Kriza greke, shpata e Pirros dhe veglat e Bollanos, pėr skrap

 

Mėsohet se prej disa kohėsh vendi ynė fqinj Greqia ka pasur disa kriza tė fuqishme, si ato qė pėrjetojnė gratė qė janė duke lindur, apo tė sėmurėt me gurė nė veshka.

Duke parė gjėndjen e vėshtirė tė fqinjėve Kėshilli i Ministrave.org u kishte sugjeruar fqinjėve qė ata tė pinin njė ēaj tė pėrgatitur me rrėnjė tė njė peme tė quajtur "skeletus ushtaraqis", gjethet e njė bime tė quajtur "bollanaqis sativis" dhe tė ziheshin me ujė deti alvanikos.

Fatkeqėsisht ky ēaj ēudibėrės u derdh nė momentin e fundit nga opozita e cila nuk pranojė qė grekėt tė mbushnin ujė nga deti Jon.

 

Mėsohet se ditėt e fundit, kolegėt gjerman i kanė propozuar grekėve qė pėr tė qetėsuar krizėn tė pinin aspirina. Pikėrisht pėr tė marrė njė pako me aspirina kryeministri grek ka shkuar tė takojė homologen e tij gjermane Angela Merkel, por kjo e fundit nuk ėshtė prekur aspak, duke treguar se ėshtė njė grua e fortė dhe ėshtė mbajtur si burrat. Ajo i ka thėnė se gjermanėt nuk i jepnin falas aspirinat dhe e ka kėshilluar qė bėnin mirė qė tė shisnin ndonjė ishull.

 

Sapo ėshtė kthyer nė atdhe Papandreu ka vendosur tė dėgjojė kėshillėn e koleges gjermane dhe menjėherė ka urdhėruar nxjerrjen nė shitje nė ankand tė tė gjithė ishujve qė nuk u duhen me njė ēmim fillestar prej 10 milion euro copa, pėrveē ishullit tė vogėl Barketa, tė cilin ėshtė betuar se nuk do ta shiste edhe pėr tė gjithė eurot e botės.

Pritet qė gjithashtu grekėt tė nxjerrin nė shitje ose ta japin me qera Akropolin, tė shesin edhe emrin e Maqedonisė me nga 200 mijė euro gėrma, tokat e VorioEpirit me 70 euro metri katror, ato tė Camėrisė me 34 euro m/2 si dhe shpatėn e Pirros dhe veglat e elektriēistit Bollano, pėr skrap.

 

Mėsohet se nė shenjė solidariteti, pėr tė ndihmuar sadopak kolegun e tij grek dhe pėr ti treguar ndėrkombėtarėve se gjithmonė ishte i gatshėm tė ndihmonte socialistėt, kryetari i Kėshillit tė Ministrave.org Sali Berisha ka nisur njė fushatė shitjesh nė tė gjithė Shqipėrinė pėr tė ndihmuar Greqinė. Madje Berisha u shpreh se do tė ishte i gatshėm tė shiste kutitė e Ruzhdijes, madje edhe atė qė e kishte mė shumė pėr zemėr, titullin "kavalier".

Por nė mėnyrė absurde, opozita socialiste shqiptare nuk po i mirėpret aspak pėrpjekjet dhe sakrificat e demokratit Berisha pėr tė ndihmuar socialistėt grekė duke shitur ndonjė copė Shqipėri por po pėrhapin panik duke thėnė se qeveria paska mbetur trokė dhe se po shet gjithcka qė mundet.

I indinjuar Kėshilli i Ministrave.org hedh poshtė cdo akuzė tė ngritur lart.

 

Gazeta Shekulli