Piter Feit legjitimon njė “Republikė Srbska” nė Kosovė!

 

Shkruan : Vera Dushi          

 

Piter Feit ka propozuar njė gradė mė tė madh tė autonomisė pėr serbėt tė Kosovės!!

 

E pėrkthyer kjo nė shqip, do tė thotė se Evropa Plake, nė veshje moderne tė BE-sė, ende njė herė po vepron antishqiptarisht, duke u bėrė dhuratė serbėve njė tė ashtuquajtur „autonomi mė tė gjerė”.

 

Unė nuk e di dhe nuk e kuptoj sa e gjerė dėshiron Feiti tė jetė autonomia e serbėve tė veriut, pasi qė ata nuk janė aspak nė kontrollin e Prishtinės, por tė Beogradit. Nejse, ndoshta nė vend tė fjalės „autonomi”, ai e kupton „shtetformim” (boshnjakizim)?

 

Serbėt nga veriu, deri mė tani, kanė ndėrtuar gjithė infrastrukturėn e nevojshme pėr t’u jetuar tė ndarė nga pjesa tjetėr e Kosovės, duke filluar me ndarjen e Mitrovicės, me enklavizime tė tjera, dhe duke pėrfunduar me krijimin e „lidhjeve horizontale” midis komunave dhe atyre „vertikale”, me Beogradin, tė „bekuara” prej Pakos Ahtisaari, nėpėrmjet tė ashtuquajturit „decentralizim” etnik.

 

Dhe gjithēka qė do tė kishin pritur ėshtė qė Evropa Plake tė pranojė njė autonomi „mė tė gjerė”, dmth. njė lloj federalizimi i Kosovės, pasi qė veriu edhe tani e ka njė autonomi shumė tė gjerė.

 

Pra, si mik i mirė i tyre dhe jo vetėm i tyre, por edhe tė sllavo-maqedonasve (ka qenė i pranishėm nė nėshkrimim e marrėveshjes sė Ohrit, njė nga aktet mė negative pėr shqiptarėt nga Lugina e Vardarit), Piter Feit u jep sinjale serbėve, u jep dritė tė gjelbėrt pėr avancim tė autonomisė sė tyre nė raport me Prishtinėn.

 

Prej kėsaj del falimentimin edhe e deklaratave boshe tė politikanėve tė Prishtinės qė shumė vite kanė gėnyer se „do tė bashkojmė Mitrovicėn”, „do tė veprojmė pėr integrimin e strukturave paralele serbe nė institucionet e Kosovės”!

 

Kėto deklarata, tė pėrsėritura shumė herė, sipas parimit „gėnje se tė besojnė”, kishin qėllimin e mashtrimit tė popullit shqiptar, se „sė shpejti” do tė mund tė gėzohen nė Kosovėn e tyre sovrane dhe unitare.

 

Kot e pritėn shqiptarėt dhe pritja kaloi nė amulli. Sot, askush nuk po reagon mė nė padrejtėsitė tė bėra popullit shqiptar nė Kosovėn „e pavarur”, por aspak sovrane dhe aspak unitare... , e udhėhequr prej Brukselit antishqiptar. Sė paku me njė demonstratė!

 

Populli shqiptar duhet tė zgjohet nga „gjumi i vdekjes”, tė parandalojė ēdo boshnjakizim tė Kosovės, edhe duke luftuar me armėt nė dorė pėr trojet e veta shqiptare, sepse asnjė pėllemb toke shqiptare nuk duhet tė zotėrohet nga pushtuesit dhe kolonizatorėt sllavė.

Gjakovė (Shqipėri Etnike), 6 mars 2010