O kopje e popullit o kopje e
Serbisė
Shkruan: Xhevat Bislimi
U tha e ēnuk u tha pėr nismėn e disa deputetėve pėr shpalljen e Kosovės
shtet tė pavarur dhe sovran nga Kuvendi i Kosovės ose pėr organizimin dhe
mbajtjen e REFERENDUMIT pėr kėtė ēėshtje. U gjend edhe ndonjė anėtar i Kryesisė
sė Kuvendit qė tha se « kėrkesa pėr referendum ėshtė kopje e Serbisė ». Ky
ishte kualifikimi mė i rėndė, ishte fyerja dhe pėrbaltja mė e madhe qė i bėhej tė
drejtės universale pėr REFERENDUM dhe vullnetit tė popullit pėr jetė tė lirė
dhe tė pavarur. Nisma e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovė nuk mund tė ishte «
kopje e nismės sė Serbisė », sepse ishte pėrpara nismės dhe vendimit tė Serbisė
pėr referendum. Pastaj Serbia ėshtė bėrė shtet qė moti dhe nuk ka nevojė as ta
shpallė shtetin as tė bėjė referendum pėr shtetin. Ajo po bėnė referendum pėr
miratimin e projektkushtetutės sė saj dhe pėr ripėrfshirjen e Kosovės nė atė
kushtetutė
Ka edhe njė moment tė rėndėsishėm qė po heshtet nga zyrtarėt e «
lartė » tė partive dhe institucioneve tė pėrkohshme tė krijuara nga UNMIK-u. Nė
kėrkesėn e nėnshkruar nga 28 deputetė kėrkohej edhe qė Kuvendi ta kundėrshtonte
« decentralizimin » (ricopėtimin e Kosovės). Arsyeja e tėrbimit tė «
lidershipit » ishte pėrkrahja e madhe qė mori kjo nismė nga deputetėt e tė
gjitha grupeve kuvendare. Vetėm pėr njė ditė kėrkesa u nėnshkrua nga njėzetė e
tetė deputetė. Po tė vazhdonte nėnshkrimi i kėsaj nisme ajo do tė pėrkrahej dhe
nėnshkruhej nga shumica e deputetėve. Kėrkesa pėr referendum erdhėn nė Kryesinė
e Kuvendit tė Kosovės edhe nga partitė dhe shoqatat e Gjilanit dhe nga ato tė
Vitisė. Nė kėto komuna u organizua edhe peticion kundėr « decentralizimit ». Nė
Gjilan ky peticion u nėnshkrua nga 20 mijė qytetarė, kurse nė Viti vetėm pėr
njė javė u mblodhėn 11 mijė nėnshkrime. Nuk kishte qytetarė qė nuk pranonte ta
nėnshkruante peticionin kundėr « decentralizimit ».
Peticioni nė Viti kishte kėtė pėrmbajtje: Nėn maskėn e DECENTRALIZIMIT,
qarqe tė caktuara ndėrkombėtare dhe vendore po e copėtojnė komunėn e Vitisė dhe
Kosovėn e sotme! Nėn maskėn e decentralizimit 30% e territorit tė Kosovės
shqiptare po shndėrrohet nė territor serb! Nėn maskėn e decentralizimit
Kosova do ti ketė dy kryeqytete: Prishtinėn pėr shqiptarėt dhe Graēanicėn pėr
serbėt! Nėn kėtė maskė kobzezė pėr Kosovėn dhe shqiptarėt, Kosova do ti ketė
dy sisteme tė sigurisė, dy sisteme tė drejtsisė, dy sisteme tė arsimit, dy
sisteme bankare, etj.! Nėn maskėn e trashėgimisė kulturore nė Kosovė do tė
ketė zona tė mbrojtura pėr kishat ortodokse! Nėn maskėn e kthimit tė
qėndrueshėm po pėrpiqen ta rikolonizojnė dhe sllavizojnė Kosovėn shqiptare!
Nėn maskėn e dialogut dhe tė bisedimeve po tentohet tė harrohet dhe
rehabilitohet dhuna, terrori, gjenocidi dhe holokausti serb nė Kosovė! Nėn
kėto maska tragjike pėr Kosovėn dhe popullin e saj, Kosova kurrė nuk do tė jetė
shtet sovran dhe i pavarur
Nėse pranohen dhe zbatohen (imponohen) kėto
zgjidhje, Kosova do tė shndėrrohet nė njė burim tė pėrhershėm tensioni,
konflikti, pasigurie
Prandaj, ne qytetarėt e komunės sė Vitisė jemi kundėr DECENTRALIZIMIT dhe
kundėr politikave qė rrezikojnė tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr jetė tė
lirė dhe tė pavarur, pėr shtet tė pavarur dhe Sovran dhe jemi kundėr politikave
qė rrezikojnė paqen, sigurinė dhe stabilitetin e Kosovės dhe tė rajonit
. Ky
peticion iu dėrgua Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Qeverisė amerikane dhe
Kėshillit tė Evropės. Njė kopje e tij iu dorėzua nė dorė edhe kryetarit tė
grupit negociator, Fatmir Sejdiut, i cili, i shtyrė nga UNMIK-u, kishte
ardhur nė Viti ta arsyetojė copėtimin e Kosovės. Grupi i kėshilltarėve tė
PDK-sė nė Viti, pasi ia dorėzoi kėtė peticion (pėrgjigjen e popullit tė
Vitisė), doli nga salla, sepse nuk denjoi tė dėgjonte pallavrat e Fatmir
Sejdiut.
Trysnia e shumė deputetėve, e disa komunave dhe e organizatave dhe
shoqatave tė ndryshme (veēmas shoqatat e UĒK-sė) e shtrėngoi parinė e Kuvendit
tė Kosovės dhe tė partive kryesore tė bėjnė njė deklaratė tė mjerė kundėr
pėrfshirjes sė Kosovės nė preambulėn e kushtetutės shoviniste serbe dhe kundėr
mbajtjes sė referendumit serb nė Kosovė
Ky ishte njė reagim vėrtetė i mjerė,
pa asnjė efekt dhe i pa dinjitet. Synim kryesor i kėsaj deklarate ishte
qetėsimi (mashtrimi) i shpirtit tė trazuar tė popullit dhe pėrpjekja e
dėshpruar pėr tu dėshmuar patriotė. « Elita » politike e Kosovės edhe kėsaj
radhe u dėshmua frikacake, siē ėshtė, dhe gjithnjė e mė e rrezikshme pėr lirinė
dhe interesat e popullit shqiptar. Kjo « elitė » edhe njėherė dėshmoi se nuk ka
guxim dhe burrėri ta pėrfaqėsojė dhe mbrojė vullnetin, dėshirėn, krenarinė dhe
sakrificėn e popullit shqiptar ndėr shekuj pėr liri. E kapur me lloj-lloj
dosjesh, « elita » politike e Kosovės u kėnaq me njė deklaratė (paqavure), qė
nuk i prish punė as disa qarqeve tė caktuara antishqiptare nė botė dhe as
Serbisė, e cila po tallet me kėtė « elitė » (grup negociator) tė Kosovės.
Shpallja e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran ose organizimi i referendumit
nuk hyri nė rendin e ditės tė mbledhjes sė fundit tė Kuvendit edhe pas
dorėzimit tė kėrkesė me shkrim nga ana e shtatė deputetėve (siē parashihet me
rregulloren e Kuvendit). Arsyetimet e kryetarit tė Kuvendit dhe tė anėtarėve tė
Kryesisė ishin vėrtetė fėminore dhe qesharake. Njėri prej tyre tha se « ne kemi
zgjedhur njė grup negociator pėr tu marrė me ēėshtjen e Kosovės, prandaj nuk
kemi si tė ndėrmarrim veprime tė tjera, ose duhet ta shkarkojmė kėtė grup e
pastaj
». Ky zotėri, anėtar i Kryesisė dhe mbarė bota e dinė se grupi
negociator nuk ėshtė zgjedhur nga Kuvendi, por nga Holkeri dhe ėshtė shpallur
nga Rugova. Nė Kuvend ky grup nuk i ka marrė votat, prandaj edhe nuk kishte
votim tė rregullt (shikojeni procesverbalin e mbledhjes). Pastaj, ky grup, edhe
po ta zėm se u pranua nga Kuvendi, nuk kishte mandat tė bėnte asnjė marrėveshje
me Serbinė pa pėlqimin e Kuvendit. Paraqitja e « raportit » nga ky grup para
Kuvendit (post festum) dhe debati qė u bė pėr tė dėshmoi mė sė miri se ky «
grup » nuk e ka pėrkrahjen e Kuvedit. Tė gjendur para kėrkesave pėr shkarkim,
dorėheqje dhe para kritikave tė rrepta tė deputetėve, ata nuk guxuan ta hedhin
nė votim raportin, sepse nuk do ti merrte as dhjetė vota.
Nuk
Shtatė vjet pas Luftės Antipushtuese ēlirimtare tė UĒK-sė dhe tė mbarė
kombit shqiptar, pozita e Kosovės ėshtė degraduar shumė. Pėrgjegjsinė kryesore,
nė mos tė vetme, pėr kėtė gjendje e ka dhe e mbanė klasa politike dhe
institucionale e Kosovės dhe veēmas ELITA ose lidershipi, siē u pėlqen tė
vetėquhen. Paaftėsia, papėrgjegjshmėria dhe kolaboracionizmi i kėsaj elite e
morėn nė qafė Kosovėn dhe popullin e saj. Politikat ose mė saktė zvarritja e
kėsaj elite pas politikave qė gatuhen nė kuzhinat mė antishqiptare po e qojnė
Kosovėn dhe rajonin drejt konflikteve tė reja. Kjo elitė politike nuk
pėrfaqėson mė vullnetin dhe interesat e popullit tė Kosovės. Prandaj mund tė
pėrfundojmė se kjo elitė ka vetėm dy rrugė: o kopje e popullit tė saj, o
kopje e Serbisė
Ka edhe njė rrugė origjinale, tė cilėn kjo »elitė » nuk e ka
ndjekur kurrė : tė jetė kopje e Shqipėrisė. Kjo do tė ishte rruga mė e mirė, mė
e sigurtė, mė e pranueshme dhe e vetmja qė do tė siguronte zgjidhje tė
pėrhershme, e cila do tė prodhonte vetėm paqe, siguri dhe stabilitet edhe pėr
mbarė rajonin. Kėsja rruge tė drejtė dhe e vetmja e sigurtė po i shmanget edhe
Tirana zyrtare, e cila mė shumė po preferon tė merret me ēėshtje ideologjike,
fetare dhe me interesa e politika tjera partiake e klanore tė ditės se me
ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare, zgjidhja e sė cilės do tė hapte rrugė pėr
zgjidhjen e tė gjitha ēėshtjeve tjera
Kam pėrshtypjen se edhe « heshtja » dhe « pritja » e mėrgatės shqiptare
duhet tė pėrfundojė
Mendoj se ėshtė koha qė mėrgata jonė tė vihet nė « lėvizje
» pėr mbrojtjen dhe pėrfaqėqsimin e kėrkesave dhe tė interesave tė popullit
shqiptar, veēmas tė Shqipėrisė sė pushtuar