Kritikė pėr shefin e OSBE-sė nė Kosovė, zotin Verner
Vnent
Gjuha shqipe dhe shqiptarėt
edhe sot janė tė diskriminuar nė Kosovė zoti Vnent
Shkruan:
Xhevat Bislimi-deputet nė Kuvendin e Kosovės
Askush nė Kosovė nuk
besoj tė jetė i habitur me kritikat qė OSBE-ja i bėnė nė adresė tė popullit
shqiptar nė Kosovė, ose "komunitetit shumicė", sic thotė zoti Verner
Vnent. Nuk ishte nevoja qė UNMIK-u dhe OSBE-ja tė qėndronin shtatė vite nė
Kosovė pėr ti kuptuar qėllimet e "misionit" tė tyre
Sipas tė gjitha
gjasave largimi tepėr i vonuar i UNMIK-ut do tė bėhet sė shpejti, por OSBE-ja
dhe misioni evropian, qė po pėrgatitet tė vijė pas statusit nė Kosovė, sic
deklaroi z. Henri Magofnen (drejtor i degės pėr tė drejtat e njeriut nė OSBE),
vec tjerash, do tua mėsojnė edhe serbishten shqiptarėve!!
Mediat e shkruara dhe
ato elektronike nė Kosovė bėnė tė ditur se zoti Verner Vnent, shef i OSBE-sė nė
Kosovė, ėshtė i pakėnaqur me pėrdorimin e gjuhės serbe nga komunat
"kosovare"! Tė paktėn nė shtyp dhe nė mediat elektronike nuk lexova
as dėgjova qė zoti Verner Vnent tė ketė kritikuar pakicėn serbe pse nuk pėrdor
dhe as respekton gjuhėn e atyre qė pėrbėjnė shumicėn absolute nė Kosovė! Nė
asnjė shkollė, ambulancė, komunė a institucion tjetėr publik, tė
"kontrolluar" (me ndihmėn e UNMIK-ut dhe tė OSBE-sė) nga pakica
serbe, nuk ka asnjė shkronjė a mbishkrim nė gjuhėn shqipe!! Me sa duket zoti
Vnent njeh vetėm serbishten!!
Pėrpjekjet e OSBE-sė,
tė UNMIK-ut dhe tė disa qarqeve tė tjera ndėrkombėtare pėr tė ruajtur me cdo
kusht statusin e tė priveligjuarit pėr pakicėn serbe, nga njėra anė, dhe
diskriminimin e shumicės absolute, nga ana tjetėr, nuk janė shenja tė mira pėr
ruajtjen e paqesė, tė sigurisė dhe demokracisė nė Kosovė. Qėllimet, tashmė tė
tejdukshme, tė UNMIK-ut dhe tė OSBE-sė pėr ta barazuar popullin shqiptar, qė
pėrbėnė shumicėn absolute (90 %) tė qytetarėve tė Kosovės me pakicat janė tepėr
tė dėmshme dhe me rreziqe tė mėdha. Kosova, zoti Vnent, historikisht ka qenė
tokė shqiptare, pjesė e pandashme e Shqipėrisė Natyrale. Shtrirja e saj ka qenė
thellė nė territorin qė sot ėshtė nėn juridiksionin e Serbisė. Shumė krahina,
fshatra e qytete, qė shkonin deri nė Nish u spastruan me zjarr e hekur dhe u
serbizuan. Beogradi, zoti Vnent, nuk ishte qytet serb deri nė vitin 1806, kur u
pushtua nga forcat serbe. As kishat ordodokse, qė
sot ju i quani serbe dhe i rrethoni me "zona speciale" nuk ishin
serbe, zoti Vnent. Lufta Antipushtuese Clirimtare e UCK-sė, qė ju e quani
"konflikt", u bė pikėrisht pse nė Kosovė, nėpėrmjet Serbisė, ligjin e
bėnte pakica serbe, e cila ishte vėnė tėrėsisht nė shėrbim (sic ėshtė edhe sot)
tė politikave tė Beogradit, qė synonte shfarosjen totale tė shqiptarėve
autokton! Pra, Kosova (kjo qė ka mbetur) nuk ishte kurrė tokė serbe, por e
pushtuar nga Serbia.
Asnjė shqiptar nė Kosovė dhe as jashtė saj nuk ia mohon tė drejtat pakicės
serbe. Madje do ti jepte mė shumė se nė cdo vend tjetėr tė botės. Por, zoti
Vnent, asnjė shqiptar nė Kosovė dhe as jashtė saj, nuk do tė pranonte
diskriminimin, injorimin, shkeljen dhe pėrbuzjen e kombit, gjuhės, trashėgimisė
kulturore dhe historike, etj., tė tij pėr "llogari" tė Serbisė. Nuk
Pa shikojeni zoti Vnent, cfarė tė drejtash kanė shqiptarėt, qė jetojnė nė
tokat e tyre nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, nė Mal tė Zi e Greqi dhe sa
mund ti mbrojė dhe ndihmojė ata shteti shqiptar? Nė sytė e juaj dhe tė tė
gjithėve edhe sot nė kėto troje shqiptare po vazhdon spastrimi
"paqėsor" etnik. Apo nuk janė njerėz edhe ata? Pa shikoni, zotėri i
nderuar, cilat janė tė drejtat e shqiptarėve nė "Maqedoni",
megjithėse janė autokton dhe pėrbėjnė mbi 30 % tė qytetarėve tė atij vendi, qė
e bėtė shtet nė tokat shqiptare?
Njiheni dhe respektojeni gjuhėn mė tė vjetėr nė Evropė dhe botė, zoti
Vnent
Mos harroni, zoti Vnent, se edhe fjala ADAM shpjegohet vetėm nė gjuhėn
shqipe me fjalėt, ATĖ dhe ĖMĖ
Mė shumė respekt pėr kėtė gjuhė, mė shumė
pėrkushtim pėr liritė dhe tė drejtat e popujve tė pushtuar, tė shtypur dhe
viktimizuar gjatė shekujve