Rusia dhe roli i saj nė Ballkan

 

Shkruan Xhevat Bislimi

 

Rusia pjesė e problemit

   Mosmarrėveshjet, pėrplasjet dhe konfliktet midis popujve dhe shteteve nė anė tė ndryshme tė rruzullit tokėsor, sot pėrbėjnė kėrcėnim serioz pėr paqen, mirėkuptimin dhe stabilitetin nė botė. Kėrcėnim dhe rrezik tė pėrhershėm pėr paqen dhe sigurinė globale paraqet prodhimi dhe pėrhapja nė rritje e armėve bėrthamore. Shqetėsim dhe kėrcėnim tjetėr real pėr njeriun e shekullit XXI ėshtė bėrė edhe terrorizmi, qė ka marrė hov dhe pėrmasa tė panjohura mė parė. Shkaqet e kėsaj gjendjeje kėrcėnuese pėr paqen dhe sigurinė rajonale dhe globale duhet kėrkuar te dallimet e mėdha nė zhvillimin ekonomik e teknologjik, te shpėrndarja dhe shfrytėzimi i pasurive, te shtypja dhe mohimi i lirive dhe tė drejtave njerėzore, kombėtare, qytetare e demokratike tė popujve apo pjesėve tė kėtyre popujve, grupeve tė ndryshme shoqėrore, politike, kulturore, fetare, etj. Kjo gjendje ėshtė pasojė edhe e padrejtėsive tė mėdha historike. Janė tė shumtė faktorėt dhe aktorėt qė ndėrlikojnė dhe tensionojnė marrėdhėniet ekonomike, tregtare, financiare dhe politike midis Fuqive tė Mėdha, anėtare tė pėrherėshme tė Kėshillit tė Sigurimit, por edhe midis fuqive tė tjera qė nuk janė anėtare me tė drejtė vetoje nė kėtė Kėshill (Gjermania, Japonia, India, etj.)

   Njėri prej rajoneve tė trazuara dhe me njė cėshtje tė madhe tė pazgjidhur, qė kėrcėnon paqen dhe sigurinė evropiane, ėshtė edhe Ballkani. Copėtimi i Shqipėrisė dhe i popullit shqiptar nė vitin 1878 dhe nė vitin 1913 e ka shndėrruar rajonin nė fuqi baroti. Rol tė dorės sė parė nė copėtimin e Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar ka luajtur Rusia. Lufta e fundit Antipushtuese Clirimtare e UCK-sė dhe angazhimi i NATO-s nė kėtė Luftė e vėrtetojnė mė sė miri shkallėn e ndjeshmėrisė dhe tė rrezikshmėrisė sė kėsaj cėshtjeje qė kėrkon zgjidhje tė ngutshme. Kėshilli i Sigurimit, Grupi i Kontaktit dhe tė gjitha vendet qė aspirojnė paqen dhe sigurinė rajonale dhe globale duhet tė japin ndihmesėn e tyre pėr zgjidhjen e cėshtjes shqiptare nė Ballkan. Hallka kryesore e kėsaj cėshtjeje sot ėshtė Kosova. Rusia ėshtė njėra prej pesė fuqive botėrore qė kanė tė drejtėn e vetos nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Ky vend ka ndikim dhe gėzon autoritet tė vecantė nė Serbi, e cila, me politikat e saj shoviniste dhe ekspansioniste ishte dhe mbeti shkaktarja kryesore e luftėrave dhe gjakderdhjeve nė Ballkan.

   Gjatė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX Rusia ishte prodhuesja dhe shpėrndarsja kryesore e ideve pansllaviste, ishte nėna e kėtyre ideve. Pėrkrahja dhe ndihma e saj ishin vendimtare nė krijimin e Serbisė, Greqisė dhe tė Malit tė Zi. Ndihma qė u dha Rusia kėtyre popujve pėr t’u cliruar nga Turqia ishte e drejtė dhe e kuptueshme. Ajo qė nuk ishte e drejtė dhe qė ishte e rrezikshme pėr paqen dhe sigurinė e rajonit ishte pėrkrahja dhe ndihma e drepėrdrejtė ushtarake, politike, diplomatike dhe ekonomike, qė Rusia u dha kėtyre vendeve pėr pushtimin e tokave shqiptare dhe pėr spastrimin etnik tė shumė krahinave tė Shqipėrisė sė asaj kohe. Pėrpjekjet dhe luftėrat e shqiptarėve pėr clirimin e kėtyre tokave nuk rreshtėn asnjėherė. Por, ata qė kishin zaptuar tokat e tyre ishin shumėherė mė tė fuqishėm dhe pėrkraheshin nga miqtė e tyre tė mėdhenj si Rusia, Franca, etj. Rusia cariste kishte nėn sundimin e saj popuj dhe territore tė shumta. Edhe Bashkimi Sovjetik, megjithėse nė parim njihte tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje, mbeti njė “perandori” e pėrbėrė nga popujt dhe tokat e trashėguara nga perandoria e Carit! Rusia me politikat e saj ekonomike, ushtarake e strategjike nė Ballkan dhe nė shumė rajone tė botės u bė pjesė e pandashme e problemeve nė kėto rajone. Nyje e interesave tė saj nė Ballkan ishte Serbia, e cila gėzonte mbėshtetje tė parezervė nė shtypjen, pėrndjekjen dhe spastrimin etnik tė shqiptarėve dhe tė tokave tė tyre. Mirėpo, fundi i shek. XX ishte edhe fundi i “perandorisė” ruse…

 

Rusia pjesė e zgjidhjes sė problemeve  

“Katastrofa mė e madhe e shek. XX, sipas Kryetari rus, Vladimir Putin, ishte shpėrbėrja (shembja) e Bashkimit Sovjetik”. Kjo deklaratė e Putinit dėshmon mė sė miri nostalgjinė ruse pėr kohėt kur Rusia ishte “perandori”, superfuqi botėrore dhe pjesė e problemeve globale. Megjithatė, Bashkimi Sovjetik, i shtrėnguar nga kriza e gjithanshme ekonomike dhe nga tendencat tashmė tė pakontrolluara tė popujve pėr shkėputje nga kjo “perandori”, nisi tė bėhej pjesė e zgjidhjes sė problemeve. Pa dėshirėn e saj, Rusia pranoi tė drejtėn e Gjermanisė pėr t’u ribashkuar. Shembja e murit tė Berlinit hapi njė faqe tė re nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Blloku i vendeve tė Paktit tė Varshavės nuk ekzistonte mė. Rusia ua “njohu” tė drejtėn pėr vetėvendosje (shkėputje) njė varg republikash tė dikurshme sovjetike. Kjo ishte fitore e madhe e popujve tė pushtuar apo tė bashkuar me forcė me Rusinė (BRSS). Bashkėpunimi i Rusisė me superfuqinė e vetme botėrore, SHBA-nė, pėr zgjidhjen e krizave tė ndryshme nė botė duket se po merr udhė. Rusia si e zėnė nė faj dhe me shumė kujdes po bashkėpunon me SHBA-nė dhe antaret e tjera tė Grupit tė Kontaktit edhe pėr zgjidhjen e problemeve ballkanike, vecmas pėr zgjidhjen e cėshtjes shqiptare. Pranimi i saj nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė ishte edhe njė lėshim tjetėr qė SHBA-ja i bėri Rusisė pėr ta patur partnere nė zgjidhjen dhe administrimin e shumė krizave nė botė. Bashkėpunimi dhe mirėkuptimi i Rusisė me SHBA-nė dhe vendet e demokracive perėndimore ėshtė interes afatgjat i saj dhe ėshtė edhe nė interes tė shtensionimit dhe normalizimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Rusia, duke bashkėpunuar, sidomos me SHBA-nė, mund tė ndihmojė shumė edhe nė zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrėveshjeve nė Ballkan. Ndihma e saj ėshtė vendimtare pėr nxjerrjen e Serbisė nga ideologjitė obskurantiste dhe politikat nacionaliste, shoviniste e luftėnxitėse. Rusia duhet ta ndihmoj Serbinė qė tė kuptojė se njohja dhe respektimi i tė drejtės sė shhqiptarėve pėr tė jetuar tė lirė dhe tė pavarur nga fqinjėt e tyre ėshtė interes edhe i Serbisė. Rusia duhet ta ndihmojė Serbinė qė ajo tė kuptojė se kombi shqiptar nė Ballkan nuk ėshtė mė ai i para pesėdhjetė a njėqindė vjetėsh. Shqiptarėt sot janė faktor dhe aktor i pakapėrcyeshėm pėr rikonfigurimin e Ballkanit dhe pėr ruajtjen e paqesė, sigurisė dhe stabilitetit jo vetėm nė rajon, por edhe nė Evropė. Heqja dorė e shteteve tė Ballkanit nga tokat shqiptare dhe kthimi i tyre Shqipėrisė, ėshtė rruga qė garanton paqe, siguri dhe stabilitet afatgjat nė rajon e mė gjerė. Pėrpjekjet dhe angazhimi i kėtyre vendeve pėr t’i mbajtur me forcė dhe dhunė, me gjenocid dhe holokaust trojet shqiptare, sic ndodhi nė luftėn e fundit shqiptaro-serbe pėr Kosovėn, cojnė pashmangshėm nė konflikte dhe luftra tė reja, tė cilat mund t’i kushtojnė shumė edhe popullit shqiptar, por nga kėto luftra, qė nuk i dėshirojnė shqiptarėt, Serbia do tė dal edhe mė e humbur se nė luftėn e fundit. Nė kėtė cėshtje, Rusia, mund tė bėhet pjesė e zgjidhjes sė problemeve. Koha kur Rusia ishte pjesė e problemeve duhet tė shpallet e pėrfunduar. Ky ėshtė interes shtetėror dhe kombėtar edhe i vetė Rusisė, e cila, ka ende nevojė tė ndihmohet nga SHBA-ja pėr t’i kthyer krahėt kohės sė konfrontimeve dhe konflikteve. Kėrcėnimet e Rusisė pėr pėrdorimin e vetos nė Kėshillin e Sigurimit pėr cėshtjen e Kosovės janė taktika dhe politika tashmė tė vjetruara dhe kundėrproduktive. Procesi pėr zgjidhjen dhe pėrmbylljen e cėshtjes shqiptare me njė Shqipėri Natyrale mund tė pengohet, por nuk mund tė ndalet. Prandaj, Kosova dhe kombi shqiptar i bėjnė thirrje Rusisė qė tė vazhdojė bashkėpunimin me SHBA-nė dhe me demokracitė perėndimore edhe pėr zgjidhjen e drejtė tė cėshtjes sė Kosovės, e cila duhet tė shkėputet edhe “de jure” nga Serbia, dhe tė cėshtjes shqiptare nė Ballkan si kusht sine qua non pėr paqen, sigurinė dhe stabilitetin nė rajon dhe Evropė. Presim, me tė drejtė, qė nė mbledhjen e radhės tė Kėshillit tė Sigurimit, Rusia tė jetė pėrkrah SHBA-sė dhe aleatėve tė saj pėr cėshtjen e Kosovės. Kjo do tė ishte ndihma mė e madhe e Rusisė edhe pėr miken e saj Serbinė, kjo do tė ishte edhe shkėputje pėrfundimtare e Rusisė nga koha kur ajo ishte pjesė e problemeve nė Ballkan.