Deklarata shkurtėpamėse e Kuvendit tė Kosovės

 

Shkruan: Avni Klinaku

 

(Millosheviqi vėrtet ka vdekur nė Hagė, por hijet e tij e tė paraardhėsve tė tij po vazhdojnė tė na ndjekin pas! Nė Serbi ai i ka lėnė mjetet dhe metodat e tij, ndėrsa nė Kosovė fjalorin e tij! Derisa qeveritarėt e liderėt serbė po vazhdojnė t’i pėrdorin me mjeshtėri kėto mjete dhe metoda dhe po vazhdojnė tė krijojnė situata e realitete tė reja tė ngjizura me konflikte pėr tė ardhmen, qeveritarėt dhe liderėt shqiptarėt po  i ”vringėllojnė” shpatat e tyre prej letre dhe po kontribuojnė nė mbajtjen e kėtyre konflikteve si tė ngrira. Nė tė dyja rastet, qytetarėt janė tė vetmit qė i  vuajnė pasojat.)

 

Thonė se historia pėrsėritet. Dhe kur ajo pėrsėritet, pėrsėritet nė formė tragjikomike.

Rasti tipik i kėsaj pėrsėritjeje ėshtė edhe deklarata e parė dhe e vetme e Kuvendit tė Kosovės pėr veriun e Kosovės. ”Rend kushtetues”, “Integritet dhe sovranitet shtetėror”, “Tėrėsi (territoriale) e shtetit tonė”, - janė kėta margaritarė tė nacionalizmit agresiv shtetėror, tė pluhurosur e tė zverdhur, tė nxjerrė nga sirtari millosheviqian e tė cilėt po vazhdojnė tė pėrdoren akoma nė Ballkanin e trazuar. (Kujtojini shprehjet: “Ustavni poredak”, “Državni integritet i suverenitet”, “Celovitost naše države”). Kėtė fjalor e  pėrvetėsoi edhe Kuvendi i Kosovės dhe e sanksionoi nė Deklaratėn pėr veriun tė datės 3.3.2010. Nė tė kaluarėn deklaratat e tilla nuk sollėn asgjė tė mirė nė Ballkan, pėrveē luftėrave e konflikteve tė vazhdueshme. Nė emėr tė kėtij koncepti Serbia na mbante tė pushtuar. Kjo ėshtė ana tragjike e pėrsėritjes sė historisė nė ditėt tona. Kjo pėrsėritje e ka edhe anėn komike tė saj. Qeveritarėt dhe liderėt tanė, kėta donkishotė tė ditėve tona, tė pajisur me fjalorin agresiv millosheviqian, nuk e kanė as dėshirėn, as vullnetin, as mundėsinė e as tė drejtėn ta zbatojnė atė qė e thonė, prandaj, duke mbetur tė veshur me pajisje luftarake dhe duke mos guxuar ta bėjnė asnjė hap nė kėtė drejtim, ata bėhen qesharakė dhe anakronikė nė sy tė publikut tė gjerė.

 

Qeveritarėt dhe liderėt tanė nė vend qė sė paku t’i thonė dy fjalė pėr dhjetėra mijėra shqiptarė tė dėbuar nga trojet e veta nė veri tė Mitrovicės dhe fshatrave pėrreth, ēėshtje e cila ka arritur buzė mbylljes pėrfundimtare, ata janė “tė preokupuar dhe tė angazhuar” pėr kthimin e rendit dhe ligjit nė Leposaviq!!! Qeveritarėt dhe liderėt tanė nė vend se ta aktualizojnė dhe ta problematizojnė ēėshtjen e pazgjidhur tė popullit shqiptar nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, ēėshtje e cila ka arritur buzė mbylljes pėrfundimtare, ata janė “tė preokupuar dhe tė angazhuar” se si ta kthejnė Zveēanin nėn integritetin territorial tė Kosovės!!! Qeveritarėt dhe liderėt tanė nė vend se tė pėrpiqen e ta aktualizojnė ēėshtjen e sė drejtės sė mohuar tė popullit shqiptar pėr vetėvendosje e bashkim kombėtar, ēėshtje tė cilėn po pėrpiqen ta ēojnė drejt mbylljes pėrfundimtare (kujto kėtu kombin kosovar, kushtetutėn, flamurin, himnin etj.!), ata janė “tė preokupuar dhe tė angazhuar” se si ta ruajnė integritetin territorial tė Kosovės!!! Pra, nė vend se tė pėrpiqen pėr interesin real tė popullit shqiptar e tė qytetarit tė Kosovės, ata “pėrpiqen” pėr diēka qė as nuk arrihet, as nuk ėshtė e drejtė!

 

Qeveritarėt dhe liderėt tanė, me politikėn qė janė duke e ndjekur, politikė tė cilėn as qė e kanė zgjedhur vetė, nė vend se ta pėrqafojnė nacionalizmin kombėtar, nė vend se ta ndjekin interesin kombėtar, nė vend se tė pėrpilojnė strategji kombėtare pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes akoma tė pazgjidhur shqiptare dhe kėshtu popullit tė vet t’ia sjellin lirinė e Ballkanit t’ia ofrojnė paqen, - ata “kanė zgjedhur” nacionalizmin shtetėror, nė kundėrshtim me interesin kombėtar dhe “po na pėrpilojnė” strategji pėr veriun e Kosovės, e cila paralajmėron vazhdimin e konfliktit tė ngrirė sot dhe ruan tharmin e luftės pėr nesėr!

 

Pėr interes tė kujt e bėjnė ata kėtė? Pėr interes tė qytetarit tė Kosovės e tė popullit shqiptar?! Nė asnjė mėnyrė! Qytetari i Kosovės dhe populli shqiptar nga njė politikė e tillė ka pasur e do tė vazhdojė tė ketė vetėm shqetėsime, vuajtje e varfėri.

 

Vazhdimi i kėsaj gjendjeje do tė prodhojė nė vazhdimėsi jostabilitet, ngrirje tė problemeve tė pazgjidhura kombėtare, shkatėrrim ekonomik e varfėri tė vazhdueshme tė qytetarit, nė njėrėn anė, dhe shpėrngulje tė shqiptarėve nga trojet e veta nė veri tė Mitrovicės e fshatrat pėrreth, nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, pra tkurrje tė vazhdueshme tė hapėsirės territoriale tė popullit shqiptar, nė anėn tjetėr.

 

Kjo po na ndodh sot pėr sot. Ndėrsa, me kėtė politikė tė qeveritarėve dhe liderėve tanė, me kėtė politikė tė fqinjėve tanė, me kėtė politikė tė bashkėsisė ndėrkombėtare tė implikuar nė Ballkan, me kėtė politikė tė konservimit tė ēėshtjeve tė pazgjidhura kombėtare, po mbillet fara e luftėrave tė reja shqiptaro-serbe, shqiptaro-maqedonase e madje edhe mė gjerė.

Si pėrfundim. Qeveritarėt dhe liderėt tanė (duke pėrfshirė kėtu pozitė e opozitė, shoqėri civile e individė tė ndryshėm tė skenės politike) u janė bindur qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare qė nė emėr tė nacionalizmit shtetėror tė heqin dorė nga nacionalizmi kombėtar, qė nė emėr tė nacionalizmit tė ashtuquajtur kosovar tė heqin dorė nga nacionalizmi shqiptar, qė nė emėr tė ruajtjes sė integritetit territorial tė Kosovės tė heqin dorė nga bashkimi kombėtar, qė nė emėr tė Kosovės tė heqin dorė nga Shqipėria. Ata harrojnė se KOSOVA KA QENĖ, ĖSHTĖ E DO TĖ JETĖ SHQIPĖRI!

 

Prishtinė, 7.3.2010

 

* Autori ėshtė Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim