AVNI
RRUSTEMI
(Frymėzim
atdhetarizmi e qėndrese)
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Avni Rrustemi, lindur
nė Libohovė nė gjirin e njė familjeje atdhetare me tradita tė lashta
pėrparimtare. Shkollėn fillore Avniu
e mbaroi nė vendlindjen e tij. I etur pėr dituri ai, mėsimet i vazhdoi nė
normalen e Elbasanit e mė pas edhe nė ato Shėn Mitėr Koronė, ndėrkaq studimet e
larta pėr pedagogji i ndoqi nė Universitetin me zė tė Romės.
Avniu, biri i
Libohovės dhe i Shqipėrisė, atdhetarė e patundur me orientime demokratike tė
kohės, duke parė gjendjen e rėndė ekonomike dhe shoqėrore nė Shqipėri, ai u
shkri si qiriri, i Namit duke dhėnė ēdo gjė nga vetja si shembull i brazave tė
ri, qė tė edukojė gjeneratėn e re qė po rritej nė njė frymė krejt tė re
pėrparimtare pėr ti dalė zot shqiptarisė.
Avniu i kuptoi
mė mirė dhe mė ēartė nga tė tjerėt qėllimet grabitqare tė shteteve fqinje tė
cilat hapur e fshehur po synonin ri copėtimin e Shqipėrisė, pėr fat tė keq e
gjitha kjo mė mbėshtetjen dhe qėndrimin antishqiptar tė disa nga Fuqive tė
Mėdha tė cilat nėn ndikimin e Rusisė Cariste po mbyllnin njėrin sy para
invadimeve serbe, Greke e Bullgare nė territoret shqiptare. Nė kėtė mes, dorėn
nė zemėr edhe me qėndrimin e imzanė e Portės sė lartė e cila pėr mė se pesė
shekuj shqiptarėve ua kishte sjellė diellin mbi kokė! Kėshtu qė, politika e
atėhershme Franceze, Angleze etj. atėbotė ishin tė gatshme qė Shqipėrinė ta
fshinin qoftė edhe nga harta evropiane si shtet.
Pėrballur me kėtė
gjendje tė rėndė Avniu dhe
bashkėluftėtarėt e tij, nuk po rrinin duarkryq, ata kishin mobilizuar tė gjitha
forcat e veta e me rininė djaloshare po vepronin anė e kėnd atdheut.
Nė mėnyrė qė tė ishin
gati edhe me armė nė dorė pėr ti dalė nė mbrojtje tokės sonė tė shenjtė, ku
veē kishin filluar ti ngulnin thonjtė e tyre nė tokat tona si Italia qė kishte
mėsyrė Vlorėn!
Avniu, ishte
atdhetar e demokrat, revolucionar dhe intelektual, qė ēėshtjen e atdheut e
kishte vėnė mbi tė gjitha, madje edhe mbi jetėn e tij. Ai, duke e ndier si
nevojė tė kohės qė djemtė atdhedashės ti mobilizoi dhe ti ketė kurdoherė tė
gatshėm, pėr tė qenė pranė e pranė, themeloi Shoqėrinė Demokratike Bashkimi,
shumė nga pikat e kėtij programi edhe sot e kėsaj dite nuk e kanė humbur
aktualitetin e tyre. Avniu ishte
pjesėtar i denjė i opozitės demokratike nė Asamblenė Kombėtare mu nė prag tė
Revolucionit Demokratik Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924, ishte kjo Qeveria e
parė Demokratike nė Ballkan e mė gjerė qė udhėhiqej nga bijtė mė tė devotshėm
tė shqiptarisė nė krye me Fan Nolin e madh.
Avniu punoi si
mėsues nė Libohovė, pastaj nė Targjas tė Vlorės, nė Tepelenė e nė Vlorė etj.
Ai, ishte rreshtuar me kohė nė mjedise atdhetarėsh, qė po pėrpiqeshin e
luftonin me pushkėn krahut pėr tė zmbrapsur lakmitė e armiqve te Shqipėrisė si
dhe pėr tė penguar pėrēarjen e vendit nga agallarė e bejlerė dritėshkurtėr, tė
cilėt i kishte verbuar lakmia pėr prona, ēfliqe. Qėllimet e Avniut dhe bashkėmendimtarėve e bashkėluftėtarėve tė
tij, ishin tė prera dhe tė ēarta: liria dhe pavarėsia e tėrėsisė tokėsore shqiptare,
pra qėndresė, luftė dhe pėrpjekje pėr Shqipėrinė e lirė, sovrane e demokratike,
qė do tė jetonte nė fqinjėsi tė mirė me tė gjitha ato shtate qė do ta
respektonin kėtė parim universal ndėrkombėtar.
Nė vitin 1908, Avniu braktisi bankat shkollore dhe iu bashkua ēetės
sė Ēerēiz Topullit. Qė mė 1910, Avniu
me kobure nė dorė bėri pėrpjekje qe ta qėronte nga faqja e dheut (nė Shkodėr)
Gjeneralin otoman, gjakpirėsin Shefqet Turgut Pashėn, komandant i ekspeditės
turke nė Shkodėr. Atėbotė, Avniu
ishte nė moshė fare tė re, por me veprimin tij tė guximshėm, ai tregoi se si
duhet tė dekorohen pushtuesit e tokave shqiptare dhe tradhtarėt e vendit! Ky
ishte njė frymėzim i mirė pėr tė gjithė popujt e pushtuar e nė kėtė kontest
edhe pėr ne, qė pėr liri dhe bashkim tė vendit jemi pėrpjekur pareshtur ndėr
vite deri tek ditėt e sotme, ku shumė bijė tė devotshėm kanė ndjekur rrugėn e Avniut, Ēerēizit, Zaskocit, Micit, Vasilit, Kushit,
e dhjetėra bijve tanė tė devotshėm, qė u flijuan pėr!
Nė vitin 1914, Avniu u radhit nė radhėn e forcave ēlirimtare tė
vendit, qė pėr pikėsynim kishin ēlirimin e Jugut tė Shqipėrisė nga pushtuesit
grek tė cilėt ishin futur nė tokat tona!
Mė 1918, Avniu e mori edhe njė nismėn pėr themelimin e
Shoqėrie atdhetare tė tė rinjve Vlonjat, qė e pagėzoi me emrin: Djalėria e
Vlorės. Drejtimin e shoqėrisė e mori pėrsipėr vet Avniu,
i cili pa humbur kohė sė bashku me bashkėveprimtarėt dhe bashkėmendimtarėt e
tij u vunė nė njė lėvizje tė shpejt nė mėnyrė qė mė 28 Nėntor 1918, tė
organizonin njė demonstratė tė fuqishme kundėr pushtuesit Italian, dhe kėtė e
arritėn me sukses.
Njė vit mė vonė, pra
mė 1919, nė Shėn Mitėr, Avniu
themelon edhe; Lidhjen Rinisė
Shqiptare e cila kishte pėr qėllim mbrojtjen e tė drejtave tona kombėtare etj.
Akti historik dhe
heroik qė Avniu e kreu mė 13 qershor
1920, kur me atentat vrau nė Paris Esat Pasha Toptanin- Kryetradhtarin e
vendit, veglėn e shteteve fqinje, njėkohėsisht edhe tė fuqive tė huaja dhe
shitėsin e interesave tė Shqipėrisė, tronditi Konferencėn e Paqes nė Paris
dhe prishi planet qė bėheshin pėr ricopėtimin e Shqipėrisė sė edhe ashtu tė
pėrgjysmuar!
Ky akt heroik e
historik i Avniut, qė ekzekutoi nė
mes tė Parisit tradhtarin e kombit Pasha Toptanin, ishte akt atdhetarie e
vendosmėrie qė do tiu binte kokės tė gjithė atyre qė do tė guxonin tė bėnin
pazar nė dėm tė tokave shqiptare!
Kushtrimi i krismave
tė kobures sė Avniut, ishte kushtrim
pėr bashkimin e tė gjithė atyre burrave qė pėrpiqen pėr ēlirimin e trojeve
shqiptare, njėkohėsisht vėrejtje pėr tė gjithė ata qė ushqenin dhe ndihmonin
pėrēarjen vendit, vėrejtje pėr te gjithė
ata qė u shėrbenin pushtuesve tanė shekullorė sllavo-grek, vėrejtje pėr tė
gjithė ata qė synonin kolltukėt e pushtet nėn tutelėn e pushtueseve tanė!
Avniu me aktin
historik qė kreu, i tregoi botės se dora e popullit do ti arrijė tradhtarėt e
kombit tonė- edhe nė Paris, Londėr e kudo qė tė fshihen e strehohen ata! Avniu, gjyqin e Parisit, qė iu ngrit pėr ta dėnuar
atė, e shndėrroi nė njė tribunė politike, ku mbrojti me konsekuencė tė drejtat
shqiptare, duke fituar kėshtu simpatinė e qindra intelektualėve tė kohės, tė
cilėt u solidarizuan me qėllimin e lartė tė veprės sė Avniut
dhe me tė drejtėn e popullit shqiptar pėr tė qenė i lirė nė tokat e veta. Nėpėr
tė gjitha qytetet e Shqipėrisė organizoheshin tubime e manifestime nė shenjė
pėrkrahjeje tė Avniut me tė vetmen
kėrkesė: LIROJENI DJALIN TONĖ!- tradhtarėt plumbin e kanė hak...
Avniu dhe
populli shqiptar e fituan edhe kėtė gjyq. Nė dhjetor tė vitit 1920, Avniu kthehet nė Shqipėri. Masat popullore
liridashėse e pritėn me entuziazėm, e pritėn si njė hero tė vėrtetė. Avniu pėr asnjė ēast nuk e ndali veprimtarinė e vet
dhe as edhe njėherė nuk mendoi se e kreva detyrėn ndaj atdheut!. Ai nuk qe
vetėm organizatori kryesor i shoqėrive demokratike pėrparimtare dhe
ēlirimtare, por edhe njėri ndėr ideologėt mė tė shquar tė asaj kohe. Idetė e
tij tė publikuara, njė herė u bėnė edhe armė tė fuqishme nė duart e rinisė
demokratike tė asaj kohe si dhe tė masave tė shtypura. Idetė e tij pėr pėrparimin
e vendit ai i shprehu edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku edhe u
zgjodh deputet nga populli i ish prefekturės sė Kosovės. Ai mbrojti me guxim e
zjarr traditat luftarake tė popullit tonė, pėrpjekjet e tė drejtat e tyre pėr
tu ēliruar nga zgjedha serbo-sllave dhe greke, pėr tė jetuar tė lirė dhe tė
bashkuar- ashtu siē jetojnė popujt e tjerė tė botės sė lirė...
Forcat e errėta
Monarkiste, pėrgatitėn likuidimin e Avniut,
ai ra me 22 prill, ra pėr tė mos rėnė kurrė!... Figura e Avniut
do tė qėndrojė lartė nė ndėrgjegjen e luftėtarėve tė lirisė!
Nderim i pėrjetshėm
jetės dhe veprės sė ndritur tė Avniut!
22, prill 2008