Pėrse privatėt?

                                                       

Shkruan: Ilir KALEMAJ

 

Ka disa kohė qė nė Shqipėri dhe nė Kosovė ėshtė ndezur njė debat konstruktiv mbi sistemin universitar dhe shume argumenta dhe kundėrargumenta janė hedhur dhe pritur si nga avokatėt e ‘publikut’ ashtu edhe nga simpatizantėt e ‘privatit’. Palėt e interesuara nė kėtė debat janė sidomos prindėrit qė duan tė sigurojnė njė shkollim sa mė cilėsor tė fėmijvė tė tyre, studentėt qė kėrkojnė tė realizojnė ėndrrat pėrmes njė edukimi tė certifikuar, pedagogėt qė transmetojnė dijet, filantropėt qė financojnė ngritjen e universiteteve private, politikanėt qė ndėrtojnė dhe zbatojnė platforma arsimore, ligjvėnėsit qė pėrpilojnė legjislacionin arsimor e kėshtu me rradhė. Pra, sic shihet debati ėshtė gjenerues dhe pėrfshin njė gamė tė gjerė personash tė interesuar, tė cilėt shpesh janė kanė artikuluar, pėrkrahur apo mbrojtur njė pozicion tė caktuar, vencarisht pėrsa i pėrket njė prej pjesėve mė tė debatueshme: i duhet dhėnė preferencė universiteteve publike apo private?

           

Pa dashur t`i hyj nė brendėsi tezave qė janė artikuluar nė mėnyrė tė detajuar nga avokatėt e tė dyja kaheve, mund tė pėrmbledhim shkurtimisht disa nga avantazhet dhe tė metat e secilit nė njė treg pėrherė e mė konkurrues. Por pikėsėpari, duhet tė bėjmė njė ndarje tė qartė tė cilėsisė brenda llojit tė kėtyre universiteteve pėr tė shmangur pėrgjithėsimet. Ndėrsa nė rastin e privatit, duke iu referuar logjikės sė kėrkesė-ofertės, diferenca bėhet kollaj po tė kihet parasysh numri i aplikantėve e tė tjera parametra tė ngjashėm, nė rastin e universiteteve shtetėrore, tashmė ėshtė e qartė variacioni i cilėsisė sė tyre, po tė krahasosh qendrėn me periferitė. Nė Shqipėri,  nga uiversitetet shtetėrorė, me pėrjashtim tė UT-sė apo Universitetit tė Durrėsit, ėshtė e vėshtirė tė pretendosh cilėsi mėsimdhėnie, kritere rigoroze konkurrimi, cilėsi diplome apo parametra dhe standarte tė ngjashėm nė universitetet periferike apo nė filialet anonimė. Kryesisht pretendohet se ndėr beneficet qė ofrojnė universitetet publike (dhe kėtu po i referohem universiteteve tė Tiranės dhe Durrėsit), janė kostua e vogėl e shkollimit dhe niveli krahasimisht i lartė i studentėve tė cilėt i nėnshtrohen njė konkursi fillestar. Ndėrsa ndėr tė metat kryesore mund tė rradhisim, rrogat e ulėta tė pedagogėve tė cilat dekurajojnė pjesėn me elitare tė tyre pėr t`iu pėrkushtuar maksimalisht nevojave tė studentit, ndėrsa janė nė kėrkim tė alternativave mė fitimprurėse, mungesat e theksuara tė bazės materiale, laboratorike dhe literaturės bashkohore, si dhe numrin e lartė tė studentėve pėr pedagog dhe metėr katror, cka sjell konfuzion dhe mungesė tė theksuar cilėsie.

           

Tė njėjtės ndarje mund t`i referoheshim edhe nė rastin e universiteteve private, tė cilėt kanė mundėsuar njė specializim dhe orientim tė qartė duke iu pėrshtatur nevojave tė tregut. Universitete tė tillė si ai i Neė Yorkut apo Universiteti Evropian, tė specializuar sidomos nė shkencat sociale, humane dhe ekonomike, UFO pėr stomatologjinė, Luarasi pėr drejtėsinė, POLIS pėr arkitekturėn apo Marubi pėr kinematografinė kanė krijuar standarde tė larta mėsimdhėnie dhe kombinim tė formimit tė pėrgjithshėm me atė profesional pėr tė pėrgatitur gjeneratėn e re te te shkolluarve. Ndėr avantazhet qė ofrojnė kėto universitete private, janė motivimi i lartė i pedagogėve nėpėrmjet stimulit financiar, cka mundėson pėrthithjen e stafit akademik mė kualitativ, kombinimin e dijeve teorike dhe shkencore me zbatimin e tyre praktik, cka mundėsohet nėpėrmjet stimulimit tė mendimit kritik, mundėsitė e qėnies nė kontakt nga ana e studentit me literaturėn mė bashkėkohore, pajisjet laboratorike dhe kompjuterike etj. Po ashtu nėpėrmjet nxitjes sė praktikave (internships) tė ndryshme nė institucione shtetėrore dhe private, udhėtimeve (field trips) ku mundėsohen vizitat nė organizata ndėrkombėtare dhe inkurajimit tė debatit konstruktiv qė mundėsohet nėpėrmjet klasave tė vogla dhe supervizimit tė ngushtė tė studentėve, kėto universitete kanė arritur tė krijojnė standarte perėndimore qė synojnė nxjerrjen e kėtyre individėve nga “kulla e fildishtė”-Universitet dhe ballafaqimin e tyre me jetėn reale, cka mundėson shanse me tė mėdha punėsimi dhe perspektivė me reale pėr karrierė nė tė ardhmen pėr kėta studentė. Njė nga tė metat kryesore tė tyre, ėshtė shpesh mungesa e koordinimit mes tyre (megjithėse kohėt e fundit njė konsorcium i ngjashėm me pjesmarrjen e katėr universiteteve privatė ėshtė krijuar), jo vetėm si njė grup interesi qė do ndikoj pozitivisht pėr njė legjislacion mė favorizues dhe mė pak diskriminues pėr ‘privatėt’, por edhe pėr t`u mbrojtur nga ndonjė universitet fantazėm si rasti i paradokohshėm i atij Institutit francez, per studimet nga distanca qė doli se nuk ishte i akredituar asgjėkundi dhe lėshonte copa kartoni kartoni pėrkundrejt tarifave tė majme.

           

Njė nga kritikat qė mė shpesh ju bėhet padrejtėsisht universiteteve private, ka tė bėjė shpeshherė me pronarėt e tyre qė nė ndonjė rast nuk vijnė nga bota akademike por i pėrkasin asaj tė biznesit. Shembulli mė i mirė pėr t`iu kundėrpėrgjigjur kėtyre akuzave pa pėrmbajtje, ėshtė rasti i universiteteve mė elitare amerikane (dhe pėr rrjedhojė edhe botėrore). Universiteti Stanford i Kalifornisė, njė nga mė elitarėt nė kėtė vend (ku ka qenė rektore pėr njė periudhė kohe Kondoliza Rajs), u krijua nga Leland Stanford, njė ish-guvernator i Kalifornisė, por edhe biznesmen i famshėm qė krijoi pasurinė e tij kryesisht nėpėrmjet spekullimeve tė tokave nga kalonin linjat e ndėrtimit tė hekurudhave. Njė rast tjetėr ėshtė ai i Universitetit Kornell, i krijuar nga Ezra Kornell, ‘babai’ i zhvillimit tė telegrafit dhe komercializimit tė tij nė fund tė shekullit tė 18-tė. E njėtja gjė mund tė thuhet pėr Universitetin John Hopkins, ku sot japin mėsim ikona tė tilla si Francis Fukajama, i cili u krijua nga investitori kryesor i hekurudhės Baltimore-Ohajo, John Hopkins, apo Universiteti i famshėm i Cikagos,- qė dikur nxorri nga rradhėt e veta shkollėn ekonomike neoliberale nėn udhėheqjen e Milton Fridmanit,- i cili u krijua nga Jon Rokfeleri. Njė shembull akoma mė i afėrt nė kohė ėshtė universiteti i Evropės Juglindore i krijua nga filantropi dhe financieri Xhorxh Soros, i cili brenda mė pak se dy dekadave ka nxjerrė liderė tė tillė reformatorė nga gjiri i tij, si presidenti gjeorgjian Saakshvilli dhe njė pjesė tė mirė tė elitave politike dhe ekonomike tė Evropės Qėndrore dhe Juglindore. Pra, nėse heqim njė paralele tė rėndomtė, argumenti se disa prej universiteteve tona private janė tė dobėt se janė ngritur nga biznesmenė (megjithėse ky nuk mund tė pėrbėj aspak bazat e njė gjeneralizimi), nuk qėndron. Edhe nė rastet kur njė tregtar pa edukim formal universitar, ka ngritur njė universitet pėr qėllime fitimi apo thjesht filantropie, kjo nuk pėrbėn shkak pėr t`u merakosur, jo vetėm sepse ėshtė stafi akademik dhe administrativ ai qė merret me mbarėvajtjen e universitetit nė jetėn e pėrditshme, por edhe sepse nėse universiteti nuk arrin shpejt tė krijoj emėr dhe tė jetė kompetitiv, do jetė vetė tregu ai qė do e nxjerrė jashtė loje.

 

Njė ide interesante qė ėshtė hedhur kohėt e fundit, ėshtė edhe ideja e sistemit ‘voucher’, e eksperimentuar fillimisht nė SHBA, ku nėse shteti dėshiron tė shtojė financimet pėr universitetet, kėto duhet tė venė aty ku zgjedh studenti. Pra fondet ndjekin studentin dhe kėsisoj i jepet mė shumė liri dhe mėndėsi zgjedhjeje studentit dhe prindit tė tij, si dhe lehtėson kushtet financiare tė familjeve nė nevojė, duke vlerėsuar dhe shpėrblyer nė tė njėjtėn kohė meritat e gjithsecilit. Nė kėtė mėnyrė edhe seleksionimi i universiteteve do bėhet sipas logjikės sė tregut dhe duke ndjekur preferencat e njerėzve mbi bazėn e njė sistemi jo-diskriminues, mund tė arrihet edhe nė njė deduksion mė tė qartė se kush nga sektorėt ofron dhe cilėsinė mė tė mirė, ai privat apo ai publik. Personalisht jam i mendimit qė mundėsia e zgjedhjes duhet tė bėhet mbi baza individuale dhe roli apo funksioni i shtetit tė reduktohet nė krijimin e premisave tė barabarta pėr konkurrim. Nė kushtet kur sektori privat nė arsimin e lartė zė mė pak se 10% tė atij tė pėrgjithshėm, mendoj se jo vetėm nuk ėshtė e logjikshme tė shihet si kėrcėnim, por pėrkundrazi duhet lehtėsuar dhe inkurajuar.