Rrėzimi i Monumenteve
Nga Ridvan Dibra
Monumenti duhet rrėzuar. Pėr
njė mijė e njė arsye. Po ju kujtoj vetėm dhjetė prej tyre, tė cilat, gjithsesi,
mund tė mos jenė kryesoret:
1. Ėshtė i madh, tepėr i
madh, dhe si i tillė lėshon gjithandej njė hije tė rėndė e tė zezė, e cila
(sidomos nė pranverė, kur njerėzit janė tė dėshiruar pėr diell) bėhet fort e
padėshirueshme.
2. Ėshtė ngritur nė qendėr tė
Egobokės, krejt nė qendėr, dhe si i tillė tėrheq vėmendjen e tė gjithėve,
vėmendje qė (sidomos muzgjeve, kur dielli mėrgohet) mund tė pėrqendrohet edhe
te monumentet e tjerė.
3. Ėshtė i vjetėr, tepėr i
vjetėr, dhe si i tillė kuturbon gjithandej njė duhmė tė rėndė, e cila (sidomos
nė tė zbardhur, kur njerėzit janė tė vėmendshėm ndaj aromave tė reja) bėhet
fort e neveritshme.
4. Ėshtė themeldobėt, tepėr
themeldobėt, dhe si i tillė priret sa djathtas majtas, prirje qė (sidomos nė
ditė tė paqėndrueshme, kur fryjnė stuhi tė forta) bėhet fort e rrezikshme.
5. Ėshtė punuar pa shije,
tepėr pa shije, dhe si i tillė pjell gjithandej kopje tė tijat, tė cilat
(sidomos tashti, kur skulptorėt janė tė lirė tė gdhendin ētė duan) mund tė mos
ishin kaq tė ngjajshme me origjinalin.
6. Ėshtė ngritur nxitimthi,
tepėr nxitimthi, dhe si i tillė krijon iluzionin se gjėrat e mėdha mund tė
sajohen shpejt, iluzion qė (sidomos natėn, kur ėndrrat kanė pushtetin) bėhet
fort joshės.
7. Ėshtė sajuar prej njė
materiali tė dyshimtė, tepėr tė dyshimtė, dhe si i tillė ngjall debate pėr
origjinėn, origjinė qė (sidomos darkave, kur njerėzit janė tė ngeshėm) bėhet
fort e diskutueshme.
8. Ėshtė zgavrruar e ngrėnė,
tepėr ėshtė zgavrruar, dhe si i tillė po bėhet ēerdhe pėr lloj - lloj
shpendėsh, tė cilėt (sidomos nė periudhat e shumimit, kur vėrshojnė mizėri) glacojnė
gjithandej.
9. Ėshtė ndryshkur e
shfytyruar, tepėr ėshtė ndryshkur, dhe si i tillė ka humbur shkėlqimin
fillestar, shkėlqim qė (sidomos tashti, kur mbijnė gjithandej monumente tė
rinj) kujtohet fort rrallė.
10. Ėshtė rrjepur nga
pėrkėdheljet e shikimet, tepėr ėshtė rrjepur, dhe si i tillė ka humbur linjat e
herėshme, linja qė (sidomos dikur, kur ishin tė rrallė monumentet) lakmoheshin
fort shpesh.
* * *
Monumenti duhet lėnė nė
kėmbė. Pėr njė mijė e njė arsye. Po ju kujtoj vetėm dhjetė prej tyre, tė cilat,
gjithsesi, mund tė mos jenė kryesoret:
1. Ėshtė i madh, tepėr i
madh, dhe si i tillė lėshon gjithandej njė hije tė plotė e tė dendur, e cila
(sidomos nė verė, kur dielli djeg e zhurit pamėshirshėm) bėhet fort e
dėshirueshme.
2. Ėshtė ngritur nė qendėr tė
Egobokės, krejt nė qendėr, dhe si i tillė tėrheq vėmendjen e tė gjithėve,
vėmendje qė (sidomos muzgjeve, kur dielli mėrgohet) mund tė shpėrqendrohet te
monumentet e tjerė.
3. Ėshtė i vjetėr, tepėr i
vjetėr, dhe si i tillė pėrhap gjithandej njė aromė tė fisme, e cila (sidomos nė
tė zbardhur, kur njerėzit janė tė vėmendshėm ndaj erėrave tė reja) bėhet fort e
kėndshme.
4. Ėshtė themeldobėt, tepėr
themeldobėt, dhe si i tillė priret sa djathtas majtas, prirje qė (sidomos nė
ditė tė paqėndrueshme, kur fryjnė stuhi tė forta) bėhet fort mbresėlėnėse.
5. Ėshtė punuar pa shije,
tepėr pa shije, dhe si i tillė stimulon gjithandej ngritjen e monumenteve tė
tjerė, tė cilėt (sidomos tashti, kur skulptorėt janė tė lirė tė gdhendin ētė
duan) mund tė ishin krejt tė ngjajshėm me origjinalin.
6. Ėshtė ngritur nxitimthi,
tepėr nxitimthi, dhe si i tillė dėshmon se gjėrat e mėdha mund tė sajohen
shpejt, dėshmi qė (sidomos natėn, kur ėndrrat kanė pushtetin) bėhet fort
joshėse.
7. Ėshtė sajuar prej njė
materiali tė dyshimtė, tepėr tė dyshimtė, dhe si i tillė ngjall debate pėr
origjinėn, origjinė qė (sidomos darkave, kur njerėzit janė tė ngeshėm) bėhet
fort enigmatike.
8. Ėshtė zgavrruar e ngrėnė,
tepėr ėshtė zgavrruar, dhe si i tillė po bėhet ēerdhe pėr lloj - lloj
shpendėsh, tė cilėt (sidomos nė periudhat e shumimit, kur vėrshojnė mizėri)
cicėrojnė gjithandej.
9. Ėshtė ndryshkur e
shfytyruar, tepėr ėshtė ndryshkur, dhe si i tillė ka humbur shkėlqimin
fillestar, shkėlqim qė (sidomos tashti, kur mbijnė gjithandej monumente tė
rinj) kujtohet fort shpesh.
10. Ėshtė rrjepur nga
pėrkėdheljet e shikimet, tepėr ėshtė rrjepur, dhe si i tillė ka humbur linjat e
herėshme, linja qė
(sidomos
dikur, kur ishin tė rrallė monumentet) pėrbuzeshin fort shpesh.
* * *
...Sidoqoftė, ata tė tre,
edhe pse tė varfėr e tė papėrvojė nė realizimin e ndėrmarrjeve tė tilla, u
betuan pėr rrėzimin e monumentit. Dy tė parėt, mė tė rinjtė e mė entuziastėt,
morėn pėrsipėr detyrėn mė tė rėndė e mė tė vėshtirė: pėrgatitjen e lakut dhe
vendosjen e tij nė qafėn e monumentit.
Kurse tė tretit, mė plakut e mė pak entuziastit, iu la njė detyrė disi
urithore: gėrmimi pėrreth e dobėsimi i themeleve.
Rrėzimin pėrfundimtar, mandej, mund ta bėnin fare lehtė edhe fėmijėt.
Nė tė ardhmen, pas shumė e shumė kohėsh, kur ata tė tre tė jenė kalbur nėn dhe
dhe kur Egoboka tė ketė nevojė pėr njė monument tė ri nė qendėr tė saj, do tė
shpėrthejnė debate tė ashpra rreth faktit se kush e meriton atė: dy tė rinjtė
entuziastė, apo urithi?