Kėrcėnimet pėr paqe                           

 

Shkruan :

Albin Kurti   

 

Stabiliteti rajonal si paradigmė ndėrkombėtare, qė dominon edhe politikat qeveritare tė vendeve tė rajonit, nuk ėshtė aspak i rastėsishėm. Pikėrisht kjo qasje ua mundėson supremacinė faktorėve tė rėndėsishėm botėror. Pėrmes konceptit tė stabilitetit rajonal, kėta faktorė ndodhen mbi vendet e veēanta tė rajonit dhe shndėrrohen nė disenjues tė politikave tė tyre dhe njėkohėsisht nė arbitėr tė realizimit tė atyre politikave. Nė kohėra tė njėjta e tė ndryshme, vende tė ndryshme ndihmohen e favorizohen nė mėnyrė tė pabarabartė. Asisoj, politikanėt bėhen veēse teknicientė qė implementojnė programe e projekte qė u vijnė nga lart. Partitė politike dhe botėkuptimet e strategjitė e tyre bėhen si ca pėrrocka jetėshkurtėra qė pėrfundojnė nė lumin e madh tė kurseve e diskurseve tė dominuesve tė padiskutueshėm. Kur flasin pėr rajonin e Kosovės, shtetet e fuqishme, institucionet dhe mekanizmat ndėrkombėtar, kryesisht mendojnė pėr vendet qė dolėn nga ish Jugosllavia dhe pėr Shqipėrinė.


Duke e kuptuar drejt dhe saktė premisėn ndėrkombėtare pėr stabilitetin rajonal, Serbia tash shtatė vjet e kėrcėnon dhe shantazhon pavarėsinė e Kosovės me shkėputjen e Republikės Serbe nė Bosnje qė doli si rezultat i gjenocidit serb atje. Realisht, ishte gjithnjė Serbia ajo qė vendoste pėr politikėn e serbėve tė Bosnjes. Ajo pėrherė i ka inkurajuar dhe mbėshtetur partitė politike serbe qė ishin nacionaliste dhe tė cilat kėrkonin bashkangjitjen e Republikės Serbe me Serbinė. Meqė Bosnja konsiderohet tė jetė nė tė njėjtin rajon me Kosovėn, kėrcėnimet serbe nuk ishin pa rezultate. Shumė qarqe e organizma ndėrkombėtar, jo vetėm politik e diplomatik, pėr pasojė u bėnė mė konservativ, duke respektuar kėsisoj shumė mė tepėr aspiratat hegjemoniste tė Serbisė sesa vullnetin e njė populli tė tėrė e tė shumėvuajtur, drejtėsia pėr tė cilin mungon. Madje, vullneti i popullit tė Kosovės zakonisht figuronte nėpėr fjali tė ndryshme si njė problem pėr kompromisin qė duhej arritur, si diēka qė do tė mund tė manifestohej nė formėn e trazirave e shpėrthimeve tė cilat do ta kėrcėnonin sigurinė. Ndėrkohė, kėrcėnimet e Serbisė toleroheshin dhe trajtoheshin seriozisht. Ato u bėnė pjesė pėrbėrėse e paqes dhe stabilitetit nė rajon! Jemi dėshmitarė se si serbėt nė Kosovė e Serbi, bėn tė jenė nacionalista (serbomėdhenj), por jo edhe shqiptarėt e Kosovės qė duhet tė jenė multietnikė. Kjo ndajfolja ‘multietnik’ mė tepėr se karakter i institucioneve ėshtė bėrė kėrkesė pėr tipar tė politikanit shqiptar qė njihet edhe si i moderuar e politikisht korrekt. Gjatė kėtyre shtatė vjetėve konsensusi i brendshėm i Serbisė pėr ēėshtjen e Kosovės gjithmonė e shpiente atė drejt ekstremes: nėse jo drejt glorifikimit tė Milosheviqit atėherė drejt kritikės kundėr tij pėr mossuksese dhe mungesė efikasiteti. Ndėrkaq, konsensusi i politikanėve kosovar pėr vendin e tyre ēonte drejt zbutjes sė tyre: zbutjes sė mjeteve por gjithashtu edhe zbutjes sė kėrkesave tė tyre. Kėta politikanė do tė mbahen mend kryesisht pėr ankesat e tyre pėr mė shumė kompetenca, e qė i ngjet aq shumė kėrkesės pėr pėrmirėsim tė kushteve nė burg, pėrderisa Serbia, si ngaherė, don territore, don mė shumė territore mu ashtu sikurse qė i deshi ato nė Kroaci e Bosnje, me ē’rast nė kėtė tė fundit e fitoi Republikėn Serbe. Kėtu konsiston arsyeja pse nė Vjenė negociohet pėr decentralizimin dhe ‘eksterritorialitetin’ nė Kosovė, projekte kėto qė kanė dalur nė pah dhe avansohen si rezultat i aspiratave dhe motiveve tė Serbisė pėr tė sunduar me territorin e Kosovės dhe pėr t’i shtypur e dėbuar popujt joserbė nga Kosova. Apetitet e Serbisė janė po ato tė vjetrat. Nėse ato burojnė nga tradita nacional-shoviniste dhe ekspansioniste e Serbisė qė ka pėr ikonė tė veten Nikola Pashiqin, sigurisht se kėto apetite mirėmbahen e rriten edhe nga dobėsitė tona.


Fillimin e luftėrave nė ish Jugosllavi, Milosheviqi e pat paralajmėruar qysh nė fjalimin e tij famėkeq nė Gazimestan mė 28 qershor 1989. Mirėpo, kėto luftėra u bėnė tė mundura pėr shkak se agresionet militariste tė Serbisė nuk kishte kush t’i balansonte. Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe nė fund Kosova, nuk luftuan pėrnjėherė dhe kėshtu ia lehtėsuan shumė punėn Serbisė. Milosheviqin s’kishte kush ta balansonte brenda ish Jugosllavisė kurse nga jashtė s’kishte interesim pėr kėtė. Serbia nuk kishte njė forcė pėrballė saj e cila do t’i kundėrvihej dhe do ta ballafaqonte nė atė masė sa ajo tė hezitonte nė ndėrmarrjet e saj kriminale e terroriste. As sot nuk ėshtė aq ndryshe. Serbia ndodhet nė ofensivė, e cila tash pėr tash ėshtė vetėm politike e diplomatike. Sėrish, politikanėt kosovar nuk po mund ta balansojnė Serbinė. Objektivisht, pėr shkak se Kosova e ka UNMIK-un mbi kokė dhe Serbinė nė qafė. Subjektivisht, pėr shkak se kėta negociatorėt kosovar janė tė korruptuar e tė shantazhuar dhe duan ta shpėtojnė veten nė kurriz tė Kosovės e kurrsesi anasjelltas.


Pėrderisa Republika Serbe nė Bosnje e ka pėrkrahjen dhe ndihmėn e hapur e tė parezervė tė Serbisė, Kosova nuk e ka atė nga Shqipėria zyrtare ndonėse e ka nga populli shqiptar nė Shqipėri. (Kėtė mund ta vėrtetojė krahasimi i bisedave qė ka bėrė ēdonjėri me qytetarė tė thjeshtė nė Shqipėri me deklaratat e politikanėve kryesor atje.) Nėse kėrcėnimet e Serbisė tolerohen nga bashkėsia ndėrkombėtare, e aq mė tepėr qė ato njėmend po tolerohen, si tė tilla duhet tė balansohen nga Shqipėria pėrmes gjykimit dhe kundėrreagimit. Pikėrisht kėshtu do tė zbrapsej Serbia dhe do tė sigurohej paqja e stabiliteti nė rajon. Serbia duhet tė balansohet. Shqipėria mund tė japė kontributin e saj tė ēmueshėm e tė pazėvendėsueshėm pėr kėtė. Njėkohėsisht, shqiptarėt e Maqedonisė dhe partitė e tyre politike nėse nuk mund tė jenė unikė sa i pėrket pushtetit nė Maqedoni ata mund tė jenė unikė sa i pėrket ēėshtjes sė Kosovės. Duhet tė jenė unikė dhe konsistentė nė qėndrimin se ndarja e Kosovės do ta bėjė tė njėtėn gjė edhe nė Maqedoni. Sepse, fundja vėrtetė kėshtu ėshtė, dhe pėr shkak se duke u bėrė tė zėshėm nė kėtė rrafsh, parandalohet ndarja e Kosovės. Edhe shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės duhet tė kėrkojnė shumė mė fuqishėm tė drejtat e tyre; ata mė sė miri mund tė angazhohen pėr mbrojtjen e interesave tė tyre duke vėnė nė spikamė asimetrinė drastike qė ekziston ndėrmjet pozitės dhe tė drejtave tė serbėve nė Kosovė dhe atyre tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės qė ndodhen nėn sundimin serb. Nė kėtė botė ku drejtėsia disi gjithnjė vonohet edhe atėherė kur ngjan, stabiliteti sigurohet nga forcat qė mund tė destabilizojnė.
Potenciali i tyre destabilizues respektohet dhe gjithherė konsiderohet si faktor stabiliteti.


Mbase mund tė themi se nė ēdo situatė ekzistojnė paqja e brendshme dhe ajo e jashtme pa pretenduar pėr pavarėsinė e kėtyre nga njėra-tjetra. Paqja e brendshme ėshtė e ndėrlidhur me mirėqenien dhe perspektivėn e qytetarėve, me ndjenjėn e tyre tė progresit drejt sė ardhmes. Kėto mungojnė nė Kosovė andaj edhe qetėsia aktuale ėshtė shumė e brishtė. Paqja e jashtme ka tė bėjė me kundėrvėnien ndaj rreziqeve nga jashtė dhe me sigurinė pėr parandalimin e materializimit tė tyre. Edhe kjo nė Kosovė mungon: Serbia sa vie egėrsohet kundėr nesh. Ajo don qė pėrsėri ta marrė Kosovėn por kėsaj radhe duke e copėtuar atė pėrbrenda nėpėrmjet decentralizimit dhe duke ia serbizuar asaj kulturėn nė pėrpjekje tė sendėrtimit tė motivit tė Serbisė pėr agresionin e ri tė forcave tė saj nė Kosovė. Duhet tė bashkohemi dhe angazhohemi kundėr Serbisė dhe projekteve tė saj. Pėrndryshe, do tė bashkohemi e ngushėllohemi pas tragjedisė sė re.