Ēamėria moj Ēameri, na mbeti loti nė sy…

 

Mbresa nga veprimataria qė u organizua nė Nju Xhersi nga Shoqata Pėr tė Drejtat e Njeriut ”Ēamėria” nė ShBA

 

Nga Dalip Greca

 

Tragjedia e ēamėve, genocidi i bandave tė gjeneralit famkeq grek Zerva mbi popullsinė e pambrojtur, mbetet mė tragjikja nė Ballkan. E thotė kėnga ēame “Vaj e mall pėr Ēamėrinė”, e cila pėrcjell amanetin gjyshėrve pėr tė mos harruar vendlindjen: “Ēamėria moj Ēameri, na mbeti loti nė si…s’ka njė varr pėr tė qarė…” Ky varg u bė refreni i aktivitetit qė organizoi shoqata Ēamėria tė shtunėn nė Nju Xhersi.

 

Tragjedia ēame ndau tė gjallėt e tė vdekurit. Siē ka shkruar studjusja angleze, Miranada Vickers, kjo masakėr e egėr ndaj shqiptarėve muslimanė u bė nga ushtarėt grekė qė nuk bėnin mė pjesė nė formacionet ushtarake. Me 27 qershor 1944, nė zonėn e Paramithisė, ku forcat e Ligės Republikane Greke (EDES) tė gjeneralit Zervas hynė nė qytet dhe vranė rreth 600 shqiptarė muslimanė, burra, gra dhe fėmijė - shumė prej tė cilėve u pėrdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dėshmitarėve okularė, tė nesėrmen, njė batalion i EDES hyri nė Parga, ku u vranė 52 shqiptarė tė tjerė. Me 23 shtator 1944 u plaēkit qyteti Spatar dhe u vranė 157 vetė. Gra tė reja dhe vajza u pėrdhunuan dhe ata burra qė mbetėn gjallė u grumbulluan dhe u dėrguan nė ishujt e Egjeut.

 

Nė bazė tė statistikave qė jep Shoqata Ēamėria, gjatė goditjeve qė janė bėrė nė vitet 1944-1945, nė fshatrat ēame janė vrarė gjithsej 2771 civilė shqiptarė : Nė Filat dhe rrethinat 1286, nė Igumenicė dhe rrethinat 192, nė Paramithia dhe rrethinat 673 dhe nė Parga 620. Janė plaēkitur dhe djegur 5800 shtėpi nė 68 fshatra. Shifrat paraqesin vetėm njė pjesė tė tragjedisė.

Parlamenti shqiptar ka pėrcaktuar datėn 27 qershor si dita e pėrkujtimit tė viktimave tė tragjedisė ēame. Nė pėrkujtim tė kėsaj dite, ēdo vit shqiptarėt ēamė shkojnė nė Qafėn-Botė, ku ėshtė ndėrtuar njė memorial qė pėrkujton viktimat dhe vendosin lule nė shenjė nderimi.

 

Edhe ēamėt qė jetojnė nė ShBA e pėrkujtojnė kėtė ditė  me veprimtari tė shumta. Kėtė fundjavė Shoqata Pėr Tė Drejtata e Njeriut ”Ēamėria” organizoi aktivitetin pėrkujtimor sė bashku me degėn e Nju Xhersi-t, ku morėn pjesė zv/ ambasadori i Shqipėrisė nė Uashington Kreshnik Ēollaku sė bashku me sekretarin e parė tė ambasadės Dritan Mishto si edhe njė sėrė shoqatash tė komunitetit si Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, qė u pėrfaqėsua me kryetarin ekzekutin Avni Mustafaj, Federata “Vatra” me nėnkryetarin dr. Gjon Buēaj, Lidhja Demokratike e Dradanisė me kryetar Agim Rexhaj, Partia Lėvizja e Legalitetit me kryetarin Hakik Mena etj.

 

Aktiviteti u organizua nė Royal Manor Palace nė Garfield, NJ. Takimin e ka drejtuar sekretarja e shoqatės Laura Selmani dhe Endri Merxhushi. Pas Hymnit Kombėtar, ėshtė mbajtur njė minutė heshtje pėr viktimat e tragjedisė Ēame.

 

Hoxha i Xhamisė sė Nju Xhersit, Rifat Halili,  ėshtė lutur pėr shpirtrat e tė masakruarėve tė tragjedisė dhe ka bėrė apel pėr kthimin e  ēamėve tek varret e tė parėve.

 

Kryetari i Shoqatės Pėr tė Drejtat e Njeriut ”Ēamėria”, Ahmet Xhiafo, ka mbajtur fjalėn e rastit, ku ka pėrkujtuar edhe njė herė tragjedinė qė ndodhi nė Ēamėri, ku popullsia e pafajshme ēame iu nėnshtrua njė genocidi tė paparė. Z. Xhiafo, ashtu si edhe nė deklaratėn  e lėshuar me 27 qershor, i bėri apel qeverisė greke qė tė njohė realitetin dhe tė kontribuojė pėr njohjen e tė drejtave tė popullsisė ēame. Apeli i tij qe i drejtėpėrdrejtė: ”Nė kėtė ditė tė dhimbshme tė Pėrkujtimit tė Gjenocidit Ēam, ne i bėjmė thirrje qeverisė sė Z. Karamanlis qė tė heqė dorė pa humbur kohė nga qėndrimi intransigjent e mohues dhe tė njohė e mbrojė tė drejtat e njeriut tė pakicės ēame, pėrfshirė kthimin nė vatrat e tyre stėrgjyshore.I bėjmė gjithashtu thirrje qeverive tė SHBA, Britanisė sė Madhe, Rusisė, si dhe Komisionit Evropian, OSBE-sė, Kėshillit tė Evropės qė nė kuadrin e angazhimit  tė tyre ndaj kauzės sė tė drejtave tė njeriut dhe tė pakicave, tė ushtrojnė ndikim pranė qeverisė greke me qėllim zgjidhjen e shpejtė e tė plotė tė ēėshtjes sė tė drejtave tė njeriut tė minoritetit ēam tė Epirit dhe Thesprotisė.”, ka apeluar z. Xhiafo.

 

Zv/ ambasadori shqiptar, z. Kreshnik Ēollaku ka pėrshėndetur organizatorėt dhe ka folur pėr ditėn pėrkujtimore, e cila ėshtė futur nė memorien e historisė dhe Parlamenti Shqiptar e ka pėrcaktuar si Dita e Pėrkujtimit tė viktimave Ēame. Nė fjalėn e tij diplomati Ēollaku ka theksuar:” Sot jemi mbledhur pėr tė pėrkujtuar njė nga ato ngjarje tė hidhura e tė dhimbshme qė gjatė shekullit qė shkoi kanė goditur kombin shqiptar.

 

Tė tilla goditje, pavarėsisht se janė shkaktuar nė vende tė ndryshme, nė kohė tė ndryshme e nga autorė tė ndryshėm, ato kanė tė pėrbashkėt motivin, i cili ka qenė i njėjtė dhe njėlloj i padrejtė ; motivi ka qenė vetėm se shqiptarėt nuk kanė pranuar tė humbin gjakun, gjuhėn, identitetin e vlerat e tyre kombėtare e qytetėruese. Genocidi antiēam ėshtė pjesė e padrejtėsisė historike me tė cilėn fataliteti goditi kombin shqiptar gjatė 100 vjeēarit qė lamė pas…”

 

Pėr diplomatin Ēollaku ora e historisė po troket pėr shqiptarėt.Sot duket se plagėt shekullore po shėrohen e ėndėrrat po behen realitet. Kosova ėshtė e pavarur dhe  Shqipėria ka marrė ftesėn pėr tė qenė anėtare e aleances mė tė madhe demokratike, politike e ushtarake tė kohės,NATO. Edhe ēėshtja e komunitetit ēam ka mė shumė mundėsi e siguri tė zgjidhet nė njė rajon tė integruar nė njė rajon pjesė e strukturave euro-atlantike.

 

 Dr. Gjon Buēaj, zv/kryetari i Vatrės ka pėrshėndetur pjesmarrėsit nė emėr tė kryetarit Agim Karagjozi dhe tė gjithė vatranėve. Ai tha se nė kėtė ditė tė gjithė ndjehemi ēamė dhe tė tillė do tė jemi derisa tė plotėsohet amaneti i martirėve tė masakruar. Buēaj theksoi faktin se Vatra ndjehej e obliguar qė tė mbėshtesė kėrkesat e popullsisė ēame, mbi tė cilėn ėshtė ushtruar genocid, janė marrė jetė njerėzore, mbahen peng pronat, deri dhe varret e tė parėve.

 

Mė pas nga Ilir Ademi u lexua njė pėrshėndetje-kumtesė e prof. Sami Repishti,i cili solidarizohej me kėrkesat e Shoqatės dhe pėrshkruante genocidin e  pashembullt tė Greqisė mbi popullsinė e pafajshme.

 

Kryetari i Partisė Lidhja Demokratike e Dardanisė, z. Agim Rexha, pėrshėndeti organizatorėt e aktivitetit dhe u solidarizua me platformėn e shoqatės Ēamėria pėr tė drejtat e mohuara.

 

Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Hakik Mena, pasi pėrshėndeti organizatorėt dhe mbėshteti kėrkesat e drejta tė Shoqatės, kritikoi ashshpėr qeveritė shqiptare tė tė gjitha krahėve, tė cilat nuk kanė bėrė as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė institucionalizuar nė rrugė zyrtare tė drejtat e ēamėve. Ai i cilėsoi servilė qeveritarėt e Tiranės qė vihen para presionit tė Athinės pėr kėrkesat e egzagjeruara pėr minoritarėt grekė, tė cilėt i kanė me shumicė tė drejtat, ndėrkohė qė shqiptarėve ēamė u mohohet e drejta pėr t’u kthyer nė shtėpitė e tyre, e drejta pėr tė vendosur njė tufė lule mbi varret e tė dashurve, pa llogaritur mbajtjen peng tė pronave dhe tė shtėpive, nga tė cilat fashistėt grekė tė udhėhqur nga kryenazisti Zerva, i nxori me dhunė, vrau e theri sa deshi, ndėrsa atyre qė mbetėn gjallė u dha rrugėt drejt Shqipėrisė.

 

Elmira Muja pėrshėndeti nė emėr tė Shoqatės sė grave Shqiptaro-Amerikane ”Motrat Qiriazi”.

  I gjithė programi, qė ishte i ngarkuar me shumė emocione, u shoqėrua nga njė shfaqje profesionistėsh nga grupi i Valleve”Bashkimi” tė udhėhequr nga koreografi Bashkim Braho.

 

Aktori Xhevat Limani interpretoi poezi per ēamėrinė tė poetit disident Bilal Xhaferri.Nė fund u shfaqėn pjesė nga dokumentari “Ēamėria 64 vjet pas genocidit tė 1944”

 

***

 

Mjeshtri Bashkim Braho vargjet pikėlluese tė kėngės “Vaj e mall pėr Ēamėrinė” i ka koreografuar dhe i biri, Donaldi, nė krye tė Asamblit “Bashkimi”, e bėri qė tė dridhej salla e Royal Manor Palace, nė Nju Xhersi, ndėrkohė qė ne qė i ndiqnim lėvizjet drtithėruese tė vajzave dhe djemve, mbanim zemrėn dhe fshihnim sytė e lotuar. Vallja tė rrėqeth, e ta dridh shtatin:” Ēamėri na mori malli…Neve u ndamė nga halli…”

 

Zėri i kėngėtarėve qė vjen nga DJ tė pikėllon, ndėrsa lėvizjet e valltarėve ta figurojnė tragjedinė para syshė. Vajzat kėrcejnė nėn mesazhin e vargjeve:

 

Gjyshi mė kish thėnė

Se kur jemi ndarė

Atje ke vėllanė qė kurrė s’e ke parė…

 

…Drama bėhet drithėruese…Vajzat  e asmablit, si shtojzovalle, rrotullohen sipas ritmit, ndėrkohė qė djemtė, me lėvizjet dinamike dhe rrotullimin nė erė tė fustanellave, krijojnė njė realitet mitik, ku dhimbja dhe malli shkrihen sė toku.

 

Nju Xhersi, 28 qershor 2008(Botoi Illyria)