Mjerimi i provincializmit
Shkruan: Akademik Rexhep Qosja
Mė 27 gusht 2009,
Reagime befasuese
Reagimet e shkrimtarėve Besnik Mustafaj, Diana Ēuli, Ylljet Aliēkaj dhe Behar
Gjoka ishin pėr mua befasuese. Dhe, ishin befasuese pėr disa arsye. E para, unė
kam mbajtur njė ligjėratė dhe, siē thuhet nė teoritė letrare dhe nė retorikat
klasike tė letėrsisė, ligjėratat u drejtohen atyre qė i dėgjojnė, domethėnė
atyre qė janė nė sallė. E dyta, ajo ishte ligjėratė e folur, e pashkruar,
prandaj tė gjitha interpretimet e saj nė gazeta, nė radio, nė televizion a nė
forume tė ndryshme janė interpretime tė gazetarėve. Ato nuk kanė autorizimin
tim, tė dėshmuar me nėnshkrimin tim, prandaj nuk mund tė merren si paraqitje e
saktė e mendimeve tė mia. Siē mund ta dinė reaguesit e pėrmendur ndaj
ligjėratės sime, intervista qė njė vetje i jep njė gazetari ēmohet intervistė e
tij, e pranuar prej tij, vetėm kur autorizohet, domethėnė kur merr nėnshkrimin
e tij. E treta,
Zhvillimi atipik i letėrsisė kombėtare
Siē shihet prej reagimeve tė tyre, katėr shkrimtarėt e pėrmendur nuk kanė
ndonjė dije pėr dukurinė historiko-letrare, qė kam trajtuar nė ligjėratėn time.
Ka mbi 50 vjet qė pėr zhvillimin atipik tė disa letėrsive kombėtare nė Evropė
flasin historianė evropianė tė letėrsisė, midis tė cilėve edhe komparatisti i
lavdishėm, Pol Van Tigem. Pėr kėtė dukuri janė botuar edhe vepra tė veēanta
historiko-letrare. Ata pėrdorin nocionet: zhvillim atipik, zhvillim i
shpejtuar, zhvillim i ngadalėsuar, zhvillim i veēantė, zhvillim i letėrsive tė
popujve tė pushtuar (nė Perandorinė Otomane dhe nė Perandorinė
Austro-Hungareze), e disa nocione tė tjera.
Ēka do tė thotė zhvillim atipik, zhvillim i shpejtuar i njė letėrsie kombėtare?
Do tė thotė se ajo letėrsi, pėr shkaqe historike, pėr shkaqe se populli qė e ka
krijuar nuk ishte i lirė, nuk kishte zhvillim tė lirė shoqėror, politik,
kulturor, ekonomik, nuk do tė arrijė t'i shprehė veēantitė themelore tė
letėrsive qė janė zhvilluar nė kushte normale historike. Pėr kėtė arsye brenda
njė periudhe letrare, fjala vjen brenda romantizmit a brenda realizmit, ajo do
tė nxitojė tė shprehė veēantitė ideore dhe stilistike tė rrymave, shkollave e
formacioneve stilistike tė ndryshme. Kėshtu, pėr shembull, nė letėrsinė tonė tė
Romantizmit gjejmė veēanti tė Renesansės, tė Klasicizmit, tė Iluminizmit, tė
Realizmit; nė letėrsinė pasromantike, domethėnė nė letėrsinė midis dy luftėrave
botėrore, gjejmė veēanti tė Realizmit, tė Romantizmit tė Klasicizmit, tė
Parnasizmit, tė Simbolizmit, madje, edhe tė Ekspresionizmit (te Migjeni). Ėshtė
e qartė: letėrsia shqipe, si edhe letėrsitė e popujve tė pushtuar, nxiton t'u
afrohet dhe t'u shėmbėllejė letėrsive tė mėdha evropiane-franceze, italiane,
gjermane, angleze, duke shprehur brenda njė periudhe veēantitė e disa rrymave,
shkollave, formacioneve stilistike, qė nė ato letėrsi janė shprehur normalisht,
nė, si ta themi, kronologji brenda njė formacioni. Dhe kėshtu ka ngjarė nė
letėrsinė shqipe deri sot. Duke u pėrpjekur tė shprehė pėrvojėn krijuese
evropiane, letėrsia shqipe bėn pėrpjekje qė tė arrijė edhe nivelin artistik tė
letėrsisė evropiane e kur thuhet tė letėrsisė evropiane mendohet nė letėrsitė e
mėdha evropiane: franceze, italiane, angleze, gjermane, spanjolle, ruse. Tė
mohosh rėndėsinė shkencore tė njė krahasimi tė kėtillė nė studimet historiko-letrare,
siē bėn njėri prej reaguesve, domethėnė tė mohosh njė shkencė shumė tė
rėndėsishme: letėrsinė krahasimtare. E gjithė kjo qė them, besoj, tregon qartė
se ligjėrata ime mbi zhvillimin atipik, domethėnė tė shpejtuar, tė letėrsisė
shqipe bazohet nė njė koncept, qė unė nuk ia kam imponuar letėrsisė, por qė e
kam nxjerrė prej vetė veēantive tė zhvillimit tė saj. Dhe, ky koncept flet nė
favor tė vetėdijes krijuese tė krijuesve tė kėsaj letėrsie: ata do tė donin ta
bėjnė letėrsinė shqipe si letėrsitė e mėdha evropiane jo vetėm pėr nga rrymat,
shkollat, formacionet stilistike, por edhe pėr nga nivelit artistik. Por, nuk
do tė arrijnė. E kuptueshme. Thuhet se shekulli XVIII ishte njė shekull i mjerė
politik e shoqėror nė historinė gjermane, por nė atė shekull populli gjerman
krijoi letėrsi tė madhe dhe filozofi tė madhe. Mjerimi politik, shoqėror,
ekonomik i gjermanėve nė atė shekull ishte mjerim qė nuk e pengonte
krijimtarinė; mjerimi ynė politik, shoqėror, ekonomik deri nė ditėt tona ishte,
ndėrkaq, i veēantė dhe ishte pengues pėr krijimtarinė. Po shohim se, nė njė
mėnyrė, pengues ėshtė ky mjerim edhe sot. Siē shihet, nė ligjėratėn time unė
kam folur jo pėr vlerat evropiane - se togfjalėshi vlera evropiane ka kuptime
tė ndryshme, por pėr nivelin evropian tė letėrsisė shqipe. Dhe, kam thėnė: kėtė
nivel artistik, estetik, tė letėrsisė evropiane letėrsia shqipe ende nuk e ka
arritur. Pikėrisht, ky pohim i ka nxitur katėr shkrimtarėt e sipėrpėrmendur tė
reagojnė bashkėrisht kundėr meje.
Mustafaj dhe krahasimi mes Londrės e
Librazhdit
Shkrimtarėt Besnik Mustafaj, Diana Ēuli, Ylljet Aliēkaj, Behar Gjoka pohojnė se
letėrsia shqipe ka arritur nivel artistik evropian. Besnik Mustafaj ėshtė aq
zemėrgjerė ndaj meje, saqė edhe romanin tim Vdekja mė vjen prej syve tė tillė e
shpall roman tė nivelit artistik evropian. Por, mua nuk mė duhet ky kompliment
i tij i pavėrtetė. As romani Vdekja mė vjen prej syve tė tillė, as romanet e mi
tė tjerė, qė vetė mendoj se janė mė tė mirė se ai, nuk kanė vlerė letrare artistike
tė nivelit evropian. Jo. Nivelet letrare artistike evropiane, nivelet shkencore
dhe filozofike evropiane, besoj se i njoh pak a shumė. Gjithė jetėn kam punuar
qė t'i njoh. Niveli letrar evropian, fjala vjen, ėshtė niveli, qė kanė caktuar
Eskili, Dante, Servantesi, Shekspiri, Monteskie, Volteri, Didroja, Rusoi,
Rasini, Molieri, Gėteja, Shileri, Shatobriani, Manconi, Balzaku, Hygoja,
Dikensi, Floberi, Bodleri, Tolstoji, Dostojevski, Prusti, Xhojsi, Kafka,
Niēeja, Herman Brohu, Muzili. Niveli letrar evropian ėshtė njėkohėsisht niveli
qė sot caktojnė Kamyja, Tomas Mani, Sartri, Margarit Jursenar, Gynter Grasi,
Umberto Eko, Hoze Saramago, Salman Rushdi, Mishel Furnie, Zhan d'Ormeson...
Kėnaqėsinė e jashtėzakonshme qė mė sjell leximi i veprave tė tyre vazhdimisht
ma pėrcjell njė shqetėsim i madh: sa modeste janė veprat e mia nė krahasim me
ato tė tyre! Sa modeste ėshtė letėrsia shqipe nė krahasim me letėrsinė qė kanė
krijuar dhe krijojnė ata! Njohėsi i letėrsive tė mėdha evropiane dhe i
letėrsisė shqipe do tė mund tė thoshte: tė krahasosh, pėr nga vėllimi dhe pėr
nga cilėsia letėrsinė shqipe me letėrsinė franceze, gjermane, angleze, italiane
ėshtė si tė krahasosh, pėr nga madhėsia dhe pėr nga vlera arkitekturore,
Librazhdin me Londrėn, si tė krahasosh Lipjanin me Parisin! Por, pėr Besnik
Mustafajn, Diana Ēulin, Ylljet Aliēkajn dhe Behar Gjokėn nuk ėshtė ashtu. Prej
reagimit tė tyre del se pėr ta Librazhdi ėshtė si Londra, kurse Lipjani si
Parisi. Dhe, le tė kėnaqen me tė vėrtetėn e tyre: se Librazhdi dhe Lipjani janė
si Londra dhe Parisi. Ajo ėshtė kėnaqėsia e tyre dhe ajo ėshtė shija e tyre.
Aliēkaj dhe diferenca me shkrimtarėt e
Ballkanit
Si dėshmi se letėrsia shqipe paska arritur nivelin artistik evropian, qė kanė
pėrcaktuar krijuesit e mėdhenj tė popujve tė mėdhenj tė Evropės, si Eskili,
Dante, Shekspiri, Gėte reaguesit ndaj ligjėratės sime marrin shembull
pėrkthimet e Ismail Kadaresė, Dritėro Agollit, Fatos Kongolit, Bashkim Shehut
dhe tė dy poetėve. Dhe, kėshtu karshi nivelit tė Eskilit, Dantes, Shekspirit
dhe Gėtes qėndron niveli i Ismail Kadaresė, i Dritėro Agollit, i Bashkim Shehut
dhe i Fatos Kongolit! Bukur! Prozatori dhe diplomati Ylljet Aliēkaj thotė se
"shkrimtarėt shqiptarė janė mė tė pėrkthyer e tė pėlqyer se shkrimtarėt
maqedonas, serbė e boshnjakė, domethėnė se shkrimtarėt e Ballkanit nė Francė,
gjė tė cilėn unė e di mirė". Megjithėse, siē shihet, Ylljet Aliēkaj e
zbret njė ēikė mė poshtė nivelin e letėrsisė shqipe, prapė nuk mund tė thuhet
se thotė gjithė tė vėrtetėn. Ballkanin e pėrbėjnė edhe grekėt, turqit,
bullgarėt, rumunėt, malazeztė dhe kroatėt, tė cilėt hidhėrohen pa masė kur u
thuhet se i takojnė Ballkanit! Po tė dinte, vėrtet, se kush pėrkthehet e kush
lexohet nė Francė dhe nė Evropė nga shkrimtarėt e Ballkanit, Ylljet Aliēkaj do
tė na jepte disa tė dhėna tė tjera. Dhe, do tė na thoshte, fjala vjen, se
letėrsia greke, letėrsia rumune, letėrsia bullgare, letėrsia serbe, letėrsia
kroate janė shumė shumė, mė tė pėrkthyera se letėrsia shqipe nė Evropė,
ndonjėra prej tyre tridhjetė, ndonjėra njėqind e ndonjėra, ndoshta, treqind pėr
qind mė tė pėrkthyera se letėrsia shqipe. Le tė kėrkojė informata nė internet!
Do t'i gjejė. Dhe, pse tė mos jenė mė tė pėrkthyera? Janė mė tė pasura, kanė
tradita mė tė gjata, nė pėrgjithėsi janė mė tė zhvilluara se letėrsia jonė. Nė
Serbi e nė Kroaci sot ka shumė shkrimtarė tė cilėve ēdo roman qė botojnė nė
gjuhėn kombėtare u pėrkthehet shpejt nė disa gjuhė evropiane. Drama tė autorėve
serbė e kroatė shfaqen nė teatrot e Francės, tė Austrisė, tė Gjermanisė. Regjisorė
serbė e kroatė, madje, edhe regjisore kroate, pėrgatisin shfaqje nė teatrot e
disa vendeve evropiane. Prania e letėrsive serbe e kroate dhe e krijuesve serbė
e kroatė nė Evropė iu detyrohet jo vetėm lidhjeve tė trashėguara e tė reja tė
vetė krijuesve serbė e kroatė, po edhe shteteve tė tyre. Kėshtu, pėr shembull,
ambasada e Serbisė nė Paris boton revistė mujore nė gjuhėn franceze me shkrime
letrare e shkencore tė autorėve serbė. Ministria e Kulturės e Serbisė ka
komisionin e pėrbėrė prej shkrimtarėve, studiuesve tė letėrsisė dhe
historianėve tė cilėt bėjnė pėrzgjedhjen e veprave letrare e shkencore tė cilat
do tė pėrkthehen nė gjuhė tė huaja, natyrisht tė financuara prej asaj
Ministrie. Ē'bėjnė ministritė tona tė kulturės? Ministria e Kulturės e Kosovės
financon botimin e kiēit zbavitės muzikor dhe festivalet e kiē miseve, por jo
pėrkthimin e veprave letrare e shkencore qė meritojnė tė pėrkthehen!
Diana Ēuli dhe harta e pėrkthimit
Nuk mund ta pėrfundoj kėtė pėrgjigje nė reagimet e Besnik Mustafajt, Diana
Ēulit, Ylljet Aliēkajt dhe tė Behar Gjokės pa e cituar njė mendim tė Diana
Ēulit pėr kriteret "qė diēka me vlerė letrare tė quhet vlerė
evropiane". Ja ē'thotė ajo: "Kriteri mė i pėrhapur, mė popullor dhe
mė i pranuar ėshtė ai i ēmimeve prestigjioze qė jepen nga juritė e ndryshme nė
Evropė, si dhe kriteri i pėrkthimeve nė sa mė shumė gjuhė qė fliten nė
kontinentin evropian". Mos do tė thotė kjo se pėrkthimet nė gjuhėt e
popujve tė Azisė dhe tė Afrikės nuk mund ta pėrcaktojnė vlerėn e veprave letrare!
Nuk dua ta supozoj pėrgjigjen e Diana Ēulit! Ē'thotė Diana Ēuli mė tej? Thotė:
"Njė vlerė tjetėr e pranuar gjerėsisht ėshtė kontributi qė njė letėrsi e
njė vendi tė caktuar i jep nė pėrgjithėsi zhvillimit kulturor tė Evropės (si
letėrsia franceze, angleze etj.), qė ngre ura komunikimi midis popujve, qė
shpie pėrpara procesin e integrimit kulturor, qė shpalos ide tė reja pėrparuese
pėr njerėzimin". Po, t'i lėmė anash formulat socrealiste, qė vazhdojnė tė
jetojnė edhe njėzet vjet pas rėnies sė komunizmit nė kokėn letrare dhe politike
tė koleges sime, Diana Ēulit, dhe jo vetėm tė Diana Ēulit e tė shohim ē'flasin
pėr ne kriteret e saj.
Mjerimi i provincializmit
Prej kėtyre kritere tė Diana Ēuli dhe tė bashkėreaguesve tė saj duhet tė
nxjerrim pėrfundimin se njė vepėr letrare, njė vepėr shkencore a njė vepėr
filozofike, e shkruar nė gjuhėn shqipe, ka vlerė letrare, shkencore a
filozofike kombėtare dhe evropiane vetėm nė qoftė se tė tjerėt e ēmojnė si
vlerė, e pėrkthejnė dhe e shpėrblejnė me ēmime, medalje, dekorata, tituj tė
ndryshėm autorin e saj! Sipas kėsaj logjike nuk ėshtė e rėndėsishme ēka mendon
ti vetė pėr ato vepra dhe pėr krijuesit e tyre; e rėndėsishme ėshtė ēka
mendojnė dhe ēka thonė ata, tė tjerėt, ata prej tė cilėve varet edhe shumėēka
nė shtetin tėnd! Provincializmi nuk ka brirė! Mjerimi i provincializmit mė sė
qarti tregohet e pėrcaktohet kur ti pėr veten mendon vetėm si mendojnė ata, tė
tjerėt, pėr ty! Ti do tė ēmosh veten vetėm nėse do tė ēmojnė ata! Mjerimin e
provincializmit e tregojnė po aq qartė edhe: lutjet pėr tė marrė ēmime; edhe
kėngėt qė shoqėrojnė marrjen e kėtyre ēmimeve; edhe vajtimet kur nuk tė jepen
ēmimet me gjithė lutjet. Dhe, kjo komedi po ndodh shpesh nė jetėn tonė! A ka
nevojė tė thuhet se ky provincializėm ėshtė tepėr fyes pėr kulturėn nė tė cilėn
ngjet kjo.
Historia i pėrgėnjeshtron keq kriteret qė kanė frymėzuar Diana Ēulin, Besnik
Mustafaj, Ylljet Aliēkajn dhe Behar Gjokėn tė reagojnė ndaj mendimit tim se
letėrsia shqipe nuk e ka arritur ende nivelin artistik tė letėrsisė evropiane.
Historia e pėrgėnjeshtron fort edhe pohimin e tyre se vlerat artistike janė
pėrcaktuese tė pėrkthimit tė njė letėrsie nė gjuhė tė tjera. Autorėt mė tė
pėrkthyer e mė tė lexuar sot nė botė janė autorėt e romaneve pornografike,
erotike, kriminalistike, politike, dhe tė asaj qė quhet letėrsi triviale. Kush
nuk e di tashmė se shkrimtarėt e letėrsive tė vogla, kryesisht, nuk pėrkthehen
nė letėrsitė e mėdha pėr shkak tė vlerės sė tyre artistike, por pėr arsye tė
tjera. Ato duan prej nesh vlera tė tjera: "vlera" politike,
"vlera" ideologjike; "vlera" fetare. Dhe, do
"vlera" tė tjera.
Pse pėrkthehet Ismail Kadare
Reaguesit ndaj ligjėratės sime, Besnik Mustafaj, Diana Ēuli, Ylljet Aliēkaj dhe
Behar Gjoka si shembull me tė cilin do tė donin tė mohonin pohimin tim nė
ligjėratėn e mbajtur pėrmendin Ismail Kadarenė. Unė nuk mund ta di a mendojnė
ata, vėrtet, ashtu siē flasin pėr arsyet e pėrkthimit tė veprave tė Ismail
Kadaresė nė disa gjuhė. Unė mund tė them vetėm ēka mua mė obligojnė tė them
kriteret e mia letrare artistike dhe pėrgjegjėsia ime shkencore dhe morale
historiko-letrare. Dhe, e para qė mund tė them pėr kėtė ēėshtje ėshtė kjo: nuk
ėshtė vlera artistike e veprave tė Ismail Kadaresė arsyeja kryesore qė
pėrkthehen ato. Shumica e veprave tė tij janė vepra me frymėzime politike dhe
ideologjike, prandaj edhe me vlerė artistike shumė mė modeste se ē'na ėshtė
dukur dikur. Mė tej: veprat e tij janė vepra tė shkruara nė mėnyrė anakronike
dhe i takojnė, si botėkuptim dhe teknikė krijuese, realizmit socialist - disa
dhe realizmit tradicional - disa tė tjera. Ato janė rrėfime pėr njerėz a
ngjarje historike e jo vizion i botės dhe analizė e jetės - ēka thuhet se ėshtė
letėrsia moderne. Domethėnė: arsyeja fillestare dhe e vazhduar e pėrkthimit tė
veprave tė tij ishte politike dhe ideologjike. Dhe, kjo arsye ishte e atyre qė
i botonin tė pėrkthyera dhe i atyre qė donin qė tė pėrktheheshin. Pse them
kėshtu?
Ashtu siē e kanė nxitur dhe, nė disa raste, frymėzuar Stalini e Krushēovi
pėrkthimin e veprave tė Shollohovit, tė Fadjejevit, tė Fedinit, tė Katajevit,
tė Leonovit, e tė disa shėrbėtorėve tė tjerė letrarė pėr nevojat e tyre
politike ndėrkombėtare, ashtu edhe Enver Hoxha e ka nxitur dhe, disa
bashkėkohės thonė, financuar pėrkthimin e veprave tė Kadaresė nė frėngjisht. Ai
donte t'i tregonte Evropės dhe botės, edhe me gjuhėn letrare tė njė shkrimtari,
se Shqipėria ishte ajo kėshtjella e pamposhtur e stalinizmit, qė do t'i
qėndrojė trysnisė sė revizionistėve sovjetikė dhe tė imperialistėve amerikanė.
E Ismail Kadare atė qėllim ia pėrmbushte me veprat e tij dhe me publicistikėn e
tij. Para rėnies sė komunizmit, Franca ia pėrkthente veprat atij, por nuk e
shpėrblente me ēmime autorin e tyre. Stalinizmi i Ismail Kadaresė ishte tepėr
komprometues pėr ēdo institucion qė do ta shpėrblente me ēmime. Sot, Ismail
Kadare ėshtė i vetmi shkrimtar i njė vendi ish- komunist, qė jetėn e vet
politike dhe veprėn e vet letrare dhe publicistike e kishte vėnė nė shėrbim tė
diktaturės, i cili po shpėrblehet me ēmime e me tituj nga disa institucione e
qarqe tė huaja. Pse e pėrkthejnė dhe pse e shpėrblejnė sot? Pėr rolin e tij
prej demokrati nė kohėn e diktaturės? Si e thanė shpėrblyesit spanjollė. Jo.
Arsyeja ėshtė mė e sofistikuar. Nuk e dinė shpėrblyesit kush ishte Ismail
Kadare? Megjithėse ai po gėnjen sa po mundet dhe ku po arrin pėr tė kaluarėn e
vet politike dhe pėr frymėzimet e qėllimet e disa veprave tė veta, ėshtė
naivitet tė besohet se ata, shpėrblyesit, nuk e dinė kush ishte ai. Ėshtė
naivitet tė mendohet se ata nuk e dinė se ai ishte pjesėtar i nomenklaturės
komuniste; se ishte deputet nė Kuvendin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė;
se ishte nėnkryetar i Frontit Popullor tė Shqipėrisė, kryetare e tė cilit ishte
Nexhmije Hoxha; se romani Dimri i vetmisė sė madhe ėshtė jetėshkrim politik i
Enver Hoxhės dhe himnizim i figurės sė tij politike e shtetare nė historinė
shqiptare; se romani Dasma ėshtė jehonė politike dhe ideologjike e revolucionit
kulturor kinez dhe ftesė letrare pėr zbatimin e tij nė Shqipėri; se me poema
dhe me vjersha glorifikonte Partinė e Punės dhe diktaturėn komuniste, luftėn e
klasave dhe revolucionet socialiste nė historinė botėrore; se mbi tridhjetė
vjet ishte ideologu i realizmit socialist, tė cilin pėr herė tė fundit do ta
mbrojė nė vitin 1989, duke luajtur kėshtu rolin e komisarit nė kulturė; se nė
vazhdimėsi shkruante kundėr kapitalizmit dhe, si thoshte, imperializmit
amerikan; se mbante ligjėrata nė Universitetin e Tiranės mbi realizmin
socialist si doktrinė letrare e amshueshme dhe mbi dekadentizmin e artit
perėndimor; se me mosdurim dhe pėrbuzje shkruante pėr fenė dhe, nė mėnyrė tė
veēantė, pėr klerin katolik.
Si ėshtė e mundshme qė njė shkrimtari me jetėshkrim tė tillė politik, me jetėshkrim aq tė padenjė, aq tė dėnueshėm pėr njė krijues, me jetėshkrim tė vėnė nė shėrbim tė njė ideologjie - tė ideologjisė leniniste - staliniste dhe tė njė diktature - tė diktaturės totalitare komuniste, tė dėnuar nga tė gjitha vendet demokratike nė botė, t'i jepen sot ēmime nė emrin e demokracisė?
Si ėshtė e mundshme qė njė shkrimtar i tillė politik, numri mė i madh i prozave tė tė cilit janė traktate politike dhe ideologjike me vlera tė pakta artistike, tė rehabilitohet aq lehtė prej atyre qė kanė shpenzuar aq shumė energji intelektuale dhe kanė bėrė aq shumė shpenzime materiale pėr tė pėrmbysur atė ideologji dhe atė politikė nė Evropė?
Ėshtė e mundshme!
Gjeniu i servilizmit, i puthakėmbėve, i dinjitetit tė pėrulur intelektual para ēdo regjimi, Ismail Kadare, e ka gjetur edhe tani mjetin siē e kishte gjetur nė kohėn e diktaturės, me tė cilin e bėn tė mundshėm kėtė rehabilitim, nė tė vėrtetė kėtė shpėrblim. Dhe, ky mjet ėshtė ideologjia. Nė kohėn e diktaturės, siē u theksua, kjo ishte ideologjia marksiste-leniniste e versionit stalinist, qė e sundonte Shqipėrinė dhe Evropėn Lindore.
Ismail Kadare i shėrbente pėrtokas asaj ideologjie dhe ajo e shpėrblente: me pozita, me tituj, me dekorata, me pasaportė diplomatike, me tė gjitha privilegjet e mundshme. Nė kohėn e demokracisė kjo ėshtė ideologjia fetare. Ismail Kadare tani po i shėrben kėsaj ideologjie, duke pėrbuzur islamin dhe duke frymėzuar islamofobinė, nė njėrėn anė, kurse duke propaganduar kthimin nė "fenė e tė parėve" tė pesė milion shqiptarėve tė besimit islam nė Ballkan, nė anėn tjetėr. Dhe, kjo ideologji fetare po e shpėrblen. Qarqeve konservative evropiane qė Evropėn e imagjinojnė si kėshtjellė tė krishterimit, zėdhėnės i tė cilave ėshtė kryeministri i sotėm italian (delikuenti, si e quajti Hoze Saramago), Silvio Berluskoni, nuk u intereson kush ishte dhe kujt e ēkaje i shėrbente Ismail Kadare: kryesore pėr ta ėshtė se Ismail Kadare sot shėrben mirė, pėrulshėm dhe mund tė pėrdoret si Kalė Troje pėr atė qė kėto qarqe dėshirojnė tė arrijnė ndėr shqiptarėt! Dhe, kjo ideologji e ka bėrė tė mundshėm rehabilitimin e Ismail Kadaresė edhe nė Shqipėri, madje, edhe te kleri katolik shqiptar!
Dhe, pse tė mos e bėjė. Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist i cili prej pėrmbysjes sė komunizmit sundohet prej komunistėve, nė tė vėrtetė prej stalinistėve tė konvertuar me gojė, po jo me mentalitet politik. Edhe sot, njėzet vjet pas rėnies sė komunizmit, Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist, qė e sundon ish-sekretari i Partisė e kjo domethėnė ish-bashkėpunėtori i Sigurimit tė Shtetit. Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist nė tė cilin shpėrblehet, festohet, privilegjohet nė radhė tė parė shkrimtari, tė cilin e shpėrblente, e festonte dhe e privilegjonte si zėdhėnės tė vetin diktatura komuniste! Shqipėria ėshtė i vetmi vend ish-komunist, nė tė cilin asnjė viktimė e diktaturės nuk ka arritur tė krijojė karrierė politike. Shqipėria ėshtė sot i vetmi vend ish-komunist nė tė cilin ish-sekretari i organizatės themelore tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė luan me tė pėrndjekurit dhe me ish-tė burgosurit politikė si me lecka. Dhe, le tė luajė kur e lejojnė! Dhe, e votojnė!
Dhe, Kosova ėshtė i vetmi vend ish-komunist nė tė cilin ish-zėdhėnėsi i Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė nė Kosovė dhe ish-drejtori i Radio-Televizionit tė Prishtinės, pas vitit 1981, kur rinia dhe inteligjencia shqiptare pėrndiqej e masakrohej prej regjimit tė paraardhėsve tė Millosheviēit e, pastaj, tė Millosheviēit, mbahet qe tetė vjet drejtor i institucionit mė tė rėndėsishėm politik dhe informativ nė Kosovė; i vetmi vend ish-komunist ku zyrtarė tė ndryshėm tė kohės sė Millosheviēit bėhen zyrtarė, diplomatė, gjykatės tė Republikės sė Kosovės! Po, nuk janė kėto patologjitė e vetme, as mė tė mėdhatė tė demokracisė sonė primitive, tė ndotur dhe tė korruptuar.
Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte shoqėri nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale ajo, jo qė nuk do tė rehabilitonte Ismail Kadarenė dhe tė tjerė me jetėshkrim politik tė ngjashėm me tė tijin (megjithėse me jetėshkrimin e tij nuk krahasohet jetėshkrimi i asnjė tjetri), por do tė kėrkonte llogari politike dhe morale prej tij. Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale siē ėshtė, inteligjencia shqiptare jo vetėm se nuk do tė rehabilitonte Ismail Kadarenė dhe ismailkadarenjtė e tjerė, por do tė mėnjanonte njėherė e pėrgjithmonė modelin e mendimit dhe tė sjelljes sė tij tė pamoralshme intelektuale, nė tė cilin model janė tė pėrmbajtura: gatishmėria e shėrbimit ndaj ēdo regjimi, servilizmi, hipokrizia bizantine, pėrdorimi i ēdo mjeti pėr tė arritur qėllimin, trysnia staliniste ndaj mendimit ndryshe, rrena, mashtrimi, intriga e tė kėqija tė tjera.
Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale siē ėshtė, sikur prej jetės intelektuale tė kėsaj shoqėrie tė ishte mėnjanuar modeli i mendimit dhe i sjelljes alla Ismail Kadare, atėherė nuk do tė ndodhnin as reagime nė tė vėrtetė trysni kooperativiste ndaj mendimit ndryshe, siē ėshtė reagimi i Besnik Mustafajt, Diana Ēulit, Ylljet Aliēkajt dhe Behar Gjokės ndaj njė fjalie tė Rexhep Qosjes, sė cilės ata nuk janė aq tė padijshėm qė tė mos i besojnė, qė ėshtė reagim tipik pėr stalinizmin dhe pėr fashizmin. Dhe, ta pėrfundoj kėtė pėrgjigje.
Sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte e prapambetur siē ėshtė, sikur shoqėria shqiptare tė mos ishte nė krizė tė rėndė shpirtėrore dhe morale siē ėshtė, sikur demokracia shqiptare tė mos ishte primitive, e ndotur dhe e korruptuar siē ėshtė, sikur kjo demokraci tė mos ishte e sunduar prej ish-sekretarit tė partisė, domethėnė prej ish-stalinistit, atėherė inteligjencia jonė, e me ta edhe Besnik Mustafaj, Diana Ēuli, Ylljet Aliēkaj dhe Behar Gjoka do ta shihnin gjendjen tonė shoqėrore, politike, kulturore, letrare, shkencore, urbane siē ėshtė nė tė vėrtetė dhe nuk do tė mashtronin veten e popullin me iluzione mbi nivelet tona tė paqena letrare artistike, shkencore, demokratike e tė tjera gjoja evropiane. Se, siē dihet, vetėm ata qė e shohin gjendjen siē ėshtė, realisht, objektivisht, dinė ēka tė bėjnė dhe si tė bėjnė qė kėtė gjendje ta ndryshojnė, ta pėrmirėsojnė e ta ēojnė pėrpara: qė kėtė gjendje ta bėjė gjendje vėrtet evropiane.