Politikanėt tanė kurrė tė mos harrojnė,
se vjen njė ditė
!!!
Shkruan :
Faridin Tafallari
...Kur bien kėmbana tė fuqishme, qė zgjojnė zemėrimin e njė populli, tė cilit i ka ardhur nė majė tė hundės....!!!
Dikur, atė botė, nė rininė time tė hershme, u largova me lotė nė sy, me dhimbje nė zemėr e shpirt, nga vendi im i shtrenjtė, nga Lokja Kosovė! Isha i detyruar tė largohesha pėr tė gjetur punė, tė mbijetoja unė dhe tė ndihmoja familjen time tė varfėr; por dhe tė shpėtoja nga kthetrat e egra tė pėrndjekjes sė UDB-sė titiste!... Po, si une, sa e sa bashkatdhetarė tė mi morrėn rrugėt e mėrgimit!...
... Dhe sot me lot nė sy, po me shpirtin qė mė dhemb aq shumė pėr tokėn time,
shoh, sesi po braktisen trojet shqiptare, toka jonė stėrgjyshore!!!.. Po, pse...pse???.
A sishin tė parėt tanė, tė cilėt i mbrojtėn me zjarr e hekur, qė i lanė me gjak , e qė si lėshuan kurrė kėto troje! A sishte ky
popull trim, qė kurrė nuk mundi ta ēfarosė shkjau, se gruaja, nėna shqiptare nė
kėto troje, lindte ēdo ditė kreshnikė, luftėtarė tė lirisė, trima e tė
guximshėm, qė nuk e njihnin tutėn! A sishin shqiptarėt e trojeve etnike nėn
ish-Jugosllavi, qė e ruajtėn nė shekuj dhe kurrėse harruan gjuhėn e bukur
shqipe, flamurin kuq e zi, traditėn dhe kulturėn e njė kombi tė lashtė! A
sishim ne, tė rinjtė e brezit tim, qė ecėm gjurmėve tė luftėtarėve tė orėve tė
para, tė luftės pėr liri e pavarėsi, qė vazhduam, u organizuam dhe shtrėnguam
radhėt tona tė luftėtarėve edhe nė mėrgim, me njė moto tė vetme, pėr lirinė dhe
pavarėsinė e Kosovės, e trojeve tona etnike dhe pėr Bashkimin e tyre me
Shqipėrinė Amė!!! A sishim ne tė gjithė, qė ėndėrronim me vite e vite pėr kėtė
ditė, pėr tė parė Shqipėrinė Njė, tė bashkuar, Shqipėrinė Natyrale?!.. A sishte njė popull i tėrė, i papėrkulur, qė u burgos,
u maltretua, u torturua, vetėm e vetėm se e donte Kosovėn e lirė, donte lirine
e trojeve tė veta, donte Bashkimin e kombit tė tij?!
A sishte ky popull heroik qė nxorri nga gjiri i tij UĒK-nė e lavdishme, qė
solli lirinė dhe shporri njė herė e pėrgjithmonė shkjaun nga Kosova! Po si mund
tė harrohen tė gjitha kėto, po sa e sa fletė tė tjera historie, qė flasin
vetė?!
... Dhe sot Kosova ėshtė e pavarur....Madje nėpėr media tė ndryshme, nė fjalimet pompoze tė qeveritarėve tanė, si dhe nė gojėn e disa ndėrkombėtarėve trumbetohet me tė madhe: Kosova shtet sovran dhe i pavarur!? Po ēfarė pavarėsie ėshtė kjo? Cilės lloj pavarėsie i takon? Nė ēfarė kategorie hyn kjo pavarėsi? Njė shtet me njė hymn kombėtar tė sajuar, memec, njė shtet me dy flamuj, njė zyrtar e njė kombėtar, me dy festa pavarėsie, Dita e Pavarėsisė mė 28 Nėntor e fituar dhe e caktuar nga vetė shqiptarėt, kur plaku i menēur e patriot, Ismail Qemali, ngriti flamurin kombėtar kuq e zi nė Vlorė, duke e shpallur Shqipėrinė mė vete, tė cilėn e kemi festuar kurdoherė me madhėshti.... dhe dita e (pa)varėsisė, 17 shkurti, e planit tė famshėm tė Ahtisarit, d.m.th. e imponuar nga tė huajt!? Mė mirė do tė ishte tė thuhej e tė quhej Kosova njė protektorak ndėrkombėtar, sesa Kosova e pavarur!?!
Dhe nė realitet ajo ashtu ėshtėKosova njė shtet i ndėrkombėtarėve-ata
komandojnė, urdhėrojnė, gjykojnė, me njė fjalė qeverisin e pushtetarėt tanė
janė kthyer nė kukulla tė ndėrkombėtarėve! Kudo qė dalin, pushtetarėt tanė,
vetėm deklarojnė, qė Kosovėn e njohu ky shtet e ai shtet, madje pėrmendin ca
shtete, qė mezi gjinden e shihen nė hartėn e botės e qė rrallė ju ėshtė dėgjuar
emri!
Kėshtu, 10 vjet nė duart e UNMIKU-t e tash nė duart e tė famshmit EULEX! E ky
miku ynė EULEX, me kompetenca tė plota mbi Kosovėn, as qė do tja dijė pėr
qeveritarėt tanė e le mė pėr popullin e mjerė qė po varfėrohet ēdo ditė! Po, po
duket sheshit, qė qeveritarėt tanė firmosėn dikur nėpėr kancelaritė e Evropės
sė pabesė, pėr kėto ditė tė sotme, ranė dakort me kėtė pushtim tė ri dhe sot
janė tė kėnaqur vetėm me pasurimin e vetvetes, pa populli le tė jetojė si i
mjerė! Mburren nė fjalimet e tyre pėr pėrparimin e Kosovės!? Po ku ėshtė ky
pėrparim??? Nė rritjen e skamjes, e varfėrisė, nė papunėsinė, nė mungesėn e
rrymės e tė nevojave mė jetike, nė mosmarrjen e pagave me muaj tė tėrė, nė ato
pensione qė nuk dalin as pėr bukė thatė??? Nė lėnien nė harresė tė atyre qė
derdhėn gjakun pėr liri, familjeve qė shkrinė gjithēka pėr atdheun, qė u dogjėn
e u shkretuan nga lufta??? Po, mor, pėrparim ka... nė korupsionin e madh qė
ka kapluar vendin, nė pasurimin e klanit qeveritar, nė shtresėzimin e
shoqėrisė, nė degjerimin e rinisė etj.etj.!?
... Si nuk dėgjova qoftė edhe njė nga pushtetarėt tanė tėmerakoset pėr kėtė
popull, qė ėshtė zhytur nė skamje e varfėri si asnjėherė? Si nuk dėgjova tė
flasin e tė shqetėsohen pėr gjendjen sot nė Kosovė??? Si nuk dėgjova prej tyre
deri mė sot asnjė fjalė tė vetme pėr Bashkimin Mbarėkombėtar??? Ēfarė po them
dhe unė, ata me plot gojėn thonė Kosovarėt, e kanė harruar fjalėnshqiptarėt,
pra na u shpik tash kombi kosovar! Pse ore tė mjerė bėni sikur se dini, qė komb
do tė thotė: BASHKĖSI E QĖNDRYESHME NJERĖZISH, E FORMUAR HISTORIKISHT NĖ BAZĖ
TĖ BASHKĖSISĖ SĖ GJUHĖS E TERRITORIT... Pse doni tė mohoni dhe historinė e
formimit nė shekuj tė kombit shqiptar, qė padrejtėsitė e kėsaj Evrope tė pabesė
e ndanė, vetėm si komb, nė pesė shtete tė Ballkanit, por tokat nė tė cilat
jetojnė janė toka e tyre, shqiptare dhe kėtė ska forcė nė botė qė e
ndryshon!!!
Ēudi edhe disa nga luftėtarėt e lirisė, qė janė konsideruar madje nga populli burra tė zotė, kanė zėnė ndonjė karrike rehatie nė qeveri a parlament e ata as ndihen mė pėr ēėshtjen kombėtare, pale mė tė flasin pėr shqiptarėt e Medvegjės, Bujanovcit, Preshevės! E njėjta gjė po ndodh edhe me shqiptarėt e Maqedonisė! Kokat e shqiptarėve atje, janė bėrė parlamentarė dhe kurrė nuk thonė jemi shqiptarė tė Shqipėrisė Lindore, kurrė nuk e pėrmendin fjalėn Shqipėri... sepse kanė frikė... Dalin nė Tv dhe ju bėjnė thirrje gjoja shqiptarėve tė mos largohen...Por a e vratė mendjen mor burra tė kombit, pse po ndodh kjo braktisje, pse??? Pse nuk pėrpiqeni pėr bashkėkombasit tuaj? Pse se ngrini zėrin e tė kėrkoni me forcė, qė kombi shqiptar, i tėri, tė bashkohet sa mė parė, qė shqiptarėt tė jetojnė nė njė atdhe tė vetėm, qė shqiptarėt ta qeverisin vetė vendin e tyre, qė shqiptarėt tė bashkojnė forcat e tė punojnė pėr begatinė e tyre, qė shqiptarėt tė mos shpėrndahen nėpėr botė, si ēifuti nėpėr shkretėtirė, por tė kthehen e tė punojnė tė bashkuar pėr vendin e tyre, qė shqiptarėve tua pėrmirėsoni kushtet e jetesės, qė shqiptarėt tė mos jenė mė tė diskriminuar e tė ndiqen e tė perzekutohen??? Pse po tregoheni gjakshprishur... pse???
...Po kush do ta bėjė kėtė, kush? Nė Shqipėrinė amė, 20 vjet demokraci,
demokraci i thėnēin. Sa shumė kemi shpresuar, duke i mbajtur sytė dhe veshėt
nga atdheu amė!!! Edhe nė atdheun amė, kryeministri, njė politikan poterexhi, i
cili ėshtė i gatshėm tė shndėrrohet nė gjithēka, pa ju dhimsur asgje! Tė
gjithėve na kujtohet tash sė fundmi, heshtja e tij nė Romė, nėn batutėn e ulėt
tė Berluskonit, pėr bukuroshet shqiptare...edhe, kur vendosi ti tregojė
vendin, njė bashkatdhetareje, qė pati guximin nė kėtė rast, tė mbronte femrat
shqiptare, atėhere ai i kaloi kufijtė e u bė ..... Shumė politikanė hajdutė, qė
pasurohen ēdo ditė e tallen me popullin e as pronėn nuk e kthejnė tek i zoti e
le mė tė tjerat! Sot Shqipėria ėshtė nė krizė... Edhe kėtu presin qė
ndėrkombėtarėt tė pajtojnė partitė dhe politikanėt... Politikanėt e saj
mendojnė se ndoshta shqiptarėt brenda e jashtė vendit nuk e kuptojnė pse ėshtė
kaq e egėr lufta pėr pushtet...E kuptojnė fare mirė. Sepse nė pushtetin
shqiptar vjedh pa u ndėrshkuar. As politikanėt e Shqipėrisė nuk ndihen fare dhe
as e zenė nė gojė bashkimin e trojeve etnike! Nxitojnė tė zenė trenin
evropian, harrojnė se e kanė humbur trenin e demokracisė shqiptare, kanė dalė
nga binarėt kombėtarė, ndaj dhe nuk shqetėsohen fare, fare pėr gjendjen e
shqiptarėve tė mbetur jashtė kufijve tė Kosovės,pėr
braktisjen masive tė kėtyre trojeve shqiptare! Kjo braktisje i leverdis mjaft
mirė Serbisė e Maqedonisė, madje ėshtė nė favor tė tyre! Por politikanėt tanė,
nga tė dy anėt e kufirit, janė mė shumė nė siklet sesi tė presin e tė nderojnė
shtetarėt serbė, tė cilėt nė Kosovėn e (pa)varur hynė
e dalin si ju do qejfi, pa i marrė leje askujt. (me
siguri marrin zemėr nga EULEX-i!), sesa ti thėrrasin mendjes e tė bashkohen nė
mendime e veprime pėr tė bėrė mė tė mirėn pėr mbarė kombin shqiptar, pėr tė
gjitha trojet shqiptare, pėrfshirė kėtu dhe Ēamėrinė tė harruar e tė zaptuar
nga shovenėt grekė!
E njėrit, i ri trim e guximtar, qė guxoi tė ngrejė zėrin pėr padrejtėsitė e
sotme... EULEX si, qė komandon e qeveris Kosovėn e qė se njeh pavarėsinė e
saj, i bėri gati fletėn e arrestit!? Kur themi qė Kosova na qenka shtet i lirė,
sovran dhe i (pa)varur, atėhere ku ėshtė liria e mendimit, e veprimit... e tė
drejtave tė njeriut?! Pėrse detyrohet Albin Kurti tė jetė ilegal brenda vendit
tė vet tė lirė??? Pale, pale, na dalin ca gazetarė e na pyesin ca
politikanė tė ditur, duke ju drejtuar me pyetje tė tilla si, ēmund tė thoni
pėr fenomenin Albin, idealistin Albin etj,etj. Dhe
kėta burra, mėrmėrisin diē nėpėr dhėmbė. Si burracakė qė janė, kanė frikė tė
thonė, qė Albin Kurti ėshtė njė politikan i ri, i guximshėm, i pjekur dhe i
matur nė mendimet e veta! Pse duhet tė gjykohet Albin Kurti? Ēfarė krimi ka
kryer Ai? Asnjė krim! Pėrkundrazi ka folur tė vėrtetėn pėr vendin e vet,
qeverisjen, mbi politikėn shqiptare dhe aktorėt e saj, mbi rolin e
ndėrkombėtarėve etj.! Ēdo gjė qė e ka prekur nė fjalėn e mendimet e tij e ka tė
argumentuar dhe tė qėlluar! Ai i takon popullit tė tij pėr tė cilin flet dhe mbron
tė drejtat legjitime tė tij, ndaj avokatinė pėr tė e bėn populli i vet! Lider i
Lėvizjes Vetvendosja, me vizion tė qartė pėr politikėn dhe politikanėt, pėr
gjendjen e popullit tė tij, pėr Kosovėn dhe Bashkimin Kombėtar! Ai e ka ngritur
zėrin fuqishėm pėr tė gjitha padrejtėsitė, nuk ėshtė as fenomen e as idealist,
por biri i vėrtetė i kėtij populli, qė ende nuk i ka marrė nė dorė fatet e
veta, dhe pėr kėtė FLET me forcė e i vendosur Albin Kurti, pėr kėtė lufton
Vetvendosja, Lėvizja, qė ai udhėheq! Pėr kėtė u vranė nė protestė Arbeni e
Moni, shokėt e tij dhe vrasėsit janė tė lirė! Vriteshin dikur shqiptarėt e
pafajshėm nė demonstrata nga policėt e regjimit tė okupatorėve serbė...e vriten
sot nė Kosovėn e (pa)varur djemtė e saj nga ndėrkombėtarėt, qė gjoja kanė
ardhur tė ndihmojnė nė mėkėmbjen e shtetit tė ri tė Kosovės!? Gjykohet e
ndiqet Albin Kurti, biri i kėsaj toke, qė nuk ka bėrė asnjė krim...e lihen tė
lirė ata qė kryen krimin e vrasjes, ditėn pėr diell, nė mes tė Prishtinės!? Ku
po tė ēojnė o Kosovė?
...Dhe po shihet jehona dhe pėrkrahja pėr Albin Kurtin, jo vetėm nė Kosovė, por
edhe nė Shqipėri e trojet e tjera etnike! Por ama kjo vetėm nga tė rinjtė, nga
populli, se pėrsa ju pėrket qeveritarėve, askush prej tyre, nga tė dy anėt e
kufirit, nuk janė prononcuar pėr kėtė problem!? Me siguri Albin Kurti i
shqetėson, se e VĖRTETA, qė Ai flet e qė kėrkon bie ndesh me rehatinė e
politikanėve, qė ju pėlqen gjumi i ariut polar dhe harrojnė qė vjen njė ditė,
kur zėnė e bien vrullshėm kėmbana tė fuqishme, qė zgjojnė zemėrimin e njė
populli, tė cilit i ka ardhur nė majė tė hundės....!!!
08 mars, 2010