KOSOVA SOT!
Shkruan Faik Smajli
- Sot nė Kosovė, tė vrasėsh njė njeri dhe tė jesh vetėm pak i
zhdėrvjelltė shpėton pa therrė nė kėmbė dhe ke mundėsi tė fshihesh e t'i
kamuflosh gjurmėt dhe tė vazhdosh tė jesh i lirė sikur nuk ke bėrė asgjė! Poashtu,
edhe tė dhunosh, tė plaēkitėsh, tė kidnaposh dikend, tė vjedhėsh nė pikė tė
ditės, tė merresh me kontrabandė tė lloj-llojshme, tė duhet vetėm ndonjė ēorapė
e edhe pak (jo shumė) kujdes dhe ti ke mbaruar punė, ja ke arritė qėllimit pa
therrė nė kėmbė! Mjafton tė jesh pak mė i shpejtė se breshka. Kaq!
Se pėr delikte tjera mė tė vogla as tė mos flasim, ato nuk hyjnė nė asnjė kod
shtetėror apo shoqėror nė Kosovė. Me kėto delikte tjera duhesh tė merresh vetė , ėshtė puna
jote, problemi yt se si gjindesh e si merresh me to.
Po u bė e ta dha zoti qė tė pėshtjellesh apo tė pėshtjellėsh politikė, atėherė
ke bėrė namin, e jo pak, atėherė fėrkoj duart se tė ka ra shi nė kallamboq, veē
kuptohet, nė qoftė se ke arritė ta kesh ndonjė post, dihet pastaj, sa mė i
lartė posti aq mė i madh tė bėhet kallamboqi. Tė vinė burime tė ndryshme
financimi qė as vetė nuk e merr me mend apo nuk din mirė se nga tė vinė. Mjafton
ta kesh njė post qė tė jesh pjesė e saj pastaj tė tjerat vijnė vet. Edhe tė
jesh body-guard i tyre ėshtė sukses i madh, nuk ėshtė hiq keq. Ėshtė pak
punė me rrezik por, eiiiih, ia vlenė. Nuk ke nevojė tė kesh ndonjė
kualifikim adekuat pėr kėtė punė, mjafton tė jesh i madh me trup edhe pak i
mrrolur qė me ta shti frikėn kur ta shikosh ( politikanėt duhet ruajtur nga
populli apo jo)! Pra, vetėm tė jesh me ata tė lartit nė pushtet dhe
pėrfitimet mund tė jenė ah sa tė mira. Mė sė keqi ėshtė tė jesh popull , edhe
ate , nė qoftė se nuk ke ndonjė anėtar tė familjes nė pushtet apo sė paku
ndonjė mik tė familjes. Por mė e keqja e tė kėqijave ėshtė tė jesh i urtė, i
shkolluar dhe i ndershėm. Po tė jesh i tillė do tė thotė se do tė mbetesh
fukara, e tė jesh fukara do tė thotė je i parėndėsishėm, je kurkushi dhe nuk tė
mjaftojnė cilėsitė tjera qė mund t'i kesh sado tė larta qofshin ato. Cilėsitė
nuk vijnė nė shprehje, nuk janė sot nė modė!
Sot nė Kosovė gjithēka lejohet mė shumė se kudo tjetėr dhe ėshtė bėrė
normale jonormaliteti absurd. Ky absurditet nuk po i pengon shumė apo fare ata tė
lartit. Gjyqėsia me policinė servile, nė kėto raste janė tė dėshtuara dhe vetėm
heshtin! Vetėm njė gjė ėshtė e palejueshme e qė gjyqėsia me policinė e shumė tė
tjerė bėhen vigjilent, zgjohen si grejzit : TĖ KĖRKOSH VETĖVENDOSJE , DHE TĖ
KĖRKOSH LLOGARINĖ E VOTES TĖNDE! Kjo ėshtė e palejueshme ...dhe larg
qoftė, po gjuajte ngjyrė apo ndonjė guri edhe pa qėllim apo edhe nga revolta,
kjo ėshtė e patolerueshme, ėshtė " krim", sepse i then jo vetėm
gjamat e objekteve, por edhe subjektet me politiken e tyre si gjamat e brisht,
e kjo dihet se ėshtė e "keqe"! Pastaj policia tė ndjekė, vjen ta
pėrmbysė shtėpinė, tė kėrcėnon, tė gjen ku je e ku s'je.
Mos harroni or ju tė rebeluar! Me ujė, me zjarrė dhe me hyqymet nuk luhet,
thoshin pleqtė nė kohėn e Ali Bungut! Edhe tash, nuk ka shaka me UNMIK-un e me
Qeverinė. Ėshtė shtet ligjor ky, qė nuk lejon dhe nuk i shpėton asgjė pa
u ndėshkuar ( kur bėhet kundėr tyre).
Qeveria ka rregull ore, ani pse Kosova s“ka kushtetutė!? Pastaj kanė edhe tė
"drejtė"! Ata po punojnė ditė e natė pėr tė mirėn tuaj, nuk i zė
as gjumi qė t'ua sjellin gjithė tė mirat, ( mbase nuk po i shohim mirė sepse
po na ndalet shpesh elektriku - as pė kėtė nuk ėshtė faji i tyre apo jo), tė
gjitha ato pėr tė cilat keni nevojė ndėrsa ju, ua gjuani shtėpitė me ngjyrė.
Ata po ju gjuajnė me bukė ndėrsa ju me gurė! Ah sa i keq ky popull, ėshtė
djalli vetė!
Pastaj jeni tė lirė plotėsisht, mund tė qarkulloni lirshėm kudo nėpėr Kosovė
pėrveē nėpėr disa enklava serbe, por ju nuk keni nevojė tė kaloni andejpari, ju
mund tė lėvizni lirshėm nė pjesėt tjera, Kosova ėshtė e madhe!. E si do tė
duket Kosova nesėr e dinė ata tė lartit, ju nuk keni nevojė ta dini kėtė gjė.
Ju vetėm duhet tė keni besim dhe mos t'i pengoni nė kėtė punė . Ata nuk kanė
nevojė tė ju pyesin ju, i dinė tė gjitha pėr bukuri dhe pėr ketė tė jeni tė
bindur. Kosovėn do ta bėjnė shtet ( veē ėshtė mbetė tė merren vesh me
ndėrkombėtarėt, me kompromis, se cilat elemente nuk duhet t'i takojnė kėtij
shteti), sepse ata duan qė Kosova tė ketė status special qė s'e ka kush nė
botė, status qė shkėlqen!
Pa mė thuani , a ju kanė gėnjyer ndonjėherė deri mė sot? " JO"!
E pra, e shihni! E shihni qė nuk keni tė drejtė t'u bini mė kot nė qafė!
S'ka kuptim! Ju lutem...!
Ata gjithmonė ju kanė pyetur, gjithmonė kanė qenė tė preokupuar deri nė
maksimum pėr mirėqenien tuaj. Gjithmonė kanė qenė nė shėrbimin tuaj, dhe kėtė
shėrbim e kanė kryer me pėrgjegjėsinė mė tė madhe ani pse kanė hequr keq, kurrė
s'janė ankuar! Ata prap do tė ju pyesin edhe nė tė ardhmen e sidomos kur
tė vijė koha e votave(nė qoftė se do ta presin atė ditė), mos keni dert se nuk
ju harrojnė. Edhe po tė shtyhen zgjedhjet e reja pėr muaj me radhė prap se prap
nuk kanė ku tė shkojnė, do tė vijė ajo ditė gjithsesi. Pėrrallat i kanė gati
pėr ato pak ditė tė fushatave, do tė ju lėnė gojėhapur me pėrrallat e bukura. Dhe
ju "mos i pyesni" se ēka kanė bėrė deri tani pėr ju. Tė shkuara E tė
harruara. Nuk duhet shikuar mbrapa, por veē pėrpara, apo jo! Dhe posa tė
mbarojė dita e votimeve, ata do tė ju lėnė tė qetė, nuk do tė ju shqetėsojnė
mė, bile as qė do t'u bie mė ndėrmend pėr ju, i kanė punėt e tyre, do tė jenė
shumė tė zėnė.
Pastaj, tė gjitha ato pasuri qė i kanė bėrė, nuk i kanė bėrė nė kurrizin tuaj,
"JO", ruana zot! I kanė bėrė vet, "me djersė" e me punė qė
veē ata dinė tė ju tregojnė se sa kanė hequr!
Prandaj, "nuk keni tė drejtė" t'i akuzoni pėr asgjė e aq mė pak t'ua
gjuani institucionet me ngjyre, ani me ngjyrė tė kuqe!? Po tė ishte e bardhė
ajo ngjyrė prap e ka pasė njė derė, por ngjyrė e kuqe...! Edhe qė ta dini ju ,
ato institucione nuk janė tuajat, janė tė UNMIK-ut, tė Qeverisė, tė Grupit tė
Unitetit...! Ku keni tė drejtė ju t'i gjuani institucionet e tė tjerėve me
ngjyrė. Tė gjithė e pranojnė se edhe frustrimet janė veti njerėzore dhe
gjithmonė vijnė nė shprehje kur mllefi grumbullohet e zien pėrbrenda dhe nė njė
moment tė caktuar shpėrthen, lirohet dhe pėrplaset diku. Kur shuhen
pakėnaqėsitė, shuhet mllefi. Ah ky mllefi (qė po gjendet me bollėk), po na e
grinė shpirtin dhe sado qė po mundohemi, nuk po i kuptojmė ata qė po na thonė
se nuk ka arsye pėr mllefe, se qenkan shumė tė dėmshme pėr Kosovėn. Dhe e thonė
njerėzit qė nuk kanė arsye tė jenė tė pakėnaqur, e thonė njerėzit qė janė tė
kėnaqur! Nuk thonė kot: "I pasuri nuk ia beson tė varfrit", as,
"I liri robit".
A thua pakėnaqėsitė po u blekan nė treg? Sigurisht se po, pasi qė kurrsesi
"nuk gjenden" nė UNMIK,Qeveri dhe rreth tyre! Urdhėri ka dalė nga
lartė qė tė gjitha kėto tregje ilegale tė pakėnaqėsive, tė mbyllen dhe tė
gjithė ata qė merren me kėtė punė, tė ndėshkohen. Dikush paska shkuar edhe mė
larg duke kėrcėnuar seriozisht ekzistencėn e padronėve tė plotfuqishėm. Nuk
dihet se kush, por hetimet vazhdojnė. As kjo "nuk ėshtė trillim",
kurrsesi! Dhe shihni se
ku i ka vajtur mendja pleqnarit tė sotėm tė Kosovės:
Politika nuk do tė ishte politikė nė qoftė se nuk do t'i ndėrlikonte problemet
e thjeshta sipas qejfit tė vet! Problemi i Kosovės ėshtė shumė i thjeshtė dhe
do tė mund tė zgjidhej brenda ditės; Tė mbahej njė Referendum ku populli do tė
deklarohej se ēka dėshiron, dhe pėr kėtė do tė mjaftonin vetėm disa orė. Nuk do
tė kishim nevojė mė pėr ngjyra, pėr gurė e veprime tjera. Kaq!
Kėto disa orė, po na i bėjnė vite e vite tė tėra dhe kushedi edhe ēka do tė
detyrohemi tė ndėrmarrim qė ta zgjidhim kėtė problem "shumė tė
ndėrlikuar"!
Paradoks apo jo!!!
"Populli pa shtet jeton gjithė kohėn nė gjendje lufte", thotė Tomas
Hobs. Ndėrsa Gėte thotė: "Kush dėshiron tė mbrojė tė pavėrtetėn ka arsye
tė veprojė i qetė dhe me sjellje "njerėzore", por kush e di se e
vėrteta ėshtė nė anėn e tij, duhet tė veprojė ashpėr, pa miklime".