SA HERĖ QĖ VJEN MARSI
Shkruan:
Sa shpejt ikėn vitet, po bėhen nėntė tani, qė kur gjuhėt e flakėve tė luftės sė
furishme kishin pėrfshirė Kosovėn. Njėsitet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,
veē kishin lėshuar shtat dhe po mateshin me pushtuesin pėr ti treguar atij se
ky vend ka dalzotėsit e vet, pra ka bijtė e tij qė janė bėrė gati pėr ti dalė
atdheut dhe popullit tonė nė mbrojtje. Pjesėtarėt e UĒK-sė, po bėnin historinė
mė tė re tė Kosovės, historinė e dhimbshme, por shumė krenare, ata po mateshin
me ashpėrsitė e pushtuesit Serb dhėmbė me dhėmbė, i cili nuk po respektonte as
edhe njė normė njerėzore. Ata, po tregonin gatishmėrinė e vet pėr tė paguar
ēmimin e lirisė sė tokave tona, pa varėsisht kostos sė saj- liria mbi tė
gjitha.
Komandanti ynė Legjendar
Si nė legjendat e Gjergj Elez Alisė, po edhe Komandanti ynė me Bajlozin u pre
nė shtat sa gjaku shkoj rreke e lumenjtė u skuqen. Nėntė herė ishte pre me
dushmanin e me nėntė plagė nė shtat po qėndronte nė kėmbė e i fortė Komandanti
ynė- si dikur Jakup Ferri me shokė. Ai po mbante plisin mbi sy si strehėt e
kullave tona prej guri, me mitralozin nėn sqetull, pashėm pash po i binte sė
fluturuari qiellit tė Kosovės e si shqiponja qė ruan zogjtė e vet me flatra
qiellin mbulonte. Nė ato lartėsi mund tė fluturojnė vetėm shqiponjat e Kosovės
qė ranė pėr atdhe, nėn kushtrimin e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit!
Kur mėrrolėt lėshoheshin nė ballin e Adem Jasharit, atėherė hallakatej edhe
moti e zbrazej furishėm sė bashku me breshėritė e plumbave tė luftėtarėve tė
lirisė mbi armikun gjakatarė. Ademi Jashari me trimat e tij, bėnė historinė mė
tė re tė Kosovės. Ai dha krejt ēka pati pėr lirinė e saj qė ta shporrim njė herė
e pėrgjithmonė pushtuesin Serb. Komandanti ynė Legjendar se bashku me trimat e
tij, tanimė i takojnė historisė sė popullit tonė, ata u bėnė legjendė e gjallė
e njė qėndrese tė pa imagjinueshme nga shumė strateg tė sė djeshmes, por edhe
tė sotėm!
Qė nga ajo ditė e deri me sot, kaluan nėntė vite. Qytetaria e civilizuar tė
gjithė atyre qė bėnė tė pamundurėn ēlirimin dhe pėrparimin e vendit tė vet, por
edhe pėr gjėra tė tjera humane pėr njerėzimin nė pėrgjithėsi i nderon e
respekton me ndjenjėn mė tė shenjtė, nga se ata bėnė flijimin mė sublime nė
shenjė tė njė qėllimi human. Qysh nga lashtėsitė mitike tė mbretėrisė sė
perėndive, kur Prometheu u sakrifikua nė emėr tė moralit e tė humanitetit pėr
njerėzinė, ka mbetur diku njė shenjė qė quhet gur! Guri i Prometheut! bie
fjala... Nga ajo kohė e deri sot, nė literaturėn botėrore ky shembull i
mishėrimit tė mbrojtjes sė njerėzisė nė emėr tė humanitetit vetėmohues, flitet
e shkruhet pėr kėtė gur, ku thuhet se tek: Guri i Prometheut!...
Ky sublimi nė filozofi quhet mishėrimi me njerėzoren, diēka e shenjėt, diēka e
madhėrishme.
Qė nga lufta e Kosovės me 1389, pra qė nga atėherė qėndron njė gur, ku mė vonė
bėnė edhe njė mur ku varrosen rropullitė e Sulltan Muratit tė parė! Edhe sot
ajo tyrbe nė Mazgit tė Kastriotit quhet Tyrbja e Sulltan Muratit, ku njerėzit
kanė krijuar edhe besėtytni tė ndryshme rreth saj, dhe shkojnė atje e
gjunjėzohen (para kasapit tė popullit tė vet), pėr tė kėrkuar shėrim! Po ashtu,
kanė ngulur me shumė dinakėri edhe njė guri tjetėr diku nė Gazimestan, ku
tuboheshin pushtues e poltron pėr tu betuar se do tė djegin Kosovėn, po ashtu
edhe atje pėrkuleshin e duartrokisnin kasapin e rajonit dhe tė shqiptarėve!
Kėshtu popujt e civilizuar vejnė nga njė gur diku nė shenjė mirėnjohje pėr
diēka shumė njerėzore, por qė popujt pushtues kėta gurė i vejnė diku edhe nė
shenjė hileje e qėllimi tė pėrvetėsimit tė historisė e sė bashku me historinė e
imagjinuar prej kokave tė sėmura- pėr pasojė kėrkonin edhe tapitė mbi tokat
qė ata duan ti pushtojnė e pėrvetėsojnė. Dhe nuk i dihet e vjen njė ditė kur
ata duan tė kėrkojnė diēka me kėtė gur qė e kanė ngulur dikur me duart e veta?!
Ku ishim ne dje, po edhe ku jemi sot? Nėse dikush e bėri njė mur pėr Sulltan
Muratin, pse ne nuk e vumė nga njė Gur pėr Millesh Kopiliqin, qoftė nė
fushėbetejė, qoftė nė vendlindjen e tij, qoftė nė kryeqytet?! Kush ėshtė ai qė
mund tė mė tregoi mua, djalit tim, bijve tanė, brezave qė do tė na pasojnė se:
Ku mund tė gjunjėzohemi ne, para gurit dhe emrit tė Millesh Kopiliqit, ai qė do
tė mė tregoi kėtė- unė, do ti falė pasurin time!...
Nė gurtė e varreve tė krushqve kam hasur, dhe janė tė paprekur me qindra vjet-
siē ėshtė e paprekur edhe legjenda pėr vėllavrasjen e dasmorėve, ngase
pushtuesi e ruante me fanatizėm legjendėn mbi vėlla-vrasjen tonė, pėr tė na
yshtur edhe mė, por habit fakti se nuk janė ruajtur as gurėt e as legjendat pėr
trimat e asaj kohė qė lanė kockat pėr lirinė e atdheut?! Kush i vrau gurėt dhe
legjendat dje nėpėr shekuj- dhe kush po i vret edhe sot e me porosi tė kujt?!
Sot kur trimat tanė legjendėn e zbriten nga qielli nė tokė, dhe bėnė realitet,
tė kapshėm dhe tė prekshėm me dorė. Madje e ulėn atė kėmbėkryq nė luadhin e
madh tė shqiptarisė! Mungojnė gurėt e historisė; nė Prishtinė, Freizaj,
Therandė, Prizren, Pejė, Mitrovicė, Besianė, Vushtrri, Gjilan e nė shumė qytete
e qyteza, mungon njė guri- nė shenjė respekti pėr Komandatin tonė Legjendar
Disa absurditete nė kohė qė i hanė populli ynė sot me bukė- vėshtirė se do ti
hanin tė tjerėt, siē janė: Nė Kuvendin e Kosovės nė Prishtinė dje thanė:
Objektet e vetme qė nuk kanė leje ndėrtimi janė; Kisha Ortodokse dhe shtatorja
e Lirisė! E tha publikisht ish Kryeparlamentari atė botė! Pra, ai nuk i dha dy
metra truall pėr Komandantit Legjendar nė Prishtinė! Ata qė vranė shtatoren e
lirisė dhe Komandantin e saj dje, sot krejt solemnisht shkojnė e pėrkulen para
Komandanti, dhe deklarohen nė emėr tė atdheut! A nuk ėshtė kjo mė shumė se
ironi?... Dhe si pėr ironi tė fatit, populli duartroket absurditet, dhe bukėn
hanė me te mes kėtyre kohėve, pa krip, pa sheqer- thatė fare! Me qindra objekte
tė ndėrtuara pa leje nė Prishtinė, pėr bosėt nuk ka nevojė pėr leje, se lejet
kanė nė xhepat e thellė. E shtatorja e Lirisė nuk mund tė ndėrtohet pa leje,
nga se nuk kanė xhepa Shtatoret! Atje pėrkulen shumė,madje edhe bosėt qė kanė
ndeju me Jelcinin kėmbėkryq nė Moskė, hė pra tė gjitha kėto nė emėr tė
atdhetarisė!... Mund tė jetė fare lehtė, qė kėshtu dikush moti, ta ketė vrarė
edhe gurin e Millesh Kopiliqit, tė Shaban Polluzhes, tė Fazli Grajqevcit e tė
dhjetėra trimave tė rėnė pėr liri! Mirė atėherė, na ishte njė kohė qė i hante
shumicėn e atyre qė nuk ndėrzeheshin me pushtuesin! Po sot mė ke po ndėrzehen
kėta, a mos e ndėrzymja me tė huajin ju ka kaluar nė ves qysh nga kohėt e
kurvėrisė sė tyre tė vjetra, mbase pleqtė tanė nuk kanė thėnė kot se femra e ka
njė derė, por kurvėri e mashkullit?!
Nė Prizren pėr disa vite me radhė, ėshtė refuzua njė metėr katror truall pėr
Komandat Kumanovėn!? Ėshtė vrarė edhe njė gurė tjetėr i historisė pėr komandant
Kumanovėn, e nga ana tjetėr nuk ka guxuar tė mungoi njė gur pėr Car Dushan-
Dushanoven?!
E sa interesant ėshtė ti shikosh, sa solemn e sa hije rėndė shkojnė atje nė
radhė ( nė prag tė zgjedhjeve), por edhe pėr ndonjė pėrvjetorė e pėrkulen para
legjendave, pikėrisht ata qė gurėt e historisė sė Legjendave janė munduar ti
vrasin me dorėn e vet! Mileti i duartroket vrasėsve tė historisė sė djeshme, sė
sotme dhe tė nesėrme, a nuk ėshtė ky mė shumė se absurditet!
Njė gur, njė krua, njė urė, njė mur, njė lis... Njė gur ku ka vėnė kokėn, njė
krua ku ka pirė ujė, njė urė ku ka kaluar lumin, njė mur ku ėshtė fortifikuar,
njė lis ku ka bėrė njė sy gjumė Komandanti ynė Legjendar- nderon Kosovėn dhe
historinė e saj. Nė as njė mėnyrė, nė as njė rast, nė as njė kohė mohuesit e
historisė sė vendit tė tyre, nuk mund ti sjellin atdheut as paqe, as
demokraci, as zhvillim, as prosperim, as liri. Ata vendit i sjellin vetėm
ngecje e huti dhe mbrapa ecje.
Para ca dite, nė njė nga gazetat tė pėrditshme lexova se: Iks delegacioni, nė
krye me iks liderin, shkuan tė varri i Komandantit e mė pas nė qendėr tė
qytetit tė Skėnderajt, ku vunė kurora lulesh dhe nderuan Komandantin me
prezencėn e tyre! Gazetar i nderuar, kjo fjala: Ata nderuan Komandantin- mė
thartoi turinjtė sė bashku me kafenė qė isha duke e pirė, e derdha mė beso: Tek
varri, ose shtatorja e Komandantit, njerėzit shkojnė pėr tė qenė tė nderuar
pranė tij, e po tani sikur tė kishim mundėsi e ta pyesnim Komandantin se a na
pranon qė tė pėrkulemi para tij- Ehuuuu, ku do ta ndalnin vrapin disa... Ky
ėshtė absurditeti i kohės sė sotme qė po jetojmė, ku na janė mbėshtjellė
demagog, dilinxhi, hajna, llaskuēė, matrapaz, zagarė, kusarė, dredhaxhi e
plaēkatarė, tė pa sinqertė dhe gėnjeshtarė- dalloj po munde o populli im!
Sa herė qė vjen marsi, gurėt rrokullisen, ata gumėzhinė pėr trimat, ata
kėrkojnė qė tė vendosen secili nė vendin e vet, qė tė peshojnė mė mirė. Nuk
kanė thėnė kot qė moti se: Guri rėnd peshon nė vend tė vet! Kush kėrkon qė tė
shtyhet me gurėt e historisė, kush dėshiron rivalitet me gurėt e atdheut, kush
mendon qė tė matet me gurėt e legjendės- ai i bėnė gropėn veti, por njė gurė tė
koka do ti mungojė atij dhe varrin do ta ketė pa epitaf!