Kriza
ekonomike amerikane. Vetėm amerikane ?!
Shkruan: Ajet Nuro
Padyshim,
kriza amerikane pak nga pak po zė vendin kryesor nė gazeta, revista, edicione
lajmesh etj etj. Besimi qorras i para disa muajve se ekonomia amerikane ėshtė ekonomia mė
solide dhe nuk mund tė bjer nė krizė, besim qė e ka burimin veē tė tjerash tek
mungesa e krizave serioze si ajo e vitit 1929 i ka lėnė vendin shqetsimit dhe
ajo qė pritet mund tėj etė mė e keqja: njė krizė ekonomike botėrore. Nga ana
tjetėr jo tė gjithė e njohin ekonominė amerikane. Por edhe ata qė e njohin, kriza e ditėve tė fundit i ka befasuar.
Njė vėshtim historik
Nė ekonomi
njihen fazat e ngadalėsimit ekonomik dhe ato qe quhen ekspansion ekonomik. Tė gjitha ekonomitė kalojnė nėpėr kėto faza uljeje e ngritjeje.
Por krizat janė mė tė rralla dhe zbulojnė difekte tė vetė
sistemit ekomik apo financiar tė njė vendi. Kriza mė e madhe nė
historinė amerikane ndodhi nė vitin 1929 dhe njihet si Great Depression ose
depresioni i madh. Kulmi u arrit mė 29 tetor 1929 kur bursa e Nju Jorkut njohu
atė qė quhet e marta e zezė kur bursa ra pėr tė shėnuar kėshtu fillimin e njė
krize tė paparė nė Botėn e Re. Rėnia e bursės sėshtė gjė tjetėr veē rėnies sė
menjėherėshme tė ēmimeve tė aksioneve qė do tė thotė edhe humbje e kursimeve
apo gjithshka ka investuar dikush nė bursė. Renia e bursės sė New Yorkut zgjati
rreth njė muaj por pėr tu rikthyer nė gjendjen e para krizės bursės sė Nju
Jorkut iu deshėn vite e vite tė tėra. Arsyet e krizės ekonomike tė viteve 30 tė shekullit tė kaluar janė
tė shumta por kryesorja ėshtė zhytja nė borxhe e prodhuesve amerikanė. Kėshtu, shumė industrialistė huajtėn para pėr blerje makinash,
shumė bujq blenė traktorė dhe vėrtet qė pati njė bum ekonomik nė vitet 20.
Por gjithė ky prodhim, ngritja e ēmimeve, rėnia e
kėrkesės blerėse e shoqėruar me rėnie tė eksporteve bėnė qė prodhuesit tė mos
jenė nė gjendje tė rikthejnė huan dhe kėshtu filloi kolapsi ekonomik. Duhet
theksuar se nė Amerikė nė atė kohė egzistonte koncepti i laisser-faire qė do
tė thotė qė shteti nuk ndėrhynte nė ekonomi dhe e linte atė tė zhvillohej pa
ndėrhyrje nga ana e shtetit. Dalja nga kriza e viteve 30 u bė nė bazė tė asaj
qė njohet me emrin New Deal qė nė shqip do tė ishte marrveshja e re. Per te mos u hallakatur nė gjithė historine e kėsaj marrveshje
duhet thėnė se programi nė fjalė kishte si qėllim daljen nga kriza dhe
stabilitetin ekonomik. Ndėr tė tjera New Deal kishte qėllim
reformimin e sistemit bankar, krijimin e vendeve tė punės, strategji ekonomike
per industrinė, mbėshtetje pėr bujqėsinė etj etj. Fal
kėtij programi, Amerika mundi tė hyjė nė luftėn e Dytė botėrore si njė fuqi
ekonomike dhe tė dal fituese dhe tė bėhet ajo qė ne njohim sot, superfuqia e
vetme botėrore. Ndonėse, nė vitet 1930 Amerika ende
nuk njihej si fuqi ekonomike ose tė paktėn nuk ishte ajo ė ėshtė sot, ndikimi i
krizės amerikane qe nė shkallė botėrore. Pėr tė evituar kriza si ajo e
viteve 30 me nismėn e amerikanėve u krijuan institucione si banka
botėrore, Fondi Monetar Internacional etj etj.
Kriza e vitit 2008
Do tė duhen analiza tė
specializuara pėr tė shpjeguar me detaje krizėn e fundit nė ekonominė
amerikane. Sidoqoftė kriza, qė fillimisht u shfaq nė sektorin
imobilier (ndėrtimet, shit-blerjet e pronave tė patundshme) e ka bazėn nė
systemin finacier amerikan si dhe nė mėnyrėn e finacimit tė ekonomisė
amerikane. Ekonomia amerikane ėshtė ekonomia e vetme
qė si burim kryesor financimi ka bursėn. E pa
konsoliduar siē duhet, financimi bursier ka difektet e veta. E shkaktuar nė kulmin e fushatės presidenciale, kriza po
shfrytėzohet nga tė dyja partitė kryesore nė Amerikė pėr tė fituar kapital
politik. Bile edhe votimi kundėr nga ana e Kongresit amerikanė
shpjegohet me faktin qė njė pjesė e kongresit amerikanė do tė rinovohet nė
nėntor dhe kongresistėt mė shumė se pėr tė dal nga kriza mendojnė rizgjedhjen e
tyre.
Kriza amerikane jo vetėm amerikane
Falimentimi i njė
banke siē ishte rasti i Lehman Brother njė bank 158 vjeēare tė bėnė tė mendosh
se sistemi bankar nė Amerikė, ndonėse ka mundur tė krijoj e mbėshtes njė
ekonomi se ajo e Amerikės nuk ėshtė pa difekte. Falimentimi i
njė banke nuk ėshtė fundi i botės, mė e keqa ėshtė falimentimi i sistemit
bankar. Kėshtu nėse nė fillim tė krizės politikanėt amerikanė nuk donin
tė pėrziheshin nė ēėshtjet e bakave pėr tė respektuar njė parim tė ekonomisė sė
tregut sips sė cilit shteti nuk ndėrhynė nė ekonomi sidomos pėr tė shpėtuar
banka apo kompani, sė fundi duke parė se realiteti ishte edhe mė keq nga
ēdukej nė fillim, ata dolėn me njė plan pėr tė shpėtuar sistemin amerikanė
finaciar. Plani i shpėtimit pėrbėnė njė paketė prej 700 miliardė dollarėsh qė
do tė dalin nga xhepat e taksapaguesve amerikanė. Sigurisht qė plani nuk pėrmėnd
unanimitetin e tė gjithėve sidomos nga amerikanėt e thjesht qė mendojnė qė
qeveria dėshiron tė shpėtoj ata qė e ēuan ekonominė amerikane nė kėtė ditė. Nė vėshtrimin e parė, mund tė duket e drejtė sidomos nė kushtet kur
qeveria amerikane ndodhet e zhytur nė borxhe (deficiti i brendėshėm) por gjėrat
janė e dhe mė tė komplikuara. Nėse do tė lihet sistemi financiar nė
fatin e vetė, njė rėnie e sistemit do tė kompromentoj jo
vetėm brezin e sotėm por e dhe tė nesėrm nė Amerikė. Dhe e keqa ėshtė se njė
krizė nė Amerikė do tė thotė njė krizė ekomike nė nė shkallė botėrore. Dhe kjo
pėr shkak tė ndikimit direkt ose indirekt nė ekomisė ameikane mbi atė botėrore.
Nėse kriza e 1929 pati ndikim nė gjithė botėn, cila do tė shte fjala qė mund tė
shprehte lidhjen e ekonomisė botėrore me atė amerikane sot ?
Mjafton tė pėrmendim se pėr shkak tė globalizimit, shumė kompani kanė investuar
nė ekonominė amerikane, shumė individė kanė blerė nė bursė aksione tė kompanive
amerikane, shumė individė kanė depozuar kursimet e tyre nė devizė amerikane,
shumė vende llogarisin tė ardhura nga eksportet nė Shtete e Bashkuara. Kėshtu, Kanadaja 80 % tė ekporteve i realizon nė Shtetet e
Bashkuar. Ndonėse nė Kanada trumpetohet me tė madhe se
sistemi financiar ėshtė i ndryshėm nga ai nė Amerikė, tė gjithė luten qė kriza
amerikane tė marr fund sepse askush nuk mund ta parashikoj se ēmund tė ndodh
nėse kriza zgjat.