BASHKIMI NĖ EVROPĖ ĖSHTĖ DEMAGOGJI POLITIKE PA RIBASHKIMIN E
MITROVICĖS DHE TĖ TROJEVE TĖ TJERA SHQIPTARE!
Ėshtė bėrė parullė ditore e politikanėve tanė tė hollė, tė cilėt pėr t“i
forcuar pozitat e tyre nė aspektin e diplomacisė sė jashtme, pėr t“i hyrė si
lepujt nė gji Evropės tekanjoze dhe tepėr misterioze se si ajo po pretendon t“i
trajtojė shqiptarėt nė Ballkan dhe ardhmėrinė e tyre, nė kėtė rajon
Shkruan:
Derisa
- Tani, shtrohet pyetja si mund tė integrohen shqiptarėt nė Evropė nga
Mitrovica deri nė Vlorė, kur mjerisht ende atyre u mungon infrastruktura
elementare pėr jetė normale nga shumė fusha tė jetės?!
- Si mendojnė zotėrinjtė qė tė integrohen nė
Evropė: me qirinj?!
Si mendojnė zotėrinjtė tė shkojnė nė
Evropė, me krime mbi popullsinė e tyre (kujtoj kėtu Gėrdecin), ku u vranė
25 veta, u plagosėn qindra tė tjerė, u tmerrua njė popullatė e tėrė dhe u
trondit kombi; si pasojė e njė korrupsioni astronomik dhe diletant tė qeverisė
dhe tė kryeministrit tė Shqipėrisė administrative; i cili pa pikė turpi e
ndėrgjegje njerėzore dhe kombėtare, as deri sot, nuk ka kurajėn tė japė
dorėheqje!!!
Dhe, mbi tė gjitha ēka ėshtė mė e pafalshme dhe tepėr skandaloze,
ėshtė fakti qė: Shqipėria Natyrore, ende nuk e ka realizuar ėndrrėn shekullore
tė shqiptarėve tė RIBASHKIMIT GJITHĖKOMBĖTAR.
Politikanėt largpamės duhet ta dinė se po u futėn pa kushte si cjeptė te
kasapi ashtu kuturu nė ingranazhet e Evropės, ato ingranazhe pastaj duhet
respektuar!
Po, fjala vjen sikur Evropa, e pranon nė
gjirin e ngrohtė tė saj Shqipėrinė e copėtuar; (mbase si po sillet falli, kjo
dhe do tė ndodhė); pėr faktin se lakun politik tė mashtrimit cinik dhe tė hollė
evropian, Shqipėria administrative veē e ka pranuar, duke e sakrifikuar Kosovėn
me njė lloj pavarėsie qė nuk ėshtė as mish as peshk!
...Dhe, duke i lėnė nė mėshirėn e fqinjėve
barbarė sllavė, trojet tjera shqiptare!
- Madje, duke e sakrifikuar dhe vet pavarėsinė
e saj, kjo po shihet qartė, pothuaj nė ēdo ditė dhe nė ēdo orė kur diplomacia
shqiptare po rrėshqet nė akrepat e tė kalendave greke.
Sot, shqiptarėt janė bėrė kombi mė i varur nga tė huajt, janė bėrė pėr t“i
vajtuar Roma e Stambolli; por tė gjitha kėto fatkeqėsi po u bien mbi kokė si
pasojė i njė udhėheqje tė meskine dhe tepėr injoruese pėr ardhmėrinė e kombit
tė tyre.
- A mendojnė politikanėt shqiptarė se duke u
integruar - siē thonė ata, sepse fjala shqipe bashkim - sikur i pengon!
- Pra, duke u bashkuar me Evropė dhe nė NATO,
Shqipėria Natyrale, do ta ketė mė lehtė tė ribashkohet?! Po, ua shtrove kėtė
pyetje, ata me siguri si nė kor bretkosash do tė pėrgjigjen: pooo!
- A mendojnė zotėrinjtė, sinqerisht kėshtu, apo ia fshehin kėtė mashtrim
bashkėkombėsve tė tyre?!
Ja, po ua them troē: kjo ide cinike dhe
dinake, ėshtė mashtrimi i radhės qė po ia bėjnė kombit kėta tė pacipė!
Nga ky aspekt dua tė pėrkujtojė faktin e
hidhur se po nė kėtė Evropė tė Re, ka popuj dhe kombe qė ende nuk i kanė
zgjidhur drejt ēėshtjet e tyre kombėtare, qė pėr ato janė tepėr tė domosdoshme
dhe madhore?! Pėrkundėr faktit qė
shtetet me qeveritė e tyre janė lidhur kokė e kėmbė nėn tutela evropiane;
prandaj lufta e tyre pėr pavarėsi tė plotė, nga shtete tė huaja, po zhvillohet
prej kohėsh dhe deri sot; baskėt, katalanėt, me Spanjėn, irlandezėt me Anglinė,
flamanėt e valonėt mes veti ashtu qe shteti belgjian ėshtė ne prag te
shpėrbėrjes. Pa harruar faktin qė kėto probleme etnike dallojnė nga situata
koloniale e shqiptarėve ne Ballkan!
Pastaj, kujtoj kėtu se: janė ende tė pazgjidhura ēėshtjet me kombin kurd, i
cili ėshtė ndarė nė disa shtete; ani pse Turqia po pretendon tė bėhet anėtare e
denjė e Evropės, qėndron e pazgjidhur drejt ēėshtja e shqiptarėve nė Maqedoni,
pėrkundėr faktit qė shqiptarėt atje janė komb e jo pakicė kombėtare; ndėrsa
Maqedonia, pikėrisht, e krehur nga lajkat e politikanėve shqiptarė, po i mprehė
dhėmbėt ta ricopėtojė Kosovėn dhe njėkohėsisht asaj i lejohet nga Evropa tė
merr sė shpejti dritėn e gjelbėr pėr t“u anėtarėsuar atje! Kujtoj me kėtė rast
ēėshtjen e pazgjidhur tė Ēamėrisė, popullit vėlla ēam, nga shteti ballkanik,
domokratiko-evropian, Greqia, - ende nuk u lejohet tė kthehet nė trojet e tij
etnike.
Pa harruar faktin tė sqaroj kėtu se: nuk ka ēėshtje e shqiptareve nė Maqedoni
ēėshtje e shqiptarėve nė Greqi, ēėshtje e shqiptarėve nė Serbi, ēėshtje e
Kosovės ēėshtje e shqiptarėve ne Mal te Zi etj. Ēėshtja shqiptare ėshtė unike
dhe ka karakter kolonial.
Dua tė theksojė faktin se shqiptarėve paraprakisht u duhet ribashkimi territorial
gjithėkombėtar e pastaj nėse ku bashkim me Evropėn na sjellė fitore t“i thuhet,
Po, mirėpo nėse ky bashkim me Evropėn na sjellė humbje, prerazi t“i
thuhet, Jo!
Kėtė, sot e bėjnė shtetet mė tė zhvilluara demokratike, kjo nuk ėshtė
kundėrnjerėzore dhe as kundėrkombėtare. Shkurt, kjo nuk ėshtė herezi!
Pėrkundrazi, kjo, ėshtė njė atdhedashuri dhe pėrgjegjėsi qė kanė qeveritė e
kėtyre vendeve ndaj popujve tė tyre.
Nė qoftė se kjo Evropė e Re, qė pretendon tė ketė vlera tė larta demokratike
ndaj kombeve tė tjera, ndėrsa ne shqiptarėve pėrmes zėdhėnėsve (altoparlantėve
ė saj) tė Grupit tė Kontaktit na thotė: Kosovės nuk i lejohet tė bashkohet me
njėrin nga vendet fqinje; ( kėtu qėllimisht nuk
pėrmendet Shqipėria Londineze), por dihet se shigjeta e Bizmarkut, atje e ka
objektivin goditės; - ne, shqiptarėt duhet t“i themi JO - bashkimit nėn kėtė
Evropė tė Re!
Por, kėtė fakt tepėr tė hidhur dhe tragjik, "politikanėt" shqiptarė,
me cinizėm e harrojnė!
Kjo, ėshtė njė papėrgjegjėsi e pafalshme kombėtare, e cila nesėr mund tė ēojė
drejt fatkeqėsive tona tė reja si komb pėr mė tepėr se i pėrgjysmuar
territorialisht....
Kėtu nė kėtė shkrim dua t“ua pėrkujtoj politikanėve tė hollė shqiptarė, sepse
si duket s“po kanė kohė tė shfletojnė fjalorin e gjuhės shqipe dhe t“i
kuptojnė qartė fjalėt integrim dhe integritet, dhe njėkohėsisht dua tė
ritheksojė mendimin tim tė prerė se: kombit tonė tė lashtė dhe tė ri,
paraprakisht i duhet realizimi dhe sigurimi i bėrjes sė Shqipėrisė Natyrale,
njė shtet i pandarė; pra tė arrihet integriteti tokėsorė e pastaj integrimi nė
Evropė dhe nė NATO!
1. INTEGRIM-, Ķ m.sh - E , -Et libr.Veprimi sipas
kuptimeve tė foljeve INTEGROJ, INTEGROHEM. Integrim paqėsor. Integrim ekonomik,
(politik, ushtarak) Rruga e integrimit.
INTEGRITET - i. m. libr. Tė qenėt njė i tėrė dhe i paprekshėm; tėrėsi tokėsore
qė pėrbėn njė njėsi tė vetme, tė pandarė e tė paprekshme. Integriteti tokėsor.
INTEGROHEM vetv. libr. 1. vet. veta
e III. Lidhet ngushtė me tė tėrėn, pėrfshihet nė njė tėrėsi si pjesė pėrbėrėse,
e pandarė e saj; bashkohet a shkrihet nė njė njėsi tė vetme gjatė zhvillimit;
kund. ēintegrohet.
Integrohet nė njė sistem.
2. Pės. e INTEGROJ
INTEGR/ OJ kal OVA ,
UAR- . Lidh pjesėt ose anėt e diēkaje nė njė tė tėrė, pėrfshij diēka nė njė tė
tėrė si pjesė pėrbėrėse e tė pandarė tė saj,. bashkoj a shkrijė nė njė njėsi tė vetme ; kund. ēintegroj. Fjalori i Gjuhės Shqipe ,
Rilindja, Prishtinė,
- Nga kėto qė shkrova konstatoj se stabiliteti dhe paqja nė rajonin tonė do
tė jetė e qėndrueshme, vetėm kur tė arrijnė tė gjitha shtetet ballkanike,
evropiane dhe mė gjerė qė ta kuptojnė se pėr t“u bashkuar (integruar) Evropa;
paraprakisht duhet tė ribashkohen shqiptarėt territorialisht nė njė Shqipėri
Natyrale.
Pastaj, kėto shtete tė kuptojnė se pa zgjidhjen e problemeve tė popujve dhe tė
kombeve, tė mėdha, o tė vogla qofshin ato; nė kėtė rajon kurrė nuk do tė ketė
paqe dhe demokraci tė mirėfilltė, por do tė ketė vetėm mashtrime tensionime,
tėrmete politike, ushtarake etj.
Evropa demokratike do tė detyrohet tė merr rolin e zjarrfikėses nė shuarjen e
demonstratave, dhe kryengritjeve lokale dhe globale; tė cilat ēojnė drejt
luftėrave tė drejta ēlirimtare; mirėpo, atėherė kjo Evropė dhe ushtritė e mėdha
tė NATO-s, nuk do tė jenė mė aspak demokratike, por do tė jenė ushtri okupatore
qė do tė hidhen nė beteja nga njėri vend nė tjetrin, pastaj fati i tyre do tė
pėrfundojė me turp, ashtu siē kanė pėrfunduar ushtritė e mėdha pushtuese tė
perandorive tė egra nė Evropė dhe nė botė!
Suedi, mė 30 mars 2008