POLITIKA E VIJAVE TĖ TRASHA

 

Shkruan : Faik   Smajli

 


Kohėve tė fundit po mė bėnė pėrshtypje njė fjali e nxjerrė nga goja e shumė me nder me thėnė tė  politikanėve tanė. E vetmja fjali qw po ju pėrshtatet me realitetin nė tė cilin po jetojnė. E kjo fjali ėshtė: Vijat e trasha. I keni dėgjuar  politikanėt e sidomos zėdhėnėsit e tyre?  Gjithēka e bėjnė dhe e  shpjegojnė veē nė vija tė trasha.

 
Vetėm nė kėtė rast, pa dashje, po duken tė sinqertė dhe po tregojnė se nuk dinė tė bėjnė politikė tė hollė po veē politikė  tė trashė-bungur. Qė prej se kanė filluar tė merren me kėtė punė kurrė nuk kanė bluar hollė veē bullgur ose siē i thonė disa -Krunde. E kinse po duan tė bėjnė shtet, shtet me bungur-krunde politikė. Kėta nė fakt nuk po bėjnė politikė. Nuk dinė se ēka ėshtė shteti dhe si bėhet politika shtetėrore -si ndėrtohet shteti. As nuk dinė as nuk pyesin.  E ku e kanė lexuar  kėta  Platonin e tė tjerėt qw tė kenė mėsuar diēka pėr shtetin. Edhe nė qoftėse dinė diēka atė e dinė nė vija tė trasha. Nuk duhet fajėsuar vetėm UNMIK-un ēdoherė pėr dėshtimet tona.  Kėshtu kanė qenė edhe para se tė vijė UNMIK-u. A ju kujtohen mbledhjet e " Rahmetlisė" ēdo tė premte qw veē e lėshonte kasetėn prej fillimit. Ajo kasetė ka qėndruar me vite nė vendin e parė nė toplistėn kosovare. Tė gjithė e kanė pas mėsuar pėrmendėsh, bile edhe sot po e kėndojnė pasardhėsit e" rahmetlisė" kėngėn e tij. Kur e dėgjojshim atė hit, na merrte gjumi mė shpejtė. Tash po e kuptoj se pikėrisht pėr kėtė gjė ishte kompozuar.
Atėherė kėnaqeshim duke fjetur, bile shumė prej tyre edhe sot e kėsaj dite nuk janė zgjuar. Ende janė nė gjumė. U bė gjithė ajo luftė e llahtarshme  nga qėndresa heroike e atyre qe nuk i zinte gjumi, e tash po donė me na humb pėr faj tė politikės sė vijave tė trasha. Po ēka ėshtė mė tragjikja e qw tė pėlcet barku ėshtė se edhe shumė prej atyre qe ishin betuar nė flamur e qė dikur nuk i zinte gjumi dhe i prinė apo i kontribuuan luftės, janė  futur nė korin e atyre dhe po e kėndojnė bashkė hitin e gjumashėve. Bile po thonė se nuk ka nevojė as  pėr tė lobuar pėr ēėshtjen e Kosovės se ajo veē ėshtė fituar qysh prej lufte. Mos me ta marrė mendja qw prej politikės sė trashė me dal hair i mirė. Luftėrat e fituara nė beteja ka ndodhė qė janė  humbur nė tavolina tė vogla nga politika e trashė. Kjo gjė ka rrezik tė madh tė na ndodhė. Merre me mend, krerėt e UĒK-sė u konvertuan apo u shėndrruan nė pacifistė. “Rahmetliu" me shokė tė tubuar nė LDK pothuajse ka pas marrė fund, kanė pas qenė tė vdekur politikisht gjatė luftės por, tė huajt "dashamirė" ju ndihmuan tė ngriten prapė sepse ata duke bėrė politikė tė hollė e jo bungur, e dinin se kėta do tė ju duhen mė vonė dhe se janė tė pazėvendėsueshėm pėr t'ju ndihmuar  nė qėllimet e tyre politike.  Sa shumė u bėnė kur u kthyen nga Bllaca, Stankoveci, Beogradi e nga vendet tjera. Kush dhe ēka kanė qenė tabori i tyre ėshtė ditur qysh moti por, se u bashkohen edhe krerėt e luftės pėr tė bėrė politikė tė trashė e jo parimore bashkė me ta, kjo nuk ka shpjegim. E pabesueshme! Edhe kėta  tė fundit i shkelėn nė qafė tė huajt dhe nga luanė tė luftės i konvertuan nė dele tė paqes. Pra, bashkėsia ndėrkombėtare i mashtroi shumė lehtė kėta tė “opozitės” dhe i futi nė valle, me qėllim qw kur tė vjen koha e vendimeve tė mėdha, mos me pas kush me u thėnė jo. Prej atij momenti, Kosova mbeti edhe pa opozitė.

 
Pastaj i  thirrėn nė Vjenė pėr tė bėrė politikė tė hollė me Serbinė shtet, e cila tallej me ta gjithė kohėn. Ajo kishte angazhuar ekspertė mė tė njohur botėrorw dhe punonte nė tė gjitha kanalet diplomatike me pėrkrahjen e miqve tė saj dhe nuk bėri asnjė kompromis, ndėrsa kėta nė vijat e politikės sė trashė, bėnė aq shumė kompromise tė pafalshme. Edhe pas gjithė atyre kompromiseve qe i bėnė, Albert Rohan deklaroi se i kanė bėrė vetėm diku 80% pra, duhet edhe mė shumė derisa tė bėhen 100%. Krerėt tanė politikė kanė menduar se do tė shpėrblehemi pėr gjithė ato kompromise por, po shihet se jo qe nuk do tė shpėrblehemi por, pėrkundrazi do tė ndėshkohemi. Nga tė dhėnat e derisotme tė planit tė Ahtisarit i cili plan nuk do tė pėsoj shumė ndryshime as nė tė ardhmen e qė do tė jetė vendimtar, Statusi i Kosovės po i pėrngjanė karikaturės sė statusit qė e kishim pas vitit ' 74. Pa Ushtri, pa Ministri tė jashtme, pa ulėse nė OKB, pa Sovranitet edhe me plot enklava tė super pakicave serbe. Kėto janė pasojat e politikės sė trashė. Me kėtė politikė ua kemi vėshtirėsuar punėn edhe miqve tanė qė po mundohen tė na ndihmojnė.


Ėshtė i pakuptimtė gjithashtu cinizmi i tyre demagogjik i shprehur pėrballė popullit duke fshehur tė vėrtetėn  pėr ardhmėrinė e tij, duke i servirur gėnjeshtra se gjithēka po shkon mė sė miri pėrsa i pėrket statusit, dhe kėtė nuk e bėjnė para popullit por para kamerave e mikrofonave. Kėta thonė se po dalin nė teren pėr tė dhėnė habere tė "mira", pėr ta njoftuar popullin pėr politikėn e "hollė" qe e kanė bėrė dhe janė duke bėrė por, kėtu ka njė dallim ose mė mirė tė themi njė "keqkuptim" se pėr Grupin e Unitetit, populli janė vetėm udhėheqėsit dhe kėshilltarėt komunalė, siē ishte rasti nė Mitrovicė ndėrsa tė tjerėt nuk kanė drejtė tė marrin pjesė e tė bėjnė ndonjė pyetje sė paku pėr kuriozitet. Ata qė mendojnė ndryshe largohen me forcė e bile edhe paraburgosėn siē ishte rasti po aty. Kėta tė fundit nuk janė popull. Nė Kosovė ėshtė e pavlerė tė jesh popull. Vetėm tė theksoj se kėtu bėhet fjalė pėr  Mitrovicėn jugore se pėr tė shkuar nė atė veriore duhet vizė, e kėta ishin pa viza dhe nuk patėn mundėsi ta vizitonin edhe atė pjesė. Ka rrezik tė madh se edhe nė tė ardhmen do tė na duhen vizat edhe ato, vetėm pėr ta vizituar pėr pak ēaste. Po vjen erė e keqe-status smell shit, (erė pisllėku)...  Prandaj, pėr fund dua tė bėj kėtė  shpallje:
Shpall tė pavlefshėm Statusin e ardhshėm tė Kosovės!

 Kjo Pavarėsi me bishta-kushte, nuk mė kėnaq nė asnjė pikė, pėr mua ėshtė e papranueshme.