DECENTRALIZIMI – ĒMIM I PA AFTĖSISĖ DHE MUNGESĖS SĖ PĖRGJEGJĖSISĖ TĖ BARTĖSVE TĖ KĖTIJ PROCESI

 

Shkruan: Ismajl Kurteshi

 

“Asgjė nuk ėshtė zgjidhur, pėrderisa nuk zgjidhet ashtu si duhet…” Kipling

 

Nė tryezėn e rrumbullakėt, “Efektet e decentralizimit nė baza etnike,” organizuar nga Kėshilli Inicues pėr Kundėrshtimin e decentralizimit nė baza etnike, mė 7 nėntor nė Gjilan e  nė tė cilėn morėn pjesė: Kryetarė komunash, deputetė, diplomatė tė huaj, pėrfaqėsues tė partive politike, pėrfaqėsues tė fshatrave tė pėrfshirė nė planin e decentralizimit, pjesėtarė tė komunitetit serb, turk, boshnjak etj.(e ku munguan vetėm  anėtarėt e delegacionit tė Kosovės, tė cilėt nė krye me Lutfi Hazirin, negociuan pėr procesin e decentralizimit nė Vjenė).

 

Nė kėtė debat  pėrveē tjerash u konkludua se procesi i decentralizimit nė Kosovė:

- po zhvillohet nė rrethana tė veēanta;

- nuk po bėhet me kėrkesėn e qytetarve, por po imponohet nga jashtė;

- ky proces ka filluar para se tė bėhet shteti i Kosovės etj.

 

Kosovarėt e angazhuar nė kėtė projekt tė huaj, me prapavijė politike, u pėrpoqėn t’ua prezantojnė qytetarėve tė Kosovės kėtė projekt, si projekt i cili do tė jetė nė shėrbim tė tyre. Shefi dhe anėtarėt e ekipit qė i udhėhoqėn bisedimet pėr decentralizimin nė Vjenė, kohė mė parė patėn deklaruar se:” Shėrbimet e pushtetit lokal do tė jenė mė afėr qytetarėve, se nuk do tė krijohen komuna tė reja, nuk do tė lejohet ndrrimi i kufijve komunal, se ky proces nuk ka motive politike etj” Mirėpo ata u zunė ngushtė pasi qė  e vėrteta doli ndryshe.

 

Nė saje tė mediave qytetarėt kuptuan se plani i decentralizimit i aprovuar nga delegacioni i Kosovės nė Vjenė ėshtė nė tė vėrtetė faza e parė e projektit serb pėr ndarjen e Kosovės. Nė planin e aprovuar tė decentralizimit janė inkorporuar idetė bazė tė planit tė Tadiqit, pėr krijimin e komunave tė reja nė Kosovė dhe sigurimin e kompetencave shtesė pėr ato komuna. Nė planin e lartėpėrmendur janė inkorporuar edhe pikat mė tė rėndėsishme tė planit tė ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, nė tė cilat parashihet ndarja territoriale e Kosovės, garanci efikase pėr serbėt qė mbesin nė pjesėn shqiptare dhe status tė veqantė pėr objektet fetare, duke pėfshirė edhe detajet pėr kompetencat shtesė nė fushėn e arsimit, gjyqėsisė, policisė etj., tė cilat edhe e pėrbėjnė thelbin e problemit.

 

Kėto dhe fakte  tė tjera tė cilat e argumentojnė  dėshtimin e kėtij delegacioni pėr t’i mbrojtur interesat e qytetarėve dhe vendit qė e kanė pėrfaqėsuar, mbase janė arsyet e mosardhjes sė tyre nė  debatin e lartpėrmendur. Por, mosardhja e tyre vetėvetiu fliste edhe pėr dallimet mes tyre dhe qytetarėve, si dhe shkėputjen  nga populli i atyre qė miratojnė  projekte tė huaja nė emėr tė kėtij populli.

 

Sado qė kryesuesi i delegacionit tė bisedimeve pėr decentralizimin nė Vjen, pėrmes njė interviste tė botuar, mė 18 nėntor nė tė pėrditshmen “Infopress” u garantonte shumicės shqiptare se ky projekt nuk i cenon interesat e tyre vitale, ai nė tė njėjtėn intervistė detyrohet ta pranoj se decentralizimi po bėhet pėr t’i rehatuar minoritetet, duke i demantuar kėshtu tė gjitha deklaratat qė i ka bėrė,  qė nga viti 2002, duke pranuar kėshtu se ky proces nuk ka as gjė tė pėrbashkėt me decentralizimin dhe se nuk bėhet pėr qytetarėt.

 

Ky partizan i decentralizimit, i cili para njė viti i entuziazmuar kishte deklaruar se do tė bėhet hero i decentralizimit, tani mundohet ta arsyetojė aprovimin e kėtij projekti nga delegacioni qė ai kryesonte dhe Ekipi i Unitetit duke thėn se: ”Decentralizimi ėshtė ēmimi qė Kosova duhet ta paguaj nė rrugėn e saj drejt zgjidhjes sė statusit tė saj politik”. Ky njeri sė bashkė me tė gjithė ata qė mendojnė si ai, kanė harruar se Kosova e ka paguar ēmimin e pavarsisė me sakrificėn dhe gjakun e bijve dhe bijave mė tė mira tė tė gjitha brezave nė 100 vitet e fundit, tė cilėt e shporrėn Sėrbinė  nga kėto troje, qė me pajtimin e lidershipit tė vendit, ajo sot po i decentralizon e nesėr do tė pėrpiqet t’i ndajė. Prandaj, decentralizimi nuk ėshtė ēmim pėr pavarsinė, por ėshtė ēmim i pa aftėsisė dhe mungesės sė pėrgjegjėsisė sė atyre qė janė vu nė shėrbim tė realizimi tė kėtij projekti tė huaj dhe shumė tė dėmshėm pėr tė ardhmen e vendit. 

 

Se ēka  paraqet nė tė vėrtetė decentralizimi nė Kosovė e kanė shpjeguar shumė analistė, politologė e politikanė vendor e ndėrkombtar. Ja njė pjesė e njė vėshtrimi tė shkurtėr tė politilogut gjerman, Stephan Lipsius, nė lidhje me decentralizimin, nė tė cilin pėrveq tjerash thot:”Ky lloj decentralizimi, i hartuar nga pala ndėrkombėtare…shėrben para sė gjithash pėr krijimin e entiteteve territoriale pėr minoritetin serb. E gjithė kjo nuk ka tė bėjė me njė reformė tė administrimit… me kėtė synohet qė njeriu nė Kosovė tė ambientohet me njė “Republika Serpska” tė vogėl qė pėr stabilitetin e ardhshėm tė Kosovės nuk sjell gjė tė mirė.”

Bashkėsia ndėrkombėtare, pėrfshir kėtu edhe NATO-n  po angazhohet pėr njė zgjidhje tė pranueshme pėr popullin shumicė e qė garanton siguri dhe barazi pėr minoritetet.

 

Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se  populli shumicė nuk ėshtė kundėr barazisė dhe sigurisė sė minoriteteve, por ai ėshtė kundėr projekteve tė cilat ēojnė drejt ndarjes dhe konfliktit ndėretnik qė mund tė shkaktohen nga pėrpjekjet pėr ndarjen e komunave me shumicė serbe. Pėr kėtė arsye delegacioni qė ka negociuar me Serbinė pėr decentralizimin, si dhe Ekipi Negociator, qė ėshtė pajtuar me kėtė projekt tė decentralizimit, nuk e gėzon pėrkrahjen e qytetarėve nė lidhje me decentralizimin. Nė shoqėritė e mirėfillta demokratike ata qė nuk e gėzojnė pėrkrahjen e qytetarėve duhet tė shkojnė, ndėrsa projektet e propozuar nga ata duhet tė zėvendėsohen me projekte tė pranueshme pėr popullin, sepse siē pati thėnė Kipling “Asgjė nuk ėshtė zgjidhur, pėrderisa nuk zgjidhet ashtu si duhet…”. Kosova tani ka nevoj pėr njė zgjidhje tė qėndrueshme.

 

Votuesit, tani mė, kanė filluar t’i denojnė me mosvotim dhe tė distancohen nga  keqpėrdoruesit e votės sė tyre. Kjo ėshtė shenjė e mirė qė flet pėr pjekurinė e votuesit dhe paralajmėron fundin e manipulimeve me vullnetin dhe interesat e qytetarėve.