O me partnerėt e donatorėt, o me liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve

 

Shkruan Xhevat Bislimi

 

   U mendova pak pėr tė gjetur njė shprehje nė anglisht, frengjisht a gjermanisht pėr titull tė kėtij kundėrreagimi, por hoqa dorė. Thash me vete: “Ne nuk po merremi vesh shqip e jo mė nė gjuhė tė huaj”. Megjithėse nė shėnjestėr tė shkrimit tim nuk ishin KMLDNJ-ja dhe Behxhet Shala, sot, te “Epoka e Re”, lexova njė “pėrgjigjje” tė zotit Shala ndaj komentit tim: “Vandalizuesit akuzojnė Vetėvendosjen”. Me thėnė tė drejtėn mė erdhi mirė qė autori ka marrė mundin tė pėrgjigjet dhe tė jap ndihmesėn e tij nė kėtė “debat” me interes tė veēantė pėr liritė dhe tė drejtatė e shqiptarėve (edhe kėta janė njerėz), pėr partitė tona politike, pėr institucionet, pėr demokracinė te ne, pėr demonstratėn, etj., etj.. Janė kėto tema qė duan trajtim tė gjithanshėm nga njerėzit e penės, nga institucionet, nga partitė, nga mediat, etj. Por, kėto janė ēėshtje pėr tė cilat edhe duhet tė luftohet me tė gjitha mjetet dhe format qė i njihen dhe lejohen njė populli tė copėtuar dhe tė privuar nga tė drejtat dhe liritė e tij tė garantuara edhe me konventat ndėrkombėtare. Kush si?, Kush ku? Kush kur? Kush me ēka? Kush me kė? Kush… janė pyetje nė tė cilat pėrgjigjet secili nė mėnyrėn e tij dhe me “takatin” e tij, zoti Behxhet. Qenėsore ėshtė qė secilit t’i njihet e drejta (meqė merresh me tė drejtat…) dhe detyrimi pėr t’u pėrpjekur, pėr tė luftuar dhe qėndruar pėr liritė dhe tė drejtat e vendit dhe tė popullit tė tij.

 

   Unė, i dashur Behxhet, kėrkoj falje qė nuk tė kam njohur kur e ke bėrė deklaratėn (vlerėsimin) tėnd pėr demonstratėn, por nuk ėshtė faji im. Me kasketėn dhe syzet qė kishe vėnė ishte vėrtetė e vėshtirė me tė njoft. Nė pėrgjigjen tuaj ju jeni pajtuar me tė gjitha ato qė kam shkruar nė komentin tim dhe keni bėrė njė (ri)paraqitje tė veprimtarisė dhe qėndrimeve tė KMLDNJ-sė. Mbase pa dashur ju jeni treguar i sinqertė edhe kur keni zbuluar arsyen ose shkakun qė ju “detyroi” tė jepnit me vrap vlerėsimin (kualifikimin) tuaj pėr demonstratėn dhe tė tregoni se sa tė “pavarur” jeni. “Jemi krejtėsisht tė pavarur, shkruani ju nė pėrgjigjen tuaj ndaj shkrimit tim, andaj prej datės 17-18 mars 2004 jemi nė shėnjestėr qė tė pengohemi me ēdo mjet. Fushatėn kundėr KMLDNJ-sė e patėn filluar Grupi ndėrkombėtar i krizave, zyra nė Prishtinė dhe OSBE-ja duke u sugjeruar partnerėve dhe donatorėve qė tė mos e mbėshtesin financiarisht KMLDNJ-nė pėr shkak tė qėndrimeve tė kėsaj oeganizate pėr ngjarjet e marsit 2004, e mė pastaj pėr arsye se KMLDNJ-ja e ka kundėrshtuar nė mėnyrė kategorike decentralizimin…”     Unė, zoti Behxhet, e kuptoj hallin tuaj, e kuptoj se ju rrezikoni t’i humbni paratė qė merrni nga partnerėt dhe donatorėt tuaj, sepse jeni nė “shėnjestėr”… Besoni se tė njėjtin hall e kanė edhe shoqatat tjera dhe mediat qė mbijetojnė me kėto para tė shkreta tė partnerėve dhe donatorėve tė tyre. Kėtė hall ka edhe ndonjė politikan dhe funksionar institucional, ndonjė deputet, etj., qė kanė marrė “koparin” (janė kapur). Prandaj, populli ynė i urtė thotė: “Buka e botės laku i kokės”. Por, halli mė i madh, zoti Behxhet, ėshtė se nė shėnjestėr janė vėnė tė drejtat dhe liritė e popullit tonė, toka e tij. Megjithatė, kam besim se KMLDNJ-ja do tė qėndrojė e patundur nė anėn e kėrkesave, lirive dhe tė drejtave tė shqiptarėve, sepse nuk mund tė ketė liri dhe tė drejta tė njeriut pėr pakicat nė Kosovė, duke mohuar, shtypur dhe nėpėrkėmbur tė drejtat dhe liritė e shqiptarėve. “Pa zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, tha edhe Atisari, nuk do tė ketė paqe nė rajon dhe Evropė”.

 

   Nė pėrgjigjen e tij, Zoti Shala, ka ngritur njė ēėshtje me shumė interes, qė kėrkon shpjegim. Kėsaj radhe do tė pėrpiqem tė them diēka shkarazi, sepse ēėshtja qė ka ngritur zoti Shala kėrkon faqe tė tėra tė shkruara, mbase edhe libra e debate tė shumta dhe nuk shterrohet. “Pėrcaktohuni, mė urdhėron Behxhet Shala: Ose mbroni shqiptarėt si PDK-ja, Kuvendi i Kosovės, Grupi negociator, ose dilni kundėr interesave tė Kosovės si Albin Kurti dhe “Vetėvendosja”! Pėrndryshe, sipas tij, do tė jem “biseksual politik dhe institucional”! Unė zoti Shala nuk do t’ia lejoj vetes tė tė quaj “monoseksual”, “biseksual” (deledash), “heteroseksual” a “kozmoseksual”, sepse nuk jam seksolog dhe nuk mė shkojnė pėr “lale” kualifikime tė kėtilla tė ulta. Mė kritikon edhe pse jam nė PDK, etj. Po, zoti Shala jam nė PDK dhe jam kundėr bisedimeve me Serbinė, kundėr “decentralizimit” dhe kundėr tė gjitha koncesioneve qė i bėhen Serbisė (jo pakicės serbe) nė kurriz tė tokave shqiptare dhe nė kurriz tė lirive dhe tė drejtave tė kombit shqiptar. Ky qėndrim nuk ėshtė medial, por e kam thėnė dhe mbrojtur nė tė gjitha organet e Partisė dhe nė Kuvendin e Kosovės. Jam “detyruar” qė kėtė qėndrim ta them dhe mbroj edhe nė media, edhe me protesta dhe nuk ndjehem absolutisht keq dhe as qyqar. Nė programin e PDK-sė, zoti Shala, thuhet shprehimisht: “PDK-ja angazhohet pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės nėpėrmjet tė drejtės pėr vetėvendosjes…” “Pėr PDK –nė, dialogu dhe konfrontimi demokratik i ideve do tė jenė si mjete parėsore pėr tė realizuar emancipimin dhe vazhdimin e procesit tė pavarėsimit tė Kosovės . PDK ėshtė ngushtėsisht e lidhur me lirinė e mendimit, laicitetit tė shtetit dhe tė shkollės…”

 

Prandaj, jam aty dhe angazhohem pėr jetėsimin e kėtij programi minimalist si njė hap i rėndėsishėm pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare dhe, vetėm pas kėsaj, pėr integrimin e kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Natyrale nė Bashkimin Evropian.  Pėr kėtė qėllim politik dhe kombėtar jam i gatshėm, me “takatin” tim tė bashkėpunoj me cilėndo parti, organizim politik, lėvizje, shoqėri a individ atdhetar. PDK-ja nuk ka mbajtur mbledhje dhe as nuk ka marrė qėndrim “kundėr” ose “pėr” demostratėn e 28 Nėntorit. Deklarata ėshtė bėrė nė emėr tė kėsaj Partie, si deklarata e jote nė emėr tė KMLDNJ-sė! Jam nė Kuvendin e Kosovės, zoti Shala, dhe nuk ndjehem aspak keq dhe as qyqar, sepse po pėrpiqem me kėto mundėsit dhe dituritė e mija tė paraqesė dhe pėrfaqėsojė interesat dhe vullnetin e popullit qė i takoj, pėr ēka edhe jam aty, pėr ēka edhe kemi kėrkuar votėn e bashkėkombasve tanė. Por, unė nuk jam as supermeni qė rrotullon Kosovėn me njė gisht dhe as magjistari qė bėnė mrekullira. Le tė largohen nga partitė, institucionet, mediat dhe shoqatat, ata qė nuk e pėrfaqėsojnė ose ata qė tradhtojnė vullnetin e kėtij populli, ata qė pėrfaqėsojnė vullnetin e qarqeve antishqiptare, ata qė vranė liritė dhe tė drejtat e popullit shqiptar, duke bashkėpunuar pėr shumė vite e dekada me pushtuesin dhe miqtė e tij, ata qė u pasuruan nė kurriz tė lirisė sė kėtij populli… Le tė bėhet lustrifikimi i politikės, i mediave dhe institucioneve tjera publike, siē bėhet nė vendet qė dalin nga pushtimi apo nga regjime totalitare,,, Sipas kėsaj logjikės tėnde zoti Shala, shqiptarėt do tė duheshin tė ishin diku nė kozmos e jo nė vendin e tyre, sepse vendi i tyre ishte pothuaj se gjithmonė i pushtuar. Sipas teje unė dhe ti dhe as shqiptarėt e tjerė nuk do tė duhej tė shkolloheshim nė shkollat qė ishin ngritur nga pushtuesit jugosllav! Nuk do tė duhej ta kundėrshtonim pushtuesin, sepse etėrit ose vėllezėrit tanė punonin dhe merrnin rroga nė institucionet apo ndėrmarrjet e kontrolluara dhe sunduara nga pushtuesit! Qesharake! Me kėtė logjik tė mbrapsht dhe me kėtė koncept tė dėmshėm u dorėzuan shkollat, fabrikat dhe ndėrmarrjet e sektorėt tjerė nė Kosovė nė vitin 1990-1991 pa bėrė asnjė qėndresė! Duhej bėrė e kundėrta zoti  Behxhet. Duhej mbrojtur ēdo vend i punės dhe ēdo institucion publik. Pėr kėtė kam shkruar edhe atėherė. Me kėtė logjikė, zoti Behxhet, Franca nuk do tė bėhej kurrė republikė, sepse tė gjithė ata qė u angazhuan pėr pėrmbysjen e monarkisė ishin pjesė e asaj monarkie dhe e atyre institucioneve, madje edhe nė parlament, ku u bė lufta kryesore politike pėr pėrmbysjen e monarkisė dhe vendosjen e republikės. Njėsoj ka ndodhur pothuaj se nė ēdo vend dhe nė ēdo kohė. Po tė ecej me logjikėn dhe konceptin tėndė nuk do tė kishte kurrė ndryshime dhe pėrparime… Tė qenit nė njė parti, nė njė institucion, nė njė besim fetar, nė njė shoqėri, etj., nuk ma heq tė drejtėn tė ndjehem, tė jem, tė mendoj, tė sillem dhe tė veproj si shqiptar! Jo vetėm kaq. Secili shqiptar, kudo qė tė jetė, e ka kėtė tė drejtė dhe detyrim ndaj Atdheut dhe popullit tė tij. Ne tė gjithė bashkė kemi detyrim qytetar, demokratik e kombėtar qė tė pėrpiqemi, tė punojmė dhe t’i bashkėrendojmė mendimet dhe veprimet tona me qėllim qė institucionet tona politike, kulturore, arsimore, fetare, mediatike, etj. t’i vėmė dhe shfrytzojmė nė interes tė vendit dhe popullit, siē bėhet nė vendet normale. Me sa duket ky ėshtė koncepti juaj edhe pėr protestėn dhe demonstratėn: “Tė dilet nė rrugė me lule dhe me qirinj nė dorė, tė mbyllet dhuna nė njė arkivol dhe tė varroset ose t’u bihet kusijave dhe tenxhereve”! “Hyqymeti, thuhej dikur nė odat tona nga dashamirėt e tij, edhe nėse bėhet magar mos i hip”. Jo zoti Behxhet. Hyqymeti tė mos bėhet magar se i hipin dhe e ladrojnė deri sa tė lodhet… Kjo ėshtė logjika e disa mediave dhe politikanėve qė institucionet, partitė, shoqatat dhe mbarė Kosovėn e duan vetėm pėr vete dhe e kuptojnė dhe trajtojnė si ēiflikun e tyre! Ka media qė derdhin lotė krokoldili pėr shpenzimin e tridhjetė mijė eurove pėr xhamat e thyer, por “harrojnė” se “bosėt” e tyre (grupi negociator) ka shpenzuar vetėm pėr 24 orė, 52 mijė euro nė emėr tė telefonit dhe faksit! Tė mos flasim pėr milionat qė ka shpenzuar ky Grup, duke negociuar kundėr Kosovės, pėr qindra miliona qė ka zhvatur dhe zhvat klasa politike dhe institucionale, duke i vjedhur dhe stėrvjedhur fondet publike, taksėn e qytetarit!

  Prandaj, them se po gabohesh zoti Shala. Populli i Kosovės i ka votuar kėto parti dhe institucione pėr ta bėrė Kosovėn shtet (tė paktėn) dhe ka tė drejtė tė jetė i pakėnaqur me politikat dhe punėn e tyre. Ka tė drejtė edhe t’i gjuaj me gurė dhe t’i nxjerr prej aty duke i tėrhequr zvarr, nėse nuk pėrfaqėsojnė vullnetin e tij. Mos prite ti dhe bashkėmendimtarėt e tu qė pėr dėshtimet e tyre dhe pėr politikat e tyre tė turpshme tė marrin lule dhe pėrqafime nga shqiptarėt! Pakėnaqėsinė e popullit nuk e ka shpikur as prodhuar Albin Kurti dhe “Vetėvendosja”. Ajo ėshtė prodhim “Made in Grupi negociator” dhe “made in “elita” politike e Kosovės sė kėtyre shtatė viteve”. Kuvendi i Kosovės nuk e ka miratuar punėn e kėtij Grupi dhe do tė doja shumė tė mos e miratojė kurrė. Kjo nuk do tė thotė se e ka bėrė punėn e tij (pėr derisa nuk e shkarkon kėtė Grup dhe pėr derisa nuk i shpallė tė pavlefshme “marrėveshjet” e tij me Serbinė), sepse edhe Kuvendi, edhe partitė edhe institucionet tjera janė uzurpuar dhe “kapur” nga ky Grup, qė ka pėrkrahjen e fuqishme tė atyre qarqeve qė kėrkojnė dhe duan zgjidhje tė pranueshme edhe pėr Serbinė!

 

   Kėsaj here, me tė drejtė, shqiptarėt nuk do t’i mbajnė inat Serbisė, qė po kėrkon Kosovėn tonė, por klasės sė tij politike dhe institucionale, qė nuk po i del zot dhe qė e ka nxjerr nė treg. Njė ditė tė bukur vere shkuam me njė shokė tė shohim Debulldehun. Kur pa bukuritė e atij vendi, miku im u kthye kah unė dhe mė tha: “Hėngėrt m… ai shqiptar qė i hidhrohet Serbisė qė po kėrkon tokat tona, por edhe nėnėn ia bėfsha atij shqiptari qė nuk e mbron kėtė vend”. Kėshtu pra i nderuar Behxhet, mund tė pėrfundojmė se mund tė jesh ku tė duash dhe me kė tė duash dhe tė bėsh diēka pėr Kosovėn, pėr Shqipėrinė Natyrale. Vetėm ata qė kanė marrė “kaparin” nuk mund ta ngrenė kokėn…

    Me kaq e quaj tė mbyllur polemikėn me ty zoti Behxhet. Do tė doja tė japin ndihmesėn e tyre edhe pena dhe personalitete tė tjera pėr sqarimin dhe ndriqimin e kėtyre ēėshtjeve me interes kombėtar, politik e shoqėror