Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e
Reēakut...
... njė
pėrkujtim me rastin e 12- vjetorit tė Masakrės sė Reēakut, njė pėrkujtim pėr tė
gjithė ata tė cilėt u bėnė themel i lirisė sė Kosovės....
Shkruan: Vaxhid Sejdiu
Sa herė qė dėgjojmė fjalėn Reēak, vetėtimthi na shkon mendja te Masakra e
Reēakut, njė nga masakrat mė tė rėnda jo vetėm nė historinė e shqiptarėve, por
edhe nė historinė e njerėzimit.
Sa herė qė themi Masakra e Reēakut,
pėrkujtojmė masakrėn e 15 janarit tė vitit 1999 ku forcat ushtarake e policore
serbe, vranė dhe masakruan barbarisht 45 shqiptarė tė paarmatosur (gra,
fėmijė dhe pleq) tė fshatit Reēak tė komunės sė Shtimes, si dhe 11 ushtarėt e
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilėt ranė heroikisht nė luftė kundėr
armikut duke mbrojtur popullsinė civile.
Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e Reēakut na bie ndėrmend pėr dėshmorėt e
kombit, tė cilėt luftuan dhe ranė heroikisht nė vijėn e frontit, si dhe
invalidėt e luftės, luftėtarėt e lirisė, tė cilėt nėn hijen e flamurit kombėtar
dhe tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės
ngadhėnjyen njėherė e pėrgjithmonė mbi forcat e okupatorit.
Sa herė qė themi Masakra e Reēakut na bie ndėrmend pėr masakrat e forcave
paramilitare, ushtarake dhe policore serbosllave, tė cilat nė mėnyrė tė
organizuar, tė ndihmuara nga tė institucionet e shtetit, masakruan me qindra e mijėra
shqiptarė, si dhe qindra mijėra larguan dhunshėm nga trojet atėrore. Sa herė qė
pėrkujtojmė Masakrėn e Reēakut, na dalin
para syve qytetarėt serb tė Kosovės, (tė cilėt kishin ardhur gjatė shekullit
XIX nė Kosovė, nėpėrmjet administratės sė dhunshme tė okupatorit), tė cilėt sė
bashku me forcat policore arrestonin, vranin, masakronin shqiptarėt autoktonė, plaēkitnin
dhe djegnin shtėpitė e tyre.
Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e
Reēakut na del para syve pėrfaqėsuesi i OSBE-sė nė Kosovė ambasadori
amerikan William Woker, i cili me dėshminė e tij, dėshmoi gjenocidin serb mbi
shqiptarėt, por edhe tregoi se si misionarėt ndėrkombėtarė duhet ta kryejnė
detyrėn me nder pa marrė parasysh kėrcėnimet, bllokadat dhe alibitė e shteteve
diktatoriale. Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e
Reēakut na pėrkujtohen mediet, gazetat, RTV serb, agjensioni i lajmeve
Tanjug, gazetarė serb, intelektualė, politikanė, institucione kulturore,
shoqata etj., tė cilėt nė vend qė tė tėrhiqnin vėrejtje sistemit totalitar tė
Slloban Millosheviqit, ata ishin bėrė krah i fortė i tij. Sa herė qė
pėrkujtojmė Masakrėn e Reēakut na
pėrkujtohen politikanėt serb, tė cilėt pėrgatitnin projektet dhe organizonin
shtetin serb dhe fosilet e ish- Jugosllavisė pėr ta ndėshkuar popullin shqiptar
me vdekje. Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e
Reēakut na pėrkujtohet dėbimi masiv i popullit shqiptar nga forcat
serbe, na pėrkujtohen kolonat e shqiptarėve tė dėbuar, fėmijė, gra, pleqė, tė
sėmurė, tė plagosur, tė maltretuar, kolonat e plaēkitura, tė cilėt dėboheshin dhe nė zonat kufitare u merreshin , parat,
unazat e gishtit, dokumentet personale, makinat, traktorėt dhe dėboheshin pėr
tė mos u kthyer kurrė.
Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e
Reēakut na pėrkujtohet faktori politik shqiptar i cili jo vetėm qė nuk
ishte nė gjendje ta ruaj dhe mbroj popullin shqiptar, por nuk ishte aspak nė
nivelin e duhur dhe si i tillė i shkaktoi
shumė plagė popullit shqiptar.
Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e
Reēakut na pėrkujtohet Qafa e Morinės, Stenkovci, Malina apo thėnė mė
konkretisht Bllaca, ku me njėrėn anė serbėt plaēkitnin, vranin dhe ndėshkonin
shqiptarėt me mėnyrat mė tė egra , kurse nė anėn tjetėr sllavo-maqedonėt duke i
ndalur nė tė ashtuquajtur zonė neutrale Bllacėn e shndėrruan nė kamp tė
vdekjes pėr shqiptarėt.
Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e Reēakut na bie ndėrmend se kriminelėt
ordinerė, policėt, ushtarakėt dhe paramilitarėt e tė gjitha strukturave shtetėrore
sot janė tė lirė dhe nuk janė nxjerr para ligjit dhe para drejtėsisė. Edhe pas
dymbėdhjetė vjetėve eshalonėt e dhunės dhe terrorit shtetėror serbosllav kanė
mbetur tė pa dėnuara nga Gjykata e Drejtėsisė nė Hagė si dhe nga gjykatat e
vendit. Ata jo vetėm qė lėvizin lirshėm por edhe veprojnė politikisht nė Kosovė
dhe mė gjerė nė Ballkan. Dhe si e tillė Serbia jeton komod bashkė me krimet e
bėra, bashkė masakrat, bashkė me varrezat masive anekėnd Serbisė.
Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e Reēakut na kujtohen policėt dhe paramilitarėt, me maska dhe pa
maska, torturat e njėpasnjėshme ndaj civilėve tė pafajshėm, duke pėrdorur
kondakėt e armėve, shqelmat, dru, zinxhirė dhe gjėsende tjera tė forta e deri
te Banush Azem Kamberi, tė cilin forcat kriminale serbe jo vetėm qė e
ekzekutojnė por ia kėpusin edhe kokėn.
Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e Reēakut na kujtohet masakra e Tususit tė
Prizrenit, masakra e Dubravės, (ku nga ajri u vranė tė burgosurit), masakrat nė
Qyshk, Pavlan dhe Zahaq tė Pejės, Masakra e Lybeniqit, Masakra e Mejes (ku ushtarėt
dhe policėt serbė masakruan mė shumė se 377 civilė shqiptarė tė moshave prej 15
deri 75 vjeē), masakrat nė komunėn e Gjakovės (ku vranė dhe masakruan 750 shqiptarė dhe 680
tė tjerė i kidnapuan), masakra e Krushės, masakra nė Obri, si dhe shumė tė tjera.
Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e Reēakut na dalin para syve djegia e
trupave tė shqiptarėve nė fabrikėn Maēkatica mė 16 dhe 24 maj tė vitit 1999,
nėn komandėn e Beretave tė kuqe, tė cilėt atėbotė e kishin bazėn e tyre nė
Bella Vodė - afėr Vrajės.
Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e Reēakut na del para syve kamioni frigorifer
qė u gjet me kufomat e shqiptarėve nė Kladovė tė Serbisė, na dalin para syve
varrezat masive nė Batajnicė.......... zhvarrimi i tė vrarėve dhe dėrgimi i
tyre nė Serbi pėr t`i mbuluar gjurmėt e krimit. Na dalin para syve kufomat e
kthyera tė shqiptarėve nga Serbia dhe tė paidentifikuara deri sot, si dhe
qindra e qindra tė tjerė tė cilėt Serbia i mban ende nė varrezat masive.
Sa herė qė pėrkujtojmė Masakrėn e Reēakut sytė na shkojnė tek operacionet
ushtarake dhe policore serbe, si Djegie dhe vdekje, Patkoi dhe dhjetėra e
qindra ofensiva mbi trojet shqiptare. Na dalin para syve ushtarėt e korpusit
ushtarak tė Prishtinės, superstruktura ushtarake serbe nė Kosovė nėn komandėn e
gjen. kol. Nebojsha Pavkoviē dhe gjeneral major Vlladimir Llazareviē. Na
kujtohen njėsitė policore ushtarake, njėsitė
aviacionit, dhjetėra e dhjetėra njėsi ushtarake tė ardhura nga Serbia
dhe Mali i Zi: si Korpusi i Nishit, Korpusi i Novi Sadit, korpusi special i
Beogradit, korpusi i Podgoricės,
Kralevės, Kragujevcit, Uzhicės etj. Nė Kosovė ishin shpėrndarė afėr 180.000
ushtarė, policė dhe paramilitarė me tė vetmin qėllim shfarosjen e popullit
shqiptar nga faqja e dheut. Edhe pse me mijėra e mijėra serbė janė identifikuar
se kanė marrė pjesė nė gjenocidin mbi shqiptarėt organet e drejtėsisė ndėrkombėtare nė kėtė drejtim janė shumė prapa, kurse institucionet
nė Kosovė qofshin ato politike apo ato kulturore e shkencore (Akademia e
Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, Instituti i Historisė, shoqata, intelektualė,
akademikė, avokatė) nuk kanė arritur ta japin provimin duke e akuzuar Serbinė
pėr gjenocid dhe nėse nė tė ardhmen nuk e bėjnė njė gjė tė tillė, vėshtirė e kanė
pėr ta arsyetuar veten, titujt shkencorė, si dhe institucionet ku punojnė.
Gjenocidi serbosllav ėshtė i shėnuar nė faqet e historisė botėrore dhe askush
nuk mund ta shlyej nga dosja e krimit.