Serbia po shkel Kosovėn jo rezolutėn 1244

 

Shkruan: Xhevat Bislimi

 

Kosova mė shumė e varur se e pavarur

 

Kosova edhe dy muaj pas shpalljes “shtet i pavarur dhe sovran”, vazhdon tė trajtohet nga Serbia si pjesė e tėrėsisė sė saj tokėsore. Madje edhe nė faqen zyrtare (nė internet) tė Qeverisė sė Serbisė ėshtė publikuar sllogani fashist, “Kosovo je Serbija” (Kosova ėshtė Serbi). Jo vetėm kaq. Serbia, e pėrkrahur nga Rusia putiniane, ėshtė zotuar botėrisht se nuk do ta njoh kurrė pavarėsinė e Kosovės… Nga kjo logjikė udhėhiqet diplomacia serbe dhe tė gjitha organet dhe institucionet shtetėrore tė Serbisė.

 

Pėrfundimi i Luftės Antipushtuese Ēlirimtare (me ndėrhyrjen edhe tė NATO-s), largimi i trupave pushtuese serbe dhe i gjithė administratės sė tyre nuk i dha fund pranisė sė Serbisė nė Kosovė. Riorganizimi i strukturave parashtetėrore serbe nė Kosovė u bė i mundur nga UNMIK-u dhe nga gatishmėria e partive politike shqiptare (veēmas udhėheqėsve tė tyre) pėr t’i shėrbyer pa kushte kėsaj administrate tė OKB-sė, e cila ishte e pėrkushtuar pėr tė ndėrtuar njė Kosovė me dy entitete: Njė entitet pa identitet (kosovar), nga njėra anė, dhe njė entitet me identitet tė qartė – me identitet serb, qė pėrbėn 5% tė popullit tė Kosovės, ndėrsa i jepet (me “decentralizim”) mė shumė se 30% e tokės sė Kosovės, nga ana tjetėr!! Serbia e trimėruar nga “pendimi” i shqiptarėve (udhėheqėsve tė tyre politikė) dhe nga nėnshtrimi i tyre pa kushte ndaj politikave tė UNMIK-ut, mori iniciativėn nė dorė dhe nisi fushatėn e saj propagandistike, politike e diplomatike, duke u paraqitur, nga vrastare, si viktimė e UĒK-sė dhe e NATO-s, sidomos e SHBA-sė!! Krahas kėsaj fushate, tė organizuar dhe orkestruar mirė, Serbia riorganizoi edhe struktuart e saj politike, arsimore, shėndetėsore, financiare dhe ato tė sigurisė nė Kosovė pa asnjė pengesė serioze, ditėn me diell!! Rezultat i kėsaj ishte edhe “Plani pėr Kosovėn”, tė cilin e miratoi Kuvendi I Serbisė mė 29 prill tė vitit 2004. Ky plan shėrbeu si platformė (bazė) e bisedimeve midis Serbisė dhe Grupit negociator tė Kosovės!! Prodhim i kėtij plani ishte edhe plani i Atisarit pėr Kosovėn!! Pėr ironi, plani i Atisarit nė disa ēėshtje, kryesisht nė ato qė kanė tė bėjnė me pakicėn serbe dhe me Serbinė, i ka kapėrcyer kėrkesat dhe pretendimet e Serbisė pėr tė drejtat dhe privilegjet e pakicės serbe nė Kosovė!! Ky plan i Atisarit u pranua pa asnjė kundėrshtim nga Grupi negociator dhe u bė edhe kushtetutė e Kosovės!! Realizimi kaq i lehtė i planeve tė Serbisė i dha zemėr Beogradit zyrtar pėr tė kėrkuar mė shumė. Prandaj, nuk e pranuan planin e Atisarit, qė nė thelb ėshtė plani i tyre…

 

Zgjedhjet serbe edhe nė Kosovė  

 

Pakėnaqėsitė, ofshamat, thirrjet, deklaratat pėr media, etj. kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė janė si kofini pas tė vjelave dhe duket se janė sa pėr ta qetėsuar popullin shqiptar, qė pas entuziazmit tė pėrmbajtur tė shpalljes sė pavarėsisė, po pėrjeton zhgėnjimin gati tė papėrmbajtur. Dy muaj pas kėtij akti, Kosova nuk ėshtė as e pavarur dhe as sovrane!! Qeveritarėt, politikanėt ultrashovinistė dhe agjentėt serbė lodrojnė tė papenguar nėpėr Kosovė pa i fshehur fare qėllimet dhe veprimtaritė e tyre krejt shoviniste dhe armiqėsore. Sulmojnė kufijtė e Kosovės, djegin objektet e doganės, sulmojnė dhe nuk i njohin institucionet e Kosovės, etj. As nuk duan t’ia dinė se ka Qeveri apo institucione tė Kosovės!! Zyrtarėt e UNMIK-ut dhe tė EULEX-it dhe zyrtarė tė tjerė evropianė nė tė gjitha deklaratat e tyre shprehin vetėm keqardhjen e tyre pėr kėto qėndrime dhe veprime tė Serbisė! I shkruajnė letra, i kėrkojnė takime dhe e lusin: “Aman mos i mbaj zgjedhjet nė 22 komuna. Mbaji vetėm nė pesė komuna tė Kosovės”. Sa pėr zgjedhjet e pėrgjithshme nuk diskutohet. “Ato mund t’i mbani pa asnjė problem”- u thonė zyrtarėve serbė misionet e shumta nė Kosovė. Kuptohet qė edhe Serbia shpreh “keqardhjen” e saj dhe tallet me kėto deklarata e letra tė kėtyre misioneve. Kosovė e pavarur dhe sovrane se jo mahi!!

 

“Serbia nuk mund tė mbaj zgjedhje nė Kosovė, sepse kėtė nuk e lejon rezoluta 1244”, “mbajtja e zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė do tė ishte shkelje e rezolutės 1244”. Kėto janė deklaratat qė i dėgjon nga Ban Ki Muni e deri te ndonjė zėdhėnės i UNMIK-ut nė Kosovė, nga mėngjesi e deri nė mesin e natės. Kėto deklarata i dėgjon edhe nga shumica e zyrtarėve evropianė dhe nga ata tė misionit dhe sulltanit tė ri, qė ka marrė pėrsipėr “zbatimin e plotė tė planit tė Atisarit nė Kosovė”, pavarėsisht se ky plan nuk ėshtė pranuar nga Serbia.  Pėr dallim prej kėtyre zyrtarėve dhe qarqeve politike e diplomatike, SHBA-ja e thotė qartė se “Serbia nuk mund tė mbaj zgjedhje nė njė shtet tjetėr”. Kėtė qėndrim (vetėm qėndrim deklarativ) ka mbajtur edhe shteti shqiptar dhe ndonjė shtet tjetėr.

 

Klasa politike dhe institucionale e Kosovės dhe shteti shqiptar duhet t’ia bėjnė tė qartė UNMIK-ut dhe tė gjithė atyre qė mendojnė, deklarojnė dhe veprojnė si UNMIK-u, se Serbia nuk po shkel rezolutėn 1244, por po shkel tokėn e Kosovės, po shkel dhe nėpėrkėmb tėrėsinė tokėsore tė Kosovės sė sotme, po shkel dhe nėpėrkėmbė vullnetin dhe krenarinė kombėtare tė shqiptarėve dhe tė institucioneve tė Kosovės. Partitė politike, Qeveria dhe institucionet tjera politike dhe shtetėrore duhet t’ia thonė pa ekuivoke misioneve tė ndryshme nė Kosovė dhe tė gjitha qendrave tė vendosjes se Kosova dhe populli shqiptar kanė shumė nevojė pėr pėrkrahjen e botės, se duan bashkėpunim tė ngushtė me tė gjitha qendrat e vendosjes dhe misionet e tyre, por vetėm nė interes tė Kosovės (jo kundėr saj) dhe pėr interesa tė popullit tė saj. Populli shqiptar duhet tė ndihmohet tė ecė natyrshėm drejt ribashkimit dhe integrimeve evropiane. Vetėm kėshtu mund tė ruhet paqa dhe stabiliteti nė rajon. Vetėm kėshtu do tė vendoset ekuilibri i forcės dhe i paqesė nė rajon. Duhet t’ua bėjnė tė qartė se plani i Atisarit mund tė “zbatohet” (mbrojtja e pakicės serbe dhe tė drejtat e saj normale (jo super tė drejtat, jo “decentralizimi”, ndarja) vetėm nėse Serbia njeh dhe respekton pavarėsimin e plotė tė Kosovės prej saj. Por kjo nuk bėhet vetėm me deklarata dhe konferenca gazetarėsh. Kėto deklarata dhe qėndrime duhet tė mbėshteten me masa “konkrete”, zotėrinj qeveritarė. Pastaj, shteti, zoti Kryeministėr nuk bėhet me ata qė postet politike dhe shtetėrore i kuptojnė si njė mundėsi pėr t’u “majmur” dhe pėr t’u kapėrdisur nė ekranet e televizioneve si gjelat maje plehu… Shteti nuk mund tė bėhet me zyrtarė e qeveritarė qė nuk e kanė zotėsinė e vendimarrjes politike, zotėsinė e pėrballjes me pėrgjegjėsi, zotėsinė e pėrballjes edhe me rreziqe