Kombi qė ka fqinj vehten e tij

 

Shkruan : Koēo Danaj

                                                                                                                                            

 

Ėshtė vėrtetė njė situatė komplekse, politika qė po luhet nė Shqipėri dhe pėrreth saj, nė rajon. Po duke qėnė komplekse ėshtė edhe e bukur. Rrallė herė ka qėnė e tillė. Pėrse vallė? Po sepse si rrallė herė, kjo ėshtė politikė e letrave te hapura. Tė gjitha llojet e letrave qė nga spathitė politike e deri tek pokeri politik po luhen hapur. Po pėrse ėshtė politikė e tillė dhe a ėshtė nė interes tė shqiptarėve kjo politikė?Le tė renditim disa fakte te ditėve tė fundit :Fakti i Parė : Doris Pak siē u shpreh vetė ishte lemerisur nga qėndrimi i delegacionit sėrb nė Parlamentin Europian, nga urrejtja e tij ndaj Kosovės. Kishte tė drejtė, delegacioni sėrb luajti me letra tė hapura. Luajti ne Strasburg, nė sallėn e PE, nė vitin 2006, njėsoj si nė vitin 12 apo 20 tė shekullit tė kaluar. Fakti I dytė: Pak mė shumė se njė muaj pas shpalljes sė pavarsisė, policia speciale malazeze nėpėrmjet operacionit «Fluturimi I shqiponjės», arrestoi npėpėrmjet trajtimesh ēnjerzore 14 shqiptarė nė Tuz dhe fshatrat pėrreth. Tė gjithė ishin tė besimit katolik dhe midis tyre, 3 ishin nėnshtetas shqiptaro-amerikanė. Prokurorja malazeze Vesna Medenica pas protestave ndėrkombėtare u detyrua tė thoshte nė fillim se tė arrestuarit ishin bėrthama e Alkaedės katolike. Ndėrsa herėn e dytė se ishin bėrthama e UCK etj. Artificet e Medenicės nuk kanė rėndėsi. Rėndėsi ka njė dukuri tjetėr.

 

Dukuria ėshtė qė pasi me anė tė votave tė shqiptarėve, Mal I Zi fitoi pavarsinė, filloi tė luajė ndaj shqiptaėve, politikėn e letrave tė hapura mbi tavolinė.

 

Fakti I tretė: Qeveria greke shpall vendimin pėr dhėnien e dyshtetėsisė pėr minoritarėt dhe emigrantėt nga Shqipėria. Nuk ka asfare dyshim se me anė tė kėtij vendimi, qeveria greke po luan politikėn e letrave tė hapura. Ajo me njė gur kėrkon tė vrasė dy zogj. «Zogu i parė» : Ajo kėrkon tė shtojė numurin e minoritarėve qė jetojnė nė Shqipėri.Dhe nė kushtet kur politika shqiptare nuk e ka bėrė vetė kėtė regjistrim, politika greke e letrave te hapura, zė mė shumė vėnd. «Zogu i dytė» : Greqia kėrkon tė krijojė imazhin e njė shteti demokratik pėrballė kritikave tė BE dhe SHBA-sė.Ka edhe fakte tė tjera. Por faktet e mėpispeėrme mjaftojnė nė ndihmė tė saktėsisė sė titullit tė analizės. Loja Politike qė po luhet ne rajon, ėshtė lojė me letra tė hapura. Shqiptarėt janė nė qėndėr tė kėsaj loje politike. Ata nuk mund tė shmangen dot. Janė tė detyruar tė lozin. Po si ? Do tu pėrgjigjen partnerėve tė tyre rajonalė, apo do tė vazhdojnė me sllogane miqėsie, bese dhe dokesh tė tjera? Deklarata e qeverisė sė Shqipėrisė ishte shėnja e parė dinjitoze e politikės me letra tė hapura. Deklarimet e politikanit nga Kosova Fatmir Limaj ishte shėnja e dytė dinjitoze e politikės me letra tė hapura.Ndėrsa deklarimet e disa politikanėve vetėm ndaj politikės qė vjen nga Athina dhe heshtja pėr kėtė politikė qė vjen edhe nga Beogradi, edhe nga Podgorica edhe nga Shkupi, janė mėdyshjet e politikės shqiptare. Janė shfaqur kėto mėdyshje nė momentet kruciale tė historisė sė shqiptarėve. (Pėr disa prej kėtyre politikanėve, Ali Pashė Tepelena do tė thoshte atė shprehje qė tha pėr Omer Vrionin dhe Tahir Abazin se ata u bėnė me Sulltanin jo se ishin turq, por se Turqia u premtoi mė shumė pasuri)Politika e letrave tė hapura nuk pėrballohet me politikė qaramane, ankuese apo fataliste. As me politikėn e rrudhosjes sipas variantit tė kėrmillit. Ajo kėrkon tė njėjtėn politikė qė ndjekin edhe tė tjerėt. Domethėnė qė Akademia e Shkencave duhet tė ishte ngritur nė kėmbė kur mori vesh se homologia e saj nė Shkup, nuk pranoi tė lėshonte njė sallė pėr Skėnderbeun. Domethėnė qė politika e Tiranės duhet tė shpallė njė moratorium tė pėrkohshėm deri sa tė bėjė regjistrimin e popullsisė edhe sipas kombėsisė. Kjo ėshtė politikė me letra tė hapura pėrballė tė njėjtės poiltikė. Domethėnė qė politika shqiptare nė Tiranė, Tetovė, Prishtinė, Ulqin, Preshevė duhet tė shpallė njė moratorium politik pėr probleme tė dorės sė dytė deri sa tė perfundojė Pavarsia e Kosovės. Domethėnė qė politika shqiptare duhet ta shpallė hapur para Greqisė, Maqedonisė, Malit tė Zi, Sėrbisė, para aleatėve tė saj se nuk mund tė jetojė akoma me paradoksin unikal : Cili ėshtė ky paradoks ? Ky ėshtė paradoksi qė shteti shqiptar ne bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare kufizohet me katėr shtete fqinj. Ndėrsa kombi shqiptar nuk kufizohet me asnjė komb fqinj. Ai kufizohet me vetvehten. A dini ndonje komb tjetėr nė kėtė botė qė tė ketė fqinj vehten e tij?Kėrkesa pėr ta eleminuar kėtė paradoks, me dialog, me vazhdimėsi, ėshtė politika mė e mirė e letrave tė hapura, qė ka filluar tė luhet ne rajonin e Ballkanit.

 

Kur festohet ėndėrra e Shqipėrise Natyrale !! (Analize nga Koēo Danaj )

 

 

Kanė mbetur edhe 4 deri nė 5 ditė pėr tė festuar 94 vjetorin e Pavarsisė sė Shqipėrisė. Po tė cilės Shqipėri ? Pyetja qė kėrkon pėrgjigje, hap edhe problemin qė kėrkon zgjidhje. Pėrse ? Po ja pėrse : Nė 28 nėntor 1912 nuk u shpall Pavarsia e Shqipėrisė qė jetojmė sot. Kjo ėshtė artificiale. Nė 28 Nėntor u shpall Pavarsia e Shqipėrisė Natyrale e cila pėrfshinte Shqipėrinė artificiale, Kosovėn dhe Luginėn e Preshevės, Pollogun dhe Malėsinė e Sharrit, Ulqinin dhe Malėsinė nė Veri dhe Ēamerinė nė jug. Pjesmarrja e pėrfaqėsuesve shqiptarė nga rajonet e mėsipėrme dhe ngarkimi i disa prej tyre me poste nė qeverinė e parė shqiptare ėshtė njė dėshmi.(Mehmet Pashė Dėrralla nga Tetova ka qėnė ministėr i parė i mbrojtjes. Ndėrsa pjesmarrja nė e Isa Boletinit nga Kosova apo Muharrem Rushitit nga Camėria ėshtė njė dėshmi tjetėr.

 

 

94 vjet ėndėrr

 

Ndėrkaq Konferenca e Londrės nė mesin e vitit 1913 vendosi ndryshe. Nė mėnyrė artificiale dhe me tė drejtėn e forcės, ajo me shtet shqiptar njohu Shqipėrinė aktuale qė jetojmė sot. Ndėrsa shqiptarėt e tjerė dhe tokat e tjera shqiptare i pėrdori ose pėr tė formuar shtete artificiale si Maqedonia dhe Mal i Zi ose pėr tė zgjeruar shtete tė tjera si Sėrbia dhe Greqia.Pėrgjatė afro njė shekulli shqiptarėt ne Shqiperi kanė festuar gjithmonė 28 nėntorin e vitit 1912 dhe jo datėn e shtetit shqiptar te njohur nga Konferenca e Londrės. E kanė bėrė kėtė gjė edhe nė monarki, edhe nė socializėm edhe tanin nė demokraci. Por ēfarė ka ndodhur nė realitet ? Kanė festuar dhe vazhdojnė tė festojnė njė ėndėrr, por jo njė realitet. 28 Nėntori 1912 ėshtė ėndėrra. Konferenca e Londrės ėshtė realiteti. Prandaj ėshtė i drejtė pohimi se shqiptarėt janė kombi qė mė shumė ka festuar dhe feston mitet se realitetet, mė shumė feston ėndėrrėn se sa realitetin.

 

Kohėt kanė ndryshuar

 

Por tashmė kohėt kanė ndryshuar. Bashkėsia ndėrkombėtare ka filluar tė rregullojė padrejtėsitė e sė kaluarės. (Qė tė mos thotė dikush se fajin mė tė madh e kanė shqiptarėt dhe politikanėt e tyre, po bie dakord qysh nė fillim me ata).Natyrisht qė ėshtė njė Drejtėsi e Vonuar. Ja pėr shėmbull: Bashkėsia I ktheu Malit tė Zi, pavarsinė qė ja rrėmbeu Konferenca e Versajės. Ėshtė njė Drejtesi e vonuar, por gjithsesi mė mirė vonė se kurrė. Tashmė kanė mbetur edhe shqiptarėt. (Po ēfarė kini ju, ja po ju japim pavarsinė e kushtėzuar tė Kosovės). Ashtu ėshtė. Por ka edhe njė sentencė tjetėr universale: Drejtėsi e vonuar nuk duhet tė jetė Drejtėsi e Cunguar. Ne vitin 1912, shqiptarėt shpallėn pavarsinė e Shqipėrisė Natyrale. Konferenca e Londrės I pjestoi pėr pesė dhe krijoi shtetin e Shqipėrisė Artificiale qė kemi sot.

 

A do tė flasė Presidenti pėr Shqipėrinė Natyrale

 

Jetojmė nė njė realitet tė ri. Brenda kėtij realiteti, pavarsia e Kosovės ėshtė pak, liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni, Mal tė Zi apo Serbi njohja e tė drejtave tė ēamėve nė Greqi janė pak. Kush ėshtė pjestuar pėr pesė, duhet tė shumėzohet me pesė. Kėshtu duhet tė ndodhė edhe me shqiptarėt. Shumėzimi i tyre me pesė do tė thotė Shqipėri Natyrale, do tė thotė paqe dhe stabilitet rajonal. Duke kėrkuar Shqipėrinė Natyrale si njė tė drejtė tė pamohueshme, shqiptarėt nuk janė kundėr as Serbisė natyrale, as Malit tė Zi natyral, as Maqedonisė natyrale as Greqise Natyrale.Realiteti I Shqipėrisė Natyrale do te thotė qetėsi dhe stabilitet ne Ballkan. Ndėrsa ėndėrra e Shqipėrisė Natyrale do tė thotė destabilitet.Kanė mbetur edhe 4-5 ditė nga 28 Nėntori. A do ta thotė President Moisiu nė fjalimin e tij se kush ėshtė pjestuar pėr pesė, duhet tė shumėzohet me pesė? Nuk I dihet. Eshtė koha qė edhe ai tė mendojė: Tė ngelet ne Protokoll apo tė tentojė tė futet nė Histori