Shqipėria Natyrale po lind nga «Monumentet» dhe «Deti i Flamujve»

 

Shkruan Koēo Danaj


Ishte dukuria mė e qėnėsishme e Festave tė Nėntorit. Nė hapsirėn shqiptare brėnda dhe jashtė Shqipėrisė aktuale, nuk pati vetėm pėrkujtim tė ėndrrės sė Shqipėrisė Natyrale siē ėshtӕ 28 nentori 1912. Pati shumė mė tepėr se kaq. Me njė instikt brilant tė qėnies sė tyre kombėtare dhe tė rizgjimit tė saj, por edhe me njė klasė politike copa-copa, shqiptarėt treguan se Shqipėria Natyrale mund tė mos jetė me endėrr. (94 vjet endėrr. 94 vjet tė festosh 28 nėntorin 1912 dhe tė jetosh 31 korrikun 1913!? Vetėm popujt me vitalitet tė jashtėzakonshėm, arrijnė tė jetojnė kaq gjatė midis ėndrrės dhe realitetit. Prandaj ata po falin kėdo pėr Drejtėsinė e Vonuar, duke mos lejuar mė qė ajo tė jetė pėrsėri e Cunguar).

 
Shqipėria Natyrale po lind. Por nė pamundėsi tė Platformave Politike, Akademike, apo historike, ajo po lind nga «Monumentet» dhe nga Deti i Flamujve. Skėnderbeu nė Shkup, Adem Jashari nė Tiranė dhe Deti i Flamujve nė Preshevė janė shėnjat e para tė lindjes. Duket se shumė shpejt, kėtė rrugė do tė ndjekin edhe trojet e tjera. (Mos ma prekni Jezu Krishtin tim- ju drejtua njė plak policisė speciale malazeze kur I thyen nė kokė Fotografine e Adem Jasharit dhe kur arrestuan 14 shqiptarė tė cilėt i akuzuan pėr gjoja terrorizėm)

(Shkup o qytet I bekuar; Prite, prite Skėnderbenė; Po vjen si Pėllumb I shkruar; Tė zbukurojė mėmėdhenė) Eshtė teksti I nje kėnge tė njohur nė Shqipėri, pėr Skėnderbeun. Janė zėvėndėsuar vetėm dy fjalė(Krujė dhe nė vėnd tė fjalės «shpėtojė» ėshtė pėrdorur fjala zbukuroj. Kėnga u kėndua nė Cair tė Shkupit para mijra shqiptarėve. Nuk ėshtė njė zėvėndėsim rastėsor (Shqiptarėt e pranojnė Shkupin si qytetin e tyre, ashtu siē pranojnė Shqiperinė Natyrale si mėmėdheun e tyre. Dhe kėtė e bėjne nė fillim me kėngė, qė ta bejne nesėr nė jetė. Eshtė mesazhi i tolerancės dhe dialogut qė ata po u japin fqinjėve tė tyre). Tolerancė nuk do tė thotė tė respektosh vlerat e tjetrit. Por tė kėrkosh qė edhe ai tė respektojė vlerat e tua. E kundėrta do tė thotė inferioritet.


Duket se vetėm njė pjesė e politikės shqiptare e tipit «Odise» apo inatēore nuk e pa kėtė dukuri tė qėnėsishme.(Teksa nė Tiranė, Shkup dhe Preshevė po lindėte Shqipėria Natyrale, Presidenti i Republikės e gjeti mė tė udhės tė pranonte tė merrte njė dekoratė pėr vehte nė Vlorė, tė mbante njė fjalim 94 vjeēar tė pluhurosur, duke harruar siē ka bėrė gjithmonė faqen 5 tė Kushtetutės qė flet pėr aspiratėn e popullit shqiptar pėr bashkim kombėtar)

 
Por rizgjimi i ndjenjės kombėtare tek tė gjallėt e thjeshtė dhe madhėshtia e tė vdekurve tė mėdhenj do tė jenė nesėr trysnia mė e madhe ndaj kėsaj politike. Do ta detyrojnė atė tė shmangė inatin dhe «Odisenė» nga veprimtaria e saj


(Politika shqiptare ka pasur shumė politikanė kozmopolitė dhe internacionalistė. Shqipėria Natyrale kėrkon politikanė shqiptarė qė tė dinė tė mendojnė globalisht dhe tė veprojnė kombėtarisht).
Para disa ditesh, Shqipėria Natyrale lindi nga «Monumentet dhe Deti i Flamujve». «Nesėr» do tė sendėrtohet nė realitet. Ata qė kanė jetuar dhe duruar pėr 94 vjet ėndrrėn, kanė tė drejtė tė jetojnė nė tė ardhmen realitetin. Shqipėria Natyrale ėshtė nocion europerėndimor. Sepse e ardhmja ėshtė e tillė. Shqipėria Natyrale ėshtė pasojė e njė drejtėsie tė vonuar dhe tė pacunguar.

 
(-Nuk ėshtė kėshtu do tė shkruante ish-ministri i jashtem i Maqedonisė Sllobodan Cashule; idetė mbi Shqipėrinė Natyrale nuk duhet tė pranohen nga Ahmeti dhe Xhaferri se ato u ngjajne dhuratave tė danaidėve. Deputeti aktual i VMRO-Popullore kishte kėrkuar edhe ndihmėn e Homerit pėr tė kundėrshtuar Shqipėrinė Natyrale


-A nuk ju thamė do tė deklaronte ministri i jashtėm sėrb Drashkoviē nė letrėn drejtuar Grupit tė Kontaktit dhe SHBA se shqiptarėt duan tė krijojnė Shqiperinė Natyrale pas pavarsisė sė Kosovės
-Shqiptarėt kanė strategji tė pėrpunuar pėr Shqipėrinė Natyrale deri nė vitin 2013 do tė shprehej, kryetari i europarlamentarėve socialistė polakė, Zhozef Piniora ne diskutimin e tij nė Parlamentin Europian kur diskutohej pėr Kosovėn)


Do tė ketė akoma mė shumė nė tė ardhmen nga pohimet e sipėrthėna. Nuk do tė jenė vetėm tė huaj. Do tė ketė edhe shqiptarė. Megjithatė ajo lindi para disa ditėsh. Lindi nė Shkup, lindi nė Tiranė, lindi nė Preshevė, lindi nė Prishtinė. Tashmė duhet ta ndihmojmė tė rritet. Partizanėt e saj duhet tė kenė mėndje tė ftohtė dhe zėmėr tė zjarrtė. Ata kanė mėsuar tė mos provokojnė. Tani e tutje duhet tė mėsojnė tė mos provokohen.