Integrimi evropian kalon nga bashkimi i
shqiptarėve
Shkruan: Koēo DANAJ
Fillimisht vetėm pėr kujtesė: Sipas
statistikave, nė Ballkan afėr 10 milion grekė, qė tė gjithė jetojnė nė njė
shtet qė quhet Greqi. Pėrsėri sipas statistikave, nė Ballkan afėr 8 milion
serbė, jetojnė nė njė shtet nė Serbi dhe tė tjerėt nė Bosnjė e nė Kosovė. Dhe
duke vazhduar me statistikat, rreth 8 milion shqiptarė qė jetojnė nė Ballkan
kanė kėtė shpėrndarje: 3.5 milion jetojnė nė njė shtet qė quhet Shqipėri, 2
milion jetojnė nė njė Protektorat qė quhet Kosovė, 100 mijė jetojnė nė njė
shtet tjetėr nė Serbi, 700 mijė jetojnė nė njė shtet tjetėr nė Maqedoni, 60
mijė jetojnė nė njė shtet tjetėr nė Mal tė Zi, afėr njė milion jetojnė nė Greqi
dhe afėr 500 mijė nė Itali.
Jo vetėm pėr kujtesė, por edhe analizė
Dhe pėr tu bėrė mė konkret, duhet thėnė se qytetarėt grekė punojnė pėr begatinė
e zhvillimin e Greqisė dhe tė vehtes sė tyre. Qytetarėt serbė nė shumicė
dėrrmuese punojnė pėr zhvillimin e Sėrbisė dhe tė vehtes sė tyre. Ndėrsa
shqiptarėt janė mė ndryshe; gjysma e tyre punon pėr Shqipėrinė dhe pėr vehten e
tyre, 2 milion qė jetojnė nė Kosovė punojnė pėr protektoratin e OKB, ata qė
janė brenda shtetit maqedon punojnė pėr zhvillimin e njė shteti tjetėr siē
ėshtė Maqedonia. Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės punojnė pėr zhvillimin e njė
shteti tjetėr siē ėshtė Serbia. (Trojet e mija, shteti i tjetrit). Pra kemi njė
thyerje, kemi tė bėjmė me njė paradoks unikal. Duke lėnė jashtė analizės atė qė
quhet emigracion ekonomik apo diasporė, kemi tė drejtė tė themi : Pėrse kjo
padrejtėsi ? Pėrse nga 8 milion shqiptarė, vetėm 3.5 punojnė pėr Shqiperinė,
ndėrsa tė tjerėt punojnė pėr OKB, pėr Serbinė, pėr Malin e Zi, pėr Maqedoninė ?
Pyetja ėshtė e drejtė, pėrgjigja ka qenė dhe mbetet e padrejtė.
Fuēi - baruti apo oaz mirėqenie
Ėshtė i njohur nga ata qė merren me ballkanistikėn nocioni politik Ballkani
fuēi baruti. Dhe nė qoftėse bėjmė njė analizė tė pjesshme tė shekullit qė sapo
shkoi dhe ngjarjeve tė tij, arrijmė nė konkluzionin se nocioni «Ballkani fuēi
baruti» ka lindur nga artificialiteti i shteteve qė janė fqinjė me Shqipėrinė.
Ai ka lindur nga paradoksi i shekullit tė 20-tė sipas tė cilit vetėm kombi
shqiptar ka fqinj vehten e tij. (Kosova ėshtė precedentė thonė shumė syresh.
Por harrojne se precedenti mė i madh i kėsaj bote ėshtė kombi shqiptar. Ėshtė i
vetmi komb qė ka fqinj vehten e tij. Gjejeni njė tjetėr tė tillė).
Kufijtė e Shqipėrisė me shtete tė tjera tė
Ballkanit nuk janė natyralė, janė artificialė. Ashtu si edhe teritoret e disa
shteteve fqinjė nuk janė plotėsisht natyralė, por kanė edhe artificialitet
brenda tyre. Dhe ky artificialitet shfaqet hapur kur disa nga kėto shtete kanė
territore dhe popull shqiptar brenda tyre. Shikoni se ēfarė ndodh: Maqedonia
zhvillohet me kontributin e maqedoneve, por edhe me mendjen dhe trojet e
shqiptarėve, siē ėshtė fusha e Pollogut. Greqia zhvillohet me kontributin e
grekėve, por edhe me pronat e shqiptarėve tė Ēamėrisė. Serbia zhvillohet me
kontributin e serbėve, por edhe me mendjen dhe trojet e shqiptarėve. Ky ėshtė
njė realitet, pse ta fshehim. Fshehja ėshtė mashtrim. Ky mashtrim zgjati afėr
njė shekull. Nuk mund tė zgjasė mė, sepse edhe atė e kanė kuptuar tė gjithė.
Qarjet nuk zgjidhin asgjė
Shqiptarėt kanė 95 vjet qė shkruajnė dhe flasin se shpallja e pavarsisė sė
Shqipėrisė Aktuale, ishte edhe tragjike, pasi la jashtė shtetit, gati gjysmėn e
hapsirave dhe popullit shqiptar. Qytetarė, shtetarė, gazetarė, historianė,
politikanė pėrgjatė kėtyre 95 vjetėve kanė pohuar pohimin e sipėrthėnė. Por
edhe politikanė, qeveritarė apo gazetarė tė huaj kanė qenė dakord me anėn
tragjike tė krijimit tė shtetit shqiptar. Pra kanė pranuar se veē
«haxhiqamilėve» shqiptarė qė ishin injorantė, kanė pasur edhe ata haxhiqamilėt
e tyre qė nuk ishin injorantė. Haxhiqamilizimi nuk barazohet vetėm me
injorancėn. (Nuk ėshtė haxhiqamilizėm tė kėrkosh vetėm «babėn», por ėshtė
haxhiqamilizėm edhe kur tė ndajnė nga Nėna dhe tė japin me zor Vojvodėn pėr
«Burrė»). Dhe duket se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė duke rregulluar gabimet e
saj. Kemi tė bėjmė me njė Drejtėsi tė Vonuar. Por duhet tė pohojmė se ajo
lypset tė mos jetė Drejtėsi e Cunguar. Dhe pėr tė mos qenė e tillė, politika
shqiptare duhet tė ndryshojė. Bashkėsia ndėrkombėtare, veēanėrisht SHBA kėrkon
partnerė. Politika shqiptare nuk duhet tė jetė pengesa krysore e kombit nga i
cili ka dalė. («Jo me Serbinė, por me Shqipėrinė» do tė shprehej europeisti i
madh shqiptar nga Gjilani, Ramiz Cėrnica nė Kuvendin e Prizrenit nė korrik tė
vitit 1945, Kuvend qė gjoja vendosi «bashkimin» e Kosovės me Jugosllavinė. «Tė
hapur ndaj Serbisė dhe Shqipėrisė» shprehen disa politikanė shqiptarė gjoja
globalistė dhe integristė nė Prishtinė. Domethėnė qė Shqipėria na qenka e
barabartė me Serbinė!! Po ata vetė ēfarė janė??! Dhe e thonė kėtė kur SHBA pret
qė tė thonė mė shumė, tė paktėn tė thonė atė qė thoshte Ramiz Cėrnica, ose atė
qė kishte tė shkruar nė betim luftėtari i UĒK-sė.) Artificializmi nė ndėrtimin
e shteteve ėshtė destabilizuesi mė i madh jo vetėm i atij shteti, por edhe i
gjithė rajonit. Ballkani ėshtė destabilizues sepse ėshtė rajon artificial. Dhe
synohet akoma nga disa shtete europiane tė mbahet i tillė, pėr ta pasur
Destabilizimin tė Kontrolluar. Janė vetėm SHBA qė fare hapur kėrkojnė natyralitetin
e tij. Dhe natyralitet do tė thotė qė shqiptarėt tė mos jenė gjysmake. Sa kohė
qė shqiptarėt do tė vazhdojnė tė jenė nė 5 shtete, aq kohė, Ballkani do tė jetė
fuēi - baruti. Sepse pėr aq kohė, shtylla kurrizore e rajonit do tė jetė «e
krisur» nė qendrėn e saj.(Osam, Dheka, 3.5 ėshtė njė
shtyllė kurrizore e krisur)
Vendi yt ėshtė Shqipėria
Njė pjesė politikanėsh shqiptarė, pėrpiqen ta fshehin ruajtjen e
artificialitetit rajonal me gjoja ekzistencėn e traditave, tė integrimit,
statukuosė etj. Sipas tyre, Maqedonia ėshtė edhe vendi i shqiptarėve pasi atje
ata kanė varret e tė parėve tė tyre. Nuk ėshtė as logjike etnike dhe as
historike, ėshtė thjesht propagandistike. Ėshtė pėr t“u shtirur. Ėshtė fshehja
e pafuqisė pėr tė bėrė mė shumė. Pse? Sepse varret nuk janė tregues se i kujt
ėshtė vendi. Turqia nuk ėshtė vendi i shqiptarėve megjithse nė Turqi me mijėra
shqiptarė kanė varret e tė parėve tė tyre. As Greqia nuk ėshtė vendi i
shqiptarėve meqė edhe nė Greqi me mijėra shqiptarė kanė varret e tė parėve tė
tyre. Republika e Maqedonisė ka brenda teritorit tė saj njė pjesė tė
konsiderueshme teritoresh qė nuk janė maqedonase por janė shqiptare. Ato janė
pjesė tė Shqipėrisė Natyrale, qė pėr njėmijė e njė arsye i janė shkėputur asaj.
(Atdheu i Mehmet Pashė Derallės nga Tetova ishte Shqipėria, ai ishte ministėr i
qeverisė sė parė tė Ismail Bej Vlorės. A ka sens qė gjoja nė emėr tė
globalizmit t“i thuash kujtimit tė atij apo stėrnipėrve tė tij se atdheu i
Derallės ėshtė Maqedonia ?) Lypset tė mėsohet nga kryeministri grek Karamanlis
qė nė mes tė Kėshillit tė Europės, deklaroi pėrpara Mitrevės se : «Unė
Konstantin Karamanlis jam maqedonas dhe bashkė me mua janė tė tillė edhe 2.5
milion grekė tė Maqedonisė sė Egjeut». Pra ai synoi t“u mohojė maqedonėve jo
vetėm emrin, por edhe kombėsinė dhe askush nuk i tha asgjė. Ndėrsa
interacionalistėt tanė kanė frikė tė kėrkojnė edhe emrin e tyre !!
Integrimi europian kalon nga bashkimi i shqiptarėve
Sa kohė qė shqiptarėt nė rajon do tė jenė nė gjendjen e sotme, aq kohė rajoni
do tė jetė i pastabilizuar. Por pėr kėtė pėrgjegjėsia nuk do tė jetė e tyre.
Ndėrsa Shqipėria do tė jetė e pazhvilluar dhe pėr kėtė pazhvillim tė saj,
lypset qė pėrgjegjėsia tė kėrkohet tek vehtja. Zhvillim do tė thotė bashkim.
Gjendja sotme me raportin 8 milion serbė nė njė shtet, 10 milion greke nė njė
shtet dhe vetėm 3.5 milion shqiptarė nė njė shtet, ka dhe do tė ketė
destabilizim, ka dhe do tė ketė moszhvillim tė shqiptarėve. Integrimi europian
kalon nga bashkimi. Askush nuk mund t“u thotė shqiptarėve pse kėrkojnė tė
drejtėn e tyre, pse kėrkojnė zhvillimin e tyre.