Sfidat
e shtetit dhe sovranitetit
Shkruan Fatos Aliu
Sakrificat e popullit shqiptar ndėr shekuj, nė veēanti nė luftėn e
fundshekullit XX, tė zhvilluar me Serbi, nuk lejojnė qė tė shkelet e drejta e
kombit shqiptar pėr vetėvendosje dhe shtet sovran. Kėto parime qėndrojnė mbi tė
gjitha, pėr tė cilat populli shqiptar i ka rezistuar tė gjithė agresorėve dhe
pushtuesve, qė shkelėn mbi trojet stėrgjyshore tė etnikumit tė lashtė
pellazgo-ilir. Kombi shqiptar i dha botės njerėz tė mėdhenj, perandorė e
dijetarė, gjeneralė tė shquar e artistė tė famshėm, krijoi e zhvilloi
perandori, si ajo romake, bizantine e osmane, ndėrsa mė nė fund mbeti pa u
shpėrblyer gjatė historisė pėr tė pasur shtetin e vet, si tė gjitha kombet e
tjera tė Evropės e Ballkanit. Gadishullin Ilirik e vėrshuan barbarė, avarė e
sllavė, e copėtuan nė shtete tė reja hibride-artificiale, qė kurrė nuk kanė
sjellė stabilitet, por vetėm lufta dhe krime. Kėto pushtime i sollėn tragjedi
tė mėdha kombit shqiptar, e pėrēanė dhe i lanė pas vetes shkatėrrime dhe dėme,
si fizike edhe shpirtėrore, mbollėn farėn e djallit tė veshur me petkun e fesė
kundėr gjuhės shqipe, por nuk e mposhtėn kurrė aspiratėn e tij tė pashuar pėr
liri dhe shtet sovran. Populli shqiptar, me gjuhėn dhe etnitetin e ruajtur, po
i vuan edhe sot pasojat e njė rezistence vigane kundėr agresorėve tė ndryshėm
qė mbollėn farėn e pėrēarjes, tė asimilimit dhe shkatėrrimit, sa nga armiqtė,
edhe nga faqezinjtė e vet tė shitur, qė nuk e ēmojė, por e pėrbuzin, e shkelin
dhe keqpėrdorin paturpėsisht gjuhėn, gjakun dhe identitetin e shenjtė tė
paraardhėsve pellazgo-ilirė. Por, dinakėrive, mistifikimeve dhe falsifikimeve
pansllave e greke po u del boja, sepse nuk do tė mund t'u pėrballojnė zbulimeve
tė sė vėrtetės historike e kulturore tė shkencave linguistike e etnologjike,
shkrimeve tė vjetra dhe argumenteve arkeologjike tė kohės sė re. Koha po punon
me tė shpejtė pėr tė vėrtetėn dhe shqiptarėt, si etnikumi mė i lashtė dhe
origjinal i Gadishullit Ilirik. Ajo qė duhet tė bėjnė sot shqiptarėt e vėrtetė,
ėshtė tė hedhin e zhvillojnė farėn kombėtare tė gjuhės e fisnikėrisė sė
identitetit e bashkimit kombėtar, duke dhėnė prova tė reja pėr ndėrmarrje tė
reja fisnike nė planin kombėtar e ndėrkombėtar. Bastardėve, lakejve dhe tradhėtarėve
do t'ju ējerrim maskat, si edhe tė gjitha fallangave tė zeza qė mbjellin farėn
e sė keqes nė trevat tona, qė thirren nė emėr tė pėrparimit, demokracisė apo
fesė. Zoti i krijoi kombet para fesė, dhe pa komb nuk ka as fe, as besim nė
Zot.
Pėr shtatė vjetėt e kaluar nėn sundimin e UNMIK-ut, populli shqiptar i
Kosovės, i tė gjitha trevave me shumicė shqiptare, ka pėrjetuar njė presion dhe
pėrbuzje tė pashembullt nė fillim tė shekulli XXI. Shtatė vjet sikur po
llogariten tė pamjaftueshėm pėr tė bėrė eksperimente me Kosovėn, duke rekrutuar
shėrbėtorė pėr ta fuqizuar insfrastrukturėn neokolonialiste nė Kosovė. Sipas
rrjedhave aktuale nė Kosovė, parashikohet vendosja e njė Misioni tė ri
kolonialist, sipas propozimit tė ardhshėm nga Marti Ahtisari. Kėsaj gjendje i
ka kontribuar me tė madhe klasa politike e Kosovės, me qėndrimet e saj
komprometuese, apatike dhe pėrkushtimin e paturp dhe egoist pėr interesa
partiake e pėrfitime nė kurriz tė varfėrimit tė popullit tė vet, nė periudhėn
mė vendimtare e madhore tė shtetformimit. Kulmin e ka arritur Grupi Negociator
i Unitetit me pazarllėqe tė tokave dhe kulturės sonė me Serbinė, pėrmes
decentralizimit dhe heqjes dorė nga trashėgimia kulturore historike e Kosovės
nė favor tė politikės ekspansioniste tė Serbisė sė krijuar shekuj pas lindjes
sė krishterimit nė trevat shqiptare tė etnikumit ilir dhe ngritjes sė kishave
tė vjetra ortodokse nė trevat iliro-shqiptare. Nuk do koment qė ky proces i
turpshėm po ndodh sipas rregulloreve kolonialiste tė UNMIK-ut nė pajtim me
ligjet e Serbisė (pėr ironi, ato tė periudhės sė Millosheviqit!).
Pėr shtatė vjet nė Kosovė ėshtė zhvilluar korrupsioni, krimi dhe
shkatėrrimi ekonomik, social, shėndetėsor, arsimor e kulturor. A duhet tė
konkludojmė se ishin kėto prioritetet e misionit ndėrkombėtar nė Kosovė, i cili
vendosi "protektoratin" dhe morri kontrollin pėr tė administruar me
Kosovėn?
Tani synohet njė lojė tė re me ndėrrim protektorati, me kushtėzime tė reja.
Loja me negociatat Kosovė-Serbi ka mjaftuar pėr ta pėrgatitur terrenin e njė
imponimi tė statusit tė ri kalimtar. Apo nuk jemi bindur akoma me qėllimet dhe
shterpėsinė e tyre, me iluzionet e pavarėsisė?! Me kalimin nga njė mision nė
tjetėr, Kosova automatikisht kalon nėpėr fazėn e re tė kushtėzimeve. Me
institucionet e kushtėzuara nga jashtė, Kosova nuk mund tė jetė e pavarur, por
do tė vazhdojė tė pėrpėlitet nė golgotėn e pasigurisė pėr tė ardhmėrinė e vet,
nėn kontroll tė misionit tė ri ndėrkombėtar, me shtylla tė rinovuara
kolonialiste dhe nė raporte tė reja tė pranisė-ndikimit tė Beogradit nė Kosovė,
nė zonat me shumicė serbe, tė krijuara sipas rezultatit tashmė tė arritur tė
negociatave nė pajtim me rezolutėn 1244 dhe politikat multietnike nė kurriz tė
Kosovės me mbi 90% me popullatė shqiptare.
Kujt i shėrben njė "pavarėsi" e kėtillė?
Forcat demokratike dhe pėrparimtare tė botės, nė fazėn e kėtij kalimi tė
rrezikshėm pėr kombin shqiptar dhe stabilitetin nė rajon, do tė ngrehin zėrin
nė mbrojtje tė drejtės sė shkelur tė shqiptarėve pėr vetėvendosje, pavarėsi e
sovranitet tė plotė, nė mbrojtje tė vlerave humane e demokratike, pėr tė
pėrfunduar me nėpėrkėmbjet nga misione qė po i shkelin Aktet dhe Konventat
Ndėrkombėtare pėr vetėvendosje dhe dekolonizim, tė dalė e nė emėr tė vetė
OKB-sė, tė ratifikuara nga vetė Asambleja e Kombeve tė Bashkuara.
Pse duhet tė vlejnė koncepcionet multietnike vetėm pėr Kosovėn me shumicė
mbi 90% shqiptare, me tė cilat i shkelet vetėvendosja kombit shqiptar.
Shqiptarėt luftuan nė krah me Aleancėn e Atlantikut qė nė Luftėn e II Botėrore Antifashiste,
kur me gjak u vunė themelet e vetėvendosjes sė popujve dhe kombeve? Ky vullnet
ka qenė i konfirmuar edhe me Rezolutėn e Mbledhjes sė Bujanit tė janarit 1944,
pėr vetėvendosje dhe bashkim me Shqipėrinė Londineze, pėr Shqipėri Natyrale, si
garanci ekuilibri, stabiliteti e paqe nė Ballkan. Kėto janė vendime historike,
tė patjetėrsueshme dhe legjitime. Kjo ėshtė pikėnisja tė cilės sot duhet t'i
referohen shqiptarėt, brenda apo jasht institucioneve, pėr t'i hapur rrugė
politikave pragmatike e tė zbatueshme, pėrballė sfidave tė ardhshme pėr shtet e
sovranitet.
Pazarllėqet e reja me trevat shqiptare nxisin lufta tė reja nė Ballkan.
Sigurinė dhe stabilitetin nė Kosovė nuk e bėjnė masat e sigurisė, as kėrcėnimet
me masa tė dhunės policore-ushtarake, por zgjidhjet qė respektojnė vullnetin e
shumicės sė shkelur shqiptare. Ky vullnet, si nė tė kaluarėn, edhe sot, ėshtė
shkelur nė tė gjitha fushat, nė emėr tė ruajtjes sė lirisė e sigurisė nė
Kosovėn e pasluftės. Po pėr cilėn liri e siguri sot bėhet fjalė nė Kosovė?
"Nėse heq dorė nga liria pėr siguri, do t'i humbėsh edhe lirinė edhe
sigurinė"(Abraham Linkoln). Kosovės tashmė i mungojnė qė tė dyja, nė vend
qė t'i ketė qė tė dyja, edhe lirinė edhe sigurinė, pėr tė ardhmen e vet. Kosova
nuk e ka asnjėrėn, me iluzionet e krijuara tė mbikqyrjes ndėrkombėtare. Kėto
iluzione i ka shfrytėzuar Serbia e cila zhvillon politika dhe plane
ekspanzioniste-militariste ndaj Kosovės (planet si "Lanac",
modernizimi dhe mobilizimi ushtarak, etj.). Kjo politikė agresive e Serbisė
ėshtė nė pėrputhje me politikat e zhvilluara nė Kosovėn e pasluftės, si nga
faktori ndėrkombėtar edhe vendor, duke e shndėrruar Kosovėn nė qendėr atraktive
pėr forcat destruktive. Sipas kėtyre rrjedhave, nė horizont do tė shfaqen
shenjat e njė fushėbeteje tė re, si njė vazhdimėsi e luftės sė papėrfunduar
shqiptaro-serbe mė 1999.
Ndoshta dikush mendon se KFORi do t'i parandalojė konfrontimet e mundshme
tė armatosura?! KFOR ishte kėtu edhe gjatė luftės nė Luginė tė Preshevės e
Maqedoni. Nuk ėshtė e lehtė tė vendoset pėr ndėrhyrje midis zjarreve tė
armiqėsive tė papėrfunduara nė Ballkan?! Ndėrhyrjet mund tė jenė tė natyrės
politike, tė cilat zgjasin shumė, ndėrsa veprimet e armatosura kanė pasoja tė
paparashikueshme, si nė planin rajonal e ndėrkombėtar, sidomos tani me praninė
e forcave tė NATO-s nė terren.
Lojėrat me statusin dhe pavarėsinė e Kosovės, kanė mbjellė kriza pėr
riciklimin e luftės, me pėrmasa tė paparashikueshme. Kjo ndodh gjithmonė kur
shkelet vullneti i popullit. Kjo ndodh kur vota e tij nuk pėrdoret pėr
mirėqenien dhe aspiratat legjitime tė tij, kur nė asnjė plan, politik, ekonomik
apo legjislativ, nuk dilet nė popull, siē ndodh nė vendet e pėrparuara e
demokratike, sidomos pėr ēėshtjet me interes madhor kombėtar e shtetėror.
Ēdo mashtrim e shfrytėzim e ka kufirin e vet. Populli shqiptar ka treguar
durim tė pashembullt dhe askush nuk do tė mund ta akuzojė pėr format e
rezistencės ndaj politikave qė e cenojnė qenien e tij nacionale e tokėsore.
Tashmė ėshtė identifikuar e keqja nė Kosovė. Tė gjithė mashtruesit e
korruptuar, qe e kanė lodhur popullin me rrenat e pavarėsisė, shtetit e
sovranitetit, apo me integrimet evropiane tė Kosovės, mund t'i numėrojnė ditėt,
ndoshta edhe muajt, por jo edhe vitet. Rezistenca ndaj politikave skllavėruese
dhe lufta pėr liri do tė vazhdojė... Ajo tashmė ka filluar fuqishėm me
demonstratėn e 28 nėntorit 2006.