Liria nuk fitohet duke ikur nga identiteti shqiptar

 

Shkruan Xhevat Bislimi

 

   “Mbrėmja hesht mbi udhėt, Larg zjarre ēobenjsh. Gjeneral Moisi, Pėrse shpatėn xhvesh? Rruga ėshtė e shkretė, Troku natėn mbush. Veē ndėrgjegjes sate prapa s’tė ndjek kush”, shkruante dikur pėr Gjeneral Moj-Ziun shkrimtari kaq i “pėrfolur” sot, Ismail Kadare. Janė tė shumtė ata shqiptarė qė patėn fatin e zi tė Gjeneral Moisiut gjatė gjithė historisė shqiptare: Dolėn tė humbur nė pėrpjekjet e tyre tė turpshme pėr ta mundur ose pėr tė ikur nga ndėrgjegjja kombėtare. Megjithėse tė mbėshtetur dhe ndihmuar me ofiqe, pasuri e para nga pushtuesė e perandori tė fuqishme, moizitė e kombit nuk patėn fatin ta shijonin “ėmbėlsinė” e fitores nė luftė me ndėrgjegjen shqiptare. Ata gjithmonė dolėn tė humbur, por kurrė nuk hoqėn dorė nga qėllimi i tyre: Mposhtja dhe rrėnimi i identitetit gjuhėsor, kulturor, shpirtėror, gjeografik, historik dhe kombėtar. Pasardhėsit e kėtyre moizive (moizitė e rinj) kanė intensifikuar pėrpjekjet e tyre (kjo do tė jetė, sipas tė gjitha gjasave, pėrpjekja e tyre e fundit) pėr tė ikur nga identiteti shqiptar, duke kėrkuar dhe “krijuar” njė identitet imagjinar. Besnikė tė paraardhsėve tė tyre bastardė, moizitė e kohės sonė, tė pėrkrahur, siē thonė ata, nga “bashkėsia ndėrkombėtare” (nga qendra dhe qarqe kundėrshqiptare), po kėrkojnė qė sipas shembullit tė copėtimit tė gjeografisė shqiptare (Shqipėrisė Natyrale) ta bėjnė edhe copėtimin e kombit, tė gjuhės, tė kulturės, flamurit, artit, letėrsisė dhe shpirtit shqiptar…

 

   Jo shumė moti Serbia dhe propaganda e saj shtetėrore na ndante nė “shiftari”(pėr shqiptarėt e pushtuar) dhe “allbanci” (pėr shqiptarėt e Shqipėrisė artificiale, londineze)! Flamuri, arti, letėrsia, shpirti dhe historia shqiptare ishin tė ndaluara, ndėrsa njerėzit qė kapeshin duke mbajtur dhe pėrhapur “materiale” tė tilla dėnoheshin me shumė vite burg dhe mbyteshin duke u torturuar barbarisht. Nė atė kohė ishte e ndaluar dhe tepėr e rrezikshme tė dėgjoje Radio Tiranėn, Radio Kukėsin, etj.. Sa mund, sa pėrpjekje dhe investime u bėnė pėr tė na mbajtur larg Tiranės, pėr tė na larguar nga identiteti ynė shqiptar? Pjesė e pandashme e kėtyre pėrpjekjeve u bėnė edhe shumė moizi shqiptarė qė i shėrbenin programeve shtetėrore serbe pėr ndryshimin e identitetit shqiptar! Nė aradhėn e kėtyre moizive kishte politikanė, mėsuesė, profesorė, akademikė, shkrimtarė, poetė, mjekė, klerikė (hoxhallarė e priftrinj), pleq tė fiseve, etj.! Pjella e tyre, tė trimruar nga ”bashkėsia ndėrkombėtare”, u pėrpoqėn me mish e me shpirt ta “imponojnė” njė leckė multikolore si “flamur” tė Kosovės dhe tė “kosovarėve”, meqė, sipas tyre, “kosovarėt” nuk janė njėsoj si shqiptarėt!! Dolėn bijtė e shqipes dhe leckėn-flamur e “dėnuan” me djegie publike… Ndėrgjegjja shqiptare shėnoi fitoren mė tė madhe tė pas Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė UĒK-sė ndaj moizive. Ky zjarr i shqiptarisė do t’i djegė edhe tė gjitha pėrpjekjet e turpshme pėr tė ikur nga identiteti kombėtar shqiptar dhe nga liria… Pėr t’u bėrė tamam “kosovarė” (si pėrkatėsi kombėtare, jo krahinore) gjithmonė sipas kėtyre bastardėve, “kosovarėt” nuk duhet ta flasin dhe shkruajnė gjuhėn shqipe, por gjuhėn “gege”. “S’mund tė ketė Shqipėri pa shqiptarė, shkruante ideologu i Rilindjes Kombėtare, Sami Frashėri, s’mund tė ketė shqiptarė pa gjuhė shqipe…” Ja pse, sipas tyre, “toskėt” dhe “gegėt” janė dy “etni” me dallime tė theksuara gjuhėsore, kulturore, historike, etj.. Ja pse, qė tė mos ketė Shqipėri unike (natyrale) nuk duhet tė ketė gjuhė shqipe, pėr pasojė as shqiptarė nė Kosovė!! Kėto “teori” antishqiptare, pėrveē nė propagandėn serbe, i gjenė mjaft dendur edhe nė literaturėn “shkencore” tė Francės, Rusisė e ndonjė vendi tjetė!

 

   Edhe sot nė Kosovė secili ka tė drejtė tė ndjehet dhe deklarohet serb, turk, boshnjak, egjiptian, rom, hashkali, etj.. Kėto pakica mė zėshėm se kurrė manifestojnė dhe afirmojnė identitetin e tyre gjuhėsor, kulturor e kombėtar. Vetėm shqiptarėt, sipas moizive, megjithėse shumicė absolute nė Kosovė, duhet tė heqin dorė dhe tė ikin nga identiteti i tyre, nuk duhet tė jenė shqiptarė! Duhet tė bėhen “kosovarė”!! Secili njeri me dy gram mend nė kokė do tė pyes: Si do t’i quajnė kėta moizi shqiptarėt e Kosovės Lindore (Preshevė, Medvexhė, Bujanoc), si do t’i quajnė shqiptarėt e pushtuar nga Mali i Zi dhe si do t’i quajnė shqiptarėt e pushtuar nga “Maqedonia” dhe ata nga Greqia? Cili do tė jetė flamuri i tyre? Cila do tė jetė gjuha e tyre, etj.? As Serbia nuk kėrkonte mė shumė nga ne: Tė hiqnim dorė nga identiteti ynė shqiptar dhe ēdo gjė do tė shkonte si nė vaj, nuk do tė kishim asnjė problem me tė…

 

    Tė vjen keq kur lexon dhe dėgjon se si zihen intelektualėt dhe shkrimtarėt tanė pėr punėn e identitetit dhe tė qytetėrimit “mysliman” a tė “krishter” tė shqiptarėve! “Jo ti po i fyen identitetin dhe qytetėrimin mysliman, jo ti po fyen identitetin dhe qytetėrimin e krishter”, akuzojnė shkrimtarėt tanė njėri-tjetrin. Nė kėtė “debat” hynė dhe mbajnė anėn e njėrit a tė tjetrit edhe shumė intelektualė, gazetarė, publicistė, politikanė, etj. tė mbarė hapsirės shqiptare! Pak kush u thotė kėtyre shkrimtarėve: “Aq na bėnė neve pėr identitetin e krishter a mysliman. Ka kush u del zot kėtyre identiteteve”. Kemi hallin e identitetit tonė shqiptar dhe vetėm shqiptar, qė po rrezikohet nga tė katėr anėt sa nga politika, sa nga fetė, sa nga ideologjitė e ndryshme, sa nga kozmopolitizmi dhe nga “izma” tė tjerė tė kohės…

 

   Pėr tė ruajtur dhe mbrojtur identitetin shqiptar u bėnė gjithė ato pėrpjekje, vuajtje, flijime dhe luftra deri te Lufta e UĒK-sė. Botės sė qytetėruar dhe demokratike nuk i prish punė aspak tė qenit tonė shqiptar. Kjo botė, veēmas amerikanėt, na ndihmoi dhe pėrkrahu pse ishim shqiptarė. Edhe sot na quajnė, na njohin dhe na ēmojnė pėr shqiptarė… Ēdo pėrpjekje pėr tė krijuar njė identitet artificial, tė ndryshėm nga ky shqiptar, do tė shkaktoj pėrplasje tė brendshme tė panevojshme dhe tė papėlqyeshme pėr botėn e qytetėruar dhe pėr miqtė tanė… Po tė flasim me gjuhėn e fesė do tė thoshim se ēdo pėrpjekje pėr tė ikur nga gjuha, atdheu, kultura, flamuri, historia, tradita dhe trashėgėmia jonė shpirtėrore ėshtė nė kundėrshtim tė hapur edhe me dėshirėn dhe vullnetin e Krijuesit (Zotit), qė na krijoi shqiptarė, megjithėse kishte fuqinė tė na krijonte “kosovarė”, anglezė, arabė, turq, grekė, etj.  

 

Moizitė e rinj tė Kosovės nocionin “kosovarė” po mundohen qė me ndihmėn e mediave tė tyre (tė financuara dhe tė kontrolluara prej tė huajve) ta pėrhapin gjerėsisht dhe ta bėjnė pjesė tė ndėrgjegjjes sė kėsaj pjese tė kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Natyrale! Mirėpo, me gjithė dhunėn e tmerrshme mediatike, politike, etj., populli shqiptar i kėsaj krahine tė Shqipėrisė Natyrale dhe i krahinave tė tjera nuk do tė mposhtet… Ndėrgjegjja dhe identiteti i tij shqiptar, i ndėrtuar gjatė shekujve, do tė triumfojnė pėrfundimisht ndaj moizive tė kombit, qofshin ata tė veshur me petkun politik, fetar (ideologjik), etj.. Kushdo qė pėrpiqet t’i dhunoj proceset e ecjes sė natyrshme tė kombit shqiptar nė rrugėn e integrimeve kombėtare do tė zhgėnjehet dhe turpėrohet. Dhuna ndaj procesit historik dhe krejt demokratik tė krijimit tė Shqipėrisė Natyrale do tė mbetet e izoluar dhe e mundur. Nuk ėshtė e largėt dita kur shqiptarėt do tė ribashkohen nė njė Atdhe, nė njė Shqipėri