Misioni i (pa)drejtėsisė

 

"Mė trim e mė i fortė ėshtė ai qė lufton kundėr padrejtėsisė, sesa ai qė bėn padrejtėsinė". Barleti

 

Shkruan : Kushtrim Gashi

 

Me sistemin e organeve tė  drejtėsisė, pėrkatėsisht me sistemin e drejtėsisė kuptojmė njė sistem tė veēantė organesh  dhe institucionesh shtetėrore, qė organizohen dhe funksionojnė jashtė organeve pėrfaqėsuese dhe organeve ekzekutive e tė administratės, tė cilat ushtrojnė pushtetin gjyqėsor si veprimtari shtetėrore  dhe dallohen pėr nga format dhe metodat e ushtrimit tė saj, pėr nga parimet e organizimit dhe pėr nga veprimtaria e tyre.

 

Nė tė shumtėn e rasteve, qėndrimi ndaj tė sė drejtės ėshtė qėndrim ndaj diēkaje qė duhet zbatuar dhe nga ai qėndrim buron kuptimi i sė drejtės. Mirėpo shumė shpesh ndodh nė vendin tonė qė njerėzit ndaj tė drejtės tė kenė njė qėndrim si ndaj diēkaje "tė huaj dhe tė imponuar". Nga ky qėndrim buron kuptimi i sė padrejtės nė Kosovė. Padrejtėsia ekziston, atėherė kur drejtėsia shtrembėrohet. Mė pastaj kėrkohet njė kohė shumė e gjatė pėr ta vėnė drejtėsinė. Mendimtarė tė shumtė mbrojnė pikėpamjen pėr tė drejtėn e tė fortit, gjė qė praktika nė vendin tonė i verifikon mendimet e tyre, sepse drejtėsia shpeshherė ndodh qė tė kėrcėnojė jo ligjin e arsyes, por ligjin e privilegjit.

 

Misioni i Bashkimit Evropian pėr sundimin e sė drejtės, EULEX, arriti nė Kosovė me ftesėn e institucioneve tė Republikės sė Kosovės, nė mėnyrė qė tė zbatojė ligjin dhe drejtėsinė nė pėrgjithėsi. Ne web faqen e kėtij misioni thuhet se synimi kryesor i tij ėshtė t'i ndihmojė dhe mbėshtesė autoritetet kosovare nė fushėn e sundimit tė ligjit, posaēėrisht nė fushėn e policisė, gjyqėsisė dhe doganave. Qėllimi i misionit po sipas kėsaj web faqeje nuk ėshtė tė sundojė apo tė administrojė nė Kosovė. Ky ėshtė njė mision teknik i cili do tė monitorojė, udhėzojė dhe kėshillojė pėrderisa do tė mbajė njė numėr tė kufizuar tė kompetencave ekzekutive. EULEX vepron nė njė kuadėr tė pėrgjithshėm tė Rezolutės 1244 tė Kombeve tė Bashkuara dhe ka njė zinxhir tė njėsuar komandues nė Bruksel.

 

Ne njėrėn anė, nė faqen e EULEX-it, nė internet, thuhet se qėllimi misionit nuk ėshtė tė sundojė, ndėrsa nė anėn tjetėr theksohet se megjithatė ka kompetenca ekzekutive, gjė qė ėshtė kontradiktore. Edhe mė keq se kaq, kur ky mision nuk na e njeh shtetin.

 

EULEX-i pas vendosjes nė vendin tonė, ēdo ditė e mė shumė proklamonte vėnien e drejtėsisė dhe duke besuar qytetarėt e Republikės sė Kosovės se ndoshta vėrtet do punojė pėr zbardhur krimet qė kanė ndodhur nė Kosovėn e pasluftės, pėrkatėsisht do tė merret me reketizmin, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerėzore, korrupsionin dhe format tjera tė krimit tė organizuar etj. etj. Nė kėtė drejtim, kryeprokurori i EULEX-it Teo Jakobs mė 3 nėntor tė vitit tė kaluar deklaroi se pėr pak muaj do tė ketė edhe arrestime pėr korrupsion dhe krim tė organizuar, mirėpo ndodhi saktėsisht e kundėrta e asaj qė deklaroi.

 

Ky mision pasi u vendos nė vendin tonė, filloi tė nėnshkruajė protokollet me Serbinė, filloi t'i dėnojė ushtarėt e Ushtrisė sė lavdishme Ēlirimtare, gjegjėsisht vėllezėrit Arsim e Burim Ramadani, Arben Kiqina, pastaj dėnoi edhe Rrustem Mustafėn, Latif Gashin dhe Nazif Mehmetin (kėta tė fundit i dėnuan me 13 vjet burgim) dhe tė gjitha kėto dėnime u bėnė me qellim tė etiketimit dhe njollosjes sė vlerave tė luftės sė UĒK-sė.

 

Kurse tanimė sė fundit ėshtė rifilluar edhe gjykimi i motivuar politikisht kundėr liderit tė lėvizjes "VETĖVENDOSJE", Albin Kurti, dhe pikėrisht riaktualizimi i kėtij procesi ėshtė fyerje pėr tė gjithė ata shqiptarė qė kemi parė me sytė tanė se ēfarė ndodhi mė 10 shkurt 2007, kur rrugėt e Prishtinės u lanė me gjak shqiptarėsh nga policia e UNMIK-ut.

 

Tashmė dihet fare mirė se ata qė ishin fajtorė pėr ngjarjet e 10 shkurtit 2007 janė policėt rumunė, tė cilėt jo vetėm qė ikėn nga vendi i krimit, por edhe u dekoruan nė vendin e tyre pėr vrasjet qė kishin bėrė.

 

Gjyqet politike kundėr ushtarėve tė UĒK-sė dhe individėve qė mendojnė ndryshe nga EULEX-i pėrfaqėsojnė dhunė kundėr lirisė sė fjalės, kundėr vlerave tė luftės sė UĒK-sė, kundėr sakrificės sė kombit pėr liri, kundėr synimeve pėr bashkim kombėtar.

 

Misioni i EULEX-it, kur ka tė bėjė me dėnimin e shqiptarėve, ėshtė shumė efikas dhe i shpejtė, ndėrsa kur ėshtė fjala pėr serbėt tė cilėt kanė kryer krime tė luftės, kanė djegur pikat doganore, kanė vrarė policė ndėrkombėtarė dhe bėjnė kontrabandė dhe kriminalitet tė organizuar i fut veshėt nė lesh.

 

Njė mision i tillė nuk i duhet Kosovės, sepse ėshtė mision i (pa)drejtėsisė, i diskriminimit, pabarazisė, i privilegjeve, salltanetit etj., dhe si i tillė nuk i duhet askujt e aq mė pak vendit tonė.

Kosova ka nevojė pėr barazi, mosdiskriminim, liri tė mediave dhe mbi tė gjitha drejtėsi.

 

Martė, 23 Shkurt 2010

 

 (Autori ėshtė student i Fakultetit Juridik nė studimet postdiplomike-master, drejtimi civil si dhe absolvent nė Departamentin e shkencave politike dhe administratės publike tė UP-sė)