Njė mision i ri mashtrues nė horizont

 

Shkruan: Fatos Aliu

 

Projektet dhe skemat pėr mbikėqyrje ndėrkombėtare tė Kosovės nga misioni i BE nė qarkullim e sipėr tė Marti Ahtisarit (nga gazeta “Koha Ditore”, tė datės 7 dhe 10 dhjetor 2006), po paralajmėrojnė qartė vazhdimėsinė edhe mė tė sofistikuar tė sundimit neokolonialist tė Kosovės. Retorika qė vjen nga “dirigjentėt” e BE rreth statusit nė emėr tė gjoja “pavarėsisė dhe vetėvendosjes” (deklarimet e fundit tė Kėshillit Evropian i BE-sė), dhe kushtėzimet nga ana tjetėr, janė njė demagogji e njohur dhe e tejdukshme, pėr tė filluar njė lojė tė re mashtruese nė fazėn e “protektoratit” tė ardhshėm neokolonial tė Kosovės. Tashmė edhe nxėnėsit shkollorė nė Kosovė e kanė mėsuar se kur flitet pėr vetėvendosje, nėnkuptohet kombi, shteti dhe sovraniteti i njė populli, pa kushtėzime. Vetėvendosja pėrjashton tė drejtėn e kontrollit nga jashtė tė shtyllave tė shtetit dhe sovranitetit tė njė vendi. Nė Kosovė pėr shtatė vjet me radhė ėshtė sabotuar krijimi i kėtyre shtyllave, sepse ėshtė fjala pėr vetėvendosjen e shkelur tė kombit shqiptar dhe jo pėr vetėvendosjen e masave hibride a kopilash multietnikė tė njė vendi. Kosova tashmė ėshtė e shpėrbėrė nga politikat e decentralizimit dhe ekstraterritorialitetit tė kishave dhe manastireve, nė zonat e tė cilave janė vendosur fallangat agjenturore tė Serbisė (nėn mbrojtje ndėrkombėtare!). Ēėshtja ėshtė si tė dilet nga kjo gjendje fatale, si tė ribėhet Kosova, si tė ribėhet Shqipėria?!

Nuk mund tė ndėrtohen shtyllat e njė shteti duke paragjykuar e ndėrhyrė nė tė drejtėn e njė populli tė tėrė pėr vetėvendosje, duke zhvilluar procese politike nė bashkėpunim me armikun, me Serbinė kriminale, me struktura tė dėshmuara kollaboracioniste denbabaden e me klane tė korruptuara politike. Pasojat dhe qėllimet e eksperimenteve tė tilla i kemi tė njohura qė nga pėfundimi i luftės mė 1999 e kėtej. Si rezultat, sot kemi arritur shkallėn e varfėrimit tė skajshėm tė popullit dhe izolimin e substancės krijuese tė shtetit dhe zhvillimit ekonomik tė vendit. Pėrsėritja e kėtyre eksperimenteve ėshtė kulmi i poshtėrimit, ėshtė mohimi mė banal dhe tragjikomik i vetėvendosjes, i dinjitetit dhe sovranitetit tė njė vendi e populli.

 

Pse pra, bėhet kjo lojė pėrēmuese e tipit neofashist tė administrimit tė Kosovės?

Sė pari, kjo ėshtė lojė me Serbinė gjenocidale, pėr t’i kėnaqur orekset e saj ndaj tokave shqiptare, tė sforcuara me procesin e negociatave. Kėshtu, nė vend tė dėnimit, Serbia po shpėrblehet pėr krimet e bėra, si edhe nė tė kaluarėn, me konferencat e qarqeve kolonialiste tė Fuqive tė Mėdha, pas krimeve dhe spastrimeve etnike tė zhvilluara tė shqiptarėve dhe trevave shqiptare, si nė vitin 1877 e deri mė 1999. Kėto politika po vazhdojnė edhe sot, nga pasardhėsit e kėtyre qarqeve. Pse? Sepse, akoma nuk ėshtė ērrėnjosur politika antishqiptare e izolimit kundėr integrimit tė shqiptarėve si komb e shtet. Akoma nuk ka asnjė shenjė nga BE pėr pėrmirėsimin dhe rivendikimin e kėtyre pikėpamjeve dhe padrejtėsive. Pėrkundrazi, pėr ta arritur kulmin e turpit e tradhtisė, Kosova po shtyhet nė Serbi, e copėtuar, si edhe Lugina e Preshevės, me preferencat pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė, tė janarit 2007 (kėsaj radhe me miratimin kolaboracionist-pansllavist tė Grupit Negociator tė Kosovės, edhepse dihet mirė se kėto zgjedhje mbahen sipas kushtetutės serbe, e cila Kosovėn e pėrfshin si pjesė e territorit tė vet!

Nga ana tjetėr, shpiken kopalla pėr synime integruese tė Ballkanit, nė kohėn kur bėhet dezintegrimi i shqiptarėve! Ky dezintegrim rrjedh pikėrisht nga kushtėzimet qė i bėhen tėrėsisė etnike shqiptare. Dhe, pėr ironi, vetėm nė kėto hapėsira flitet pėr multietnicitet!!! Pra, ėshtė mė se e qartė se kėto kushtėzime anakronike vijnė nga qarqet e BE-sė, pėr ta vėnė Kosovėn nė kontroll tė njė misioni tė ardhshėm neokolonialist. Me kėto qėndrime e politika, BE-ja punon nė kundėrshtim, si me konventat ndėrkombėtare tė vetėvendosjes sė popujve tė kolonizuar, edhe me vullnetin e vet popujve tė Evropės pėr integrime tė mirėfillta demokratike me interesa shumėpalėshe tė zhvillimit e bashkėpunimit ekonomik, kulturor e edukativ. Prandaj, nuk ėshtė ēudi pse BE-ja, e ngritur nė pėrmasa tė njė Perandorie tė Re Autokratike nė Evropė, pa pėrgjegjėsi ndėrkombėtare, nuk e ka fituar legjitimitetin e shteteve evropiane, duke mbetur pa legjitimitet e kushtetutė tė miratuar tė popujve shumicė tė Evropės, pikėrisht pėr shkak tė kėtyre politikave anakronike neokolonialiste e monopoliste. Shtrohet pyetja: si do tė integrohemi ne nė BE, kur kėtė e refuzojnė vetė popujt e saj? Pėrderisa ne shqiptarėt jemi akoma tė copėtuar, si komb e si territor nėn sundimin e sistemeve e shteteve pushtuese nė rajon, duket qesharake e banale tė synosh “integrime” nė kohėn kur je vetė i dezintegruar e i coptuar? Si mund tė pranojmė misione e procese me tė cilat mundėsohet copėtimi dhe shkombtarizimi i kombit dhe atdheut tonė? Si mund t’i pranojmė kushtėzimet e kėtilla nga burokracia e vetėzgjedhur evropiane nė maje tė BE-sė, lojėrat e reja me piramida shkatrrimtare, si shumė tė tilla gjatė historisė, tė cilat kanė shkaktuar lufta nė pėrmasa botėrore?

Dijetarė tė ndėrgjegjshėm dhe tė shquar tė Evropės argumentojnė se BE-ja sot nuk ėshtė ajo Evropa e bashkuar e pritur dhe e shpresuar e popujve tė saj, pėr tė cilėn ėshtė folur e akoma flasin qarqet demagogjike dhe burokratėt e Evropės! Popujt e pėrparuar tė Evropės po i dėgjojnė dhe respektojnė thirrjet e forcave tė tyre dijes e tė vėrtetės. Popujt e vetėdijshėm tė Evropės nuk ia dhanė legjitimitetin oligarkisė dirigjuese dhe manipulatore tė BE, me tė cilin klanet e monopolit financiar do tė ndėrtonin piramidat e sė keqes nė kurrizin e tyre. Forcat e mirėfillta demokratike, intelektuale e patriotike tė Kosovės, dhe shqiptarėt anembanė trojeve, me asnjė ēmim nuk do tė duhej ta lejojnė njė mashtrim tė ri nė kurrizin e kombit shqiptar, duke u bėrė pre e qarqeve jo legjitime tė Evropės. Ēėshtja kombėtare kėrkon mobilizim mbarėkombėtar. Rol tė madh dhe detyrė historike ka shteti shqiptar, diplomacia e saj, aktualisht konformiste, hipokrite dhe hezituese, inferiore pėrballė ofanzivės sė politikave serbomėdha e megalogreke nė Ballkan. Shqipėria nuk guxon tė heshtė pėr tė drejtėn dhe detyrėn qė i pėrket tė pėrkujdeset pėr tokat e veta tė copėtuara, pėr identitetin e rrezikuar e tė copėzuar shqiptar, po duhet tė ngritė zėrin nė tė gjitha qendrat e vendosjes ndėrkombėtare me fuqinė dhe vendosmėrinė e tė drejtės objektive qė i takon. Askush nuk mund ta akuzojė pėr tė drejtėn e saj legjitime, ndėrsa ikja nga kjo e drejtė ėshtė rruga mė kapitulluese dhe poshtėruese e dėshtimit, si nė planin kombėtar edhe atė ndėrkombėtar, pėr shtetin shqiptar dhe ardhmėrinė e tij. Misioni i ardhshėm sipas projektit tė Ahtisarit, apo cilitdo projekt i kėsaj natyre, me tė cilin synohet rivėnia e njė kontrolli tė ri mbi Kosovėn nga jashtė, nga misioni i OKB nė mision tė BE, do tė paraqesė turpin dhe tragjedinė e Kosovės dhe popullit tė saj, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi, me pasoja tė rėnda si pėr kompaktėsinė territoriale, edhe pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Ky do tė ishte edhe kthim i shpinės pėr forcat demokratike e pėrparimtare tė botės, zhgėnjim i opinionit demokratik e pėrparimtar botėror. Pėr t’i arritur qėllimet integruese nė pėrputhje me vlerat demokratike, politikat duhet tė bazohen nė vullnetin e popullit dhe nė aspiratėn e tij tė drejtė e legjitime. Duke shkelur kėtė vullnet, nuk do tė ketė pėrparim, por rikthim nė kriza tė reja, politike, ekonomike e sociale, siē ka dėshmuar protektorati shtatėvjeēar i UNMIK-ut nė Kosovė. Vazhdimi apo pėrsėritja e politikave sipas projekteve tė paralajmėruara pėr mbikėqyrje tė Kosovės, do tė sjellė pakėnaqėsi dhe konflikte nė pėrmasa edhe mė tė gjėra se deri sot.

Urojmė qė forcat demokratike dhe pėrparimtare nė radhėt e Evropės tė triumfojnė ndaj qarqeve kolonialiste nė radhėt e saj.

Ne shqiptarėt, vetėm tė bashkuar si komb e si shtet, do tė kemi shans tė shprehim fuqinė e identitetit tė njė kombi dinjitoz e me perspektivė tė ndritshme para botės sė pėrparuar.