Politikė « kungulleshkash » me Kosovėn
(Analizė
e vitit 2002, nga Koēo Danaj)
Ėshtė njė analizė e shkruar nė vitin 2002. Megjithė avancimet e problemit tė
Kosovės, duket se politika e kungulleshkave ndaj saj vazhdon akoma. Pėr kėtė
arsye, ribotojmė analizėn Politikė
Kungulleshkash me Kosovėn.
Redaksia
Ėshtė tipike politike
kungulleshkash politika qė po luhet me tė ardhmen e Kosovės. Termi politik i
kėsaj sjelljeje quhet cinizėm. Ndėrsa termi qytetar quhet tallje. Pėr tė qenė mė « diskrete » para opinionit masiv, po pėrdorim termin
politik « Cinizėm ». Duke qenė se jo tė gjithė e dinė peshėn emocionale tė
kėtij termi, nuk kemi frikė se mund tė zemėrojmė opinionin masiv, por
njėkohėsisht nuk mund tė na akuzojnė pėr « nacionalizėm ».
Po pse ėshtė politikė « kungulleshkash politika ndėrkombėtare ndaj Kosovės?.
Le ti marrim gjėrat me radhė :
Kungulleshka e parė : Kur do diskutohet statusi pėrfundimtar i Kosovės ?
Pas shtatė vjetėsh thotė Shtajneri nė Gjermani do flitet pėr statusin e
Kosovės. Jo shtatė i pėrgjigjet Rasim Lajiēi nga Beogradi. Po sa ? Nė vitin 2005, pas tre
vjetėsh. As tre as shtatė thotė Batiēi. Po sa? Pas dhjetė vjetėsh. As tre as
shtatė, as dhjetė, thotė Svilanoviēi. Po sa? Pas 10 apo 15 vjetėsh. As 3, as 7,
as 10, pėrgjigjet Brukseli dhe OKB-ja. Po sa? Akoma nuk e
kemi vendosur. E dimė ne.
Ndėrsa nė Kosovė qytetarėt jetojnė me kujtimet e bukura tė pas qershorit tė
99-ės dhe ankthin e pas 2002-shi !!!!
Kungulleshka e dytė : Cili do jetė Statusi pėrfundimtar i Kosovės?
Ka dhjetė variante qė duhet tė hidhen nė tavolinė thotė Instituti Amerikan
i Paqes. Jo dhjetė i pėrgjigjet Gjingjiē nga Brukseli. Po cili? Ua them unė
vazhdon Gjingjiē ; Kosova duhet tė zgjedhė : Ose Europėn, ose pavarsinė. ( A
thua se nė Europė, nuk ka shtete tė pavarura). As njėra as tjetra, ja pret
Solana nga Brukseli. Po cili ? Tė gjitha variantet janė nė tavolinė, ta
shikojmė mė vonė. Nuk jemi dakord thonė hartuesit kushtetutės sė re Serbi-Mal i
Zi. Po cili pyesin nė kor Instituti i paqes, Gjingjiēi dhe Solana. Kosova pjesė
e Serbisė, ky ėshtė varianti, prandaj e kemi futur edhe nė Preambulė. Jo thotė
Bajram
Ndėrsa nė Kosovė, Ibrahim Rugova nuk ka tė drejtė as edhe Bob
Dolin ta caktojė « ambasador nderi », se nuk e lė Shtajneri.
Kungulleshka e tretė : Kush do vendosė pėr statusin e
Kosovės?
Pėr Statusin e Kosovės, do vendosė Brukseli dhe Kėshilli i Sigurimit thotė
Solana nga Brukseli. Jo i thotė Lajiēi nga Beogradi: Po kush? Pėr statusin e
Kosovės do vendosė trekėndėshi Beograd-Prishtinė-Bashkėsi ndėrkombėtare. E kini
gabim thotė Bajram
E shumta qeveria e Shqipėrisė duhet tė japė vetėm mendime nė forumet etnike tė
Allen Kasofit dhe ti japė pėrgjigje pyetjes : Pėrse tre forume qė nga
Budapesti, Athina dhe Lucerna kanė tė njėjtėn temė : Shqiptarėt dhe fqinjėt e
tyre nė rajon!!? Prandaj lėreni Shqipėrinė dhe qeverinė e saj.
Dhe loja e kungulleshkave vazhdon me shoqėri multietnike, demokraci
multietnike, me shtet-komb, me traktatin e Vestfalisė etj etj, njė lojė
pambarim.
Ndėrsa nė Kosovė, varfėria ėshtė masive, nė Kosovė janė 43% tė papunė, nė
Kosovė 613 mijė qytetarė protestuan ndaj « lojės sė kungulleshkave », duke
braktisur zgjedhjet, nė Kosovė shpresa e sė djeshmes ėshtė zėvėndėsuar nga
ankthi i sė nesėrmes.