Formohet Shoqata Demokratike ÇamËria
Prato
Shoqata Demokratike Çameria me qender
ne Hollande, e perfaqesuar nga kryetari zoti Festim Lato, ne bashkepunim me
Shoqaten Demokratike Çameria Belgjike, e perfaqesuar nga kryetari Abedin
Rakipi, dhe Shoqaten Kulturore Çameria me qender ne Firenze, Itali e
perfaqesuar nga kryetari Agim
Xhemali, pas nje takimi dhe tubimi me qytetaret çame te
Pratos (qyteze afer Firences) vendosen krijimin e Shoqates Demokratike Çameria
Prato e perbere nga qytetaret çame me banim ne Prato. Ne Prato jetojne
afersisht 1500 çame na thone ata dhe ne kete tubim erdhem vetem ne qe
perfaqesojme te gjithe ata por heren tjeter do te mbushim nje salle te madhe
plot. Megjithe vonesen tone prej nje gjysem ore paria e tyre ishin mbledhur dhe
po na prisnin me padurim. Ishte hera e pare per ta qe nje delegacion çam te
vinte ti takonte ti perqafonte dhe te qante hallet me ta. Ata u gezuan pa mase
kur na degjonin dhe na perqafuan me dashuri duke na uruar dhe duke na thene se
na mbeshtesnin pa mase dhe se ishin gati te na ndiqnin kudo. Ne ju parashtruam
atyre aktivitetet tona politike per zgjidhjen e çeshtjes dhe peticionet qe ju
kemi derguar institucioneve Evropjane dhe ju kerkuam atyre qe ti bashkohen
levizjes tone, gje te cilen ata e mirepriten me gezim dhe eufori te madhe. Ju
lumte more djema se ju po vendosni ne vend nderin e çamerise na tha nje grua
plake rreth te 70tave e cila u prek shume nga ky takim dhe ky bashkim
vellazeror, ashtu si shume pjesemarres te tjere. Shume pyetje u parashtruan nga
pjesemarresit dhe shume sugjerime u debatuan. Ne takim merrte pjese edhe nje
historian i ftuar i cili foli rreth aspekteve historike qe çuan ne gjenocidin e
bere ndaj çameve nga kryqtaret athino-fanariote. Pas rreth dy oresh diskutim
dhe fjalim u vendos qe te krijohet Shoqata Demokratike Çameria Prato me zotin
Engjell Veliraj kryetar, dhe zotin Ilir Shani sekretar, e cila do ti
bashkangjitet Shoqatave te tjera çame ne nje platforme te perbashket aksioni
dhe levizjeje per çuarjen e metejshme te çeshtjes dhe idealit tone te shenjte.