
kundėr okupimit serb, dhe posaēėrisht imperializmin e
vockėl tradicional tė Serbisė nė Ballkan. (Ka njė shkrim
shumė tė mirė tė Besnik Pulės pėr kėtė ēėshtje.) Ėshtė
e tmerrshme qė shtetet e vogla qė hiqen tė majta e tė moralshme tė marrin anėn
e Serbisė siē po ndodh tani.
Pėrgjigja
5: Serbia
i rrit gjasat ta fitojė Republikėn Serbe tė Bosnjes duke mos e njohur (ende)
Kosovėn
Serbia
e ka kuptuar se paradigma perėndimore pėr Ballkanin ėshtė stabiliteti rajonal. Kosova e Bosnja janė nė tė njėjtin rajon. Qė
tė dyja janė bėrė protektorate tė BE-sė. Bosnja nuk po
funksionon dhe zėrat se ajo ėshtė njė shtet i dėshtuar janė shtuar. Nėpėrmjet Planit tė Ahtisaarit Kosova rrezikon tė bėhet si Bosnja.
Serbia
nuk e pranon Planin e Ahtisaarit sepse atė Qeveria e Kosovės e ka bėrė obligim
kushtetues. Pra, Planin e Ahtisaarit Serbia tashmė e ka por ajo do mė
shumė se kaq. Nė njėrėn anė, Serbia e do kantonizimin e Kosovės poshtė nė
terren ndėrsa, nė anėn tjetėr, e do njė lidhje midis Serbisė e Kosovės lart nė
institucione, diēka ngjashėm sikurse Unioni Serbi-Mal i Zi. Pra, Serbia
do negociata tė reja pas tė cilave do ta pranonte Kosovėn me kusht qė tė arrijė
rezultatin qė do. Serbia e
ka pranuar Bosnjen si shtet vetėm nė Dayton,
ku siē dihet u nda Bosnja dhe vetėm atėherė kur ofensiva e Armatės sė Bosnjes kishte
kapur paralagjet e qytetit tė Banja Llukės. Pas shpalljes sė
pavarėsisė sė Kosovės, ishte Qeveria e Kosovės dhe UNMIK-u ato qė u zbrapsėn
para strukturave tė Serbisė. Prandaj, ska kurrfarė
shanse qė Serbia
ta pranojė pavarėsinė e Kosovės pėrderisa strukturat e saj nė Kosovė janė nė
ofensivė. Kur kėsaj i shtohet edhe pėrvoja e Serbisė
me zemėrgjerėsinė absurde tė Grupit Negociator tė Kosovės nė Vjenė, pa dyshim se
asaj veēsa i shtohen apetitet. Pas kantonizimit tė Kosovės dhe njė
lidhjeje sado tė brishtė institucionale ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės, Serbia
shpreson nė shpėrbėrje tė njėkohshme tė Kosovės dhe Bosnjes pas disa viteve, me
ērast ajo do ta fitonte Republikėn Serbe kurse Kosova do tė ndahej prej saj
dhe mbase do ti bashkohej Shqipėrisė, por ama duke humbur veriun, Anamoravėn
dhe Luginėn e Preshevės. Kur Serbia flet pėr Kosovėn ajo gjithnjė
e ka nė mendje edhe Republikėn Serbe.
Pėrgjigja
6: Serbia
e kultivon rrymėn nacional-shoviniste duke mos e njohur Kosovėn
Afėr
200.000 joserbė (boshnjakė, kroatė e shqiptarė) janė vrarė nga forcat serbe pėrgjatė
viteve tė 90-ta. Nėse supozojmė se njė serb
i ka vrarė pesė veta (me ērast nuk po i pėrfshijmė plagosjet, dhunimet,
torturat dhe dėmet materiale) atėherė kjo do tė thotė qė janė 40.000 kriminelė
qė shėtisin tė lirė nė Serbi. Ata janė edhe mė tutje nėpėr strukturat e
pushtetit: nė ushtri, polici, administratė e nėpėr parti politike. Kjo armatė kriminelėsh, edhe pėr ti ikur drejtėsisė, e propagon njė
lloj nacionalizmi tė shpifur mistik qė sė bashku me Akademinė e Shkencave dhe
Arteve tė Serbisė dhe Kishėn Ortodokse Serbe shpikin mite (posaēėrisht mbi
Kosovėn), e i paraqesin ato pėr tė vėrteta historike. Mosnjohja e pavarėsisė
sė Kosovės nga Serbia e kultivon kėtė rrymė nacional-shoviniste dhe e paraqet
Serbinė si njė vend me potencial destabilizues pėr rajonin qė, pėr pasojė,
duhet tė merret me tė mirė nga perėndimi, nė mėnyrė qė tė mos kemi luftėra e
gjakderdhje tė reja...
Fundi i
kėtij shkrimi mund tė jetė veēse ndėrprerje e tij. Mbase,
vazhdojeni ju kėtė njohje tė Serbisė duke menduar pėr atė qė e lexuat por edhe
qė nuk e lexuat kėtu.
Prishtinė, 18 shtator
2008