Kėmbanat e tragjedisė shqiptare nė Maqedoni!
Integrimi i kėsaj Maqedonie nė NATO dhe BE do tė shndėrronte
popullin shqiptar nė popull apatrid!
Shkruan:
Edhe pse autoritetet e Shkupit janė tė
vetėdijshme se shtetet qė dėshirojnė tė aderojnė nė NATO dhe BE duhet tė
plotėsojnė tė gjitha kushtet nė pėrputhje me synimet e kėtyre institucioneve
ndėrkombėtare pėr liri, siguri, demokraci dhe vlera tė pėrbashkėta ato
vazhdojnė tė funksionojnė mbi bazat e diskriminimit racial.
Maqedonia, me praktikat e veta tė
diskriminimit ėshtė shteti ku mė sė shumti shkelen tė drejtat e njeriut nė
Evropė ndėrsa shqiptarėt nė kėtė shtet
paraqesin popullin mė tė diskriminuar
dhe mė tė varfėr tė Evropės.
Fatkeqėsisht, strategjia e pėrqendrimit tė vėmendjes jashtė
kontekstit tė brendshėm tė kėtij shteti ka sjellė si rezultat kufizimin e
kushteve pėr anėtarėsimin e tij nė NATO dhe BE vetėm nė gjetjen e konsensusit
me Greqinė pėr emrin e Maqedonisė.
Strategjia e njėjtė u trumbetua nga
Ministri i diplomacisė maqedonase,
Antonio Milloshoski, edhe nė takimin dyditorė tė ministrave pėr punė tė jashtme
tė vendeve-anėtare tė Bashkimit Evropian nė Cordobė tė Spanjės.
Bashkimi Demokratik Shqiptar nė
vazhdimėsi ėshtė pėrpjekur qė tė sensibilizojė institucionet e demokracive
perėndimore se mbėshtetja e Maqedonisė nė integrimet euro-atlantike, pa hequr
tė gjitha format e diskriminimin qė ky shtet aplikon ndaj shqiptarėve, ėshtė
politikė miope dhe nuk i shėrben as paqes dhe as sigurisė afatgjate tė kėsaj
pjese tė Ballkanit.
Heqja e regjimit tė vizave pėr
qytetarėt e Maqedonisė me arsyetim se gjoja ky shtet ka plotėsuar
kushtet nė luftė kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit nxori nė shesh
krimin politik, ekonomik dhe kulturor tė Maqedonisė ndaj shqiptarėve qė
pėrbėjnė mė shumė se 1/3 e popullsisė sė pėrgjithshme tė kėtij shteti.
Efektet bombė tė fazės sė parė tė
spastrimit etnik modern (e qė ende vazhdon) nxorėn nė shesh realitetin tragjik
nė tė cilin jetojnė shqiptarėve nė Maqedoni dhe faktin se ky shtet ėshtė larg
standardeve tė demokracive perėndimore dhe funksionon nė kundėrshtim tė plotė
me vlerat euro-amerikane.
Tė kapur nė panik, qarqet antishqiptare
nė Shkup tentojnė tė zhvendosin vėmendjen nė pseudo probleme dhe tė paraqesin
viktimat e diskriminimit racial si viktima tė manipulimeve nga ana e agjencive
turistike!
Me qėllim tė minimizimit tė pėrmasave
tė kėsaj situate dramatike, mjeshtrit e spekulimeve statistikore shpėrndanė
lajmin se rreth 90 % e popullsisė sė Maqedonisė
ende nuk ka dalė jashtė shtetit. Kjo nuk mund tė fshehė faktin se 10 % e
popullsisė sė kėtij shteti paraqet shifrėn mbi 200 mijė njerėz dhe se shumica
absolute e tyre janė shqiptarė.
Me tė njėjtin qėllim tė minimizimit tė
pėrmasave tė vėrteta tė diskriminimit racial, autoritetet antishqiptare tė
Shkupit, pėrmes instrumenteve tė tyre, tentojnė tė pėrqendrojnė vėmendjen e opinionit
publik vetėm nė rajonin Likovės.
Ėshtė e vėrtetė se shqiptarėt e rajonit
tė Likovės dhe tė malėsisė sė Sharrit ballafaqohen edhe me problemet qė la pas
lufta e vitit 2001. Por ky realitet i hidhur nuk mund tė fshehė faktin se mbi
800 000 shqiptarė tė Kumanovės me rrethinė, tė Shkupit me rrethinė, tė Tetovės
me rrethinė , tė Gostivarit me rrethinė, tė Kėrēovės me rrethinė, tė Dibrės me
rrethinė, tė Strugės me rrethinė, tė
Ohrit me rrethinė, tė Prespės me rrethinė, tė Manastirit me rrethinė, tė
Dollnenit me rrethinė, tė Prilepit me rrethinė jetojnė nė kushte tė
diskriminimit ekstrem dhe nė varfėri tė skajshme.
Kėtė diskriminim etnik dhe rajonal e
konstatuan edhe eurodeputetėt e parlamentit Evropian, tė cilėt qė nė vitin
2007, pėrmes rezolutės sė 12 korrikut, i rekomanduan Maqedonisė qė tė ndėrmarrė
hapat e domosdoshme nė pėrpilimin e politikave qė do tė hiqnin kėtė diskriminim.
Fatkeqėsisht apelet tona dhe
rekomandimet e BE-sė hasėn nė vesh tė shurdhėr!
Situata e krijuar pas fazės sė parė tė
spastrimit etnik imponon rishikimin e qėndrimeve tė autoriteteve tė NATO-s dhe
BE-sė ndaj Maqedonisė.
Ėshtė momenti i fundit qė tu bėhet e
qartė autoriteteve tė Shkupit se gjetja e konsensusit me Greqinė pėr emrin e
kėtij shteti ėshtė vetėm njė kusht e qė lidhet me kriterin e heqjes sė
kontesteve me shtetet fqinje.
Kushtet kryesore tė cilat duhet ti
imponohen Maqedonisė para hapjes sė rrugės pėr nė NATO dhe BE duhet tė lidhen
drejtpėrsėdrejti me heqjen e diskriminimit racial qė nga emėrtimi i shtetit e
deri te funksionimi i tė gjitha institucionet shtetėrore e publike nė kėtė
shtet.
Pa heqjen e kėtij diskriminimi ndaj
shqiptarėve hapja e rrugės Maqedonisė drejt institucioneve euro-atlantike ėshtė
hapje e rrugės pėr realizimin e fazės sė dytė dhe pėrfundimtare tė spastrimit
etnik.
Partitė politike shqiptare tė cilat
mbėshtesin integrimin e kėsaj Maqedonie nė institucionet euro-atlantike, me vetėdije apo pa vetėdije,
mbėshtesin tragjedinė e popullit shqiptar nė Maqedoni!
Pėrballė rrezikut qė na kanoset tė
shndėrrohemi nė popull apatrid tė Evropės, forcat politike duhet tė tregojnė
konsensusin minimal qė njėzėri ti thuhet STOP Maqedonisė antishqiptare!
Kryetar i Bashkimit
Demokratik Shqiptar
9 mars 2010