Mungojnė
pėrkthyesit e shqipes
Pėrkthyesi dhe albanologu i njohur, Robert Elsie, rrėfen lidhjet e tij tė para me Shqipėrinė
Kur nė fund tė viteve 70-tė, atėherė vetėm 20 vjeē, Robert udhėtoi drejt Prishtinės dhe Tiranės nuk mund ta mendonte se me kėtė vend me njė hapėsirė disi tė vrazhdė do tė lidhej mė pas gjithė jeta e tij. Atėherė ishte thjesht pasioni pėr tė shkelur nė vende ende tė panjohura pėr Perėndimin, qė e shtyu djaloshin qė e tėrhiqnin gjuhėt drejt Shqipėrisė. Ndėrsa sot gati 40 vjet mė pas, ai udhėtim shpjegon gati-gati se asgjė nuk ėshtė e rastėsishme, qoftė dhe njė udhėtim.
"Nė vitet 80, bota dinte pėr letėrsinė shqiptare aq sa di unė sot pėr
letėrsinė e Koresė sė Veriut", tregon ai. Puna e parė e tij do tė ishte
hartimi i dy antologjive shqiptare, njė vėllim gjermanisht dhe njė anglisht
"Si njė shqiponjė antologjia e lirikės shqiptare qė prej shek tė 16 deri
mė sot", botuar mė 1988 dhe "Antologjia moderne shqiptare: njė
shqiponjė e arratisur qė fluturon" botuar nė vitin 1993. Nė atė kohė ai
kishte pėrkthyer dhe tėrė veprėn poetike tė Migjenit, e cila ishte botuar nė
gjermanisht mė 1987 dhe nė anglisht mė 1991. Nė vitin 1986, ai boton njė fjalor
tė letėrsisė shqiptare nė anglisht, duke dashur tė pėrhapė disa njohur pėr kėtė
letėrsi. Njė nga problemet qė e ka shoqėruar qė kur mori kėtė nismė e deri tani
qė ėshtė njė nga personalitetet e njohura pėr pėrcjelljen e shqipes nė Perėndim
ka qenė gjetja e shtėpive botuese pėr ta botuar kėtė letėrsi. Elsie ka qenė i
bindur qė nė fillim se kjo nismė nuk mund tė kishte pėrfitime financiare, duke
qenė se i ofronte lexuesit tė huaj njė letėrsi ende tė panjohur, e cila nuk e
kishte provuar veten se duhet tė shpenzojė pėr tė.
Por pėrtej barrierave qė duhet tė kalonte pėr tė bėrė tė pranishme punėn e tij,
Elsie ka qenė i bindur se librat qė ai i ofronte lexuesit tė tij, duhet tė
ishin nė bibliotekėn e kujtdo.
P.sh "Krushqit e ngrirė" tė Ismail Kadaresė pėr tė ėshtė njė roman qė
duhet ta ketė ēdokush nė kėndin e librave tė dashur.
"Megjithėse i vogėl nė pėrmasa, ai mė pėlqen nė mėnyrė tė veēantė, sepse
jep njė tablo tė mundshme tė jetės sė intelektualit nė Kosovė nė vitet 1980. Sipas
meje, ėshtė njė pėrpunim i bukur letrar i konfliktit shekullor aty", thotė
Elsie.
Ndryshe nga vitet kur Elsie i ofronte lexuesit anglez njė libėr tė kėtij
shkrimtari, tashmė ky i fundit i ka thyer prej vitesh me librat e tij barrierat
qė ekzistojnė pėr letėrsinė e vendeve tė vogla. Emri i Kadaresė ėshtė i pranishėm
nė ēdo recension tė bėrė nga gazetat mė tė njohura mbi letėrsinė sot, duke e
bėrė letėrsinė shqipe pjesė tė debateve mbi letėrsinė bashkėkohore. Por pėr
Elsie, ajo ēfarė ėshtė njė problem qė ai e quan kyē pėr autorėt shqiptarė ėshtė
pėrkthimi. "Konkretisht, mungojnė njerėz me aftėsi pėr tė pėrkthyer tekste
letrare direkt nga shqipja nė anglisht dhe kėshtu, nė njė farė mėnyre, letėrsia
shqipe ėshtė bllokuar. Lidhur me rastin e Kadaresė, them se ai ka tashmė ka kaq
shumė libra qė meritojnė tė pėrkthehen saqė i duhet njė pėrkthyes profesionist
me orar tė plotė pune, pra njė njeri kushtuar vetėm veprės sė tij, ashtu siē
duket se ka pėr frėngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe holandisht", thotė
Elsie.
Robert vazhdon nė mėnyrėn e tij tė kontribuojė nė pasionin e vjetėr pėr
shqipen, duke besuar se tashmė ai nuk ėshtė thjesht i tillė. Albanologu dhe
pėrkthyesi Robert Elsie lindi nė Vankuvėr (Vancouver) tė Kanadasė mė 29 qershor
1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisė Britanike (University of British
Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisė klasike dhe tė gjuhėsisė mė
Shumė lexues do tė ishin kuriozė tė dinin qė si
ndodhi qė njė anglez si ju, tė bėhej njė nga pėrkthyesit mė tė njohur tė shqipes.
Ishte njė proces nė zhvillim. Kur shkova pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe
Kosovė nė fund tė viteve 70, nuk mendoja kurrė se kjo kulturė do tė bėhej
pasioni im. Duhet tė pranoj se mu nevojitėn shumė vite pėr tė mėsuar gjuhėn
shqipe, mė shumė sesa kisha menduar. Nuk ėshtė njė gjuhė qė mėsohet lehtė. Edhe
pėr tu futur nė lėmin e pėrkthimit letrar mu desh tė kaloja shumė vite. Por
pėrkthimi letrar ėshtė vetėm njė aspekt i interesimit tim pėr kulturėn
shqiptare.
Qė prej vitit 1993 ju jeni njė ndėr pėrkthyesit e
shkrimtarit Ismail Kadare nė gjuhėn angleze. Mund tė na flisni pak pėr romanin
"Krushqit e ngrirė dhe pritjen qė i ėshtė bėrė kėtij libri nė SHBA? Pse
zgjodhėt pikėrisht kėtė vepėr pėr ta sjellė nė gjuhėn angleze?
Krushqit janė tė ngrirė ėshtė njė ndėr romanet e shumta tė shkėlqyera tė Ismail
Kadaresė.
Megjithėse i vogėl nė pėrmasa, ai mė pėlqen nė mėnyrė tė veēantė, sepse jep njė tablo tė mundshme tė jetės sė intelektualit nė Kosovė nė vitet 1980. Sipas meje, ėshtė njė pėrpunim i bukur letrar i konfliktit shekullor aty. Unė e pėrktheva anglisht si pjesė rrėnjėsore tė antologjisė time pėr Kosovėn Kosova: in the Heart of the Powder Keg (botuar nė SHBA nė vitin 1997), i cili ishte libri i parė i madh anglisht kushtuar Kosovės. Se si u prit nė Amerikė nuk mund tė them. Pak kohė pas botimit tė librit, ēėshtja e Kosovės doli mė nė fund nė skenė botėrore pėr shkak tė keqėsimit tė dukshėm tė situatės aty.
Kadare nuk ka njė pėrkthyes zyrtar nė gjuhėn
angleze. A mendoni qė kjo ėshtė diēka jo pozitive pėr njė shkrimtar tė
pėrmasave tė tij pėr tu njohur me lexuesin anglishtfolės?
Do tė gėzohesha shumė nėse librat e Kadaresė do tė shfaqeshin mė shumė nė
libraritė nė gjuhėn angleze. Ēėshtja e pėrkthimit pėr atė si dhe pėr autorė tė
tjerė shqiptarė ėshtė njė ēėshtje kyē. Konkretisht, mungojnė njerėz me aftėsi
pėr tė pėrkthyer tekste letrare direkt nga shqipja nė anglisht dhe kėshtu, nė
njė farė mėnyre, letėrsia shqipe ėshtė bllokuar. Lidhur me rastin e Kadaresė,
them se ai ka tashmė ka kaq shumė libra qė meritojnė tė pėrkthehen saqė i duhet
njė pėrkthyes profesionist me orar tė plotė pune, pra njė njeri kushtuar vetėm
veprės sė tij, ashtu siē duket se ka pėr frėngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe
holandisht.
Kaq vite duke u marrė me letėrsinė shqipe. Si do ta
vlerėsonit kėtė tė fundit me letėrsinė qė bėhet sot nė botė? Sa
ka ndryshuar ritmi letrar nė Shqipėri?
Ėshtė gati e pamundur tė japėsh njė vlerėsim tė pėrgjithshėm krahasues dhe nuk
ka kuptim tė vlerėsosh vendin e letėrsisė shqipe nė njė garė letėrsish, sepse
njė garė tė tillė nuk ka. Kuptohet se letėrsia shqipe ėshtė produkti i njė
populli tė vogėl dhe i njė populli nė zhvillim, kėshtu qė deri tani ajo nuk ka
prodhuar shumė vepra qė kanė tėrhequr vėmendjen e publikut botėror. Por jam i
sigurt qė ka autorė dhe vepra tė shumta qė meritojnė tė njihen. Shqiptarėt kanė
shumė pėr tė treguar. Ritmi letrar ėshtė shtuar dukshėm pėr sa i pėrket numrit
tė botimeve nė treg, kjo ėshtė e sigurt. Se sa prej botimeve do tė kapin
interesimin e lexuesit shqiptar mbetet pėr tu parė, veēanėrisht duke marrė
parasysh se lexuesi shqiptar ndodhet nė fazėn e zbulimit tė letėrsisė botėrore.
Ju jeni marrė me pėrkthimin e veprave tė vėshtira
siē ėshtė "Kėnga e Kreshnikėve" apo "Lahuta e Malcis".
Pėrse e keni bėrė kėtė nismė?
Ėshtė e vėrtetė se "Lahuta e Malcis" ishte mjaft e vėshtirė pėr tu
pėrkthyer, por si epos kombėtar letrar besoj ėshtė njė ndėr veprat mė
interesante tė letėrsisė shqipe pėr publikun ndėrkombėtar. Pėr mua ishte njė
sfidė personale, e cila kėrkoi njė kėmbėngulje tė jashtėzakonshme pėr shkak tė
madhėsisė sė veprės.
Si albanolog vazhdoni tė mendoni se albanologjia
ėshtė njė nga fushat mė pak tė financuara sot?
Albanologjia si shkencė zhvillohet kryesisht nė vende shumė tė varfra kėshtu
qė, edhe pėr kėtė arsye, nuk financohet nė mėnyrė tė duhur. Pėrgjithėsisht, nuk
besoj se mungojnė fonde nė Shqipėrinė e sotme, vetėm se fondet nuk shkojnė
gjithmonė nė destinacionin e duhur. Normalisht, Tirana duhej tė kishte, si
qendėr albanologjike, njė ndėrtesė tė madhe bashkėkohore qė shkėlqen prej
xhamit, me bibliotekė dhe muzeum, siē e ka Parisi, pėr shembull, me Institutin
e Botės Arabe. Kjo qendėr do tė ishte hapur jo vetėm pėr shkencėtarė dhe
specialistė, por edhe pėr publikun me njė muzeum tė madh (muzeumi i letėrsisė
shqiptare dhe muzeumi i kulturės popullore - veshje, muzikė). Do tė shėrbente
edhe si pikė turistike pėr tė huaj nė Tiranė. Kjo ėshtė ėndrra ime pėr
Shqipėrinė.
Marrė nga gazeta "Shqip"