Kur festohet ėndėrra e Shqipėrise Natyrale !!

 

Shkruan:Koēo Danaj

 

 

Kanė mbetur edhe 4 deri nė 5 ditė pėr tė festuar 94 vjetorin e Pavarsisė sė Shqipėrisė. Po tė cilės Shqipėri ? Pyetja qė kėrkon pėrgjigje, hap edhe problemin qė kėrkon zgjidhje. Pėrse ? Po ja pėrse : Nė 28 nėntor 1912 nuk u shpall Pavarsia e Shqipėrisė qė jetojmė sot. Kjo ėshtė artificiale. Nė 28 Nėntor u shpall Pavarsia e Shqipėrisė Natyrale e cila pėrfshinte Shqipėrinė artificiale, Kosovėn dhe Luginėn e Preshevės, Pollogun dhe Malėsinė e Sharrit, Ulqinin dhe Malėsinė nė Veri dhe Ēamerinė nė jug. Pjesmarrja e pėrfaqėsuesve shqiptarė nga rajonet e mėsipėrme dhe ngarkimi i disa prej tyre me poste nė qeverinė e parė shqiptare ėshtė njė dėshmi.(Mehmet Pashė Dėrralla nga Tetova ka qėnė ministėr i parė i mbrojtjes. Ndėrsa pjesmarrja nė e Isa Boletinit nga Kosova apo Muharrem Rushitit nga Camėria ėshtė njė dėshmi tjetėr.

 

94 vjet ėndėrr

 

Ndėrkaq Konferenca e Londrės nė mesin e vitit 1913 vendosi ndryshe. Nė mėnyrė artificiale dhe me tė drejtėn e forcės, ajo me shtet shqiptar njohu Shqipėrinė aktuale qė jetojmė sot. Ndėrsa shqiptarėt e tjerė dhe tokat e tjera shqiptare i pėrdori ose pėr tė formuar shtete artificiale si Maqedonia dhe Mal i Zi ose pėr tė zgjeruar shtete tė tjera si Sėrbia dhe Greqia. Pėrgjatė afro njė shekulli shqiptarėt ne Shqiperi kanė festuar gjithmonė 28 nėntorin e vitit 1912 dhe jo datėn e shtetit shqiptar te njohur nga Konferenca e Londrės. E kanė bėrė kėtė gjė edhe nė monarki, edhe nė socializėm edhe tanin nė demokraci. Por ēfarė ka ndodhur nė realitet ? Kanė festuar dhe vazhdojnė tė festojnė njė ėndėrr, por jo njė realitet. 28 Nėntori 1912 ėshtė ėndėrra. Konferenca e Londrės ėshtė realiteti. Prandaj ėshtė i drejtė pohimi se shqiptarėt janė kombi qė mė shumė ka festuar dhe feston mitet se realitetet, mė shumė feston ėndėrrėn se sa realitetin.

 

Kohėt kanė ndryshuar

 

Por tashmė kohėt kanė ndryshuar. Bashkėsia ndėrkombėtare ka filluar tė rregullojė padrejtėsitė e sė kaluarės. (Qė tė mos thotė dikush se fajin mė tė madh e kanė shqiptarėt dhe politikanėt e tyre, po bie dakord qysh nė fillim me ata). Natyrisht qė ėshtė njė Drejtėsi e Vonuar. Ja pėr shėmbull: Bashkėsia i ktheu Malit tė Zi, pavarsinė qė ja rrėmbeu Konferenca e Versajės. Ėshtė njė Drejtesi e vonuar, por gjithsesi mė mirė vonė se kurrė. Tashmė kanė mbetur edhe shqiptarėt. (Po ēfarė kini ju, ja po ju japim pavarsinė e kushtėzuar tė Kosovės). Ashtu ėshtė. Por ka edhe njė sentencė tjetėr universale: Drejtėsi e vonuar nuk duhet tė jetė Drejtėsi e Cunguar. Ne vitin 1912, shqiptarėt shpallėn pavarsinė e Shqipėrisė Natyrale. Konferenca e Londrės i pjestoi pėr pesė dhe krijoi shtetin e Shqipėrisė Artificiale qė kemi sot.

 

A do tė flasė Presidenti pėr Shqipėrinė Natyrale

 

Jetojmė nė njė realitet tė ri. Brenda kėtij realiteti, pavarsia e Kosovės ėshtė pak, liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni, Mal tė Zi apo Serbi njohja e tė drejtave tė ēamėve nė Greqi janė pak. Kush ėshtė pjestuar pėr pesė, duhet tė shumėzohet me pesė. Kėshtu duhet tė ndodhė edhe me shqiptarėt. Shumėzimi i tyre me pesė do tė thotė Shqipėri Natyrale, do tė thotė paqe dhe stabilitet rajonal. Duke kėrkuar Shqipėrinė Natyrale si njė tė drejtė tė pamohueshme, shqiptarėt nuk janė kundėr as Serbisė natyrale, as Malit tė Zi natyral, as Maqedonisė natyrale as Greqise Natyrale. Realiteti i Shqipėrisė Natyrale do te thotė qetėsi dhe stabilitet nė Ballkan. Ndėrsa ėndėrra e Shqipėrisė Natyrale do tė thotė destabilitet.

Kanė mbetur edhe 4-5 ditė nga 28 Nėntori. A do ta thotė President Moisiu nė fjalimin e tij se kush ėshtė pjestuar pėr pesė, duhet tė shumėzohet me pesė?

Nuk i dihet. Eshtė koha qė edhe ai tė mendojė: Tė ngelet ne Protokoll apo tė tentojė tė futet nė Histori