Tė pagjetur e tė zhdukur apo viktima tė
gjenocidit dhe holokaustit serb
Shkruan : Xhevat Bislimi
Harresa nuk e ndihmon pajtimin, mirėkuptimin dhe paqen
Tė pagjetur, tė zhdukur, tė humbur
mbushen faqet e gazetave, emisionet e radiove, tė televizioneve dhe fjalimet e
politikanėve!! Kush? Ku? Si? Pse? Kėto janė disa nga pyetjet qė i vijnė nė
mendje secilit shqiptar sapo dėgjon apo lexon kėto shprehje tė papėrkufizuara
mirė, kėto nocione tė gjera
Nuk u gjetėn, u zhdukėn, humbėn!? Ēėshtja ėshtė:
Si humbėn? Si u zhdukėn? Pse nuk po gjenden (nuk janė pak, janė edhe dy mijė)? Kush
i zhduku? Si i zhduku? Pse i zhduku? Kush po i fsheh? U zhdukėn vetė, e humbėn
rrugėn nė pyll, u mbytėn nė det, nė humnerė, ishin viktima tė ndonjė termeti,
vullkani apo, i zhduku, i vrau, i masakroi arma, bajoneta dhe zjarri serb?
Vetėm zemra e atyre qė janė pjesė e kėtyre tragjedive tė tmerrshme e din
pėrgjigjen, kuptimin dhe domethėnien e saktė tė kėtyre termave. Pėr tė tjerėt,
veēmas pėr politikanėt dhe gazetarėt janė vetėm fjalė fluturake. Tė pagjetur,
tė zhdukur dhe tė humbur janė fjalė si shumica e fjalėve qė pėrdorin gjatė
ditės, javės, muajit dhe vitit!! Pėrjashtim pėr ta bėjnė fjalėt zgjedhje,
mandat, karrike, tender, para dhe nja dy-tri fjalė tjera me kuptimin e
qejfit dhe zbavitjes. Pėr politikanėt tanė, pėr shumė shoqata joqeveritare
dhe shumė gazetarė e intelektualė nuk janė pa ngarkesė tė veēantė emocionale
edhe fjalėt UNMIK, OSBE, Bruksel, Nju-Jork, Atisar, ndėrkombėtarė (zyra
tė huaja)
Ndėrsa nocionet tė pagjetur, tė zhdukur
pėr shumicėn e tyre nuk
kanė asnjė ngarkesė emocionale dhe asnjė ndjesi shpirtėrore. Ato, sidomos pėr
politikanėt, nuk asociojnė terrorin, vrasjen massive, gjenocidin ose
holokaustin serb nė Kosovė. Kjo ėshtė edhe arsyeja e shpikjes sė kėsaj
terminologjie, shpikjes sė kėtyre eufemizmave qė qėllim tė fundit kanė
mbjelljen e harresės kolektive, ripajtimin dhe nėnshtrimin ndaj popullit dhe
shtetit qė ka kryer gjenocid (jo vetėm nė fundin e shek. XX) dhe holokaust nė
Kosovė dhe nė krahinat tjera shqiptare tė pushtuara.
E pranoj qė nuk ėshtė e lehtė tė ngrihen dhe
trajtohen kėto ēėshtje qė nė vehte ngėrthejnė tragjedinė, tmerrin, gjakun,
dhembjen dhe lotėt e familjeve qė edhe pas nėntė vjetėsh nuk po i gjejnė as
eshtrat e mė tė dashurve tė tyre, pėr tė cilėt familjet nuk dinė se si kanė
pėrfunduar nė duart e fashistėve serbė. Nuk ėshtė e lehtė edhe pėr faktin se
kėto familje i mbanė shpresa se tė afėrmit e tyre, njerėzit e zemrės dhe tė
gjakut, mund tė jenė diku tė gjallė
Mirėpo, edhe nėse ėshtė kėshtu, edhe nėse
mund tė ketė ndonjė tė gjallė nė bodrumet a kampet e supozuara tė Serbisė, edhe
ata janė viktima tė gjenocidit serb. Tashmė dihet, pėr kėtė ka dėshmuar edhe
Natasha Kandiē dhe ndonjė gazetar humanitar serb (ka edhe dėshmi tė tjera tė
pakundėrshtueshme), se njė pjesė e kufomave tė shqiptarėve tė vrarė dhe tė
masakruar janė djegur nė furra tė shkritoreve dhe uzinave serbe. Kjo
veprimtari dhe pėrpjekje e organizuar dhe e planifikuar shtetėrore fashiste
pėr shfarosjen e shqiptarėve nė botėn e qytetėruar quhet edhe HOLOKAUST.
Planifikimin e dhunės, terrorit, vrasjes dhe
dėbimit masiv tė shqiptarėve me qėllim tė shfarosjes dhe dėbimit tė tyre, si
dhe djegien e kufomave tė shqiptarėve tė vrarė, unė, edhe nė Kuvendin e Kosovės
(kur ėshtė biseduar pėr tė pagjeturit, tė zhdukurit ose tė humburit), e
kam quajtur gjenocid dhe holokaust. Kishte deputet shqiptarė qė kthenin kokėn
dhe mė shikonin me sytė qė thoshin: Je nė vete? Edhe kur ėshtė biseduar pėr
ditėn e tė pagjeturėve nė Kosovė kam propozuar qė ajo DITĖ tė quhet dita e
viktimave tė gjenocidit dhe holokaustit serb. Mirėpo, mjerisht, shumica
absolute e deputetėve votuan qė tė HARROHET gjenocidi dhe holokausti serb, dhe
e quajtėn si dita e tė pagjeturėve. Kjo ishte vrasje e re, tashmė shpirtėrore
dhe politike. E pyesja veten: Si ka mundėsi tė harrohet kaq shpejt? Mirėpo,
sapo filluan bisedimet me Serbinė menjėherė e kuptova arsyen e kėsaj
harrese!!
Armenianėt nuk e harruan gjenocidin turk edhe
pas gati njė shekulli. Se Turqia ka bėrė gjenocid ndaj armenėve e pranoi, mė nė
fund, edhe Franca zyrtare, shtetėrore dhe shumė shtete tė tjera nė botė. A do
ta vėrtetonte dhe a do tė kujtohej Franca pėr kėtė gjenocid sikur ta harronin
atė vetė armenianėt? Sigurisht qė jo. Kryeministri izraelit, pesėdhjetė vjet
pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ia tha Kryetarit gjerman nė sy:
Populli izraelit edhe njėmijė vjet nuk do ta harrojė atė qė i ka bėrė
(gjenocidin dhe holokaustin- shėn. im) populli gjerman. Siē po e shihni, nuk i
tha atė qė i ka bėrė Hitleri apo regjimi fashist, por populli gjerman.
Sigurish qė edhe unė jam pėr mirėkuptim, paqe
dhe fqinjėsi tė mirė. Nuk them qė na e bėnė dhe o burra tua bėjmė ose tė
jetojmė me ndjenjėn e hakmarrjes dhe urrejtjes patologjike. Por, duhet ta kemi
tė qartė, ta kuptojmė tė gjithė se kjo mėnyrė e tė falurit dhe e harresės
nuk i shėrben as mirėkuptimit, as paqesė dhe as ripajtimit. Serbia
shoviniste, si nė kohėn e Milosheviēit dhe paraardhėsve tė tjerė fashistė, po
kėrkon rikthimin dhe ricopėtimin, po na akuzon neve pėr krime dhe gjenocid ndaj
pakicės serbe, po uzurpon gjithė trashėgiminė kulturore dhe po kėrkon
"sherr"
Sa herė kemi harruar e kemi pėsuar
Sa herė kemi falur dhe, sidomos, sa herė
kemi harruar kėshtu, si tash, historia (gjenocidi dhe holokausti) na ėshtė
pėrsėritur
Ai qė harron e pėson! Rikujtoni gjenocidin, shkatėrrimin dhe
pėrvetėsimin e trashėgimisė sonė kulturore e historike gjatė mesjetės (veēmas
gjatė sundimit tė carėve serbė), ndjekjet, spastrimin dhe gjenocidin serb
gjatė viteve 1876-1878 e mė vonė, kujtoni vitet 1912-1913, vitet e sundimit,
shtypjes, dėbimit dhe kolonizimit (reforma agrare) gjatė kralevinės,
masakrat dhe gjenocidin e forcave tė Titos menjėherė pas Luftės sė Dytė
Botėrore dhe vitet e deportimit tė shqiptarėve nė Turqi. Shfletoni, ata qė nuk
i kanė shfletuar, planet e Garashaninit, Pashiēit, Ēubriloviēit dhe tė
Tito-Rankoviēit pėr shfarosjen e shqiptarėve me presion, dhunė, vrasje, djegie
tė shtėpive dhe dėbim deri nė Anadoll dhe vende tė tjera tė botės. Ndėrsa ne
nuk kemi PLAN pėr ruajtjen e jetės dhe qeniesė sonė, pėr ribashkimin e Shqipėrisė.
Plani mė i dashur pėr politikanėt e Prishtinės dhe pėr vetė Tiranėn zyrtare u
bė plani i Atisarit!!! Serbisė dhe shteteve tjera shoviniste duam tu rrimė
pėrballė me minaret e xhamive (sidomos) dhe me kėmbanat e kishave!!! I lus ata
qė kanė harruar ta sjellin nė mendje periudhėn e harresės dhe kohėn e artė tė
bashkimvėllazėrimit gjatė viteve 1968-1981!! Mos e harroni edhe kohėn e
harresės sė madhe gjatė viteve rugoviane 1990-1997!! Po e quaj harresė tė
madhe, sepse ajo u pagua tepėr shtrenjtė nga populli ynė
Po druaj, se edhe tash nė
Ripajtimi, mirėkuptimi, bashkėpunimi,
fqinjėsia dhe harresa e qėndrueshme do tė bėheshin sikur ne, 27 prillin ta
quanim ditė tė gjenocidit dhe holokaustit serb nė Kosovė, sikur Lėndinėn e
pikėllimit nė Meje ta quanim Lėndina e gjenocidit serb, sikur Serbia ta njihte
dhe pranonte botėrisht kėtė gjenocid dhe holokaust dhe tė gjitha detyrimet qė
dalin nga kjo njohje dhe ky pranim, sikur Serbia ta njihte dhe respektonte
plotėsisht dhe pa asnjė kusht tė drejtėn e Kosovės sė sotme dhe tė Kosovės
Lindore (Preshevė, Medvexhė dhe Bujanoc) pėr shkėputje dhe pavarėsim tė plotė
prej saj.
Po kush do tė duhej ti mendonte dhe arrinte
kėto? Sigurish qė politika dhe institucionet e drejtuara prej saj. Roli i
politikės dhe i politikanėve nuk ėshtė vetėm tė shkojnė dhe tė vajtojnė nė
Lėndinėn e pikėllimit, tė shkojnė vetėm ti ngushllojnė me fjalė tė zgjedhura
familjet e viktimave tė gjenocidit dhe holokaustit serb, tė dalin nė tubime dhe
manifestime dhe ti mburrin dėshmorėt dhe heronjtė e kombit dhe bėmat e tyre
(mė shumė tė mburren se ishin shokėt dhe bashkėluftėtarėt e tyre)
Politika ka
pėr detyrė nė radhė tė parė tė mbrojė dhe garantojė tėrėsinė tokėsore tė
vendit, tė mbrojė dhe garantojė lirinė e popullit qė e qeverisė, nė situatėn
tonė, ta pėrgatis shpirtėrisht dhe politikisht, ta aftėsoj dhe mobilizojė
popullin pėr ti dalė zot jetės dhe lirisė sė tij. Historia (tragjedia e
Ruandės, e Bosnjės dhe e vendeve dhe popujve tė tjerė) na ka mėsuar se jeta dhe
liria nuk mund ti besohen OKB-sė
Ato duhet tė mbrohen vetė. Filozofia dhe
politika e dorėzimit tė jetės dhe lirisė, qoftė edhe nė duart e miqėve mė tė
mirė, herėt a vonė (nė botėn qė jetojmė), mjerisht, pėrfundon me luftėra,
shkatėrrime dhe gjenocid tė ri. Dėshtimi i politikės zakonisht shpie nė
konflikt dhe luftė. Kėsaj here tė gjitha rrethanat ishin nė anėn tonė. Po nuk
na doli mirė, sipas tė gjitha tė dhėnave nuk do tė na dalė, haram dhe jazėk
politikės dhe politikėbėrsve shqiptarė nė Tiranė (sidomos), Prishtinė dhe
Shkup!