Gracka e
Precedentit
Shkruan : Koēo Danaj
«E dimė
qė kini tė drejtė» do tu shprehej Eduard Grei, pėrfaqėsuesve shqiptarė pas
Konferencės sė Londrės, e cila krijoi Shqipėrinė Artificiale duke lėnė jashtė
mė shumė se gjysmėn e trojeve shqiptare. «Por e bėmė kėtė pėr hir tė paqes
europiane dhe pėr tė larguar precedentin e luftės». Pas njė viti shpėrtheu
Lufta e Parė Botėrore dhe pėr kėdo u bė e qartė se Precedenti ishte njė grackė,
pėr tė mohuar njė tė drejtė natyrale tė shqiptarėve.
«E dimė qė Kosova-Republikė ėshtė kėrkesė e drejtė, por nuk mund tė prishim
Jugosllavinė pėr hatrin tuaj, prandaj nuk ua japim dot. Sepse do tė pėrbėnte
precedent».
Kėshtu do tė shpreheshin shumė politikanė, diplomatė dhe analistė euroamerikanė
pas demonstratave tė vitit 1981 nė Kosovė. Me pretekstin e precedentit,
shqiptarėve nė Kosovė ju mohua njė e drejtė natyrale sa vetė njerėzimi. Por e
shndėrruar edhe nė tė drejtė juridike nga Karta e OKB.
E megjithatė, Jugosllavia jo vetėm u prish, por u shpėrbė nėpėrmes konfliktesh
tė pėrgjakshme. Kėsisoj «Precedenti Kosova Republikė», rezultoi se ishte
pretekst, pėr tė mohuar njė tė drejtė natyrale.
Dhe tashmė qė Kosova ėshtė nė fund tė rrugės pėr tė fituar shtetin e saj, kanė
filluar tė shfaqen pėrsėri zėra mbi «Precedentin Kosovė». Natyrisht qė janė
zėra tė pėrveēėm dhe jo kor politik dhe diplomatik. Janė zėra qė vijnė nga
Rusia apo Kina dhe disa qarqe tė veēuara nė Europė.
Por, gjithėsesi nuk duhen injoruar, por duhen pėrballuar. Injorimi nė politikė
ėshtė vetėvrasje. Ndėrsa pėrballimi i ēdo situate me mjete politike ėshtė
garanci pėrballė aleatėve dhe njė hap para drejt realizimit tė qėllimit
kryesor. Tė kesh aleatė ėshtė njė ndihmė e madhe. Dhe sot shqiptarėt nė Kosovė
kanė shumė aleatė, mė shumė se ēdo herė tjetėr. Por aleatėt kėrkojnė partnerė
dhe argumente shteti. Ata nuk pranojnė mė deklarata shteti apo qaramanė
politikė qė merren me caktime datash dhe jo me hartime platformash dhe
pėrpunime argumentash. Sepse ėshtė akoma precedenti!!.
«Epo vetėm Rusia dhe Kina janė dakord me kėtė tezė mund tė thotė dikush apo
disa». Po pse pak janė? Janė shumė dhe teza e tyre mbi Precedentin, nuk mund tė
pėrballohet me Politikėn e Inatit siē ka filluar tė ndodhė nė disa mjedise tė
Tiranės dhe Prishtinės. Por me politikėn e argumentit. Politikė argumenti do tė
thotė se ēfarė ka grackė nė nocionin precedent, ēfarė ka frikė reale dhe ēfarė
ka kortezi diplomatike. Rusia pėrshembull do tė ishte e interesuar qė Kosova tė
fitonte pavarėsinė dhe shtetin e saj. Pėrse? Por sepse pas Kosovės ajo do tė
kishte njė argument mė shumė pėr tė mbėshtetur Trannistrinė, Abkhazinė dhe
Osetinė e Jugut nė njohjen e pavarėsisė sė tyre tė vetėshpallur deri tani, por
tė mosnjohur. Pra Precedenti Kosovė nė rastin konkret ėshtė me shumė njė
kozmetikė diplomatike pėrballe Serbisė pėr ti bėrė qejfin, se sa njė politikė
reale ndaj Kosovės.
Ka shumė argumente tė tjerė qė duke shfrytėzuar kėtė
dimėr qetėsie politike, duhen hedhur nė tregun e politikės, duhet thėnė nė
kontaktin e politikės dhe diplomacisė sendėrtuar nė realitetin e shtetit tė
Kosovės. Le tė marrim, njė tezė tjetėr qė ėshtė «Grackė Precedenti». Cili ėshtė
ai? Ai ka tė bėjė me shtyrjen e statusit tė Kosovės, pėr shkak tė zgjedhjeve nė
Serbi. Ka disa diplomatė apo analistė ndėrkombėtarė qė thonė se statusi i
Kosovės duhet shtyrė pėr tu dhėnė mundėsi forcave demokratike nė Serbi tė
fitojnė zgjedhjet parlamentare. Bukur. Mė sė shumti shqiptarėt janė dakord pėr
kėtė gjė sepse duan fqinjė demokratikė dhe jo ultranacionalistė. Por....a ėshtė
e mundshme kjo tani pėr tani nė Serbi? Sepse ēfarė do tė ndodhė pas zgjedhjeve
kur tė dalė pėrsėri forcė e parė politike Nikoliē? (Dhe nė sondazhet e fundit, partia
ultranacionaliste serbe ėshtė e para nė sondazhe me 34.5 pėrqind tė votave.)
Prandaj analiza e Prishtinės, Tiranės dhe Tetovės duhet ta qartėsojė qysh tani
me argumente se asgjė nuk do tė ndodhė nė Serbi pas zgjedhjeve. Do tė jetė kjo
radhė qė ėshtė sot: Nė vend tė parė radikalėt e Nikoliēit, nė vend tė dytė
demokratėt e Tadiēit, nė vend tė tretė nacionalistėt e moderuar tė Koshtunicės,
nė vend tė katėrt tė moderuarit e Dinkiēit, nė vend tė pestė monarkistėt e
Drashkoviēit e me radhe socialistėt, socialidemokratėt etj.
Pohimi i sipėrthėnė i ka rrėnjėt nė 5 tetor 2000, kur Milosheviē u pėrmbys nga
Beretat e Kuqe, tė cilat mė vonė vranė edhe Gjingjiē. Realisht 5 tetori ishte
grusht shteti, por nga halli u konsiderua si Revolucion i Kadifenjtė. Pohimi i sipėrthėnė
i ka rrėnjėt nė fshehjen e realitetit politik nė Serbi, njohja e tė cilit na
ēon nė konkluzionin se nė Beograd nuk ka pasur dhe nuk ka shovinizėm regjimi.
Ka pasur dhe ka shovinizėm shteti. Prandaj edhe precedenti i zgjedhjeve
parlamentare ėshtė grackė pėr tė inatosur shqiptarėt qė tė pėrsėrisin gabimin e
marsit 2004. Prandaj se edhe shqiptarėt nuk duhet tė inatosen, duhet tė
tregojnė se ku ėshtė Gracka dhe nuk duhet tė provokohen.