Rusia si faktor ndėrkombėtar
Shkruan: Ilir Kalemaj
Kohėt e
fundit po vihet re njė rol githnjė e mė proaktiv i Rusisė nė politikėn botėrore
dhe aksionet e saj po njohin njė rritje tė pandėrprerė. Faqet e
disa prej tė pėrditshmeve mė tė njohura nė botė po i kushtojnė njė vėmendje tė
pazakontė kėtij shteti, ndėrsa nė Amerikė, por dhe vende tė tjera, kurrikulat
universitare kanė filluar tė pėrfshijnė pėrherė e mė tepėr lėndė me tematikė
Rusinė dhe rolin e saj nė krijimin e njė konfiguracioni te ri rajonal dhe botėror,
ndėrkohė qė vetėm disa vite mė parė, ishte Kina ajo qė ishte nė qendėr tė vėmendjes.
Natyrshėm shtrohet pyetja: pėrse po ndodh tani ky
ridimensionim i rolit tė Rusisė nė sferėn e politikave globale dhe kush ėshtė
domethėnia e saj? Njėkohėsisht, cilat janė disa nga implikacionet qė mund tė
sjellė ky ridimensionim?
Fundi i
luftės sė ftohtė, solli dhe fundin e sistemit bi-polar tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare
dhe roli protagonist i SH.B.A. si njė fuqi
hegjemonike e pakontestueshme, gėzonte njė consensus omnium nga pothuajse cdo
shtet tjetėr. Pėr mė tepėr krijoi premisat e njė rendi tė ri
botėror, ku vihej njė theks gjithnjė e mė i madh mbi stabilitetin dhe sigurinė.
Jo mė kot, periudha e dekadės sė parė post-komuniste, ka qenė
edhe njė prej periudhave mė tė qeta dhe e rritjes sė shpejtė teknologjike dhe
kushteve tė jetesės qė ka njohur ndonjėherė njerėzimi. Rusia e sapo dalė
nga njė rregjim totalitar shtypės dhe me njė ekonomi thuajse nė gjendje
katastrofike, ishte aq e ndėrvarur nga ndihmat financiare tė Perėndimit dhe
institucioneve dhe organizmave tė tij financiarė, sa nuk mund tė bėnte gjė tjetėr,
vecse tė mbėshteste verbėrisht politikat e diktuara nė formė kondicionaliteti
dhe t`u thoshte amen superfuqisė amerikane dhe aleatėve tė tyre evropianė. Ndėrsa evropianėt e integruar tashmė ekonomikisht, por thellėsisht
tė pėrcarė nė ndjekjen e politikave tė jashtme respektive dhe me interesa
gjeopolitike krejt te ndryshme nga njėri-tjetri, as qė mund tė mendohej se mund
tė avokatonin interesa tė ndryshme nga ato tė aleatit tė tyre strategjik.
Kina, megjithėse njė fuqi e re dhe me premisa tė forta pėr t`u shfaqur si njė
superfuqi potenciale nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt,
pėrsėri ishte dhe ėshtė shumė larg kombiminit tė gjithanshėm
ekonomiko-politiko-ushtarak qė SH.B.A.-ja gėzon aktualisht.
Gjithsesi, duket se
kohėt e fundit gjeopolitika botėrore ėshtė duke pėsuar njė metamorfozė qė po
sjell edhe njė konfiguracion tė ri tė fuqive tė mėdha.
Nė pamje tė parė duket se kjo ėshtė njė gjuhė e dalė jashtė mode kohė mė parė
dhe do dukej anakronike dhe e paradoksale tė flitej kėshtu nė shekullin e njėzet
e njė. Por pėr pionerėt e rinj tė real-politikės dhe beniaminėve
tė tyre neo-konservatorė, kjo s`ėshtė aspak njė risi. Pėrkundrazi,
kjo shkollė e politikės, i ka parė gjithnjė zhvillimet globale nėn prizmin e njė
lufte tė pandėrprerė pėr dominim. E parė nė kėtė optikė,
mund tė shpjegohet edhe rritja sė fundmi e vėmendjes ndaj fenomenit rus, i cili
duket se ėshtė drejt njė rruge, tė cilėn e ka pėrsėritur shpesh gjatė historisė
sė tij. Perandoria e dikurshme e carėve qė me vonė u zėvendėsua nga njė Bashkim
Sovjetik me predominim tė fortė rus, pati njė zbythje tė lehtė, vetėm gjatė
viteve tė para tė tranzicionit ku drejtohej nga njė president apatik, i
korruptuar dhe i pafuqishėm, sic qe Jelcini. Me njė shėndet tė
dobėt (shpesh tė rėnduar edhe pėr shkak tė konsumimit tė tepėrt tė alkoolit)
dhe i rrethuar nga njė rrjet nepotik qė drejtohej me dorė tė fortė nga e bija,
Jelcini nuk arriti dot asnjėherė tė krijonte njė profil tė jashtėm politik
krejtėsisht tė pavarur. Pėrkundrazi e zhyti vendin nė
kriza tė njėpasnjėshme dhe arriti tė fitoj sėrish nė zgjedhjet parlamentare tė
rradhės vetėm pėr shkakun e vetėm se ishte e keqja mė e vogėl. I
rrethuar nga komunistė dhe radikalė, pėr Perėndimin njėkohėsisht ai ishte
partneri mė i besuar, megjithėse natyrisht jo mė
efikasi.
Me ardhjen nė pushtet
tė ish-njeriut tė KGB-sė sė frikshme, Vladimir Putin, gjėrat nisėn tė ndryshojnė
dhe ekonomia nisi gradualisht tė rimėrkėmbej, megjithėse niveli i demokracisė nė
vend filloi njėkohėsisht tė binte nė mėnyrė proporcionale. Putini luftoi ashpėr
inflacionin galopant tė trashėguar nga administrata e mėparshme, reduktoi
korrupsionin nė nivele drastike dhe ktheu bilancin tregtar nga negativ, mė njė
deficit qė thellohej nga viti nė vit, nė pozitiv, mė njė suficit qė ia doli tė
shlyente edhe pjesėn mė tė madhe tė borxhit tė jashtėm. Gjithashtu
dobėsoi pushtetin e biznesmenėve tė fuqishėm rusė dhe i ktheu njė pjesė tė mirė
tė tyre nė vasalė tė tij. Por suksesi ndoshta mė i rėndėsishėm
i tij ishte nė fushėn e politikės sė jashtme, ku duket se po e rikthen Rusinė nė
kohėrat e saj tė arta. Ky rikthim padyshim qė ėshtė
ndihmuar sidomos nga shfrytėzimi racional dhe vizionar i burimeve energjetike,
tė cilat nė dorėn e kompanisė shtetėrore Gazprom, janė kthyer nė armėn mė tė
fuqishme diplomatike tė Putinit pėr momentin. Forcimi ekonomik i Rusisė shpjegohet me faktin
se Putini e nuhati shumė shpejt emergjencėn e njė politike industriale si
rrjedhojė e ndergjegjėsimit se ekonomia e Rusisė nuk mund te
varej vetėm nga rentat e gazit dhe te petrolit. Njė kthesė e konsiderueshme ndėrhyri
nė ekonominė ruse me mandatin e dytė tė Putin, kur ky i
fundit ju besoi sipėrmarrėsve tė shtetit sektorin vendimmarrės tė
hidrokarbureve, i cili mė parė ishte i dominuar nga oligarkėt. Nėse mbrojtja e tė mirave strategjike nuk e ndalon hapjen e tyre
ndaj kapitaleve te huaja, gjithsesi ajo pėrkthehet si njė strategji qė synon
afirmimin e nje politike monopolizuese ekonomike (shembulli i Gazprom dhe
Transnef e ilustron me se miri monopolin publik tė energjisė).
Nė samitin "antirus"
nė
Megjithatė, ėshtė pikėrisht
ky fuqizim ekonomik i Rusisė dhe ridimensionimi i
rolit tė saj strategjik qė kanė nxitur njė kohėt e fundit njė etje pėr tė qenė
edhe politikisht tė barabartė me fuqinė e vetme hegjemonike sot nė botė, Amerikėn.
Rusia e sotme e Putinit nuk dėshirn tė pėrkufizohet sikundėr ish-ministri i
Jashtėm belg dikur ka perifrazuar Bashkimin Evropian: njė gjigand ekonomik,
por njė xhuxh politik. Pėrkundrazi Rusia dėshiron tė riafirmoj rolin e saj nė
politikėn botėrore me cdo lloj cmimi, qoftė ky edhe nėpėrmjet
shantazhit energjetik, apo bllofeve politikė. E parė nė kėtė
optikė, mund tė vlerėsohen edhe deklaratat e forta tė kohėve tė fundit ndėrmjet
Rusisė dhe SH.B.A-sė, apo Rusisė dhe Bashkimit Evropian. Nė rastin e parė,
Rusia kundėrshtoi hapur dhe prerė, nėpėrmjet ministrit tė saj tė Jashtėm,
Lavrov, vendosjen e disa raketė-pritėsve nė Poloni dhe Republikėn Ceke qė do shėrbenin
pėr t`u paraprirė ndonjė sulmi tė mundshėm terrorist, si pėr shembull nga ana e
Iranit. Ndėrsa karshi BE-sė, Rusia po pėrdor gjithnjė e mė hapur kėrcėnimin e
bllokimit tė linjave energjetike, si njė mjet pėr tė ushtruar presion politik
mbi kėtė tė fundit pėr tė qenė sa mė pak kritike ndaj problemit tė tė drejtave
tė njeriut nė hapėsirėn ruse dhe tė mos fus hundėt nė ish republikat e tjera
sovjetike, tė cilat shihen nga Moska si njė domen rus. Jo mė
kot, komisioneri evropian pėr tregtinė, Peter Mandelson, i ka cilėsuar sė
fundmi marrėdhėniet BE-Rusi si mė tė kėqijat prej fundit tė luftės sė ftohtė.
Problemi
kryesor ėshtė qė klika drejtuese ruse nė pushtet, mendon dhe kalkulon si nė kohėn
e luftės sė ftohtė dhe udhėheqėsit kryesorė rusė tė momentit janė Putin dhe
Ivanov (ministėr i jashtėm dhe zv.kryeministėr), i cili u zėvendėsua nė
momentin e fundit si pasardhės i mundshėm i Putinit dhe qė ka qenė dikur zėvendėsi
i tij nė KGB. Jo mė pak i moderuar duket edhe presidenti i ri i
zgjedhur, i cili pavarėsisht retorikės ėshtė po aq i rrezikshėm dhe jo vetėm pėr
faktin se do jetė njė marionetė qė do drejtohet sipas qejfit tė carit tė ri tė
kryeministrisė, por edhe pėr lidhjet e tij shumė tė ngushta dhe tė dyshimta me
klerikėt e lartė ortodoksė tė vendit tė cilėt sic dihet tashmė, janė partizanė
tė vijės sė ashpėr. Njė faktor qė ndikoi dukshėm nė pėrzgjedhjen
e tij pėrkundrejt Ivanovit i cili ishte i parapėlqyeri kryesor i vetė Putinit
si njė koleg ish-spiun dhe bashkėpuntor i vjetėr, ishte edhe kjo pėrkrahje e
madhe nga patriarku rus, si dhe mbėshtetja e oligarkėve qė ishin pasuruar falė
edhe lidhjeve me Gazpromin ku Medvedev ka qenė shef pėr njė kohė tė
konsiderueshme. Nė tėrėsi kjo klasė politike qė ka monopolizuar pushteti
ka nė dorė si financat, ashtu edhe mbėshtetjėn e pjesės mė tė madhe tė
popullsisė ruse tė cilėt nė njėfarė mėnyre janė tė kėnaqur, pėr shkak tė
ruajtjes sė stabilitetit makro-financiar dhe tė ardhurave krahasimisht mė tė
larta se rregjimet e mėparshme. Ndėrsa, nė nivel ndėrkombėtar po i luan me
kujdes gurėt e shahut pėr tė marrė pėrfitime sa mė tė
qenėsishme ndaj cdo hapi qė hedh.
Edhe strategjia qė u
ndoq me rastin e Kosovės duke lozur me dy porta dhe duke pėrdorur pushtetin e
vetos nė Kėshillin e Sigurimit pėr tė patur sa mė tepėr pėrfitime mė tepėr se e
cytur nga lidhjet shpirtėrore pansllave qė gjithashtu kanė ndikimin e tyre, mė
tepėr ngjasojnė me njė filozofi pragmatiste qė i shėrben gjeopolitikės ruse.
Mos tė harrojmė qė gjatė kėsaj kohe solidariteti me Serbinė, Rusia shtiu nė
dorė mė shumė se 50 pėrqind tė kompanisė shtetėrore tė naftės sė Serbisė, si
dhe nėnshkroi njė kontratė qė e kthen Serbinė nė pikė nevralgjike tė kalimit tė
tubacionit verior tė gazit, ndėrkohė qė ai jugor (South Stream) mendohet tė
lidhė Greqinė me Italinė, duke anashkaluar Shqipėrinė, e justifikuar kjo nė bazė
tė kalkulimeve racionale kosto-benefit, tė paktėn sipas ambasadorit rus nė
Tiranė nė njė intervistė tė dhėnė para pak kohėsh njė tė pėrditshmeje nė Shqipėri.
Pra nuk mund tė mendohet se veprimet e Rusisė udhėhiqen vetėm
nga veprime emocionale, si solidariteti shpirtėror, kulturor apo fetar me sivėllėzėrit
serbė. Qasja pragmatiste qė e shtyn Rusinė tė udhėhiqet nga parimi
kryesor i makutėrisė si dhe e ushqyer nga filozofia e vjetėr cariste dhe
bolshevike pėr ekspansion dhe kontrollin e zonave tė interesit nė njė botė qė
do e preferonte si ajo qė u projektua dhe doli nga Kongresi i Vjenės nė
shekullin e XVIII, tė con drejt njė analize mė tė thellė tė qėndrimit
konseguent intrasigjent tė Rusisė nė lidhje me Kosovėn dhe faktorin shqiptar nė
tėrėsi nė kėtė pjesė tė kontinentin evropian. Rusia duket se kėrkon tė dominojė
nė bazė tė skemave tė vjetra tė ndarjes sė zonave tė influencės dhe kjo dėshirė
pėr pushtet, e kombinuar me rritjen e tė ardhurave ekonomike si pasojė e
spekullimeve botėrore, por edhe kėrkesės pėr naftė dhe gaz natyror, i japin njė
avantazh momental kėtij shteti qė njėkohėsisht shfrytėzon edhe ndasitė mes
amerikanėve dhe ndonjė shteti evropian nė lidhje me cėshtje tė caktuara.
Gjithsesi, nėse do
citonim kėtu filozofin politik, Mishel Fuko: pushteti nuk ėshtė njė luftė qė
presupozon njė viktimė dhe njė fitues, por ėshtė njė marrėdhėnie. E parė nė kėtė
dritė mund tė thoshim qė roli i Rusisė nė gjeopolitikė dhe konfiguracionin e ri botėror, nuk mund thjesht dhe vetėm tė imponohet, por
duhet tė vij si rezultat i njė evolucioni tė natyrshėm, nė pėrpjestim me
fuqizimin e saj ekonomik, por edhe demokratizimit, hapjes dhe bashkėpunimit tė
saj me faktorin ndėrkombėtar. Vetėm nė kėtė mėnyrė, Rusia mund tė sigurojė si
njė rritje tė qėndrueshme ekonomike (duke pėrfituar edhe nga partneriteti
ekonomik me BE-nė dhe antarėsimi nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė), por edhe
tė krijoj njė kredibilitet tė qenėsishėm dhe tė loz rolin e saj si garant i tė
drejtės ndėrkombėtare nė njė botė, ku ajo ka peshėn e saj tė padiskutueshme. Por
deri mė tani duket se prirja ėshtė e kundėrt, ku sė fundmi, Rusia u pėrpoq tė pėrfitojė
nga mungesa e koherencės dhe njė politike tė pėrbashkėt dhe koherente tė
jashtme tė vendeve tė BE-sė, sic u vu re qartė nė samitin e fundit tė
Bukureshtit ku evropianėt e panė me skepticizėm propozimin e Presidentit Bush pėr
pėrfshirjen e Ukrahinės dhe Gjeorgjisė nė Partneritetin pėr Paqe qė do i hapte
rrugė antarėsimit tė tyre tė mėpasshėm nė NATO dhe e kudėrshtuan atė me shpresėn
e zbutjes sė qėndrimit rus pėr cėshtje tė tjera.
Por sic u vu re mė
pas, Rusia e shfrytėzoi kėtė dobėsi pėr tė rritur dukshėm shkallėn e ndėrhyrjes
sė saj nė rajonet separatiste tė Abkhazisė dhe Osetisė sė Veriut, duke
provokuar njė incident ndėrkombėtar qė me tė drejtė u krahasua si me ndėrhyrjen
e Hitlerit nė Ceki qė mori shkas pas politikės sė appeasement (tė koncensionit)
qė ndoqi Britania e Madhe dhe Franca nė atė kohė. Pėr mos tė lėnė historinė tė
pėrsėriti vetveten nė njė botė tashmė tė ndryshuar dhe qė funksionon sipas njė
logjike tjetėr (ku edhe luftėrat bėhen me mjete tė tjera), Rusia duhet tė ballafaqohet
me njė qėndrim tė qartė, koherent, imponues dhe vizionar nga ana e faktorit ndėrkombėtar,
sidomos botės perėndimore, pėr t`i bėrė tė qartė se toleranca ka limit dhe
rregullat e lojės janė njėsoj pėr tė gjithė. Neglizhimi i
tanishėm mund tė kthehet nė njė faturė tė papėrballueshme pėr tė ardhmen.