TRAGJEDIA E GĖRDECIT NJOLLĖ E PASHLYER E KLASĖS POLITIKE NĖ
SHQIPĖRI!
Nė shpatin e malit Longs-Pik nė
Kolorado, gjenden mbeturinat e njė lisi gjigant, specialistėt pohojnė se ai ka qėndruar
rreth 400 vjet. Kur Kolombo u vendos nė Salvador, ai ishte njė filiz i vogėl.
Gjatė jetės sė tij tė gjatė rrufeja e ka goditur katėrmbėdhjetė herė, ndėrsa
stuhitė dhe ortekėt e katėr shekujve janė tėrbuar rreth tij. Por ai qėndroi! Mė
nė fund, njė grumbull brumbujsh filluan ta dobėsojnė insektet me kafshimet e
tyre tė vogla ia shkatėrruan dalngadalė fuqinė e brendshme, gjiganti i pyllit,
tė cilin nuk mundėn ta thajnė shekujt, nuk e thyen as rrufetė dhe stuhitė, u
rrėzua nga sulmi i fortė i insekteve tė vogla, aq tė vogla sa qė njeriu mund
t“i mbysė me dy gishta.! (Dale Carnegie)
Shkruan:
Qė nga fillimvitet nėntėdhjeta, tė kohės sė pas ndryshimeve nė sistemin
politik, qė kur nė Shqipėrinė Natyrale, erdhėn nė pushtet forca tė
ashtuquajtura demokratike, pėr Shqipėrinė Natyrale filluan rrebeshe tė
pandalshme dhe kjo krejt si rezultat i njė mungese tė njė strategjie tė vėrtetė
dhe largpamėse e afatgjate kombėtare, pėr ta bėrė Shqipėrinė - siē thoshin
rilindėsit tanė; zonjė tė rėndė!
Fatkeqėsi tė pandėrprera po e godasin kombin shqiptar, nga jugu vė veri, nga
lindja nė perėndim: qė nga Vlora, Dibra, Kosova ,
kurse tani krisi adej nga Vora. Dhe, ēka e bėnė edhe mė tej tė hidhur faktin
ėshtė se kėto fatkeqėsi qė po na godasin si komb, po vijnė si pasojė e gabimeve
tė pandreqshme tė klasės politike shqiptare, pėr mė tepėr se njė dekadė
Klasa politike shqiptare nga tė gjitha kryeqendrat e saj: Tirana, Prishtina,
Shkupi, Presheva dhe Podgorica, prej kohėsh ėshtė duke bėrė njė gabim qė mund
tė quhet mė tepėr se fatalitet: kjo klasė politike e etur pėr pushtet, jo
rrallė - pa qoftė edhe duke e rrezikuar kombin, prej kohėsh fatin e kombit -
ardhmėrinė e tij - pothuaj tėrėsisht ia ka lėnė nė duar faktorit ndėrkombėtar.
Kujtoj, me kėtė rast politikėn pacifiste dhe jo rrallė herė qe dhe njė politikė
anarkiste pėrafėrsisht, pėr njė dekadė e projektuar nga klani dėshtues Rugova
Fėmijė nė djepa
fėmijė nė arkivole
Klasa politike pacifiste dhe anarkiste, duke e mbjellė nė popull frymėn e jo
tolerancės, tė ngritjes e tė nxitjes pro-et-kontra, tė ideve dhe flamujve
partiakė, bėri qė nė mes tė shqiptarėve tė hapen hendeqe dhe plagė qė herė-herė
dukeshin tė pariparuara dhe tė pashėruara. Mirėpo, kėto marrėzi, intriga dhe
komplote tė sistemit shumė partiak, filluan tė mbyllen nga fundi i viteve
90-ta, pėr mė tepėr kjo ndikoi pozitivisht, fuqishėm koha luftė kur ne si
komb i lashtė dhe i ri, si kurdoherė mė parė u bashkuam ta pėrballojmė tė keqen
qė na e ofruan armiqtė dhe puthadorėt e tyre shqipfolės; nė ēdo cep atdheut.
Pas tri luftėrave ēlirimtare, mė nė fund, po dukej nė horizont njė dritė
shprese pėr ardhmėrinė e kombit tonė. Mirėpo, as pas kėsaj kohe tė vėshtirė,
por tė ndritur, pėrkundėr faktit qė nė betim tė tri ushtrive tona ēlirimtare nė
hapėsirat e viseve tona: Prishtinė-Tetovė-Preshevė, qe betimi ushtarak pėr ta
ēliruar dhe ribashkuar Shqipėrinė Natyrale, megjithatė klasa politike e
mashtruar nga qarqet euro-atlantike, bėri qė as deri sot, dėshirat tona tė mos
realizohen; pėr ta bėrė njė Shqipėri tė lirė, tė pėrparuar dhe tė ribashkuar!
Pėrse ngjau dhe po ngjanė kėshtu?
Pikėrisht pėr fajin e klasės politike
shqiptare tė tė gjitha spektrave e ngjyrimeve politike
Derisa, dje pacifistėt pretendonin duke bėrė zhurmė me tė madhe se: pėr kėtė
durim ndaj Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, (Greqinė, mbase e kishin
harruar fare se ekziston pra, ēėshtja e pazgjidhur e Ēamėrisė) bota do tė na
shpėrblejė, sot klasa politike shqiptare e ekzaltuar nga premtimet
euro-atlantike pėr tė hyrė nė NATO dhe EU, po ēirret deri nė qiell qė: bota do
tė na shpėrblejnė nėse ne heqim dorė nga identiteti ynė qė do tė thotė, nga
Flamuri ynė, gjuha jonė, pse jo edhe nga kėrkesa jonė shekullore pėr
ribashkimin territorial tė kombit, pra pėr ta bėrė Shqipėrinė njė shtet nė
Ballkan dhe tė pandarė me ricopėtime tė reja
Kujtoj, kėtu Mitrovicėn,
Dabėlldenin etj. etj.
Premtimet, gjatė viteve 90-ta, se do tė shpėrblehemi pėr ruajtjen e paqes nė
rajon, pacifistėt i harruan, ato nuk u realizuan kurrė, pėr faktin se lufta
megjithatė na pėrfshiu si komb, pavarėsisht nga forma tė ndryshme ajo i
tejkaloi dhe kufijtė e trojeve tė okupuara
Dhe, shi pėr kėtė mashtrim tė madh,
kjo klasė politike jo vetėm qė nuk dha pėrgjegjėsi para popullit, por e
ndihmuar nga qarqe reaksionare ndėrkombėtare, menjėherė pas luftės sė madhe
arriti ta marrė pėrsėri pushtetin, pa shtet
Kjo, do tė ishte gjysma e sė keqes
sikur kjo klasė politike edhe tani i ka marrė timonin e historisė, por tani
disi kjo po tregohet mė e butė, pėr faktin se ka krijuar aleanca tė reja me
udhėheqėsit renegatė tė luftės ēlirimtare. Prandaj, si shpatė ende po qėndron
rreziku mbi kokė qė kjo klasė politike tė mbytet sėrish nė vorbullat e
premtimeve tė kota nga bota euro- atlantike. Kjo, nuk do tė pėrbėnte aspak njė
brengė pėr shqiptarėt, sikur nė kėto vorbulla tė mos mbytet (tė paktėn pėr njė
decenie) dhe ardhmėria jonė e ndritur, si komb!
Kjo, qe njė pasqyrim i thuktė sa i pėrket faktit qė dje dhe sot po e lozė
politika shqiptare pakurrizore diplomacinė kombėtare nė raportet me faktorin
ndėrkombėtar. Gjithashtu, nė kėtė humnerė tė zezė, mendoj mund tė hyjė dhe
fakti qė sot dhe dje qeveritė e Tiranės, pranuan dhe po pranojnė me aq naivitet
qė pa asnjė mbulesė dhe pa asnjė logjikė kombėtare tė bėjnė demontimin e gjithė
atij armatimi gjigant, tė cilin populli shqiptar e bėri dhe mbrojti me aq
djersė dhe gjak!!!
- Nė kohėn, kur tė gjitha shtetet fqinje po
armatosen deri nė dhėmbė, tė pėrkrahur nga aleatėt e tyre natyrorė dhe jo natyrorė,
nė kohėn kur kėto shtete ende po i mprehin dhėmbėt tė vėrsulen si bishat, mbi
trojet etnike shqiptare, pėr ta bėrė fakt ri -copėtimin e tyre: Serbia,
Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia, ende s“i kanė hequr duart nga trojet tona; kur
ēėshtja shqiptare po kėrkon zgjidhje afatgjate pikėrisht nė kėtė kohė
Shqipėria po vetėēarmatoset kjo, pėr mendimin, tim do tė thotė hiq mė pak se
TRADHTI KOMBĖTARE!
Kjo, ėshtė njė ēėshtje tepėr e ndieshme qė kėrkohet tė zgjojė vėmendjen e ēdo
njeriu liridashės kudo nė trojet tona etnike!
Janė thellėsisht tė pabaza arsyetimet se
Shqipėria Natyrale do tė fitojė duke bėrė shkatėrrimin e kėtyre armėve, tė
cilat pėrbėnin dje dhe pėrbėjnė sot dhe njė garanci tė pathyeshme pėrballė
armiqve tanė shekullorė. Pėr Shqipėrinė Natyrale, ato armė pėrbėnin dhe
pėrbėjnė mbrojtjen e sigurt nga egėrsirat pushtuese sllave dhe njė shpresė qė
njė ditė tė gjitha trojet tona etnike, do tė ēlirohen nga zgjedha e tyre.
Pas ngjarjeve tragjike nė vitin 1997, qė morėn flakė pėr fajin e qeverisė tė
drejtuar nga S.
Por, nga kjo lehtė mund tė konstatohej kush qe fajtori: a i krijoi piramidat
atėbotė opozita socialiste me nė krye Nanon, apo i krijoi pozita demokratike
me nė krye Berishėn. Kėto dy personalitete tragjikomike tė politikės shqiptare,
nė vend se tė merrnin nė pėrgjegjėsi pėr gabimet e tyre kėta sharlatanė
cinikė u shpėrblyen nga populli me pushtetin e tyre efektiv dhe fiktiv; herė nė
pozitė e herė nė opozitė!!!
Thėnė, shul shqip ata, erdhėn nė pushtet me ndihmėn e qarqeve ndėrkombėtare,
mirėpo, pėr kėtė fitore me cinizėm i kanė falėnderuar ,
zgjedhėsit shqiptarė!!!
Ndonėse, kėtu dhe mund tė ekzistojė njė mani
politike nė njė pjesė dėrmuese tė tyre
Ndėrsa, tani pas ngjarjes tragjike nė Gėrdec,
kur populli i asaj ane e pa luftėn e fuqisė sė njė bombe atomike; S.
- Kjo ėshtė hiq mė pak se poshtėrsi
politike nė pėrpjekje tij pėr tė mbetur mė tej nė pushtet pėr t“u dhjamosur mbi
dafinat e pėrgjakura tė Gėrdecit dhe katundeve tė tjera pėrreth...
Njė psikolog i shquar amerikan, Dale Carnegie, nė librin e tij "
Psikologjia e suksesit 2 " , Prishtinė 2003,
f. 2007- shkruan: Nė shpatin e malit Longs - Pik nė Kolorado,
gjenden mbeturinat e njė lisi gjigant, specialistėt pohojnė se ai ka qėndruar
rreth 400 vjet. Kur Kolombo u vendos nė Salvador, ai ishte njė filiz i vogėl.
Gjatė jetės sė tij tė gjatė rrufeja e ka goditur katėrmbėdhjetė herė, ndėrsa
stuhitė dhe ortekėt e katėr shekujve janė tėrbuar rreth tij. Por ai qėndroi! Mė
nė fund, njė grumbull brumbujsh filluan ta dobėsojnė insektet me kafshimet e
tyre tė vogla ia shkatėrruan dalngadalė fuqinė e brendshme, gjiganti i pyllit,
tė cilin nuk mundėn ta thajnė shekujt, nuk e thyen as rrufetė dhe stuhitė, u
rrėzua nga sulmi i fortė i insekteve tė vogla, aq tė vogla sa qė njeriu mund
t“i mbysė me dy gishta.!
Nga kjo mund tė konstatoni dhe ju tė nderuar lexues se : Shqipėria e cila u
qėndroi me krenari aq e aq sulmeve armike, tani po ndeshet me njė grumbull
brumbujsh, mjerisht jo tė ardhur jo vetėm nga viset tjera, por dhe nga viset e
saja qė dikur ishin tepėr krenare!
Tani, kur po i shkruaja kėto radhė tė kėtij
shkrimi pikllim dhe revoltė, seē mė erdhi nė mendje poezia atdhetare e tė
madhit poet, Pashko Vasa, shkodranit, i cili thoshte me pikėllim
dhe kushtrim tek poema madhore: O moj Shqypni:
O moj Shqypni e mjera Shqypni,
Ke mbetur
si lisi i rrėzuar pėr dhe...
E
me kėmbė kush donė tė shklet...
E njė
fjalė tė mirė, askush s“ta flet!
...............................................
Shqiptarė, n mes veti jeni tujė vra,
Nė njėmijė ēeta jeni shpėrnda!
...................................................
Para se tė humbet kėshtu Shqypnia,
Me pushkė nė dorė ,
le tė vdes trimėria!
Qėndro Shqipėri Natyrale!
Flaki pamėshirė brumbujt nga trupi yt, sepse
Ty moj Kapedane e qėndresės shekullore, nuk e meriton kėshtu ta merr pa
mėshirė, pandėrprerė; goditjen e tyre mizore!
Suedi, mė 22 Mars 2008