E Keqja

 

Shkruan : Albin Kurti

 

Pėr mediat dhe mėnyrėn e tyre ėshtė thėnė qė lajmi i mirė ėshtė lajm i keq dhe se lajmi i keq ėshtė lajm i mirė. Mirėpo, nė Kosovė situata ėshtė krejt tjetėr.

 

Si bėhet qė e keqja nė Kosovė nuk ėshtė lajm? Nė Kosovė njėmend ka mė shumė autocensurė nė kėtė kinsedemokraci sesa cenzurė nė atė kinsesocializėm, mirėpo, a thua ky shpjegim ėshtė shterrues? Pra, a ėshtė duke u ndrydhur e vėrteta kur ajo ėshtė e keqe apo ka edhe diē mė shumė se kaq? Ose, a ėshtė kuptimi i mediave kosovare i reduktueshėm vetėm nė pėrshtatjen e tyre tė pambarim? Nėse vrojtohen me vėmendje proceset politike nė Kosovėn e pasluftės vėrehet se ka njė esencė tjetėr kėtu, njė imanencė qė i pėrvidhet suksesshėm analizave sipėrfaqėsore. Jo vetėm qė nė Kosovė ndrydhet njė fakt i keq por e keqja nuk paraqitet dhe nuk transmetohet meqė thjesht nuk duket.

Dhe, nuk duket e nuk shihet jo meqė ėshtė e padukshme por meqė ėshtė gjigante. Ngjashėm sikurse atėherė kur syri i njeriut i afrohet tepėr shumė njė objekti tė cilin s’e dallon dot mė. E mjegulluar ėshtė jo vetėm ajo qė mezi shquhet nė horizont por edhe ajo qė i bėhet ekskluzive shikimit tonė pėr ta mbyllur atė, edhe ajo gjė tėrėsia dhe thelbi i sė cilės i reziston efektshėm pėrthekimit nga shqisa jonė e tė parit.

 

E keqja mė e madhe nė Kosovė ėshtė qė e keqja nuk ėshtė ngjarje. E keqja ėshtė veēse njė proces i gjerė, i qetė dhe i thellė. Duke mos qenė ngjarje, e keqja mbetet e pavėrejtshme, tėrėsisht normale dhe madje e natyralizuar.

Njerėzit nuk informohen pėr tė meqė nuk ka mė sasi informacioni aty. Kur dikush thotė se dielli lindi sot, kėtu padyshim qė sasia e informacionit ėshtė zero. Sasia e informacionit qėndron nė proporcion tė zhdrejtė me gjasėn. Ngjarja qė nuk pėrcjellet prej mediave ėshtė vlerėsuar paraprakisht tė mos ketė qenė e tillė. Rrjedhimisht, ngjarja mbetet e pashquar; ajo nuk ėshtė e dallueshme. Ose, mė saktė, ėshtė aq e shpeshtė dhe e zakonshme saqė nuk ėshtė. Ajo ėshtė kudo andaj nuk ėshtė askund. Megjithatė, mediat tona mbushin eterin dhe faqet e tyre edhe me atė qė trumbetohet tė jetė denoncim i tė kėqijave. Mbase mu tani ėshtė momenti pėr ta bėrė dallimin kualitativ ndėrmjet tė kėqijave dhe tė Keqes. Tė kėqijat (e vockėla) janė vetėm manifestime tė papėrsosurisė eventuale tė sė Keqes themeltare. Ato shumė rrallė arrijnė tė diferencohen nga shtrati qė paraqet tė Keqen. Dhe, mu kėto janė ato tė kėqijat qė identifikohen por menjėherė ndrydhen nėpėr mediat tona. Shtrati i lumit nėntokėsor mbetet i paprekur dhe i pacenuar. Aty-kėtu ndonjė shpėrthim i burimit nė sipėrfaqe sanohet duke u maskuar. Pra, mund tė flasim pėr tė Keqen dhe tė kėqijat. Tė kėqijat vijnė nga e Keqja por pėr ato kryesisht nuk raportohet fare. Nėse nuk injorohen ose fashiten dot, atėherė kamuflohen. Tė kėqijat tė cilat e afirmojnė atė qė maskojnė (tė Keqen), janė tregues se e Keqja nuk e ka tė pafundme homogjenitetin dhe kohezionin e saj, se ajo nuk ėshtė solide sikurse njė monolit. Edhe nėse nuk arrijnė tė kamuflohen tė kėqijat kjo ende nuk flet shumė. Fundja, mėnyra mė e mirė pėr t’u mbrojtur e Keqja ėshtė duke u marrur vetėm me tė kėqijat, duke i problematizuar vetėm ato. Periferia e cila nuk paraqitet si e tillė mohon ekzistencėn e Qendrės.

 

Pėr mediat dhe mėnyrėn e tyre ėshtė thėnė qė lajmi i mirė ėshtė lajm i keq dhe se lajmi i keq ėshtė lajm i mirė. Mirėpo, nė Kosovė situata ėshtė krejt tjetėr. Duke qenė se e Keqja te ne ėshtė e gjithpranishme dhe aq e nėnkuptueshme saqė mbesim pėrherė disi tė pavetėdijshėm pėr tė, lajmi i keq nuk ėshtė lajm i mirė. Keqėsia nuk ėshtė e rrallė qė tė bėhet lajm – ajo ėshtė diēka me tė cilėn tashmė jemi mėsuar tė bashkėjetojmė. Pėr mė tepėr, duke mos u ballafaquar me tė, qetas por sigurt gjithnjė jemi pėrshtatur. Nė Kosovė, lajmi i keq ėshtė lajm i keq. Njėkohėsisht, edhe lajmi i mirė ėshtė lajm i mirė. Pra, e mira, meqenėse ėshtė raritet, shumė lehtė bėhet lajm.

Dhe, pikėrisht meqė ėshtė raritet ka njė prirje qė ajo tė fabrikohet, tė shpiket, dhe njerėzit tė ndjehen tė kompensuar dhe mė komod. Ngjarjet e mira cilėsohen si tė tilla edhe nga mediat dhe raportohen mjaft shpesh pasi qė ato kanė probabilitet tė vogėl qė tė ndodhin. Lajmet e mira janė tė shpeshta meqė ngjarjet e mira janė tė rralla. Kėsisoj, mediat i kemi bukur shumė tė pėrfshira me lajme tė mira pėr ngjarje tė mira. Dhe, si rezultat i kėsaj, kemi mbjellje tė iluzioneve te njerėzit se situata nė Kosovė ėshtė e kėnaqshme dhe po shkojmė drejt njė pėrparimi tė pandalshėm. Pėrshtypja e pėrgjithshme qė krijohet ėshtė ajo pėr qenien e njė tė Mire bazike. Por, kjo e Mirė ka vetėm ekzistencė subjektive qė paraqet negacionin e sė Keqes e cila pėr dallim ka njė ekzistencė objektive. Mirėpo, ēfarė ėshtė kjo e Keqe e cila determinon kėto zhvillime te ne, e cila kushtėzon rrjedha tė kėtilla qė i jetojmė nė formė pasojash? Dhe, ēka e bėn tė mundur kėtė tė Keqe mbizotėruese? Ėshtė kjo Rezoluta 1244. Ajo e ngėrthen dhe i referohet dokumentit tė Rambujesė qė decidivisht e kėrkoi demilitarizimin e UĒK-sė dhe mbetjen e Kosovės pjesė tė Serbisė e Jugosllavisė, me njė fjalė defaktorizimin politik e ushtarak tė Kosovės. Ėshtė kjo Rezolutė ajo e cila e themeloi UNMIK-un, njė regjim ky antidemokratik e neokolonialist. Ėshtė kjo Rezolutė ajo qė shpėrfill vullnetin, interesat dhe historinė e popullit tė Kosovės. Ėshtė kjo Rezolutė ajo qė e pranon sovranitetin dhe integritetin territorial tė Jugosllavisė (tash Serbisė) mbi Kosovėn. Ėshtė kjo Rezolutė ajo qė parasheh vetėm autonomi substanciale pėr Kosovėn. Ėshtė kjo Rezolutė ajo qė i bėn faktorė pėr Kosovėn tė gjitha vendet e botės, prej Portorikos e deri te Kina e Rusia, pėrveē vetė Kosovėn. Ėshtė kjo Rezolutė ajo e cila kėrkon institucione tė kota vendore me politikanė tė korruptuar e servilė.

Ėshtė kjo Rezolutė ajo e cila i hap rrugė restaurimit tė Serbisė nė Kosovė.

Ėshtė kjo Rezolutė ajo e cila e mundėson veten e saj duke u vazhduar automatikisht dhe vetvetiu pėr ēdo 10 qershor. Ėshtė kjo Rezolutė ajo qė paraqet problemin themelor dhe problematizimi i sė cilės pothuajse qė nuk bėhet te ne. Dhe, ėshtė kjo Rezolutė ajo qė e quajta e Keqja: njė gjė e padallueshme pėr shkak tė madhėsisė sė saj dhe aq kushtėzuese mbi ne pėr shkak tė pavarėsisė nga ne.