Kosova me (pa) Ushtrinė e saj

 

Shkruan: Xhevat Bislimi

 

Rreth Kosovės dhe pėr TĖ po bėhen pėrditė dhe nga shumė qendra (tė mėdha e tė vogla) raporte dhe “prognoza”nga mė tė ndryshmet (pozitive e negative, inkurajuese e dėshpruese). Drejt Kosovės dhe pėr TĖ po udhėtojnė diplomatė, ushtarakė e personalitete tė njohura tė politikės botėrore. Mediat, veēmas kėto nė gjuhėn shqipe, dhe “korrespondentėt” e tyre tė shpėrndarė nė qendra tė ndryshme tė botės raportojnė se bota po merret “intenzivisht” me ēėshtjen e Kosovės. Madje, kur i dėgjon kėto “raporte” tė mediave tona tė krijohet pėrshtypja se bota nuk ka hall mė tė madh se ky i Kosovės! Qeveritarė dhe zyrtarė tė “lartė” tė Kosovės po vizitojnė kryeqytetet e ndryshme tė botės pėr t’ua mbushur mendjen atyre se “kėrkesa pėr shtet tė pavarur dhe sovran ėshtė e drejtė dhe e vetmja zgjidhje pėr Kosovėn”! Ndonjėherė ngatėrrohen dhe thonė se “Kosova e pavarur ėshtė zgjidhja mė e mirė”! E kush nuk e dinė se cila ėshtė zgjidhja mė e mirė? Nejse. Kur s’ka shi bėnė edhe breshėr, thotė populli ynė.

 

“Elita” politike e Kosovės ka kohė qė e ka ulur pazarin (qysh se pranoi partneritetin e Serbisė nė ēėshtjen e Kosovės)!! Kjo “elitė” tashmė ka pranuar edhe “kompromise” tė tjera nė dėm tė Kosovės dhe tė popullit tė saj shqiptar. Nuk ka se si tė ndodh ndryshe kur Kosova “pėrfaqėsohet” nga “politikanė” tė kalibrit Haziri, Shala, Hyseni e kompani… Se zgjidhja pėr Kosovėn nuk do tė jetė konform kėrkesės minimaliste pėr “shtet tė pavarur dhe sovran” tashmė po duket qartė. Kundėr kėsaj zgjidhjeje, Kosovės sovrane, janė edhe marrėveshjet e miratuara (pranuara) nga “grupi negociator” gjatė bisedimeve me Serbinė. Koncesionet e bėra nga “elita” politike e Kosovės cenojnė deri nė “asgjėsim” sovranitetin, pėr tė cilin aq shumė u luftua. Sovranitet ka kuptimin e “fjalės sė fundit”. Nė Kosovė “fjala e fundit” ėshtė mbreti i saj, qė quhet Kryeadministrator.

 

Sipas tė gjitha tė dhėnave dhe informatave qė po shpėrndahen, por edhe sipas “marrėveshjeve” qė ka pranuar “grupi negociator”, shqiptarėt ose tė zgjedhurit e tyre nuk do tė jenė “fjala e fundit” as pas statusit tė ri, qė po i gatuhet Kosovės. Krahina shqiptare, qė po quhet Kosovė, edhe nė tė ardhmen nuk do tė ketė Ministri tė Mbrojtjes, Ministri tė Jashtme, nuk do tė ketė karriken e saj nė OKB… Kufiri me Serbinė, sipas “raporteve” tė deritashme, nuk do tė bėhet kufi ndėrkombėtar… “Elita” aktuale politike e Kosovės nuk ėshtė e zonja t’i prish kėto “sehire” tė bėra edhe me bekimin e saj. Tirana zyrtare duket se ka “ēėshtje” mė tė ngutshme pėr tė zgjidhur se kjo e Kosovės!! Mbeten dy mundėsi (shanse): “Lėvizja dhe trysnia nga poshtė ose ndonjė interes i amerikanėve dhe aleatėve tė tyre pėr t’i prishur kėto “sehire” me rreziqe afatgjata pėr lirinė dhe stabilitetin e Kosovės dhe tė rajonit. Me ēėshtjen e “ushtrisė” sė Kosovės ėshtė marrė edhe Grupi Ndėrkombėtar i Krizave (ICG)…


Raporti i tij pėr Ushtrinė e Kosovės ėshtė mjaft interesant. Mirėpo, ky Grup, dhe veēmas qendrat e vendosjes, duhet tė « korrigjojnė » gabimin ose fajin esencial qė kanė bėrė gjatė dhe pas intervenimit tė NATO-s. E para, NATO-ja dhe ata qė marrinė vendime politike nė emėr tė saj gabuan qė nuk lejuan dhe qė penguan armatosjen e UĒK-sė, e cila nuk ishte formacion "paramilitar", siē e quan ky Grup, por formacion ēlirimtar. Kjo ishte mėnyra mė e mirė pėr ta ekuilibruar forcėn ushtarake midis Serbisė dhe popullit shqiptar tė Kosovės dhe garancia mė e mirė pėr ruajtjen e paqesė dhe tė stabilitetit nė rajon e mė gjerė. Po tė behej kjo, angazhimi i forcave tė NATO-s dhe shpenzimi i milionave ose miliardave do tė ishte i panevojshėm. Sikur t'i jepeshin UĒK-se vetėm gjysma e parave, qė janė shpenzuar nga NATO-ja dhe UNMIK-u Serbia do tė dėbohej nga Kosova dhe nuk do t'i shkonte mendja kurrė tė kthehej mė... E dyta, meqė, ndodhi kėshtu siē ndodhi, NATO-ja dhe "eprorėt" e saj politikė “gabuan” edhe mė rėndė kur lejuan tėrheqjen e forcave tė mundura serbe me gjithė armatimin e tyre, me tė cilin kishin kryer gjenocidin dhe holokaustin nė Kosovė dhe nė republikat e ish-Jugosllavisė, nga njėra anė, dhe ēarmatosjen UĒK-sė (ky ėshtė faj edhe i yni), nga ana tjetėr. E treta, NATO-ja dhe organizmat qė marrin vendime politike, pas gjithė tragjedisė "jugosllave", tė shkaktuar nga shovinizmi dhe hegjemonizmi serb, do tė duhej tė vendoseshin, siē ishte normale tė pritej, nė Serbi dhe jo nė Bosnjė e nė Kosovė. Vendi qė duhej vėnė nėn kontroll dhe mbikėqyrje tė rreptė ndėrkomėtare ishte Serbia, shkaktare e tė gjitha luftėrave, gjakderdhjes dhe shkatėrrimit masiv. Kėshtu pati ndodhur me Gjermaninė hitleriane, e cila jo vetėm u vu nėn kontroll tė plotė, por edhe u nda nė dy pjesė (shtete) tė kontrolluara rreptėsisht.


"Ushtria", qė parashikon (propozon) GNK-ja nė raportin pėr Kosovėn dhe i gjithė propozimi i kėtij Grupi do tė ishte shumė i pėrshtatshėm dhe i dobishėm pėr Serbinė dhe ushtrinė e saj. Kjo do tė ishte zgjidhje afatgjate edhe pėr paqen dhe sigurinė nė rajon…


Kosova dhe pergjithėsisht Shqipėria Natyrale dhe shqiptarėt nuk janė dhe nuk ishin shkaku i luftėrave dhe konflikteve nė Ballkan. Luftėrat Antipushtuese dhe Ēlirimtare tė kombit shqiptar ishin pasojė (rrjedhim) i copėtimit tė Shqipėrisė dhe tokave tė saj. Njohja dhe pranimi i kėtij fakti, i kėsaj tė vėrtete historike dhe aktuale do tė pėrbėnte fillimin e mbarė tė zgjidhjes sė "nyjes" shqiptare dhe ballkanike. Populli shqiptar tashmė ėshtė faktor dhe aktor I dorės sė parė nė Ballkan dhe Evropė. Pėr kėtė tė vėrtetė po ndėrgjegjėsohet gjithnjė e mė shumė edhe Evropa dhe pjesa tjetėr e botės… Prandaj, bota demokratike duhet tė gjejė “formulėn” mė pak tė dhimbshme pėr zgjidhjen e pėrherėshme tė kėsaj ĒĖSHTJEJE shqiptare dhe evropiane, kusht “sine qua non” pėr paqe dhe stabilitet tė pėrhershėm nė Ballkan dhe mė gjerė. Zgjidhjet e pjesėshme dhe tė paqarta do tė jenė zgjidhje tė pėrkohėshme dhe me situata tė paparashikueshme pėr sigurinė dhe paqen nė Ballkan.

 
Zgjidhja e perhereshme e ēeshtjes shqiptare ne pajtim me shtrirjen kombetare te shqiptareve dhe tė Shqipėrisė Natyrale do te ishte ne pajtim edhe me parimet dhe filozofine evropiane dhe boterore per integrime...