Ideologjia politike e
historiografisė europiane
Shkruan: Fatbardha Demi
Mė datė 21-22 shtator 2011, u zhvillua nė Tiranė Kuvendi i Parė mbi
Pellazgėt. Ishte njė takim nė nivel shkencor kushtuar origjinės sė
gjuhės dhe tė popullit tonė. Ēuditėrisht nė kėtė Kuvend munguan nė bllok
pėrfaqėsuesit e Albanologjisė zyrtare, nė shenjė solidariteti me qėndrimin e
historiografisė zyrtare europiane pėr kėtė temė. Them
europiane, duke nėnkuptuar edhe atė botėrore, qė e gjen burimin e studimeve tė
veta historike pėr lashtėsinė nė historiografinė europiane.
Pėrse historiografia zyrtare europiane nuk e pėrfshin historinė e
lashtė tė arbėrve, popullit qė para dy-tre shekujve pėrbėnte popullsinė
mė tė madhe tė Ballkanit, dhe ka luajtur rol shumė tė rėndėsishėm
nė perandoritė mė jetėgjata si: atė Pellazge, Romake, Bizantine dhe
Osmane? Pėrse nuk mėsohet nė institucionet gjuhėsore dhe historike shqiptare
dhe ato europiane, vendi i veēantė i gjuhės shqipe ndėr gjuhėt e lashta dhe roli
i saj nė deshifrimin e shkrimeve tė gurta, toponimeve dhe emertimeve tė
mitologjisė? Mos vallė pėr faj tė mungesės sė njohurive? Dihet se studime
gjuhėsore pėr gjuhėn shqipe, ka pasur qė nė fillimet e kėrkimeve tė gjuhėsisė
krahasuese (1786) qė shėnon lindjen e shkencės sė gjuhėsisė indo-gjermane
(indo-europiane). Gjithashtu nuk kanė munguar pohime, si psh nė Nouveau Petit
Larousse(Paris
Kjo lidhje gjenealogjike e arbėrve, qė do tė zgjeronte dhe pasuronte
studimet mbi banorėt e parė europianė, nė fakt ėshtė anashkaluar nga
historiografia zyrtare europiane. Kur shprehem historiografi zyrtare, kam
parasysh botimet dhe studimet e Institucioneve tė rėndėsishme historike
europiane dhe botėrore, botimet enciklopedike tė mbas viteve 1950, por sidomos,
dhe mė e rėndėsishmja, tekstet mėsimore nė Europė (pėrfshirė kėtu edhe ato
shqiptare). Vetėm periudha e diktaturės enveriane dhe gjakderdhja
milosheviēiane e fundit tė shek. 20, patėn fatin tė popullarizohen tek
lexuesit europianė e mė gjerė. Pėr shumė shqiptarė ky qėndrim pėrbėn njė
enigmė, meqenėse bėhet fjalė pėr institucionet shkencore. Por duke u njohur
me historinė e formimit tė gjuhėve dhe popujve qė banojnė sot nė kontinentin tonė,
me studimet e fushės sė psikologjisė (shkencės, qė duhet tė jetė pjesė e
pandarė e studimeve historike), panorama bėhet mė e qartė .
Njė nga dukuritė, qė i ka lidhur pothuaj tė gjithė shekujt e historisė
njerėzore, ka qenė roli i ORIGJINĖS (gjenealogjisė).
Mbretėrit, Faraonėt dhe heronjtė e lashtėsisė, e lidhnin prejardhjen e
tyre me perėnditė. Kjo lidhje fisnore apo administrative (si pėrfaqėsues tė
tyre nė tokė) ishte pjesė pėrbėrėse e sundimit mbi nėnshtetasit e vet. Origjina
pėrfaqėsonte kėshtu , pushtetin dhe frikėn (bindjen). Aleksandri i Madh edhe
Pirroja, gjithashtu nuk i shpėtuan kėsaj. Origjina hyjnore dhe lidhja me
paraardhėsit e lashtė, shprehej nėpėrmjet simboleve qė pasqyroheshin nė
veshjen, armatimet, bazorelievin mural, besimet, flijimet, etj.
Antikiteti i vonė dhe Mesjeta, gjithashtu u pėrfshinė nė ndėrtimin e
origjinės nga fiset dhe heronjtė e shquar tė Mitologjisė homeriane apo
greko-romake. Kohėt moderne (shek 18-19) ,shėnuan industrinė mė tė zhvilluar
historiko-kulturore tė gjetjes sė rrėnjėve tė lashta tė popujve tė sotėm
europian. Pėrse ka patur e ka, edhe nė ditėt e sotme, njė rėndėsi kaq tė madhe
pėr popujt e sotėm dhe udhėheqėsit e tyre, lidhja me fiset dhe heronjtė e
antikitetit? Sipas psikologut Marie-Louise von Franz Forma fillestare, ka njė
peshė tė madhe specifike mbi njeriun pėr faktin se, formojnė emocionet,
kriteret morale dhe mendore, ndikojnė nė raportet e tij me tė tjerėt, dhe
formojnė pėrfundimisht, tė gjithė fatin e tij
Tek njeriu, nė trurin tonė,
fillesat mund tė veprojnė si forca krijuese ose shkatėrruese: krijuese kur
frymėzojnė ide tė reja, shkatėrruese kur ato vetė paralizohen duke u
shndėrruar nė paragjykime tė ndėrgjegjshme, qė bllokojnė mundėsinė e
zbulimeve tė tjera(3)
Pikėrisht, pėr kėtė rol tė rėndėsishėm psikologjik, qė luan origjina
(nė formėn e Miteve) dhe simbolet, mbi instiktet (subkoshiencėn) e njeriut,
ėshtė shfrytėzuar pėr qėllime politike.
Visigotėt, Frankėt, Svevėt, Gotėt, Vandalėt, Alamanėt, Saksonėt,
Hunėt, Avarėt, Sllavėt, e shumė fise tė tjera, fillimisht nė grupe tė vogla
luftėtarėsh tė lirė, njė pjesė tė ardhur nga stepat aziatike, mbas betejash
tė vazhdueshme e kanė shtuar popullin e tyre me tė mundurit. Ata ndėrtuan
mbretėri ku fliteshin gjuhė tė ndryshme dhe ku secila bashkėsi, praktikonte
zakone dhe traditat e veta. Njė pjesė e kėtyre mbretėrive mbijetuan, tė
tjerave siu degjua mė emri. Kjo mbijetesė, u karakterizua nga pėrzierja,
asimilimi apo riformimi i popujve, qė filloi nga Antikiteti i vonė, vijoi me
Mesjetėn dhe pėrfundoi pėrgjithėsisht nė shek 18-19. Kėto mbretėri, siē
ishte rasti i frankėve, kur nuk arrinin tė paraqitnin origjinėn e popujve tė
tyre drejtpėrdrejt nga heronjtė trojanė, ndėrfuntin nė pjesėn mė tė madhe tė
rasteve, popujt e tyre nė historinė greko-romake, mundėsisht sa mė nė
lashtėsi(4) Ky ves, nuk ishte shpikje e mesjetės apo fillimit tė kohėve
moderne. Plini i Vjetėr, nė veprėn e tij Naturalis Historia psh kėnaqej duke
kombinuar pjesė tė shumta tė burimeve, ndėrmjet tė cilėve edhe popuj tė zhdukur
prej shumė kohėsh, me grupe etnike tė kohės sė tij . (5)
Tregues i origjinės sė pėrbashkėt e popullit, duhej tė ishte gjuha
e njėsuar, (qėllim pothuaj i parealizueshėm deri nė kohėt e vona) dhe
besimi. P.sh nė Europėn mesjetare, nė mbretėrinė Prusiane, pėrveē
gjermanishtes fliteshin edhe gjashtė gjuhė tė tjera si polonishtja,
letonishtja, lusitanishtja, estonishtja. Intelektualėt ndėrkohė preferonin tė
flisnin nė frėngjisht. (6) Kurse nė Francėn e fillimit tė shek 20, qė kishte
kufij politik shekullor dhe ku normat relative pėr pėrdorimin e gjuhės u
pėrpunuan gjatė shekujve , vetėm 50% te banorėve flisnin frėngjisht. si gjuhė
tė nėnės. Tė tjerėt flisnin njė shumėllojshmėri gjuhėsh dhe dialektesh romane
. (7) Pas rėnies sė Napoleonit, Fuqite e Mėdha europiane filluan tė
mendonin pėr Rendin e Ri, hartėn e re politike tė Europės (Kongresi i Vjenės
1815). Mbretėrite kėrkonin krahas supremacisė ekonomike dhe ushtarake, edhe atė
historike. Ndėrsa romakėt nė lashtėsi shpallnin se vetėm populli i tyre kishte
histori, gjermanėt e shk19 shpreheshin se vetėm ata nga tė gjithė nacionet e
tjera tė Europės moderne kishin mbetur nė vendbanimet e tyre tė origjinės, tė
popullit nga rridhnin (8) Pėr tė propaganduar origjinėn dhe lidhjen
e pandėrprerė tė popullit tė tyre me lashtėsine, nė Europėn e shk19,
ndėrmjet viteve 1876 dhe 1879, u themeluan 250 katedra universitare tė
filologjisė dhe historisė (9). Ky shekull, shėnoi ndėrgjegjėsimin e politikes
pėr rolin e madh qė luante inteligjenca, pėr aritjen e synimeve tė tyre
ekonomike dhe ushtarake. Ata mbėshtetėn e financuan studimet dhe botimet e
gjuhėtarėve, folkloristėve dhe letrarėve. Arsyen e forcės ndikuese, tė
pasurisė historike dhe kulturore tek njeriu, na e sqaron psikologjia. Figura
e shquar e kėsaj fushe, Karl G.Jung shprehet se : Njeriu domosdoshmėrisht ka
nevojė pėr ide dhe rregulla tė pėrgjithshme, qė i japin kuptim jetės sė tij dhe
qė e lejojnė tė pėrcaktoj vendin e tij nė shoqėri. Kur ėshtė i bindur se ato
kanė njė kuptim ,ai gjen forca tė pėrballojė situata nga mė tė jashtėzakonshme
; nė rast tė kundėrt, ay e ndjen veten tė mposhtur, kur nė kulmin e fatkeqėsisė
ėshtė i detyruar tė pranojė pėrfshirjen nė njė ngjarje pa kuptim (10).
Historiani Patrick Geary pohon se janė pikėrisht dukuritė e natyrės mendore
qė nga ekstremizmi fetar, deri tek ideologjia politike- qė kanė mbjellė numrin
mė tė madh tė viktimave nė histori, me pėrjashtim tė kolerės. (12) Nje nga
ēfaqjet e ndikimit nxitės tė origjinės, ėshtė edhe formimi i ndjenjės sė krenarisė.
Tek arbėrit, ajo qe njė ndjenjė pozitive , mbėshtetėse dhe drejtuese nė
veprimtarinė e tyre. Nė takimin me Papa Piun II, Skėnderbeu, qė kishte vajtur
pėr tė kėrkuar ndihmėn e princave dhe Kishės katolike, ju drejtohet me krenari
Tė parėt tanė kanė qenė epirotė nga tė cilėt ka dalė Pirroja me nam
nė thėnē
se Arbėri ėshtė pjesė e Maqedonisė, atėherė tė parėt tanė i pranon edhe mė
fisnikė, sepse ata nėn Aleksandrin, u futėn gjer nė Indi (11)
Ideologjia qė e udhėhoqi kėtė proces tė gjatė historik (tė formimit tė
popujve tė sotėm) qe e drejta e fitimtarit. Kėshtu, me tė drejtėn e
pushtuesit» justifikohej ēdo pretendim territorial, i trashėgimisė sė
origjinės, tė pasurisė kulturore, arkeologjike, historike etj, deri edhe ajo
gjuhėsore. Kėshtu psh, gjuha kishtare sllave e ndėrtuar nga Cirili dhe Metodi
nė shk 11, u quajt gjuhė ilire (Illyrika lingua). Kjo e drejtė, sipas
historianit P.J.Geary, ėshtė ligjėruar: nė shek 1 pėr gjermanėt, shek 5 pėr
frankėt, shek 6 dhe 7 pėr kroatet (fiset sllave-shėn im) ,shek 9-10 per
hungarezėt
(dhe) ka pėrcaktuar njėherė e pėrgjithmonė kufijtė gjeografikė tė
pronėsisė ligjore. (13). Nė ditėt e sotme, historiografia zyrtare europiane
(dhe ajo shqiptare) i ka mbushur tekstet shkollore dhe studimore me perėndi,
fise, heronj dhe materiale arkeologjike tė lashtėsisė sė hershme, me
pėrcaktimin si greke, megjithėse as vete Homeri nuk i pėrmend aspak Helenėt
as si popull grek dhe as si komb grek.(14) Pėr tė gjithė kėta popuj, pėr tė
cilėt na ėshtė thėnė se janė nė zanafillė tė grekėve, asnjė dokument antik
nuk jep ndonjė shpjegim tė saktė dhe tė besueshėm (15)
Edhe objektet arkeologjike dhe ndėrtimore tė popujve pellazgė ,
emėrtohen si dėshmi tė autoktonisė apo pasurisė kombėtare tė popujve sllavė,
kur dihet historikisht ardhja e kėtyre fiseve nė Europėn lindore dhe mė vonė,
nė Ballkan, nė periudhėn Bizantine . Pėr rrjedhojė, kanė hyrė nė fondin e
trashėgimisė historike serbe, Manastiri i Shėnjtorėve Mihail dhe Gabriel
megjithėse materialet arkeologjike tregojnė se ėshtė ndėrtuar mbi njė kishė tė
moēme dardane tė periudhės sė antikitetit tė vonė . Kjo dukuri vėrehet edhe pėr
kisha dhe manastire tė moēme si, Kisha dhe Manastiri i Deēanit, Graēanicės,
Shėnjtorėve Mihal dhe Gabriel nė rrethin e Prizrenit, Kisha e Zojės Prenė nė
Prizren, komplesi i Patriarkanės sė Pejės, Kisha e Shėn Shtjefnit nė Mitrovicė
dhe deri mė sot, nga studiues seriozė ,askush nuk e mohon faktin se kishat dhe
manastiret nė fjalė janė ndėrtuar, rindėrtuar apo meremetuar mbi themelet
e monumenteve tė moēme ( Jahja Draēolli «Monumentet e Kultit gjatė Mesjetės nė
Kosovė). Kėtu nuk duhen fajėsuar vetėm pseudo-historia serbe apo greke, por
edhe gjunjėzimi pėrpara historiografisė zyrtare europiane, edhe kur ka fakte qė
pohojnė tė kundėrtėn, si dhe mungesa e botimeve historike tė popullit tonė nė
gjuhėt e huaja, nga ana e institucioneve shqiptare Albanologjike.
Ideologjia politike agresive, e bazuar tek rizbulimi i origjinės, ju
dha jetė programeve pėr rifitimin e sė drejtės historike me anėn e
dhunės.
Njė nga ēfaqjet mė tė errėta tė kėsaj ideologjie, shprehet nė teorinė e
racės superiore qė e ktheu popullin gjerman nė njė mekanizėm tė verbėr, pėr
pushtime dhe krime ēnjerėzore. Kjo ideologji e kishte zanafillėn nė fund tė shk
15, kur intelektualėt gjermanė u mrekulluan me tiparet e fiseve gjermanike, tė
pėrshkruara nga Taciti (historian latin v.120, nė shkrimet e tė cilit kishte
deformime tė historisė). Botimet e intelektualėve tė shk18,19 mbi
historinė e popujve gjermano-folės, qė pėrfshinte pothuaj pjesėn mė tė madhe tė
Europės, ligjėruan te drejtėn historike pėr rifitimin e territoreve te
humbura. Nė shk 21, kjo e drejtė historike pėr pronėsi, pasqyrohet tek
pretendimi pėr djepin e sėrbėve, Kosovėn (Shqipėria Veri-Lindore) dhe
vorio-epirin e grekėve pėr Shqipėrinė Jugore.
Historia ka dėshmuar se, studiuesit, u kanė paraprirė politikave
agresive tė qeveritarėve tė tyre. Kjo dukuri dėshmohet nė tekstet shkollore tė
shtetit grek, ku nxėnėsit mėsojnė pėr jugun autokton grek tė pushtuar nga
shqiptarėt . Ky frymėzim historik ndez subkoshiencėn e popullsisė greke dhe
tė rinisė ushtarake , thirrjet e sė cilės nė parakalimet e tyre, nuk kanė asnjė
dallim nga histerizmat e rinisė hitleriane te viteve 40. Shpėrthime tė natyrės
naziste ,shqiptarėt nė krematorium!, qė ushtuan nė rrugėt e Shkupit nė
demonstratat e vitit 1997, vazhdojnė edhe sot tė nxiten nga rrethet studimore
historike maqedonase me botimin e Enciklopedisė sė Maqedonisė (2009). Sipas
saj, shqiptarėt nuk janė autokton por tė ardhur tinėz kryesisht pas shk 16
dhe masivisht pas shek 18. Ky botim i Akademisė maqedonase (e redaktuar
edhe nga disa antishqiptarė) na sjell ndėrmend faktin se si nė vitet 30
tė shek 20, elita intelektuale serbe tubohej nė Klubin kulturor serb nė Beograd,
tė drejtuar nga Slobodan Jovanoviē profesor i sė drejtės sė shtetit nė
Fakultetin e Drejtėsisė (Beograd). Sipas kėsaj elite tė shkollės serbe,
shqiptarėt nuk ishin komb, por myslimanė, mbetje apo mbeturinė turke nė
Ballkan
Me 1986 akademikėt sėrbe nxorėn njė memorandum qė parashikonte
rikthimin nė kohėn e karagjorgjeviēėve
pėr tė kishin punuar tetė akademikėt mė
tė njohur
midis tyre edhe Ludomir Tadiē, babai i kryetarit tė tanishėm tė
Sėrbise ,Boris Tadiēit(15) Megjith djersėn e derdhur nga akademikėt pėr bazėn
historike tė pretendimeve territoriale, politikanėt e sotėm serbė, u detyruan
tė pranojnė se qėllimi i tyre ėshtė qė tė marrin 20 pėr qind tė tokės
sė saj, nė veri ( tė Kosovės-shėn im), njė tokė e pasur me minerale dhe burime
ujore. Deklarata u bė nga kreu i delegacionit serb pėr negociatat me Kosovėn,
Borisllav Stefanoviē . (17)
Si pėrfundim : Popullsitė fitimtare tė kontinentit europian, qė gjatė
rrjedhės sė kohėrave u trazuan, u asimiliuan apo mbidominuan, nė mbretėritė
shumė-etnike qė krijuan, kanė pėrthithur bashkė me kulturėn materiale dhe
shpirtėrore tė popujve tė mundur, edhe historinė e tyre. Historiografia
zyrtare europiane, qė e ndėrtoi origjinėn e saj mbi historinė e
qytetėrimit greko-romak, nuk dėshiron tė dalė e vėrteta historike e
popujve autokton me rrėnje mijėravjeēare. Lind pyetja, se si kombi arbėr
mundi ti shpėtojė asimilimit tė plotė apo pėrzierjes me popujt e tjerė ?
Kjo mrekulli, siē e emėrtojnė studiuesit, ka arsyet e veta historike, qė
kėrkon trajtim nė njė material tjetėr.
Problemi i ORIGJINĖS nė ditėt e sotme e gjen shprehjen e vet nė
debatin : kombėsi-identitet nacional.
Pėrse disa nga analistėt tanė, kėmbėngulin se identiteti nacional
nėnkupton kombėsinė? Pikėrisht pėr ti hapur rrugėn zhdukjes sė kombit
shqiptar dhe pėr tė mbuluar tė vėrtetėn historike se : Historia e formimit tė
popujve tė sotėm europianė, ėshtė e ndryshme nga historia e formimit tė
popullsisė sė sotme shqiptare dhe arbėreshe . Sot emėrtimi kombėsi pėrdoret
saktėsisht tek arbrit, ndėrsa popullsitė e sotme europiane, me tė drejtė e
pėrcaktojnė veten me identitet nacional dhe jo bashkėsi etnike franceze,
gjermane, angleze, bullgare, serbe, maqedonase, greke, etj, sepse historikisht
nuk janė tė tilla. Kėtė fakt e pohojnė edhe studiuesit, duke e lidhur
krijimin e identitetit nacional me shekullin18-19. Ndryshimi ėshtė thelbėsor
sepse: E para (kombėsia, etnia) lidhet me vijueshmėrinė mijėravjeēare tė
popullit nė trevat ku gjėndet edhe sot e kėsaj dite, me gjuhėn, traditat kulturore,
zakonore dhe simbolet e njėjta, pavarsisht ndryshimit tė kushteve historike.
Historianėt i pėrcaktojnė kėta popuj si identitete natyrale apo biologjike.
Tė dytėt,identitetet nacionale, lidhen me ligjet, fenė, klasėn shoqėrore dhe
vijėn kufitare mbretėrore apo perandorake , tė ndryshueshme sipas kushteve
historike, e pėr rrjedhojė ėshtė njė identitet jo i qėndrueshėm, ėshtė njė
identitet ligjor apo konstitucional. Ky dallim pėr pėrcaktimin e popujve,
njihej qė nė lashtėsi. Sipas historianit Patrick J.Geary , Bibla njeh dy modele
tė popujve: I pari, i mbiquajtur goyim (pėrkthyer etni, gjini) ėshtė
biologjik. Modeli tjetėr i popullit ėshtė lam (pėrkthyer popull) qė ėshtė
populli i Izraelit, njė bashkėsi konstitucionale. Populus romanus, nė dallim
nga popujt e huaj ishte i vetmi qė kishte njė histori. Kjo histori ishte ajo
e lindjes sė popullit romak, i kuptuar si njė bashkėsi njerėzish qė pranonin tė
njėjtin ligj. Nuk bėhej fjalė pėr njė bashkėsi tė origjinės, gjeografike, tė kulturės,
gjuhės apo traditave. (18) Ndėrsa romakė u mbiquajtėn ata qė pranonin ligjet
e Romės, izraelitė apo popull i Zotit , emėrtoheshin tė gjithė ata qė pranonin
Marrėveshjen e lidhur nė malin Sinai. Tė dy kėto bashkėsi, populli i Izraelit
dhe populli romak , janė pėrcaktuar nė mėnyre kostitucionele dhe jo
biologjike. (19).
Me synimin pėr tė krijuar nė shk 21 njė komb tė ri (njė praktikė e
ndjekur edhe mė parė nė Ballkanin e shk19 me kombin malazez, bullgar dhe mė
45 atė maqedon) , disa intelektualė shqiptarė (analfabetė tė
historisė), dolėn me propozimin donkishotesk, pėr tė krijuar njė komb
kosovar. Mbrapa kėtyre ideve, tė hedhura nė masmedia, fshihej nė fakt, synimi
politik pėr tė tjetėrsuar kombin shqiptar, nė popull kostitucional kosovar,
tė pagėzuar me simbolet e BE-sė (flamurin blu me yje tė verdhė) dhe momentin
historik tė Marrėveshjes sė Ahtisarit . Historija e kėtij
populli kostitucional e shkruar sipas modelit biblik dhe romak, do tė
pėlqehej dhe do bėhej e pranueshme nga Politika dhe Historiografija Europiane.
Fitimi i sė drejtės sė qytetarisė tė historisė sė Kombit Arbėr dhe
gjuhės sė tij, nė Historiografinė zyrtare Europiane dhe atė Botėrore, do tė
ishte shprehje e demokratizimit tė kėsaj shkence dhe ēlirimit nga pėrdorimi i
saj politik. Do tė shėnonte njėkohėsisht edhe tė drejtėn e qytetarisė
pėr shkencėn e Pellazgologjisė, e cila dėshmon mbijetesėn e popullit tė parė
europian, nėpėrmjet gjuhės, traditave kulturore dhe simboleve tė shqiptarėve.
Por veēanėrisht, mbijetesėn e tiparit mė thelbėsor tė stėrgjyshėrve tė tyre :
Dėshirėn pėr tė jetuar TĖ LIRĖ, NĖ TOKĖN E TYRE.
(1) f17 NerminVlora FalaskiProna gjuhėsore
dhe gjenetike1997.
(2) f18 N.Vlora , po aty.
(3) f307 Carl Gustav Jung Njeriu dhe simbolet
e tij Tea, 2011.
(4) f72 Patrick J.Geary Il mito delle
nazioni. Le origini medievali dellEuropaCarocci, 2009.
(5) f61 P.Geary, po aty.
(6) f38 P.Geary,po aty.
(7) f 45 P.Geary,po aty.
(8) f39,40 P.Geary, po aty.
(9) f44 P.Geary, po aty.
(10)- f70 Carl Gustav Jung Njeriu dhe simbolet e tij
Tea, 2011
(11)- f 35 Dhimitėr Pilika Pellazget origjina jonė e
mohuar
(12)- f32 P.Geary.Il mito delle nazioni. Carocci 2009
(13)- f28 P.Geary,po aty.
(14)- f232 Arif Mati Shqipėria, Odisea e nje populli
parahelen Plejad,2007.
(15)- f363 Arif Mati Mikenet=Pellazget Plejad, 2008.
(16)- Xhelal Zeneli Deshmi e njė ideologjie
antihistorike 17.02.2011www.merbraha.com/index.php?news=3041)
(17)- Bota&Rajoni , Shtator 13th, 2011 panorama
(18)- f62, 65 P.Geary Il mito delle nazioni
Carocci,2009.
(19)- f65 P.Geary,po aty.