SHQIPTARĖT
DHE PĖRKATĖSIA E TYRE FETARE
Intervistė e Zotit Xhavit
Shala, Drejtor i Qendres Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare, dhėnė
pėr revistėn Hėna e Re revistė e Bashkėsisė Islame tė Maqedonisė.
Nė njė debat
tjetėr qė kėto ditė u organizua nė Tiranė, At Pėllumi apeloi dhe u lut qė tė
ruhet identiteti fetar shqiptar. Ai, veē tė tjerash tha se, islamizmi
shqiptar ėshtė njė nga vlerat mė tė ēmueshme nė shoqėrinė tonė por edhe nė
Evropė. Al Pllumbi e di faremirė se islamizėm kombėtar nuk mund
tė ketė, sepse islami ėshtė fe universale. Kur jemi kėtu, cilat janė rreziqet
pėr njė shoqėri e cila pėrballet me tendencat e asimilimit kombėtar nė emėr tė
universalizmit fetar!
Apeli i At Zef Pellumbit, ėshtė apel i dhėnė nė kohėn e duhur. Ėshtė e vėrtetė
se islamizmi, si besim fetar nė shumicė tek shqiptarėt, ka luajtur njė rol
kryesor nė krijimin e njė prej vlerave mjaft tė rėndėsishme tė kombit shqiptar
dhe tė shoqėrisė shqiptare, tolerancės fetare . Toleranca jone fetare ėshtė
cilėsuar dhe nga perėndimi si njė vlerė qė do ti ndihmojė shqiptarėt tė
integrohen nė Europė. Islami mė tė vėrtetė ėshtė fe universale, por edhe popujt
qė historia i ka lidhur me atė besim fetar, arrijnė ti japin atij disa tipare
tė veēanta. Duke qenė prezent nė Shqipėri, nė njė vend europian, pėr rreth 500
vjet, islamizmi ka marre tiparet e njė islamizmi europian, jo kopje e plotė e
atij arab.Kjo nuk do tė thotė se islamizmi ėshtė nacionalizuar, ajo pėrsėri
ėshtė fe universale, por me disa tipare autoktone,siē thoni ju, tė pranueshme
dhe nga europianėt.
Ta konkretizojmė: At Pėllumi, duke apeluaer nė ruajtjen e islamit autokton ndėr
shoqėrinė tonė, sikur shpreh brengėn faqe pėrpjekjeve gjithnjė e mė tė mėdha
pėr tia ndėrruar imazhin e jashtėm shqiptarit. Ku konsistojnė pėrpjekjet e
ndryshme qė shqiptarėt tė arratisen nga pamja e vete perėndimore.
Thirrja e At Pėllumbi pėr ruajtjen e islamit autokton pasqyron shqetėsimet e
herepashershme qė janė pasqyruar dhe nė shtypin shqiptar, lidhur me pėrpjekjet
qė po bėjnė rrymat ekstremiste si vahabi-selefizmi pėr tė depėrtuar nė islamin
ballkanik e atė shqiptar.Kjo rrymė fetare fundamentaliste ėshtė e papranueshme
dhe nga shume shtete te tjera me shumicė popullsie myslimane.Thirja e At
Pėllumbit i bashkohet reagimit tė shumė intelektualėve shqiptarė pėr ketė
ēėshtje. Ajo nuk ėshtė thirrje qė shqiptarėt tė heqin dorė nga feja e tyre, por
ta ruajnė atė nga mishi i huaj.Nė fakt ruajtja e islamit autokton nė njė farė
mėnyrė ėshtė dhe pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar imazhin e Shqipėrisė. Nuk duhet
tė harrojmė pėrpjekjet dhjetra vjeēare tė fqinjėve tanė sllavoortodoksė pėr ti
paraqitur shqiptarėt , myslimanė njėlloj si arabėt,si mish i huaj nė Ballkan
dhe nė Europė.Apeli merr vlera sidomos tani kur ėshtė intesifikuar kjo
propogandė kundėr shqiptarėve nė prag tė pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar
tė Kosovės.Edhe vizita me datė 28 Qershor e Koshtunicės nė Gazimestan,
pikėrisht nė pėrvjetorin e luftės kundėr turqve, donte ti kujtonte Europės,
gjoja, sakrificėn serbe nė mbrojtje tė krishterimit nga myslimanėt.Por,
Koshtunica harroi se Europa
Megjithatė, duhet pranuar se islami ėshtė fe e paqes dhe e tolerancės, fe pėr
tė gjithė popujt, pėr tė gjitha kohėrat dhe nė tė gjitha vendet. Kodet kanunore
shqiptare janė shumė tė pėrafėrta me kodet islame, sidomos nė sferėn e moralit,
nė sferėn e ndamjes sė mirės nga e keqja. Shqiptari mysliman reflekton energji
pozitive tė pakontestueshme pėr shoqėrinė perėndimore. Sė kėndejmi, prej nga
tėrė ai insistim pėr demonstrim formal tė shpirtėrores?
Islami, ashtu si dhe besimet kryesore tė tjera fetare ėshtė fe e paqes dhe e
tolerancės. Por, imazhi i fesė islame si fe e paqes po rrezikon tė cėnohet
rėndė nga veprimet e dhunshme tė kryera apo tė nxitura vitet e fundit, nė emėr
tė kėsaj feje, nga individė, organizata terroriste apo dhe shtete te vecanta. Nga
ana tjetėr, mungesa e njė qendre tė vetme shpirtėrore e zyrtare pėr
interpretimin e unifikuar tė cėshtjeve tė diskutueshme brenda vetė filozofisė
islame, ju ka lėnė hapėsirė interpretimeve tė gabuara e abuzive me qėllime tė
caktuara. Vakuumi i krijuar nė kėtė drejtim pas rėnies sė Perandorisė Osmane,
ka krijuar hapėsirat pėr keqinterpretimin e keqpėrdorimin e kėtij besimi edhe
pėr interesa politike tė grupimeve tė caktuara. Nė emėr tė islamit flet dhe
Osama Bin Laden. Ne emėr te islamit ka vrarė me mijėra myslimanė, bile dhe
fėmijė edhe Al Zarkaėi. Ėshtė, nė rradhė tė parė, detyrė e vetė vendeve tė
komunitetit islam, tė mendojnė mė shumė pėr tė mbrojur fenė e tyre nga
abuzuesit me tė, tė hartojnė strategjitė e duhura dhe tė gjejnė format e
metodat pėr tė mbrojtur fenė islame nga pengmarrja.Nė kushtet e shqiptarėve, tė
cilėt kanė tre besime fetare, kjo ėshtė detyrė e tė gjithė shoqėrisė dhe jo
vetėm e myslimanėve. Vetėm kėshtu myslimanėt shqiptarė, ata tė besimeve tė
tjera si dhe e gjithė shoqėria, do tė ēlirojnė vetėm energji pozitive tė
pakontenstueshme pėr shoqėrinė perėndimore. Kjo jo thjesht se i pėlqen
perėndimit ku duam tė aderojmė, por i shėrben kombit shqiptar, integrimit tė
tij e sigurisė sonė kombėtare.
Jeni tė njohur si studiues i respektueshėm i sekteve fetare, nė veēanti, i
vehabizmit. Cka i lidhė shqiptarėt me kėtė doktrinė filozofiko-religjioze. Cka
e karakterizon kėtė doktrinė dhe ku mund tė gjendet ndonjė pikė e pėrbashkėt ne
mes tė vehabizmės dhe shqiptarizmės.
Deri me sot pėr vahabizmin kane shkruar shumė studiues. Unė jam pėrpjekur ta
shoh edhe nė njė kėndvėshtrim tjetėr rrezikshmėrinė qė kjo rrymė paraqet pėr
sigurinė tonė kombėtare e demokracinė shqiptare. Themelues i vehabizmit ėshtė
Muhammed ibn Abdulvehhab, lindur nė vitin 1703, afėr Rijadit, nė Arabinė
Saudite. Vahabizmi ėshtė ajo rrymė nė islam qė promovon vlerat fetare mbi ato
kombėtare. Vahabizmin nuk e lidh asgjė me shqiptarėt. Pėrkundrazi, ata sot kanė
bėrė target myslimanizmin tradicional shqiptar.Ata janė pėrjashtues jo vetėm
pėr besimet e tjera fetare si krishtėrimi, por edhe pėr variantin e besimit
islam qė praktikojnė shqiptarėt. Pėr ta janė tė papranueshme simbolet dhe
festat kombetare qė nuk pėrputhen me ato fetare. Prioritare, sipas tyre, ėshtė
feja e pastaj kombi.
Vahabitėt, qė nė fillimet e tyre kundėrshtonin ēdo tė re nė fenė islame. Lėvizjen
pėr mėsimin e fesė islame direkt nga libri i Zotit e tradita profetike, ata e
kthyen nė njė luftė tė vėrtetė.Sipas tyre fitorja arrihet vetėm duke bashkuar
shpatėn me mendimin.Njerėzit qė nuk u binden urdhėrave tė zotit nuk ėshtė e
nevojshmė tė sqarohen, kundėr tyre duhet tė luftohet. Me ndonjė ndryshim, pėr
shkak tė kohės qė jetojmė, nė thelb, ky ėshtė dhe pozicioni i vahabitėve tė
kohėve moderne.Pushtimi prej tyre i vendeve tė shejta dhe zbulimi mė vonė i
burimeve tė mėdha tė naftės, bėnė qė ekspansioni vahabit tė jetė nė rritje nė
tė gjithė botėn.
Shqipėria, ndonėse ishte pjesė e Perandorisė Osmane, duke qenė shume larg zonės
sė ndikimit vahabit, vazhdoi tė aplikonte atė traditė islame qė sollėn turqit
dhe qė ishte shumė tolerante krahasuar me atė qė pėrpiqeshin tė pėrhapnin
vahabitėt. Ndėrkohė, nė historinė e islamit, shqiptarėt kanė dhėnė njė
kontribut tė ēmuar nė goditjen e kėsaj rryme tė rrezikshme pėr vetė islamin. Mjafton
tė pėrmėndim shpartallimin qė ju bėri vahabitėve shqiptari Ibrahim Pasha, i
biri i sundimtarit tė Egjiptit.Pas vitit 1990, afėrsisht 260 vjet mė vonė,
lėvizja vahabite kishte tashmė ambicie ndaj myslimanėve evropianė tė larguar me
kohė, sipas tyre, nga tradita profetike. Kėmbėngulja e tyre pėr tė depėrtuar nė
islamin shqiptar dhe egėrsia nė sjelljen e tyre,duket si njė hakmarrje pėr atė
qė ju bėri Ibrahim Pasha shekuj mė parė.
Vahabizmi si lėvizje fetare nuk ėshtė fenomen vetėm pėr Shqipėrinė. Pas
shembjes sė komunizmit nė Europen Lindore, nėpėrmjet Organizatave Joqeveriare
nga vendet e Gjirit, kjo lėvizje filloi tė pėrhapej ndėr myslimanėt e
Bullgarisė, Bosnjes, Shqipėrisė, Maqedonisė e pas vitit 1999 dhe nė Kosovė. Synimi
i kėsaj lėvizje ėshtė arabizimi i islamit ballkanik. Lėnia e hapėsirave te
veprimit tė kėsaj rryme nė fenė islame nė hapėsirat shqiptare, indirekt do tė
thotė tė ndihmosh propagandėn antishqiptare tė qarqeve mė tė errėta sllavo
ortodokse. Pėrkundrazi, ngushtimi i hapėsirave tė veprimit tė vahabizmit, do tė
ishte njė kontribut i vyer jo vetėm pėr myslimanizmin tradicional shqiptar, por
dhe pėr integrimin euroatllantik tė shqiptarėve e pėr sigurinė tonė kombėtare.
Tė flasim pak pėr sektet e tjera fetare qė hasen sidomos nė Shqipėri. Nėse pėr
sektet fetare islame mund tė thuhet se janė nė ekspansion, sektet e tjera
fetare, ndonėse tė kujdesshme, i kanė sjellė mjaft kokėēarje shqiptarėve. Nėn
emrin e atyre sekteve pati edhe vetėvrasje por edhe dukuri tė tjera tė
shėmtuara qė kulmuan me aktivitete pedofile.
Megjithė traditėn tolerante nė ēėshtje fetare, shoqėria shqiptare pas vitit
1990, u gjend e papėrgatitur dhe u ekspozua menjėherė jo vetėm ndaj formave tė
reja tė islamit dhe tė krishterimit, tė panjohura mė parė, por edhe ndaj njė
numri sektesh e ndikimesh tė jashtme. Gjithashtu, futja e Dėshmitarėve tė
Jehovait nė skenėn e besimeve fetare nė Shqipėri, pėrveē xhelozisė sė besimeve
tona tradicionale, u pasua nga njė serial vetėvrasjesh tė miturish nė fillim tė
vitit 2005. Pėr vetėvrasjet, media fajėsoi edukimin fetar tė dėshmitarėve,
megjithėse edhe pas akuzave, gjer mė sot, nuk ka patur asnjė provė pėr tė
dėshmuar kėtė fakt. Nė disa raste, vetė autoritetet e besimeve zyrtare fetare
nė vendin tonė, kanė denoncuar prezencėn e misionarėve tė huaj fetarė, tė
cilėt, gjoja, operojnė nė emėr tė tyre, por qė nuk dihet kė pėrfaqėsojnė.
Krizat dhe destabiliteti politik, social, ekonomik, financiar qė ka pėrjetuar
vendi ynė gjatė tranzicionit (vitet 1991, 1992, janar-mars 1997, shtator 1998),
tė shoqėruara me mungesėn e shtetit ligjor dhe me cėnime tė rėnda tė rendit dhe
sigurisė; mungesa e financimeve nga shteti dhe shpresa tek ndihmat qė vinin nga
jashtė; mungesa e njė ligji mbi komunitetet fetare; pozicioni i pėrshtatshėm
gjeografik i Shqipėrise midis Lindjes dhe Perendimit dhe dominimi nė numėr i
popullsisė myslimane ; mungesa e strukturave efiēente shtetėrore qė tė merren
me menaxhimin e raporteve ligjore dhe tė detyrimeve tė ndėrsjellta tė shtetit
me komunitetet fetare, janė disa nga faktorėt qė i lanė hapėsirė ardhjes nė
Shqipėri tė lloj - lloj sektesh e lėvizjesh fetare,veprimtaria e te cilave
ishte e ndaluar me ligj nė shumė shtete.
Ka njė masė deri ku mund tė shkojė liria e mendimit dhe veprimit! Shteti
shqiptar, i pėrballur me nevojėn e skajshme pėr tu dėshmuar si shoqėri
demokratike, lė pėrshtypjen se nuk ka kurrfarė platforme pėr sa i pėrket
rujtjes sė vlerave shpirtėore, tė atyre vlerave qė historikisht kanė qenė
tipare tė shqiptarit qoftė i krishter apo mysliman. Apo kemi tė bėjmė tashmė me
njė komunitet ekstremist fetar pėrballė sė cilės shteti sillet mjaft me
kujdes.
Populli shqiptar, gjatė historisė sė tij ka kaluar nė shumė luftra e kalvare,
por nė asnjė rast nuk ka patur konflikte tė brendshme fetare. Qėnia nė themel
tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve jo i fesė, por i gjuhės, traditės e
kulturės; prezenca e njė feje islame pėrgjithėsisht popullore dhe e zbutur nga
bektashizmi; urrejtja dhe lufta kundėr rrymave intolerante nė islam siē ishte
vahabizmi; ftohja e detyruar e brezit tė ri tė shqiptarėve ndaj fesė gjatė
regjimit komunist; moskthimi i konflikteve ekonomike e shoqėrore nė konflikte
fetare si dhe tradita e forcave politike tė cilat historikisht, nuk kanė synuar
qė tė krijojnė njė elektorat mbi baza fetare, janė disa nga faktorėt qe i kanė
ruajtur besimet fetarė nga fanatizmi, ekstremizmi apo fondamentalizmit fetar
dhe qė kanė ēimentuar tolerancėn fetare tė Shqiptarėve. Por, pėr tolerancėn
fetare ėshtė shtuar rreziku nga importimi i rrymave tė tilla nga jashtė. Importimi
nė mėnyrė tė pakontrolluar i njė sėrė sektesh e rrymash fetare, tė cilat
cėnojnė tė drejtėn e shqiptarėve pėr tė ushtruar besimet e tyre tradicionale
fetare, sekte e rryma prej tė cilave kanė frikė dhe shtete me demokraci tė
konsoliduar, kėrkon njė rol nė rritje tė agjensive ligjzbatuese. Ėshtė detyrė e
tyre tė respektojnė lirinė e besimeve fetare, por dhe tė mos lejojnė qė abuzimi
me kėto liri tė cėnojė sigurinė kombėtare. Nuk duhet lejuar krijimi i asaj qė
ju e quani komunitet ekstremist fetar. Nė tė kundėrtėn, sigurinė kombėtare e
kėrcėnon njė rrezik serioz. Neutraliteti pasiv ndaj cėshtjeve fetare nė kėto
vite, i ka hapur jo pak probleme Shqipėrisė. Prandaj shteti duhet tė lėvizė nga
pozicioni i neutralitetit pasiv nė atė tė laicitetit veprues. Qendra Shqiptare
e Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare nė vazhdimėsi ka argumentuar se, laiciteti
aktiv do tė ishte pozicioni mė i pėrshtatshėm i shtetit shqiptar nė raport me
besimet fetare. Nėpėrmjet studimeve dhe artikujve, ajo ėshtė pėrpjekur tė
sensibilizojė autoritet shtetėrore, ato fetare dhe shoqėrinė civile pėr
rėndėsinė qė ka ky problem pėr sigurinė kombėtare.
Simbolet fetare nė asnjė vend nė botė nuk janė kulte fetare! Nė Shqipėri, njė
kohė po lulėzonin kryqet nėpėr vende tė larta qė mund tė shihen nga njė
distancė disakilometrėshe! Komuniteti mysliman kėtyre provokimeve nisi tu
pėrgjigjet me mohim tė Skėnderbeut, tė Nėnės Tereze dhe disa figurave
kombėtare tė pėrkatėsisė krishtere! Sekretari gjeneral i Komunitetit, Sali
Tivari u vra dhe ajo vrasje akoma nuk u ndriēua! Ju, si luftėtarė i pakompromis
kundėr atyre qė manipulojnė nė emėr tė fesė isklame, pėr mrekulli i shpėtuat
atentatit! Kush po i fryen dhe kujt i duhen kėto polarizime kaq tė rrezikshme
tė shoqėrisė shqiptare!
Ėshtė e vėrtetė qė ka patur njė moment kur segmente tė caktuara nga komunitetet
tradicionale fetare jo myslimane, janė pėrpjekur tė tregojnė njė prezencė mė tė
madhe tė tyre, duke ndėrtuar simbole fetare ne vende tė dukshme, jashte
objekteve tė tyre tė kultit, ēka nuk ka qenė nė traditėn shqiptare. Kjo ka
ndodhur nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar, nė tre kodra tė zonės sė
Bushatit, kur u vendosėn pa leje, nė prona publike kryqe tė mėdha, simbole tė
besimit katolik. Banorė tė kėsaj zone, tė besimit mysliman, sipas myftinisė
atje, janė ankuar dhe kanė kėrkuar qė kryqet tė vendosen brenda objekteve
fetare. Nė tė vėrtetė pėplasja ishte mė shumė mediatike.Duket, dikujt i
interesonte mė shumė zhurma qė po bėhej pėr kėtė problem. Pėrplasjet e nxitura
pėr simbolet fetare, synojnė ti paraqesin tė rrezikuara besimet fetare
kristiane nė Shqipėri. Qendra Shqiptare e Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare, qė
nė muajin Mars tė vitit tė kaluar, duke analizuar rastet e vendosjes pa leje
dhe dėmtimit tė kryqeve nė Elbasan e Xarė tė Sarandės, paralajmėroi pėr
rrezikshmėrinė dhe pasojat e pėrplasjeve pėr simbolet fetare.
Pėrveē papėrgjegjshmėrisė sė strukturave tė pushtetit vendor qė lejonin
ngritjen pa leje, nė prona publike, tė objekteve tė tilla si dhe
papėrgjegjshmėrisė dhe tendencės pėr protagonizėm qe janė vėnė re herė pas here
nė segmente tė caktuara tė strukturave rajonale tė komuniteteve fetare, ka
patur dhe faktorė tė jashtėm tė interesuar pėr cėnimin e tolerancės fetare nė
vendin tonė. Pėr rastin e kryqeve tė Bushatit shtypi, nė dy raste, duke ju
referuar burimeve tė Shėrbimit Sekret Shqiptar, raportoi pėr mundėsinė qė,
celula tė shėrbimeve sekrete tė fqinjėve veriorė po tentojnė tė krijojnė vatra
tensioni pėr tė spostuar vėmendjen nga situatat mjaft tė rėndėsishme pėr tė
ardhmen e rajonit.
Edhe mė parė, burime tė besueshme tė komunitetit tė shėrbimeve tona
ligjzbatuese, kanė raportuar raste kur shėrbimet sekrete serbe kanė nxitur
veprimet radikale nė besimet tona fetare. Ato kanė vite qė e nxisin kėtė
radikalizim dhe propagandojnė rrezikun e islamit radikal ndėr shqiptarėt nė
Ballkan. Synimi i tyre ėshtė tė kompromentojnė pėrpjekjet e Kosovės pėr
pavarėsi dhe ta mohojnė opsionin e pavarėsisė si njė zgjidhje pėr stabilitetin
e Europės. Serbėt duket, kanė njė strategji pėr kėtė qėllim, strategji qė
pėrfshin qė nga angazhimi i shėrbimeve tė fshehta e deri tek propaganda nė media.
Nė historinė kombėtare vend meritor dhe jashtėzakonisht tė rėndėsishėm zė edhe
komuniteti ortodoks shqiptar. Maqedonasit pretendojnė se nė Shqipėri jetojnė
mbi 300 mij ortodoksė, po kėshtu mendojnė edhe grekėt! Nė emėr tė ortodoksizmės
shprehen pretendime madje edhe territoriale nė dėm tė Shqipėrisė. Shqiptarėt,
sidomos shteti shqiptar, pėr hirė tė Fan Nolit, ia kan borxh kėtij komuniteti
qė tia rikthejnė atė shkėlqim dhe vlera kombėtare. Shėrbime tė ndryshme
sekrete ortodokse synojnė qė kurdoherė njė pjesė tė Shqipėrisė ta
destabilizojnė pėrmes elementit fetar ortodoks.
Ėshtė e vėrtetė qė komuniteti ortodoks shqiptar ėshtė njė pjesė jashtėzakonisht
e rėndėsishme e koloritit fetar shqiptar. Elita e patriotėve shqiptarė, tė
pėrbėrė nga personalitete tė tre besimeve kryesore fetare, menjėherė pas
krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, gjithmonė janė pėrpjekur tė pėrhapin
frymėn qė besimet fetare, pavarėsisht nga pesha nė numėr, duhet tė
trajtoheshin, tė pėrfaqėsoheshin e ta ndjenin veten tė barabarta. Pra, asnjėri
komunitet fetar, tė mos e ndjente veten nė minorancė.Kjo ka qenė shtylla e
dialogut ndėrfetar dhe tolerancės fetare nė vendin tonė.
Patriotėt shqiptarė me nė krye Nolin, arritėn shkėputjen nga kisha greke dhe
shpallėn krijimin e Kishės Autoqefale Shqiptare qė nė shtator 1922. Kjo u njoh
si e tillė dhe nga simotrat e saj nė vitin 1937. Pas pėrmbysjes sė komunizmit,
komuniteti shqiptar ortodoks nė Shqipėri u ndihmua pėr rimėkėmbjen e
infrastrukturės si dhe me kuadro fetarė nga ana e kishės ortodokse greke. Debate
shpėrthyen, pasi nė kundėrshtim me statusin dhe praktikėn e ortodoksisė
shqiptare, nė krye tė kėsaj kishe u vendos njė shtetas grek. Vitet kaluan dhe,
megjithėse janė bėrė pėrpjekje serioze pėr krijimin e klerit vendas tė kėsaj
kishe, problemi i primatit akoma nuk ėshtė zgjidhur. Nė shumė raste, nė
opinionn vendas, ėshtė vėnė nė dyshim autoqefalia e kėsaj kishe. Mė i fundit
ėshtė rasti i pėrfshirjes sė segmenteve vendorė tė kėsaj kishe nė skandalin e
zhvarrimit tė eshtrave tė ushtarėve grekė nė Kosinė tė Pėrmetit.Gjithsesi,
besimtarėt ortodoksė shqiptarė do tė dinė ta zgjidhin kėtė krizė identiteti
tė kishės tyre dhe do ti rikthejė asaj shkėlqimin e humbur tė kohės sė Nolit.
A mendoni dhe a prisni qė njė ditė komunitetet myslimane tė shqiptarėve, nė
bashkėpunim me organet gjegjėse shtetėrore, tė dalin dhe publikisht tė kėrkojnė
ruajtjen e pėrkatėsive tona fetare nga tentativat e elementeve tė diskutueshme
qė pėrpiqen tė infiltrohen nė emėr tė feve!
Aktualisht ka njė ndėrgjegjėsim mė tė madh jo vetėm tė strukturave shtetėrore,
por dhe tė vetė komuniteteve fetare, tė intelektualėve dhe nė pėrgjithėsi tė
shoqėrisė civile ndaj rasteve tė raportuara si kėrcėnime tė tolerancės fetare
apo tentativave tė elementėve tė diskutueshėm qė pėrpiqen tė infiltrojnė nė
emėr tė fesė.
Ti kthehemi edhe njėherė fillimit tė bisedės! Nuk ka kurrfarė dyshimi se,
detyrimi i shqiptarėve, qoftė ai edhe vullnetar, i brendshėm, pėr tė hequr
dorė nga myslimanizmi nė favor tė evropianizmit, nė botėn perėndimore pėrceptohet
si akt i shėmtuar, si njė vetėvrasje shpirtėrore! Atėherė, prej nga sėrė
angazhime qė Evropės ti qasemi si shqiptarė tė krishterė apo edhe atesitė. Nė
shtetet perėndimore sot kemi miliona shqiptarė myslimanė tė cilėt bashkėjetojnė
mrekullueshėm me perėndimorėt!
Askush nė Europė nuk na kėrkon ne shqiptarėve se nėse duam tė pranohemi nė BE,
duhet tė heqim dorė nga myslimanizmi e tė bėhemi tė krishterė. Tolerancėn dhe
koloritin tonė fetar Europa e quan njė vlerė tonėn mjaft pozitive, vlerė e cila
do tė na ndihmojė ti bashkangjitemi familjes sė pėrbashkėt europiane. Prandaj
ėshtė e domosdoshme ruajtja dhe promovimi i kėsaj vlere.
Cila ėshtė fuqia e Institucioneve tona fetare pėr ti ruajtur vlerat e
mirėfillta fetare si dhe komunitetet e veta nga ndikimet e ndryshme qė shiten
pėr fe!
Institucionet tona fetare kanė filluar tė ndėrgjegjėsohen mbi domosdoshmėrinė e
ruajtjes sė vlerave dhe tė komuniteteve tė veta fetare nga ndikimet e ndryshme
qė i kundėrvihen traditės sonė fetare. Por ėshtė e domosdoshme qė kėtyre
institucioneve tju rritet pavarėsia nga ndihmat ekonomike qė vijnė nga jashtė.
Kjo arrihet nė dy mėnyra, duke i kthyer atyre sa mė shpejt pronat e
sekuestruara gjatė regjimit komunist si dhe duke i mbėshtetur pjesėrisht
financiarisht nga shteti deri sa ato tė mėkėmben ekonomikisht.
Sa ėshtė ndihma e gjithanshme e shtetit nė favor tė kėtyre Institucioneve, tė
cilat, pėr shkaqe sidomos finansiare, janė tė pafuqishme pėr tu pėrballur me
individė e grupacione qė synojnė institucioanlizimin e tyre, madje edhe
depėrtimin nė instanca mė tė larta shtetėrore, gjithnjė duke synuar realizim tė
qėllimeve tė tyre nebuloze, pėr tė mos thėnė, tė dyshimta.
Siē e theksova dhe mė lart ėshtė e domosdoshme rritja e pavarėsisė ekonomike tė
institucioneve tona fetare. Ky ėshtė njė problem me ndikime mjaft tė
rėndėsishme nė sigurinė tonė kombėtare.Eksperienca ka treguar se ndihmat nga
jashtė kanė qenė gjithmonė tė kushtėzuara. Vahabitėt filluan tė depėrtojnė nė
Shqipėri pikėrisht se pėrfituan nga mbėshtetja financiare e OJQ-ve arabe e nga
varfėria ekonomike e komunitetit mysliman shqiptar. Po kėshtu dhe sektet e
tjera fetare kanė mundur tė rrisin prezencėn e tyre nė trojet shqiptare sepse
kanė patur suporte tė fuqishme e tė dyshimta ekonomike. Pikėrisht kėtu duhet tė
ndihet dora e shtetit. Ai nuk duhet tė jetė nė rolin e sehirxhiut. Shteti duhet
tė gjejė rrugėt pėr mbėshtetjen financiare tė komuniteteve fetare tradicionale.
Njėkohėsisht, duhet tė kalojė nė sitė financimet e dyshimta ndaj individėve
apo grupacioneve qė synojnė institucionalizimin e tyre. Kjo nuk cėnon lirinė fetare por, pėrkundrazi, i
garanton ato. Shumė kohė mė parė, pas shpalljes
sė pavarėsisė, patriotėt shqiptarė, kėto probleme i kanė vlerėsuar si shumė tė
rėndėsishme dhe me njė ndikim tė madh nė tė ardhmen e shtetit tė ri qė po ndėrtonin. Pėr tė parandaluar vėnien e besimeve
fetare nėn kontrollin e tė huajve,shtetarėt nė atė kohė krijuan infrastukturėn
e nevojshme ligjore dhe zgjidhėn ligjėrisht qė nė vitin 1923 qė kleri fetar do
tė financohet pjesėrisht nga arka e shtetit, nė raport me numrin e popullsisė
sė ēdo besimi. Ligjvėnėsit nė atė kohė ishin tė bindur mbi domosdoshmėrinė e
pavarėsisė sė klerit nga financimet e huaja. Ky ėshtė
njė shembull pėr tu ndjekur dhe nga shtetarėt e sotėm.Komunitetet tradicionale
fetare nė Shqipėri besojnė shumė nė premtimin e dhėnė nga Kyreministri Berisha
pėr kthimin e kompesimin e pronave tė tyre, tė sekuestruara gjatė regjimit
komunist.